You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

31 May 2007

Akuarel dhe akrilik-


Permasa: 18,5x18,5 dhe 16x22
U perpoqa t'i regjistroj sa me te detajuara dhe korrekte por bluja e detit tek akuareli psh nuk ka dale tamam.

"Probleme teknike"

E vjeter por gjithmone e "bukur". Madje jo vetem ne anglisht :)

Mesazh
I dashur perfaqesues teknik!
Vitin e kaluar nderrova program nga Dashnor 5.0 ne Burre 1.0 dhe vura re nje perkeqesim te madh ne programin e luleve dhe ate te bizhuterive (programe qe funksiononin shume mire me Dashnor 5.0).

Gjithashtu Burre 1.0 hoqi nje sere programesh te vlefshme si psh, Romance 9.9 dhe instaloi vetvetiu programe te padeshiruara si Llotari 5.0 dhe Futboll 3.0.

Bisede 8.0 nuk funksionon fare dhe Pastrim_shtepie 2.6 e mbyll fare sistemin.
Kam bere perpjekje te aplikoj Grricje 5.3 per te korrigjuar problemet por nuk me ka bere pune.

Si t'ja bej hallit ?

Pershendetje
Hallemadhja
.........................................................

Pergjigje:

E nderuar Hallemadhe!

Pike se pari mba ne mendje se Dashnor 5.0 eshte nje program mirembajtje nderkohe qe Burre 1.0 eshte nje sistem operativ.

Perpiqu te perdoresh komanden C:/UNE_KUJTOJA_SE_TI_ME_DOJE_MUA dhe instalo Lote 6.2. Burre 1.0 do te aktivizoje automatikisht programet: Ndjenje_Faji 3.0 dhe Lule 7.0.

Ki parasysh se perdorim i teperuar i komandes se mesiperme mund te sjelle qe Burre 1.0 te riaktivizoje Heshtje 2.5 Zbavitje 7.0 dhe Birre 6.1. Sidomos Birre 6.1 eshte nje program shume i demshem qe krijon file te tipit Gerhitje_me_ze_te_larte.Wav :-)

Sido qe te vije puna, mos instalo ASNJEHERE programin Vjerre 1.0 dhe mos u perpiq te instalosh asnje program-Dashnor. Keto programe nuk i mbeshtet sistemi operativ Burre 1.0.

Perfundimisht, programi Burre 1.0 eshte nje program i mire, por ka kapacitet te kufizuar dhe kerkon shume kohe qe te mesoje funksione te reja. Ndoshta duhet ti blesh programe plotesuese qe te rrisesh funksionalitetin.

Personalisht rekomandoj Gjelle_te_ngrohte 3.0 dhe Te_brendshme_seksi 6.9.

Pershendetje,
Perfaqesuesi teknik.

30 May 2007

Mes i nates ne qetsi


Sade me No Ordinary Love.


Enigma me Sadness

Dikur beja hartime (2)...

Homazh: Perpara nje skene terrori (1994)

Ishte pragmbremje. Ne nje dite te zakonshme vere te shohesh nje diell tek perendon i perflakur nuk eshte e jashtezakonshme, por ai reflektim i pjesshem i diellit tek copezat e guackave mbi parmakun e dritares qe i tille. Ai shkelqim kristalor u jepte nje njgashmeri tmerruese me copera jete te thyera ne mes. Angushtia e dites ishte e madhe.

Ai, doktori i mesuar me fatkeqesine ishte tronditur deri ne palce.
Vajza te asfiksuara nga helmi. Pleq me fytyra te zbardhura, me floke te thinjura e te shpupurisura si nga nje ere shekullore. Gishta te ngerthyer a thua se ishin duke shkruar germen e fundit te mallkimit mbi epitaf. Dhe ne krah te tyre studentë e studente ne lule te jetes qe u ishte hequr e dretja e vazhdimit te saj. Bukuri te verteta. Floke Helenash te vdekur pergjithnje, buze te hapura qe kerkonin sqarime per te ligen qe u behej.

Ai ishte llahtarisur. Ai, sjellesi i jetes, doktori, Prometeu i sotem, s'kishte mundur te bente asgje. Hakmarrja pa shkak e pushtetmbajtesve serbe kishte bere nje tjeter krim te paprecedent. Me kot shkrimtaret perpiqeshin te flisnin per lincimin e njeriut. Ai ishte deshmitar i vertete i terrorit. Terror kudo. Ne shkolla, ne rruge, ne lokale, gjithekund. E megjithate ky terror s'do te mund te hynte kurre ne zemra.

