You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

28 April 2007

Muzike per eurovizion- or not

Suedia te kishte cuar kete kenge ne eurovizion (fitoi vendin e dyte ketu)

Ndekohe po cojme kete:


Madje dhe kenga qe fitoi vendin e trete do te kishte qene me e pershtatshme per eurovizionin:


Por nganjehere, edhe ketu si ne Shqiperi njerezit fitojne per hir te "historikut" te denje dhe jo per ate qe prezantojne aktualisht.
Sigh.

27 April 2007

PETROL...is the color of my day

Pershendetje!
Prape pragfestash ketu. Prape planifikoj dhe deshiroj pushim.
Kam konstatar nje gje me siguri te plote, ne jeten e mepareshme nuk mund kurrsesi te kem qene punetore ne fabrike. Nuk me pershtatet puna industriale prane konvejerit ku gjithmone duhet bere e njejta gje. Nuk me pelqen zinxhiri industrial. Pa folur per oraret mengjesore qe nuk perputhen aspak me mua.
Meqe 1 maji eshte dite e kuqe doemos e kemi pushim.
Me ate rast po bej pushim dhe te henen dhe po te duan fuqite e madha te zotave qe sonte ne darke e deri te merkuren do ta stakoj teresisht trurin nga puna.
Ju uroj te gjitheve 1 maj te gezuar.

Informacion i shtuar pas postimit:
Pragmbremja e meshes se Valborg (Valborgsmässoafton), praktikisht dita e fundit e prillit megjithese mesha mbahet ne 1 maj eshte nje pervjetor qe festohet ne 30 prill ose 1 maj ne Estoni, Finlande, Letoni, Suedi, Ceki dhe Gjermani. Tradita e festimit bazohet ne besimin ndaj shenjtores Valborg per mbrojtje ndaj shpritrave te ligj dhe idolatrise dhe qe lulezoi me se tepermi pas vdekjes se saj ne vitin 779. Ne Finlande dhe Suedi festohet ky pervjetor duke bere zjarre te stermedhenj reth te cileve krijohet nje atmosfere festive qe behet edhe me e fuqishme nga fishekzjaret, kercaskat dhe gjimnazistet qe shpeshhere tejkalojne normat e dehjes me karar.

26 April 2007

Sindikalizem - info e zgjatur- pjesa 1

Sindikatat apo Fackförening, jane nje bashkesi punemarresish te te njejtit profesion. Detyra kryesore e sindikates eshte te perfaqesoje dhe mbroje interesat e punonjesve ne marredheniet me punedhenesin. .

Disa nga ndihmat qe sjell nje organizate sindikale per anetaret mund te permbildhen si me poshte:

  • Organizatat me te hereta ofronin sigurim ne rast papunesie, ne rast semundjeje, pension kur aftersia per pune ishte perkeqsuar dhe ndihme per varrim. Ne disa shtete nordike (dhe te tjera) nje pjese e kesaj ndihme eshte perfshire ne sigurimet shoqerore. Megjithate sindikatat vazhdojne te japin ndihme per mesimin e disa profesioneve (oxhakfshires psh), sigurojne ndihme juridike gjate konflikteve me punedhenesin etj.
  • Ne Suedi sindikatat kane te drejte te veprojne lirisht dhe ne emer te puonjesve te negociojne per rrogat, oraret e punes, lejet, e ne pergjithesi te gjitha kushtet e punesimit (per keto do te flas me gjeresisht me vone). Nje pjese e negociatave midis sindikates dhe punedhenesit dokumentohen ne te ashtuquajturat marreveshje kolektive.
  • Sindikata mund te organizoje blokade ndaj orareve te zgjatura te punes, ndalim pune, strejk etj per te arritur disa nga qellimet e vene per interesin e anetareve te saj. Megjithate periudha midis rinegocimit te marreveshjeve kolektive (zakonisht 3-vjecare) presupozon qe nuk do te kete blokada apo protesta tjeter dhe te gjitha negociatat per rrogat apo kushte specifike qe mund te ndodhin gjate periudhes se ndermjetme behet ne "paqe".
  • Sindikatat perpiqen te ndikojne opinionin publik nepermjet fushatave informative, lobbying ose duke dhene mbeshtetje ekonomike per parti te ndryshme politike qe mund t'i ndihmojne te arrijne qellimet e tyre.
Punemarresi paguan nje kuote mujore per anetaresine ne sindikate. Sindikata puneson adminsitratore, juriste, negociatore, boton gazeta te fushes se interesit etj.

Shumica e sindikatave kane edhe "kassen" e tyre te papunesise. Kjo eshte nje organizate anetaresia ne te cilen eshte e kushtezuar nga anetaresia ne sindikaten e profesionit perkates dhe qe ka si qellim kryesor te paguaj e ata persona qe per momentin jane te papune.

Sindikatat organizohen ne grupime "cader" te cilat jane>
Tjänstemännens Centralorganisation - TCO= Organizata qendrore e nepunesve
Sveriges Akademikers Centralorganisation - SACO= Organizata qendrore e akademikeve suedeze
Landsorganisationen i Sverige - LO= Organizata e vendit- perfaqeson punonjesit e industrise elektrike, sherbimet e turizmit, mesuesit, industrine e perpunimit te drurit etj etj. LO perfaqeson klasen punetore reale dhe eshte e lidhur fuqimisht me partine socialdemokratike suedeze.
Sveriges arbetares centralorganisation - SAC= Organizata qendrore e punetoreve. Quhet ndryshe sindikalistet. Ka per qellim te arrije socializmin e lire. Anetareson edhe pensioniste, studente idealiste, njerez pa dokumenta etj.

Kaq per pjesn e pare te informacionit mbi sindikalizmin.

Fjalekalimet me "popullore"

1. password

2. 123456

3. qwerty

4. abc123

5. letmein

6. monkey

7. myspace1

8. password1

9. blink182

10. (Emri i personit)

- Sipas PC Magazine, Chicago Tribune etj.

25 April 2007

Frike nga suksesi ?!

Cuditerisht, ne shoqerine e sotme, pavaresisht nga individualizmi dhe fryma egoiste qe supozohet te mbizoteroje, shume njerez kane frike te jene te sukseshem. Marrezi? Ndoshta. Gjithsesi me poshte do te gjeni te shqiperuara disa nga shenjat dalluese te frikes nga suksesi sic i lexova ne shtyp.

  • Sheh qarte avantazhet e te qenit "violina e dyte" , per shembull kur mendon se eshte me mire te mos jesh nen "Driten e skenes" kur kerkohet te mbash nje informacion etj
  • Ndihesh i pazoti/ e pazonje te perfundosh gjerat sepse ke frike te perbalesh me reagimet e miqve ndaj rezultatit te sjelle.
  • E ke te veshtire te pranosh kur ke patur sukses me dicka, dhe thua gjera te tipit "ishte rastesi" ose " do kaloje edhe kjo".
  • Ndihesh i zene ngushte kur te bejne komplimente apo te vleresojne.
  • Sigurohesh duke patur te pakten nje faktor qe flet negativisht per ty, ne menyre qe te kesh nje aresye pas te ciles te fshihesh nese rezultati nuk eshte i deshiruari (pershembull i le pergatitjet per minuten e fundit, ne menyre qe te mund te normalizosh rezultatitn dhe te thuash " duke patur parasysh qe nuk isha pergatitur mire...").
  • Eviton mundesite qe te jepen per te qene i sukseshem per te mos u detyruar te perballesh me veten ne pozicionin e te sukseshmit.