Se dhimbja i ra gurit dhe e cau, i ra drurit dhe e thau, i ra njeriut e ai e duroi. I vetem ndoshta me dhimbjen e tij. Por asnjehere i vetem ne mendim. Gjithnje me shoke plot, pa friken e luanit te zene ne gracke, pa friken e terroristeve.

Cudira qe ndodhin

Diskutimi per deja-vu me poshte me kujtoi disa ngjarje.

1- Do te udhetoja per ne Shqiperi. Vendosa te marr "charter" per ne Korfuz dhe te hidhem pastaj me traget ne Sarande e me makine deri ne shtepi. Aventure hesapi. U nisa se kendejmi me avion per te nderruar linje ne Stokolm.
Avioni plot me njerez. Te gjithe flasin suedisht. Deri ketu asgje e jashtezakonshme. Arrijme ne Korfuz. Une rri ne aeroport deri sa te vije mengjesi per te marre tragetin. Isha blinduar dhe me libra keshtu qe s'qe problem. Per kuriozitet po lexoja Åsne Sierstad "Librashitesi i Kabulit - Bokhandlaren i Kabul". Kisha me vete dhe nje liber me teste IQ dhe matematike.
Gjithsesi. Ne mengjes mora taksine nga aeroporti ne Port. Preva bileten. Hypa ne traget dhe u ula ne nje stol. Rrotull meje vende bosh. Fillova te merresha me testet.
Ne moment shoh nje grua qe kalon duke pare nese vendi prane meje ishte bosh.
I kthehem ne suedisht: Det är ledigt, varsågod och sitt (eshte i lire, mund te ulesh).
Tani vjen cudia. Gruaja se bashku me te shoqin dhe djalin kishin udhetuar ne te njejtin avjon me mua. Ajo quhej Lina dhe ishte mesuese. Nderkohe i shoqi ishte suedez dhe djali po ashtu fliste suedisht.

Libri i testeve qe po lexoja ishte anglisht. Ne traget kishte kryesisht vetem shqiptare. Si e bera lidhjen qe ajo kuptonte suedisht nje zot e di.

2- Kur do te zhvendosesha per ne Suedi. Udhetova nga Budapesti (menyra me e lehte/lire).
Ne aeroport do prisnim nja 6 ore. Nje nene me nje femije te vogel kishte rruge per ne Norvegji.
Filluam te flasim. Ajo kishte qene ulur ne avjon prane nje cifti qe gjithashtu udhetonte per ne Suedi. Dhe jo vetem kaq. Ata banonin ne te njejtin qytet ku do te banoja edhe une. U ndame ne Stokolm sepse une do te vija me tren nderkohe qe ata do te udhetonin te nesermen me avjon.
Gjithsesi ndjesia se ishte dicka me teper se rastesi ngelet. Kishte pas qene e thene qe te takohesha me bashkeatdhetare, qe ta dija qe nuk do te isha vetem.

3- Nje shoqe e punes tregon se ne vitet 70 kishte vendosur te udhetonte per ne Majorka per pushime me nje shoqe. I vellai jetonte ne jug te Suedise. Kur shoqja ime mberriti ne Majorka, diten e dyte te qendrimit u prezantua me nje familje tjeter suedeze. Familja vinte nga i njejti qytet si i vellai. Madje jo vetem kaq. Ata ishin gjitone me vellain e saj.

Po te mendohem edhe ca do te me kujtohen plot cudira te tilla si te miat ashtu edhe te te tjereve. Pershembull qe diten e pare qe u rregjistrova ne nje forum shqiptar rigjeta kontaktin me nje shoqe te gjimnazit. Rastesi ? Nuk e besoj.

Ne pergjithesi nuk u besoj koincidencave dhe as rastesise.

29 May 2007

Rifillo nga e para

-rifillo nga e para- back to basics- tillbaka till ruta ett- da capo.

Ne te gjitha gjuhet ekziston deshira per te riprovuar, per te rifilluar, per te ndryshuar.
Tek te gjtihe njerezit e njejta deshire. A thua se po te rijetonim shanset e humbura, mundesite e paprovuara apo po te merrnim kthesen majtas kur rruga na conte djathtas do te ndryshonte gjithcka.

Te njejtat gjuhe, te njejtet njerez besojne se shume gjera jane te paracaktuara. Se nuk ka rendesi c'bejme apo c'themi apo sa perpiqemi...we will still receive what is meant for us and get what's coming to us.