23 April 2007

Nese do te shkruaje nje poezi dashurie sot: si do te tingellonte ?

Kur njeriu shkruan dhe lexon ate qe ka shkruar shpesh here nuk i pelqen. Kjo per aresyen e thjeshtezuar se ose kerkon dhe sheh fare qarte ne shkrim pjese te vetes dhe ka frike se edhe lexuesit do te shohin te njejtat gjera, ose e kunderta sepse e di qe ne shkrim nuk ka asgje personale (pervec rimave te shtirura, dhe metaforave te huazuara me diell/zemer/lulezim/vuajtje/perendim etj). Frika me e madhe eshte ajo se lexuesit do te shohin pertej fjaleve e drejt e ne shpirtin e krijuesit dhe jo vetem do te lexojne por do kuptojne ate qe ti vete jo vetem qe nuk e kupton por as nuk e tejcon dot te plote. Frike e panevojshme.

Shkrimi eshte sublimim i shume shtysave qe pasi kalojne ne "shtrydhese" hidhen ne leter, ku teresisht te shnderruara, percjellin dicka qe eshte si larg dhe afer te vertetes.

Personalisht e kam patur gjithmone me te lehte me vargjet. Pavaresisht nga kuptimi ato kane nje rrjedhshmeri tjeter. Ne proze eshte me e veshtire. Prozaizmi im me ben shpesh moralizuese.

Aresyeja qe nuk shkruaj me vargje jane te shumta (te pakten keshtu me genjen mendja). Gjithsesi me e rendesishmja nga aresyet eshte qe une nuk i zoteroj vargjet ne gjuhen qe perdor tanime. Rimat qe mund te krijohen ne tru jane dyvargjeshe, jeteshkurtra dhe shpesh here shqip, kombinuar me nje gjuhe tjeter (anglisht etj).

Per t\u rikthyer tek pyetja. Nuk mund ta krahasoj nje poezi qe do te shkruaja sot me dicka qe kam shkruar me pare. Shtysat nuk jane te njejta ndaj dhe vargjet nuk mund te jene te njejte.

megjithate ...ja nje prove..(per reference)

Vi/Ne

Ti me mungon
-Edhe kur je ne dhomen tjeter
edhe kur flet ne telefon
kur shtrire mbi divan'e vjeter
shtypin e dites rri shfleton

Kur te le vetem shkoj ne pune
kur tok shikojme televizor
kur ne tryezen ku hame buke
secili ndjek c'ndodh ne oborr

Per cdo sekonde qe ndaj me ty
qindra sekonda s'i ndaj dot
Si dige ujembledhesi ne fyt
pamundesia, grric me kot.

Une te mungoj
-Edhe kur flas a shoh a shkruaj
edhe kur pres ne telefon
kur heret nisem per ne pune
ti vetem ndiehesh, me kerkon.

Kur dhembet laj, a bej pazar
ti deshiron te jem me ty
qe cdo sekonde pa e pare
ta perjetoj e ndjej aty.

Mungojme dhe pse
-E dime qe jemi ne nje bote.
Por si dy bote prape veprojme
kur ndajme te njejtat perjetime
qe jemi dy, shpesh e harrojme.

etj etj etj Pa lidhje

19 April 2007

Dije

Lexova nje shkrim rreth psikologes Petruska Clarkson. Ajo flet per vleren e te qenit i vetedijshem per kurben e te mesuarit te cilen na duhet te zoterojme kur fillojme nje pune te re, nje hoby te ri, mesojme nje gjuhe te re etj. Fazat e procesit te te mesuarit sipas saj jane:

Mungese dijesh (kompetence) e pandergjegjshme (i padituri eshte me i lumturi-ignorance is bliss).
Mungese dijesh (kompetence) e ndergjegjshme (dua te mesoj dicka).
Dijeni (kompetence) e ndergjegjshme (ate qe e di e di).
Dijeni (kompetence) e pandergjegjshme (kam harruar si e mesova dicka por megjithate e di).

Kapercimi i njeres apo disave prej ketyre fazave sjell ate qe Clarkson me delikatese e quan pseudokompetence. Me beri kurioze. Me kujtoi provime e testime kur gjerat mesoheshin papagallce per t'u harruar te nesermen e provimit.

17 April 2007

Po lexoj...

Po lexoj nje biografi per Aleksandrin e madh te Maqedonise. Sipas kritikeve nje biografi qe do te bente edhe personin me te pa interesuar per historine te dashurohej me historine.

Perpjekjet per te kuptuar Aleksandrin e madh dhe vendimemarrjet e tij jane te shumta. Aftesite e tij strategjike krahasohen shpesh me deshiren e tij per te uzurpuar toka te reja. Njekohesisht ka nga ata qe duan te shohin tek Aleksandri nje pararendes te globalizimit boteror. Te tjere gjejne vec nje tiran qe perdor te tera mjetet per te bere karriere.

Historiani Bengt Liljegren ka analizuar te dhenat historike per te ndare disi shapin nga sheqeri. Ai i ka hequr perallat dhe mitet dhe eshte perpjekur te paraqese nje figure njerezore me Aleksandrin e Madh te Maqedonise. Arritja e autorit eshte qe vertetesia historike e tejkalon mitin.

Rrefim i lufterave gjeniale, krimeve te paimagjinueshme, dashurive pasionale midis luftetaresh, marredheniesh te komplikuara me prinder dhe vrasjesh te pazgjidhshme.

*me shume komente me vone, kur ta kem lexuar te tere librin.

Dikur ...zhgarravisja vargje (12)

Elda (24-25 tetor 1994)

Mos me harro te lutem
dhe mos me ler te harroj
me mba pak vend te futem
qe bashke me ty te kujtoj

Te lutem ma fal marrezine
mencurine ma fal gjithashtu
si perla te arta fjalet
qe them mos i mblidh ketu

shpirti- hapsire e pafundme
gjen veten kur rroket me ty
mpak dhimbjen me te skajshme
dhe perjeton vec magji.

Mos harro mesimin e sotem
Kurre mos me pyet ku fjalet i gjej
se dhe kur ato kristalizohen
Nuk hidhen ne leter- vec ne liqej.


16 April 2007

Symengjer...


Ja dhe prova tjeter. Symengjerit jane me te zgjuar. Perdor doren e djathte dhe sheh me syrin e majte? Urime. Je me i shpejte menderisht se koleget.
Nje e treta e njerezve kane syrin e djathte si sy dominues. Pjesa tjeter kane te majtin. Shkencetaret kane zbuluar se kombinimi perfekt eshte pikerisht djathtosh symengjer.