Me nje perjashtim: No good deeds will be left unpunished!

27 May 2007

Trego gishtin e talentit...

...dhe konstato nese je matematicien apo gjeni i letrave.

Studimi me i fundit perfiton nga deshira e prinderve per te ditur ne cilen fushe femijet kane prirjen me te madhe. E gjitha behet duke matur dhe krahasuar gjatesine e gishtit te unazes dhe gishtit tregues.


Foto: ERIC ROXFELT- Burimi: Aftonbladet

Supozohet (dhe vertetohet ne studim) se ekziston nje lidhje midis gjatesise se gishterinjve dhe rezultateve te femijeve ne shkolle.

Femijet me gishtin e unazes me te gjate se treguesin jane me te zotet ne matematike nderkohe qe ata me gishtin tregues me te gjate se gishtin e unazes jane me te zotet ne gjuhe-letersi.

Dallimi u dedikohet si zakonisht hormoneve gjinore.
Studiuesit e universitetit Bath ne Angli, maten gjatesine e gishterinjve te 75 femijeve 7-vjecare. Me pas ata krahasuan matjet me rezultatet e femijeve ne provimet e matematikes dhe te anglishtes.

Hormoni dominues ne barkun e nenes (pra ose testosteroni ose estrogeni) eshte percaktori kushtezues i ndryshimit ne gjatesine e gishterinjve si dhe te prirjeve.

– Testosteroni ndikon pjese te trurit qe jane te lidhura me zotesine ne matematike. Qe do te thote se estrogjeni ndikon prirjet ne gjuhe- sipas doktorit studiues Mark Brosnan.

Relacioni midis gjatesise se gishtit dhe prirjeve ishte i njejti si tek vajzat dhe tek djemte qe moren pjese ne studim.

Per te parandaluar konfuzionin (ndoshta dhe sherrin ne familje) studiuesit konstatojne se tek grate gishti tregues dhe gishti i unazes jane te barabarte. Nderkohe qe tek burrat raporti i gjatesive eshte 0.98 (gishti tregues eshte gjithmone me i shkurter).

25 May 2007

Live tomorrow- Laleh



I love her voice and this song.
I keep humming the lyrics.
...I know we could live tomorrow, but I don't think we should wait...

23 May 2007

Mail order


I feel like throwing away my wardrobe (same feeling on and off every season) and ordering something new. It's sunny outside and although the days are getting longer my shopping at a leisurely pace time is down to the bare "buy lunch and fix a present for the next family/social/work obligation"- 20 min minimum. So...I've made up my mind to order some new, bold, fashion pieces.

The skirt for one is a keeper. The shirt I'm not quite sure yet but it feels ok.
The shoes I definitely don't need (got my even higher heels stash from home and I'm sticking to them.) And yeah in case you are interested the clothes are from Nelly

22 May 2007

Ushqime te rrezikshme

Sipas nje shkrimi alarmant qe lexova dje disa nga ushqimet me te cilet perballemi perdite neper dyqane jane teper rrezikshme. Ato bartin objekte te padeshirueshme qe nuk deklarohen ne etiketat e permbajtjes. Me saktesisht (sipas njoftimit) ne perberjen e tyre ka substanca qe ne normalisht nuk i quajme te ngrenshme ose i evitojme per aresye besimi apo aresye te tjera (psh veganet qe nuk hane prodhime peshku etj). Nder objektet e padeshirueshme permendeshin luspa peshku (jane perberes te xhelatines qe perdoret per te prodhuar pijen freskuese Fanta), qime floku (perberes i aminoacidit L-cysteine qe ,prdoret per t'u dhene veti shkriferimi dhe pjekje me te mire miellit te tortave apo kekeve te gatshem), kacabuj (ngjyra e kuqe e kamparit prodhohet nga guacka e tyre) etj.

Pyetja qe me lind natyrshem eshte:
Pse nuk shkruhet nje shkrim po kaq alarmant per ujin? Te gjithe e dime nga vjen uji. Nuk eshte i distiluar. Nuk eshte pa mbeturina flokesh, buburrecash, apo halash peshku. Eshte filtruar nder to. Eshte pasuruar nentoke nes guresh qe jane skelete te mbeturinave qindravjecare.
Pse jane kaq hipokrite gazetaret ???

21 May 2007

Jo shmue i kudjesshem me fajlet

Spais nje stuidmi ne nje uivtnierset angelz nuk ka apsak renedsi ne cfrae renidtje veondsen gremat ne nje fajle. Ajo qe ka renedsi eshet fkati qe grema e prae dhe e funidt te noddhen rne venidn e duhur; pejsa tejter e gremvae mnud te jene vene kdroa mabs bergut dhe parpe njeiru e lxeon tetksin pa porbelm.

Kjo vejn per aersye se ne nuk lexjome cdo greme vec e vec, por fajlen si tresei.

Nuk di nsee leixmi vjen praa gremezimit korrket te fajleve, por nese fajlet nuk jane shukrar derjt dhe ne vednin e dhuur, leixmi nuk behet ajo ekspeirence inetersante dhe kuptimpolte qe ne deishrojme.

Kutpon ?

Stress release

16 May 2007

Ne vend te dyte :(

Suedezet zene vendin e dyte per ankesat me te medha ne lidhje me kushtet e punes. Vendin e pare e ”zoterojne” francezet.

Nje studim i bere nga nje agjensi britanike i rendit suedezet ne vendin e dyte ne shkallen e ankimit (te njejtin vend si vete britaniket).

Studimi publikohet online nga ”The register”. Ne studim moren pjese 14 000 veta nga 23 vende te ndryshme te botes. Ankesa per rrogat e uleta ishte aresyeja kryesore e pakenaqesise. Nder ankesat e tjera ishin pamundesia per te ndikuar mbi menyren sesi organizohet vendi i punes, pazotesia e shefave dhe qe leja vjetore eshte e shkurter (ne Suedi garantohen me ligj 25 dite pune si leje ne vit. Ne disa vende pune ditet e lejes jane me te shumta 28-41 ne vit ne varesi te moshes) .

Ajo qe i le pa ”fjale” studiuesit eshte fakti se ankesat jane me te shumta ne vendet e Europes Perendimore. Taialndezet pershembull nuk e kane per zakon te ankohen, pavaresisht se kushtet e tyre te punesimit jane shume here me te keqia se ato te Europes.

Rrogat ne Tailande jane 8 here me te uleta se ne Europe dhe USA sipas Charlotte Cornish (nje nga studiueset).

Grindavecet me te medhenj jetojne ne:

  1. France
  2. Suedi
  3. Britanine e madhe
  4. USA
  5. Australi
  6. Portugali
  7. Kanada
  8. Greqi
  9. Poloni
  10. Gjermani.

15 May 2007

Talent is overrated

Mendon qe duhet te jesh i talentuar per te patur sukses si artist ne fushen e muzikes ?
E ke kryekeput gabim.

Te dish t'ja marresh nje kenge si bilbil apo te kesh ze te bukur nuk eshte nga kerkesat elementare per te qene i sukseshem ne showbiz. Gjithcka qe nevojitet eshte teknika e duhur e marketingut dhe "Voila'! "

Nje studim i bere kohet e fundit nga Mark Voorneveld, docent i matematikes se aplikuar ne Universitetin tregtar te Stockholmit (Handelshögskolan) verteton se artiste si Madonna, Michael Jackson apo Britney Spears nuk ja dedikojne suksesin faktit qe kane talent.

– Kushdo qe eksponohet mjaftueshem ne media mund te behet nje artist i sukseshem! -eshte thelbi i studimit.

Me se 90% e suksesit i perket aresyeve te tjera. Vetem 10% e suksesit eshte ne varesi te talentit muzikor. Suksesi i ngjan topit te debores qe rrokulliset nga maja e malit. Sa me i dukeshem ne media te jete nje artist aq me shume shitet muzika e tij. Shumica e bleresve te muzikes ndikohen nga televizioni, radioja, bisedat e miqve etj. Shumica jone ndjek "rrymen".

Sipas studiuesit suksesi i Madonnes pershembull eshte perjashtim (deri-diku) i rregullit. Mark thote se me e rendesishme se talenti eshte fakti qe artistja nderron stil si kameleont.

Nuk besoj se eshte e domosdoshme te them qe studimi eshte hedhur poshte si budallallek nga perfaqesues te muzikes. Ata a e dine se sado para te harxhosh per nje perfaqesues te patalentuar te ndonje zhanri muzikor ata nuk behen popullore pa patur talentin e mjaftueshem.
Edhe nese talenti ne vetvete nuk eshte garanci per sukses.