Kombinimi eshte vecanerisht fatsjelles sepse njerezit me kete kombinim i kuptojne gjerat ne ajer si dhe lexojne me shpejt se te tjeret sipas gazetes Diego qe citohet nga Aftonbladet.
Kombinimi nenkupton (sipas studiuesve te Modern University for the humanities ne Moske) qe njera gjysem e trurit fokusohet tek dora nderkohe qe gjysma tjeter e trurit tek shikimi. Pra nuk kemi mbingarkese te njeres gjysem te trurit.

U bere kurioz nese je djathtosh(-e) symengjer ? Mund ta gjesh fare lehte:
  • Me te dy syte hapur trego me gisht nje objekt ne distance
  • Vazhdo te tregosh objektin me gisht dhe mbyll syrin e majte.
  • Nese gishti tregon te njejtin objekt syri jot dominues eshte i djathti.
    Ne te kundert je symengjer.
ps: Desh shkrova i djathi ne vend te i djathit.
Nje tjeter aresye per te cilen gishti mund te jete duke treguar nje tjeter pozicion mund te jete se je syvengerr.
pps: Syri ne foto nuk eshte imi. Vjen nga www.svt.se.

15 April 2007

Dikur...zhgaravisja vargje (11)

Lozonjarja bukuroshe (29 maj 1992)

I adhuroj hapat e tua
dhe buzeqeshjen qe ti ke
sikur te me pelqeje mua
do fluturonim bashke mbi re.

Autostrade do qe qielli
makina, rete do kishim ne
te vinte nata, t'fshihej dielli
ne yj' do mbeteshim atje.

Atje mbase do qeme te lumtur.
Merzi s'do ndienim ndoshta kurre.
As une s'do isha kaq i trembur
se ndoshta ti do tjeter burre.

Por jo. Sot s'mundem te te flas!
Ti vjen, e qesh, e qesh, e iken.
Me buzeqeshje do te ngas.
Ja syte e tu gati u fiken.

Ti mos u tremb o vogelushe
nuk dua dem jo te te bej.
Moj lozonjarja bukuroshe,
Se kund si ty nuk mund te gjej.
_______________________________________
Perpjekje per t'i shpjeguar M. bjondes, se shkathet dhe me shume humor sesi mendonte A. per te, kur i hidhte fjale apo vidhte topin e basketbollit.

C'te duket vetja ?!

Ligji i Jantes (Jantelagen apo Janteloven ne danisht) eshte nje koncept i formuluar nga Aksel Sandemose ne librin "Nje emigrant ne udhekryq me gjurmet e tij (En flykting korssar sina spar)" 1933. Akseli shkroi ne norvegjisht, por i rritur ne qytetin danez te Nykoping- qytet te cilin ai e quajti Jante ne liber- i dha dhe emertimin ligjit te Jantes.

Ligji i Jantes percjell me fjale ate ligj te pashkruar qe eshte tipik per skandinavet dhe qe thote se njeriu nuk ka aresye te mburret apo te mendoje se eshte me i zoti se te tjeret. Mendime te ngjashme kuptohet ekzistojne ne shume vende te tjera si ne Japoni, Australi, Kanada...

Ja dhe ligji:

  1. Mos kujto se ke ndonje vlere.
  2. Mos mendo se je po aq i mire sa ne.
  3. Mos mendo se je me i zgjuar se ne.
  4. Mos genje veten se je me i mire se ne.
  5. Mos mendo se di me shume se ne.
  6. Mos kujto se je me i fisem se ne.
  7. Mos kujto se vlen per ndonje gje.
  8. Mos qesh me ne.
  9. Mos kujto se ndokush e vret mendjen per ty.
  10. Mos kujto se mund te na mesosh ndonje gje.
Shkurt: Para shoqerise (atyre) je gjithmone nje hic ndaj mos e ngri koken.

13 April 2007

You posses everything you need...

.. to be happy right here, right now. (Orgjinali, shkruar ne nje cope letre blu, ne forme rombi me brinje 7 cm, rrethuar me zambaket franceze qe ta heqin komplet perqendrimin nga 'mesazhi' lexon: Jag har allt jag behöver för att vara glad och lycklig här och nu!- Kam gjithcka qe me duhet per te qene i/e gezuar dhe i/e lumtur pikerisht tani dhe ketu.)

Moralizimet jane te peshtira.
Sidomos kur vijne nga plaka 62 vjecare, me floke te gjate te shpupurisur ngjyre bakri, te kapura me kapese me trendafil cope persiper. Gishterinj te shkurter, te rrudhur, me thonj te gjate me majuce, te lyera me maniqkyr bojeroze me thermija te shndritshme metalike neper te. Unaza floriri cope dy. Diskrete. Xhakete trecerekeshe blu e erret prej pambuku me jake te stermadhe. Fund i gjate me rrudha, vishnje e erret me duket (demode qe ne lindje). Nuk e di nese kemisha e bardhe e taftase me jaken me rrudha eshte e saja apo thjesht pjelle e imagjinates sime.

Ajo: E vetekenaqur dhe me demek frymezuese.

Vetem pamja e saj me irritonte. Buzeqeshja e ngjitur ne buze me hapte barkun. Edhe pa e hapur gojen zeri i saj me acaronte nervat dhe me krijonte nje lekundje ne daullen e veshit sikur po udhetoja me traget ne mes te dimrit. C'traget xhanem, akullthyese nga ato te medhate me emera zotash nordike si Ymer, Oden, Tor. Per aresye te kuptueshme nuk me dukej familjare si Ymer-i por e panjohur si Tor-i.

E quanin Margareta. Shkurt Maggan. Mund ta kishim thirrur Haggan gjithashtu (Shtriga). Nuk do na e merrte per keq.
Nuk e kam harruar. Mesimet e saj po. Rrombin blu e ruaj akoma. Si spirance qe ndoshta ja vlen t'i rikthehesh ne momentet e duhura. Se bashku me nje tjeter shprehje te cilen sa me shpesh e shoh aq me pak e perdor.
Gör det nu!- Beje tani c'ke per te bere! (punen e sotme mos e ler per neser)

Kjo lloji i zyshes (ne fakt nuk i donte titujt dhe po te lejohej do te na kish kerkuar ta therrisnim inspiruesja) me kujton nje tjeter pedagoge. HR.
Se ciles ne fakt, po t'i lejonin te peshonte veten me kandarin e vet do te duhej ta therrisnim HrM Stucky. E holle, e gjate, me floke te argjendte qe megjithese deri ne supe ruanin gjithmone formen zyrtare te pa shpupurisur, me kostum cilesor boje hiri (boje miu per te qene korrekte) dhe scarpina me taka 7 cm (absolutisht te panevojshme per personin ne fjale). Keto te fundit zevendesoheshin menjehere pas leksionit me nje pale atlete akull te bardha Adidas.
Nuk munda asnjehere te beja lidhjen midis veshjes se stisur te Stucky-t me propaganden e saj per thyerjen e "catise se qelqit" qe u pengonte rrugen e zhvillimit, perparimit dhe suksesit shume femrave.

Nderkohe qe Magga e cuditshme eshte krejt llogjike per mua.
E kuptueshme, e pranueshme dhe e parrezikshme.
Ka mundur ligjin e Jantes (per te cilin do tregoj tjeter here- nese kujtohem) qe eshte me i veshtire te thyhet se tavani prej qelqi.
Madje dhe e sukseshme - qe te jem e sakte me te verteten.

What more proof does one need ?

I Am a Sunset

Even though you still may be young, you already feel like you've accomplished a lot in life.
And you feel free to pave your own path now, and you're not even sure where it will take you.
Maybe you'll pursue higher education in a subject you enjoy - or travel the world for a few years.
Either way, you approach life with a relaxed, open attitude. And that will take you far!

12 April 2007

Rough day *

It was the toughest time of my life: first, I got angina pectoris and then arteriosclerosis.

Just as I was recovering from those, I got tuberculosis, pneumonia and phthisis.
Then, appendicitis followed by tonsillectomy made me nearly lose my memory.

I had diabetes, gastritis and rheumatism.
I barely made it through.

That was the hardest spelling test ever!
*material borrowed from Bad humor of the day

Zhgaravina dhe pikepyetje (ose te mbytesh ne nje pike uje)

Ne perendim, lindja.
Ne lindje, perendimi.
Atje midis pritja
ku lind dyshimi.

Ne veri ankth jugu
ne jug, ankth vet'dija.
Ne mes prape pritja
memecja klithma.

Dje m'u krijuan ca pikepyetje te cuditeshme.

Po flisja me disa te njohur qe po perpiqen te mesojne italishten.
(Kini parasysh qe nuk i zoteroj rregullat gramatikore te italishtes e as te suedishtes ne menyren "formale". I kam te ngulitura fale perseritjeve, ushtrimeve gramatikore dhe "veshit" pra ne ne menyre informale).

Gjithsesi, te njohurit vune ne dukje qe kane veshtiresi te medha per te kuptuar parafjalen "di" si dhe peremrat pronore.
Il padre di Kurt. Il fratello di Maria.

Ne suedisht ashtu si ne anglisht "pronesia" shkruhet me s ne fund.
Kurts bok. Marias bror.

Ajo qe me erdhi ndermend (me shume si mjet ndihmese per te lehtesuar kuptimin per ta) ishte qe ne italisht (dhe ne shqip per ate pune) subjekti dhe objekti jane te se njejtes rendesi dhe parafjala "di" eshte lidhesja midis tyre.
Nderkohe ne suedisht dhe anglisht me krijohet ideja se "pronari" eshte me i rendesishem.

Nje tjeter gje qe ishte e veshtire ne italisht ishte forma Mia madre, Mio padre qe ndryshon nga trajta e shquar psh e il mio libro, il mio quaderno, la mia penna. M'u krijua ideja qe unicitetit i nenes, babait e krijon automatikisht formen e shquar pa patur nevoje per il/la te trajtes se shquar. Nderkohe qe nje liber (fletore, stilolapes) behet unik vetem kur dikush e "zoteron" ate.

Nje tjeter problem qe hasnin me italishten ishin format "avere"
ho fame, ho sete, ho ventinove anni, ho caldo, ho freddo.

Ne suedisht (si dhe ne anglisht) thuhet jag är hungrig, jag är törstig, jag är tjugonio, jag är varm, jag är kall.

Pra thuhet jam i ngrire ne vend te kam ftohte .
M'u krjua ideja se ne italisht perdorimi i "avere" vjen ngaqe ndodhia shihet si rezultat i nje veprimi te jashtem. Koha kalon ndaj ti ke aq apo kaq vjec. Eshte ftohte jashte ndaj ti ke ftohte.
Dmth ti peson dicka. Nderkohe qe ne suedisht eshte sikur ti (pa nderhyrje te jashteme) gjendesh ne nje pozicion te caktuar ( i uritur, i etur etj).

Nuk me punohet.
Nuk me pihet as kafe.
Po kerkoj oreksin e humbur per te bere dicka te "vlefshme".

U pa puna... po shkoj te pi pak kafe dhe te planifikoj ca dite pushimi moskokcares sa me pare qe te jete e mundur.

10 April 2007

Hyra shul e dola lloz...

Ose ndryshe: Ika pa frymezim dhe erdha edhe me pa frymezim.

Eshte bela me rehatin.
Po te gjeti anen te ben dembel.(Dembele ne rastin tim po varja).
Plani a ishte:
x dite minus pune= yyy ca qejfi. (Imagjino mungese mbledhjesh e kokecarjesh doemos).

Per te tjerat plani plotesues (B-medemek, megjithese jo pesevjecar) ishte i detajuar.
Arritjet do ishin te shumta.
Rileximet, leximet, "shoppingjet", fjalekryqet, etj etj etj do pasonin njera tjetren.

Naaaaaaa pika mendjes thuaj.
Nje verre ne uje.
*nje gjysem verre ne fakt.

Lexim u be fare fare fare fare fare pak.
Shopping u be pak (nuk ju ndje nevoja fare ne fakt po dola njehere sa per te bere adetin se helbete vajze hesapi).
Ketu kuptohet nuk llogariten blerjet e karameleve me kile (do thosha ton po e sigurt qe do me duhej te sqaroja sa kile nga ato tonet hengra vete po e le kile).

Fjalekryqe cope dy diten e pare (pas gjysemdites se punes qe peruroi pashkefestimin).

Tere kohen tjeter beme llogje. Pame diellin dhe na pa *surratin e kam bojekaf tani me hunde pakez te rrjepur, nderkohe qe si duart dhe qafen i kam akull te bardha si leter.

Ja keshtu qe thoni ju (qe s'thate gje se kushedi me se po merreni.)

Qoshka ketu do rifreskohet me ritem mesatarisht 2 poste ne jave tani e tutje.
Kjo per qellimin madhor qe te na kurseje si mua ashtu edhe juve shkrimin dhe leximin e teperuar te mufkave. Nuk jap garanci qe nuk do vazhdoj te shkarravis mufka dhe te citoj statistika inkoherente, vetem se do e bej me karar ;)

05 April 2007

Gezuar pashket dhe mireupjekshim!

Keto dite do te jete pushim ne kete blog.
Nuk do te kete as fletore te vjetra, as mendime gjysem te vjetra, as humor te sterlexuar, as fjale te urta, as meditime inkoherente, as statistika te cuditshme, as enderrime me sy hapur dhe as bela kompjuterike me cerekzgjidhjesh.
Shkurt dhe qarte do te jete bosh.
Perfitoni nga rasti te lexoni zhgaravinat e vjetra, t'i kritikoni, t'i shani, t'e mos pajtoheni me statistikat, me fjalet e urta, me mendimet gjysmake.
Rast si ky nuk vjen shpesh ;)
Une per vete do perfitoj nga ditet e zgjatura pervec per t'u kenaqur edhe per te rilexuar ca gjera per te cilat me ka marre malli si dhe gjera qe me duhen.
Do zgjidh fjalekryqe, do shullehem ne diell, do eci ose do ngas mace bore nga njeri ishull ne tjetrin mbi detin akoma te ngrire (edhe per pak kohe) do bej thashetheme, shopping, etj etj etj etj etj.
Do t'i marr lehte ditet (ose me sakte do t'i marr si te me vijne minus pune).
Ne listen per rilexim: Slavoj Zizek me " Enjoy your nation as yourself!" nga "Tarrying with the negative" si dhe pjese nga libri tjeter i tij "The metastases of enjoyment".
Qe te mos harroj. Sot eshte e enjtja para pashkeve (dite simbolike per te krishteret). Gjithashtu sipas besimeve pagane eshte dita kur shtrigat dhe magjistaret shtegtojne (mbi fshesa) per ne BLÅKULLA (Blocksberg per gjermaniket) ku ka bazen Satani -shejtani :D.
Interesantja me kete te fundit eshte se ekziston nje ishull i vogel i quajtur Virgjeresha blu (Blå Jungfrun) ne veri te Öland (nje ishull relativisht i madh me histori te lashte tregetare ne jug te Suedise). Virgjeresha Blu mendohet se eshte e njejte me Blå Kulla (Kulla ka ne disa dialekte te suedishtes kuptimin vajze). Madje arkeologet kane zbuluar se ne kohet parahistorike ne ishullin Virgjeresha Blu detaret kane bere flijime te ndryshme.

04 April 2007

Me kripe dhe piper: APARTAMENTI ME QERA

Falenderoj Nevin per buzeqeshjet qe percolli me kete mail.
Eni nuk kam mundesi ta postoj tek Mamadhia (vazhdon te me beje vickela kompjuteri) ndaj je e lutur ta postosh atje nese te pelqen.

*Nje biznesmen i martuar takohet me nje vajze te bukur, dhe pasi u ngjit muhabeti, pranon qe te kaloje naten me te per 500 dollare. Te nesermen ne mengjes, biznesme i thote vajzes qe nuk ka mjaftueshem para me vete, por e siguron qe do ti nise nje cek, duke e konsideruar pagesen si "Qera per apartamentin"
* *
*Kur shkon ne zyre, biznesmeni pendohet, duke menduar se gjithe eksperienca qe kish kaluar nuk ja vlente per 500 dollare, i nis vajzes nje cek prej 250 dollaresh, me shpjegimin e meposhtem:
" E nderuar Zonje: Gjeni bashkelidhur nje cek prej 250 dollaresh per
qerane e apartementit. Nuk po ju nis shumen per te cilen rame dakort,
sepse kur e mora apartementin tuaj me qera, une kisha idene se:
1) Apartamenti nuk ishte perdorur me perpara
2) Apartementi kishte mjaftueshem nxehtesi
3) Apartamenti ishte i vogel dhe do me bente te ndihesha rehat.
Sidoqofte, pashe se apartamenti ishte perdorur shume ne te shkuaren, nuk kishte thuajse fare nxehtesi, dhe ishte shume, po shume i madh. "
* *
Me te marre shenimin, vajza i ktheu cekun 250 dollaresh, me shenimin perkates:
" I nderuar Zoteri, Se pari, nuk arrij te kuptoj se si prisni qe nje apartament kaq i bukur
e me kaq cilesi te rrije bosh per nje periudhe kaq te gjate kohe.
Sa i perket nxehtesise, ka nxehtesi sa te duash, por duhet te dish se si ta ndezesh. Ne lidhje me hapsiren, apartamenti eshte ne fakt me permasa normale, por nese ju s'kemi mobilje te mjaftueshme per ta mbushur, ky nuk eshte
faji im.
Ju lutem nisni qerane per te cilen rame dakort, ose une do te detyrohem te kontaktoj pronaren e shtepise ku ju rrini per momentin.
* *
Ceku 500 dollaresh erdhi te nesermen!

03 April 2007

Njerez te llojit B

Lexova para disa javesh dicka po thashe te mos nxitohem se kush i dihet eshte ndonje genjeshter e 1-prillit e ardhur paradhenie. Kur e rilexova dje m'u be zemra mal. Me ne fund dikush qe do te mbroje edhe te drejtat e mia per gjumin e mengjesit dhe leximin e mbremjes-mendova.

Para rreth tre muajsh u hap ne Danimarke bashkesia B. Bashkesia ka tani per tani 4 400 anetare. Emertimi B vjen nga termi qe perdoret per njerezit qe kane dy proteina te shkurtra ne genin "orar". Njerezi e tipit A jane njerez qe jane shume aktive mengjezeve. Sipas shoqerise ku jetojme gjithcka niset heret ne mengjes , gje qe nenkupton qe njerezit e tipit B per shekuj te tere i jane nenshtruar diktatures se njerezve te tipit A.
Bashkesia-B qe eshte krijuar ne Danimarke synon per ndryshime rrenjesore ne shoqeri. Qe nga pershtatja e orarit te punes sipas ritmit ditor te individeve.

Sipas llogaritjeve 15-25% e njerezimit jane njerez me tipare te theksuara B nderkohe qe njerezit me tipare te theksuara A jane vetem 10–15%.
Nder kerkesat e bashkesise B jane ato per nje orar shkollimi dhe pune fleksibel ku njerezit mund te vijne kur e ndjejne veten me prodhimtare. Gje qe sipas perfaqesueses se Bashkesise B eshte teper e rendesishme ne kete kohe qe jetojme (ndarjen midis shoqerise industriale dhe shoqerise krijuese).
Ne boten ideale (sipas njerezve te tipit B) ata qe jane me efektive paradite fillojne punen ne ora 7-8 nderkohe qe te tjeret fillojne disa ore me vone.


Njeriu i Mbremjes: Preferon te jete zgjuar deri aps mesnate kur qetesia perreth i lejon te mbledhi mendimet e hallakatura. Do te mos kete ngarekese pune paradite. Periudha me krijuese eshte pas ores 14 dhe vazhdon madje edhe gjate mbremjes.

Njeriu i Mengjezeve: Lodhet shpejt ne darke dhe e ze gjumi para televizorit reth ores 22. Zgjohet heret ne mengjes (me pulat) dhe eshte i clodhur dhe plot energji per punen e dites.

Dikur rrefeja - Lana (dhjetor 94'- mars'95)

Ok. Tregimi i meposhtem eshte me pike te kuqe.
Ideja e fatit te lumtur si ne shprehjen "Pac fatin e ...".
Kuptohet nese kjo shprehje do te ishte ne formen "ideale" si ne filmat e sukseshem te tipit "Fati i nje kurtizaneje" (minus epiken perkatese).
---------------------------------------------------------------------------------------
Ishte dikur nje vajze.
Keshtu i pelqente ta quante veten duke harruar se jetonte moshen me te bukur. Ndoshta jeta qe sjelle keq me te qe ne lindje.
Kishte lindur ne nje familje te zakonshme te shtreses se mesme me nene infermiere dhe baba laborant (profesioni i perafert kushti i domosdoshem per lidhjet dashurore te kesaj shtrese). E paracaktuar nga yjet e "pasurise" se saj per t'u bere nje njeri i rendomte por duke ndjere ne vete rizgjimin iluziv te endrrave te paraardhesve ajo u perpoq te ndryshonte.
Ishte ndryshe nga shoqet e saj. Ndryshe nga manaret gojembyllur qe degjonin frymezene urdherat e mesuesve duke u pergatitur per veteflijimin ndaj egoizmit dhe xhelozise midis mesuesve. Ishte ndryshe nga engjejt e "sferave te larta" qe s'mund t'ja lejonin vetes te bindeshin qorrthi por as te suleshin te paret te shembnin tabute duke krijuar keshtu precedente te rrezikshem per miniperandorite qe pergatiteshin te krijonin. Ishte ndryshe nga rebelet qe do te ngeleshin te tille perjete. Megjithate te qenit ndryshe nuk i sillte kenaqesi.
Ishte e gatshme t'i drejtonte manaret drejt nje idhujtarie te re dhe pasketaj te nxiste zemerimin e rebeleve por e gjitha kjo linte indiferente ata ne zemrat e te cileve ajo donte te krijonte domosdoshmerine e pranise.
E kishin quajtur Liliane. Emer qe thjesht per snobizem e kishte shnderruar ne Lana, ideal per t'u mbajtur mend dhe madje shume nxites sidomos per djemte qe fare lehte mund ta kthenin ne "Lana, - -tana". Cuditerisht ne vend qe ta fyente kjo mundesi, ky emertim, e frymezonte. Si te gjitha gjerat e ndaluara. Qe atehere kur kishte mesuar per here te pare kuptimin e disa prej sharjeve te "specializuara".
Ishte perpjekur te ishte dikush por per kete duhet te vendosesh shpejt dhe ajo nuk qe e zonja. Nuk ishte shume e zgjuar pra nuk mund te behej gjeni; nuk ishte sistematike, pra nuk mund te krijonte respekt fale rregullit; nuk ishte shume e bukur qe te mund t'ja falnin te tera. Pra, nuk mund te ishte dikush fale mendjes apo paraqitjes se saj. POR, (por e theksuar dhe me shkronja te medha) ishte seksi. Floke brune kacurrele te prere me shije; trup relativisht te gjate qe e bente te binte ne sy nder shoqe; forma te rregullta pak te mbushura (atje ku duhej) gjera qe ajo i vinte ne pah me kujdes me bluzat pas trupit dhe xhinset e zbardhura. Ishte perpjekur fillimisht ta perjashtonte kete pjese te arsenalit te saj femeror duke besuar se do te dilte "mbi uje" fale mjeteve te tjera qe zoteronte. Nuk duhej mohuar qe u perpoq rendshem. Mirepo sic i thoshin asaj shprehjes "dielli duket qe ne mengjes" keshtu qe as ajo nuk kishte mundesi te largohej nga orgjina.
Pershembull notat. Edhe kur perpiqej maksimalisht nuk mund te arrinte mbi 8. Si kali ne zinxhire qe ulte koken te kafshonte e kepuste kapistren ajo perpiqej te shkeputej nga lidhja me prinderit. Kur kuptoi qe s'behej dot dikush duke mbledhur ne shpirt urrejtjen per veten dhe shtresen e saj qe s'kishte ndryshuar prej shekujsh vendosi te perpiqej te ndryshonte perkatesi. Per kete vendosi te perdore se prapthi termin e vallezimit "dy hapa para nje hap pas" duke e shnderruar ne "nje hap pas, dy hapa para". E pati lehte.
Nese duke qene vetvetja e rregullt nuk fitonte dot respektin e njerezve, duke qene pak e "lige" do te fitonte dicka me teper. Duket si llogjike te marri por ja qe s'eshte e tille. Lana e quante te drejte. Nese pyesni veten sa njerez mbani per "te mire" do t'ju cudise pergjigja. Ralle me teper se dy persoa. Shumica e njerezve klasifikohen ne te barabarte me ne ose mesatare. Ndaj dhe nuk para i zeme ne goje pervecse kur i kemi para syve (ashtu si vertet te miret nuk i permendim pervecse kur u degjojme mandaten ne TV). Midis te barabarteve dhe mesatareve eshte nje shkalle e trete per ter cilet nuk pushojme se foluri, se cudituri me veprimet e tyre, se magjepsuri me mosperfilljen e tyre, se zemeruari me cipeplasjen e tyre. Kjo shtrese nuk eshte domosdoshmerisht e shumte ne numer por eshte gjithnje e perfolur dhe ne qender te vemendjes. Cudia me e madhe eshte ajo qe njerezit, keta kriminele te pakorigjueshem plot paragjykime, keta nihiliste ne kulm te se vertetes nuk jane zakonisht te tille me te degjeneruarit. Madje ne shumicen e rasteve, per hir te "njerezores" qe perpiqen te misherojne, u japin doren "te ligjve" duke u lene gjithnje ne favor dyshimin, meshiren, faljen.
Pavaresisht nga kjo menyre te menduari Lana ndoshta nuk do ta kishte ndjere te nevojshme t'i drejtohej rruges se "lige" nese nuk do ta kishin shtyre disa kushte paksa specifike. Ja, mjaftonte te mbyllte syte dhe i dilte perpara Indriti. Po pikerisht ai, Indrit Kodmi i pari qe i qe vardisur dhe qe mire ose keq i kishte mesuar dicka. Megjithese ky ndoshta ishte nje kapitull me vete e fillonte ndoshta me lindjen e Indritit, ketij ylli simpatik me nje mal sekretesh. Ai kishte qene vetem 18 vjec kur pati njohur Aden nje moshataren e tij me te cilen kishte rene vertet ne dashuri. Ardhja e saj ashtu si dhe largimi i saj per ne nje qytet tjeter (babai i saj ishte ushtarak) e kishte plagosur rende Indritin. Pas Ades lista e te dashurave te tij plotesohej gati cdo dite me emra te rinj dhe do t'i ishte afruar infinitit sikur Lana e brishte dhe pak kryenece sic i ka hije nje shtojzovalleje te mos ishte shfaqur ne horizont.
Kishte qene i qarte me te. I kishte mesuar gjithcka dinte si nje mentor i dhimbshur. I kishte mesuar te pranonte realitetin me fitoret dhe deshtimet e tij. Lana do t'i kishte qene mirenjohese sikur ai te ishte mjaftuar me aq. Ai i pat ndryshuar jeten. Lana ishte bere e vetmja femer e arsenalit te tij qe njihej "boterisht". E gjithe lagjja dinte si te dashuren e vetme te Indritit, Lanen. Si per kapricio te fatit Indriti kishte filluar t'i mesonte "abc"-ne. I mesoi puthjen, prekjen, perkedheljen, ledhatimin ...
I kishte mesuar te njihte djemte qe nga veshtrimi ashtu si dhe femrat qe u pelqenin atyre.
Ende i tingellonin ne vesh fjalet e tij:
- " Kurre mos ec duke u perdredhur me minifund para nje djali (qe te intereson) e te sheh i habitur nga poshte lart. Ai i perket llojit qe do te preferonte te fliste me nje fshatare ne veshje por do te peshoje mendjen."
-"Kurre mos e veshtro me ironi ose perbuzje nje djale qe tallet rruges me ty. Shihe me buzagaz te cuditur mirenjohjeje dhe ji e sigurte qe do te te vije pas."
-" Kurre mos i kerko cigare nje djali nese nuk ke menduar te perfundosh ne shtrat me te."
-" Kujdes kur pi. Mendoje mire ke do te prekesh dhe si sepse edhe nese ti do, ajo prekje mund te sjelle refuzim duke te klasifikuar tek te dehurat."
-"Kujdes kur puth. Mbaji syte hapur derisa te sigurohesh qe nuk po te vezhgon. Me mire te dukesh e ditur e ne kontroll sesa budallacke".....
E sa e sa te tjera thenie i pat mesuar.
A thua se cdo moment mund te analizohj dhe mesohej. Se cdo cast ekzistence do te permiresohej ne shkolle, ne shtepi, ne rruge, ne dashuri.
Pas leksioneve te Indritit nuk kishte njeri ne bote qe te dinte te luante te miresjellshmen po aq sa Lana.
Kur ajo ishte e bindur qe ishte pikerisht ai produkt qe Indriti priste qe ajo te ishte, ai u terhoq.
Filozofia e tij e la pa fryme: " Mund te krijosh boten tende, jeten tende pa dhimbje. Kutine perfekte ku une e mesimet e mia te jem porta e paarritshme nga askush. Porta e fillimit. Tanime ti nuk ke nevoje per mua, per dhimbjet e mia, per plaget e mia. Une te dhashe gjithcka munda. Te takon te me lesh. Te me harrosh."
"Po...Po une te dua." -iu pergjigj Liliana.
"Mos genje veten me kot. Ti nuk me do. Jo mua. Ti me respekton si cdo nxenes mesuesin e vet. Nese do te vije nje dite kur do te me shohesh si te barabarte dhe prape te me duash atehere ndoshta. Ndoshta do te krijojme lidhjen perfekte per te cilen te kam folur aq shpesh."
E kishte puthur fort dhe e kishte percjelle duke i peshperitur ne vesh te mos ta kthente koken pas sepse magjia e gjithckaje kishin perjetuar do ta humbiste fuqine e saj dhe Liliana do t'i humbiste mesimet e vyera te jetes qe i pat ofruar Indriti.
Tisi i mjegulles qe e pati mbeshtjelle deri ne ate cast jeten e saj ishte davaritur. Ajo kishte vene bast me veten dhe qe nisur te kerkonte nje dashuri interesante pas ndonje dashurie interesi. Krejt te kunderten e asaj qe shoqet e saj idealizonin. Shoqet e saj dyshimtare qe kerkonin interesin megjithese fshiheshin pas kerkimit te interesantes.
Cdo hap i madh pasohej nga qindra te vegjel sepse "rrotat rrotullohen rrotull boshteve qe rrotullojne rrotezat e sahatit te jetes". Keto fjale ishin ne vetvete po aq rrotulluese (coroditese) dhe te percaktuara sa dhe dita qe ndjek naten. Dhe vendosi. T'i dedikohej profesionit me te lashte te botes. Vendosi te kenaqej me ate qe kishte derisa bota apo zoti (cilidoqofte ai) t'i jepnin ne duar celesin magjiplote te lumturise dhe dashurise se pafundme. Qe te mund te rigjente lirine e saj te humbur ne ato dy vjet te leksioneve te Indritit ajo filloi t'u fliste tere atyre(djemve) qe njihte. Te ishte jashtezakonisht e sjellshme me ta dhe t'u binte padyshim ne sy tere atyre qe ajo donte te impresiononte. Cudia nuk deshi kohe te ndodhte. Filluan ti silleshin miqesisht edhe te ashtuquajturit rrugace te lagjes. Madje ky qendrim nuk ndryshoi as kur ajo u beri te ditur se ishte e gatshme te kalonte ore te tera me ta, per kenaqesine e tyre.
Cudia me e madhe ishte ajo se nese deri tani e paten quajtur te pamoralshme per lidhjen e shumeperfolur me Indritin, tani qe ajo ishte bere pikerisht e pamoralshme e quanin te "ndershme" dhe askush nuk merrte guzimin te pergojonte lidhjet e saj tmerresisht te shumta. Cudia i kishte rrenjet tek fakti qe asnje nga djemte nuk gjente dicka per te bere verejtje mbi Lanen gje qe i bente ata mbrojtes te flakte te saj. Liliana kishte fashitur egon e tyre, deshiren per te monopolizuar dashurine e saj, dicka qe asnje nga "koleget" e saj nuk kishte mundur ta bente.
Ne nje menyre apo tjetren ato gjithnje i jepnin me shume perkedhelje dikujt duke lene manget dike tjeter. Gje qe shkaktonte mungesa tek dy persona te cilet gjenin aresye per te bere verejtje. Liliana kishte gjetur masen e sakte (ndoshta mesimet e Indritit e kishin ndihmuar) dhe ajo arrinte te jepte kenaqesine e duhur. Dicka "pa dallim feje, krahine a ideje". Nuk kishte asnje fjale, asnje veprim, asnje sjellje te saj qe mund t'i linte te kuptonte partnerit se ai ishte i zevendesueshem, se ai s'dinte apo te kunderten se ai mund te ishte aq i vetkenaqur sa te behej prepotent. Ne rolin e avokates se kenaqesise qe nuk mund t'ja lejonte vetes nxjerrjen e sekretit ajo nuk tregonte asgje, as nga oret e mrekullueshme qe kalonte me ekspertet e as nga oret kur i duhej te ishte mesuese per fillestaret.
Kush e shihte ne rruge nuk i kuptonte ato qindra veshtrime mirenjohjejej qe e ndiqnin. Nuk krenohej sic do te kishte bere cdokush tjeter. Nxintonte kokeulur duke rritur deshiren per ta njohur tek ata qe nuk e njihnin. As xhelozia, krimbi qe brente martesat e lumtura dhe dashurite jetegjata nuk mund t'u lindte shoqeruesve te saj. Ajo nuk e teperonte me askend. Nuk kishte cep te qytetit ku ajo te mos ishte strehuar por ne vend qe t'i dilnin fjale (sic i ndodhte cdo vajze madje edhe per miremengjesin me te lehte te peshperitur neper dhembe ndaj djalit te preferuar), Lanen nuk e kishte pare njeri.
Per grate ajo ishte nje gjimnaziste shume e zgjuar - thashethem sigurisht i perhapur nga profesoret e saj. Thoshin qe ishte mjaft e bukur, qe i terhiqte shume djemte por qe nuk pranonte asnje. Per ironi te fatit te vetequajturat mendjedhelpra s'mund ta kuptonin lojen e saj. Per plakat qe e shihnin me syrin e nikoqireve ajo ishte burim zilie sepse ishte nje duararte, pastertore dhe jo si mbesat e tyre qe "ju thafshin duart se s'dine te zene gje me dore". Per pleqte nuk po flasim se per ata Lana as qe ekzistonte ( te zene sic ishin me letrat e bixhozit, dominote, leximin e gazetave etj). Per burrat e martuar ajo ishte "idhulli" qe kishin kerkuar ne rini derisa ato qe po mbanin ne krah t'u hidhnin "trute e gomarit". Megjithate ata nuk dinin asgje nga jeta e saj intime. Per vajzat ajo ishte nje rivale shume e forte por qe nuk i trembte se dukej si nje kala me qellime te medha. Me te zgjuarat e races femerore ne formim e siper, ishin te mendimit unanim se ajo fshihte dicka, gje qe ato me sistem eleminimi e kishin percaktuar si nje dashuri braktisese qe e kishte bere Lanen teper te ftohte. Ishin shume afer idese se vertete por teper larg ngjarjeve qe ajo perjetonte cdo dite.
E rrethuar nga admiruesit dhe e tunduar mes deshires per te shtuar emra listes se saj false per te cilen informonte shoqet dhe deshires per te fshehur gjithcka, Lana deshironte marrezisht vetem nje gje. Rikthimin e Indritit ne jeten e saj. Megjithese kishte qene nje nxenese e mire ajo s'kishte arritur te mesohej me harrimin e tij. Largesa ja shtonte dashurine pak nga pak. Ishte e lumtur edhe pa te. Nuk mund ta mohonte te perditshmen me mrekulline e puthjeve dhe perkedheljeve qe dinte t'i shijonte dhe qe ndiqnin njera-tjetren mbi trupin e saj si lastar. Nuk mundte te mohonte njekohesisht faktin qe ato puthje e ndeznin per dicka me te forte, me te madhe, me ATE. Ajo donte te arrinte lirine absolute kusht i vetem i se ciles ishte vetem bashkimi i kenaqesise trupore (qe tanime e kishte me bollek) me kenaqesine shpirterore (mungese e tmerrshme kjo e Indritit).
Si per te bindur veten qe pavaresisht nga dashuria ajo ishte e zonja te perballonte tundimin, filloi pune tek firma ku punonte Indriti. Arriti te jete ne te njejten zyre me te. I fliste si nje te saponjohuri, i sillej miresjellshem si nje te huaji dhe ai... ish mesuesi aq gjakftohte gati terbohej. Ai qe sheruar tanime nga dashuria zhuritese per Aden dhe nga dashuria hakmarrese qe kish dashur te induktonte tek Lana por pa sukses. Ajo kishte mesuar vetem pjesen ideale te gjerave, pa u trembur nga realiteti makaber (sic ishte trembur ai). Megjithate ai nuk i besoi asaj qe shihte dhe e provokoi. Ajo nuk e dha veten. Ai u dashurua marrezisht.
Me ne fund- mendoi ajo.
U lidhen (prej verteti kete radhe), u deshen, u fejuan, u martuan. Cdo dite qe si here e re ( nuk mund te quhej e pare). Kishin mesuar aq shume per veten dhe te tjeret...duheshin aq teper.
Kur ajo doli nuse gjysma e qytetit dhe gjithe lagjja qau.
Gjyshet thane : "Lum ajo vjehrre".
Grate thane: "Bravo i qofte mori ate qe deshi edhe pse ne e tallem dikur per ate dashuri."
Burrat thane: " Te ishin edhe grate tona si ajo pa le te permbysej bota".
Vajzat thane: " Shpetuam s'kemi me rivale. Tani do bente mire te na terhiqte pak per hunde!"
Ato pak me te zgjuarat thane: " Kishim te drejte kur thoshim qe donte dike".
Djemte nuk folen. Vec pine aq shume diten e dasmes se saj sa askush nuk e kuptoi c'i zuri.
Ajo tha "Po". Ai tha "Po".
Dhe koka e vockel a shtojzovalles kryenece u perkul mbi supin e bishes princ e buzet e lyera pak me shume se zakonisht lane pak me teper buzekuq mbi jaken e kemishes se bardhe te tij.

02 April 2007

Citate per cdo rast - Mbi punen

  • Nuk eshte gezim te mos kesh gje per te bere, e bukur eshte te kesh aq shume pune per te bere sa t'ja varesh fare punes- Mary Wilson Little
  • Zoteria dyshues ka sherbetore jobesnike- fjale e urte gjermane
  • Ka disa gjera te cilat duhet te jesh profesionist per te mos i kuptuar.- Hjalmar Soderberg
  • Meshkujt i admirojne shpesh grate e zonja- per sa kohe qe nuk jane te se njejtes fushe. -Sickan Karlsson
  • Sa me shume perpiqem aq me keq shkruaj.- Jacob Wallenberg
  • Nuk ka bashkepuntor me te rezikshem se budallai me ambicie.- Winston Churchill.
  • Kush nuk di te buzeqeshe te mos hapi dyqan. - fjale e urte kineze

01 April 2007

Palo pune

Me kane bere magji me duket.
Ndryshe nuk shpjegohet kjo bela qe me gjeti duke qene mire e bukur.

Me cofi kompjuteri. Hall jo shaka.
Kishte ca dite qe me ishte bere si allosua ne fakt. Me kerkonte dokumenta e fjalekalime sa here i ikja nga stoli me teper se dy sekonda.

Preme (lexo te premte mbrema) po punonte. Ashtu si me huqe. E po thashe dite e re nafake e re do i bej nje lavazh te shtune e te sherohet. Po me premtoi koha do i jap dhe nje antigrip te fuqishem dhe do jete si kokrra e molles pastaj.

Me genjente mendja. Po keq fare ama.
E lashe te vetediagnostikohej dhe e gjeta te laposur.
Nuk ngjallej per qamet. I ftohur jo ne te dy anet po me nder edhe ne mendere.
As falesafe nuk e cel.
Le po me thote gjej mjekun e windowsit para se te hysh te me konfirmoje qe ti je ti dhe asnje tjeter. Na licensat mo rrote i thom une. Nuk te njoh thote ai. E ka zene amnezia me duket e nuke njeh qeni te zonje.

Ju luta, tere diten die. Po cou o jeto i thashe se na duec.
Nuku dua me thoc.

Halle halle kjo dynja. Po une dozen e internetit ku ta marr ore i thace apo te des nga abstinenca. O derman. Me le pa lexuar shtipin ore. Me luajte nga mente qe luajtsh nga fiqiri ti thuaj.

Durova sa durova dhe i dhace dum.
Ne nuk me kupton ky malukat me te mire do me kuptoje me te veshtire.

Une ja e ngjall ja paf ne vend.
Nuk me duhen njohurite dhe dhiplloma informatike (se dhe te me duhen nuku kam ku gjej). Ama do i bej derman. Popullorce. Fshace (si nga fshaterat e ketej ane se na fshaterat tona nuk do mi kishin bere lavazh me raki).

Dhe ja gjeta. Sa per nje cike internet tani per tani e zgjidha.
Sa ta ringjall dhe windowsin e djallit.

Shkarkova Ubuntu (e mora hua xhanem) dhe po te mos qe per ca palo dokumenta qe nuk i kisha ruajtur ne disk do e kisha hequr fare windowsin.
Gjithsesi tani mund te hargalisem dhe me shtipin me lirisht. Dhe me pak kismet edhe ky dermani i kompjuterit do rikthehet ne gjendjen e meparshme.

Ne nuk me degjoni zene keto dite do kem shpure kompjuterin ne llixha. Se helbete ne shtepi te oficerave nuk kam takat ta shpie dot.

Ne me shini gjurmete gjekundi domethene qe pashkete po i festoj ne ambjent te perzemert familjar (dmth varavingo prape ketu).

Perndryshe po i festoj ne ambjent familjaro shoqeror domethene diku ku nuk eshte ketu .

Hajde qofshi mire.