13 May 2007

Kuriozitete ne internet

Deshiron te zhvillosh gjenialitetin. Ndiq keshillat e dhena ne lifehack.org
"How to become a creative genius"

Deshiron te modifikosh pamjen tende dhe te krijosh nje shoqeri perfekte me njerez po aq perfekte.
Provo shoqerine anime ne boten kibernetike Gaia. Qindra mijera anetare te mirepresin.

Deshiron te shohesh pemet me interesante te botes. Vizito faqen me fotografite e tyre ne Neatorama. Mos u trishto kur te zbulosh qe kane harruar te fotografojne Pishen Flamur.

Deshiron te njohesh veten, provo Inpowr.

* thank you Nanok.

12 May 2007

Every man a Rembrant

"Paint by numbers" eshte nje fenomen i lindur rreth viteve 50 ne Amerike. Thuhet qe ideatori ishte Max. S. Klein.

Pikturash te njohura, u skicohen vetem konturet ne nje cohe kanavace. Siperfaqet midis kontureve permbajne numra te ndryshem. Cdo numer perkon me nje ngjyre ose kombim ngjyrash. Ne paketen e "paint by numbers" pervec skices se tablose gjendet nje penel si dhe nje sasi kutickash te vogela me boje vaji apo akrilike me ngjyrat e duhura per te kompletuar pikturen.

Detyra e bleresit eshte qe penelate pas penelate, te ri-krijoje pikturen, si nje puzzle (gjeagjeze) e madhe qe do durim dhe sigurisht edhe ca dedikim.

Durimi rezulton ne nje pikture si kjo. Bleresi/kompletuesi mundet fare mire te shkruaje firmen e vet ne fund sepse ishte ai/ajo qe i dha jete skices bardhe e zi. Paint by numbers jane padyshim dhurata te lezetshme per femije madje edhe per disa te rritur qe i intrigon arti i piktures por nuk do te guxonin ta provonin vete.

ps: Piktura ne foto nuk eshte e imja (nuk zoteroj nje set te tille te "Paint by numbers". Fotoja vjen nga HobbyMasters.

Me mjalte apo me uthull


Themi se me mjalte zihen me shume miza se me uthull.
Ne fakt kjo nuk eshte dhe aq e vertete.
Me mjalte afrohen me shume miza se me uthull.
Per te zene ama duhet kombinimi
Uje + pak uthull+ nje pike ilac enesh.

Si u kujtova. Po ja pashe nje mize bananeje sot. Dhe truri vetvetiu shkoi tek nje program televiziv te para dy vjetesh, ku nje perfaqesues i Antiximex (firme qe merret me shfarosjen e insekteve te demshme neper banesa), per te parandaluar perhapjen e mizave qe ne ate periudhe korriku kishte arritur kulmin rekomandoi perzierjen e mesiperme.

Sipas tij era e holluar e thartires se uthulles i terheq mizat. Gjithashtu dhe ngjyra e verdheme qe krijohet nga kombinimi i uthulles me ujin dhe ilacin i terheq vizualisht ato. Nderkohe qe ilaci i eneve krijon nje friksion me ujin qe nuk i lejon mizat te largohen.

Keshtu pra. Me uthull KAPEN me shume miza se me mjalte.

11 May 2007

Dancing down memory lane...

E di qe jemi ne 2007 dhe dje pame gjysemfinalen e Eurovizionit. Po kenget e djeshme nuk qene mbreselenese (me fare pak perjashtime).

Meqe tre nga kenget e Eurovizionit 2006 kane hyre ne repertorin e kengeve te preferuara te miat (per prezantimin e kendshem, ritmin dhe melodite teper te kercyeshme, nje kombinim qe ne teresi u pershtatet gustove te mia) po ja u prezantoj.

E para: Elena Risteska qe kendoi per Maqedonine



E dyta: Tina Karol qe kendoi per Ukrainen



Dhe i treti: Andre qe kendoi per Armenine

AUTO-Intervista

Faleminderit per detyren e shtepise N.Ago.

Ja dhe pergjigjet e mia:


1. Lumturia e plotë për ju është?

- Cdo cast ne krahet e tij. Ka dicka me frymemarrjen, rrahjen e zemres se tij qe eshte teresisht qetesuese dhe lumturindjellese per mua. Nuk ekziston as bota, as puna as e perditshmja asgje tjeter


2. Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes?

Stacioni i preferuar i radios qe aktivizohet ne vend te ziles, me muzike-lajme-thashetheme etj ne programin RIXMORGON- ZOO.


3. Hera e fundit që u shkritë në të qeshur?

Para pese minutash.


4. Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është?

Toleranca. I pranoj njerzit ashtu sic jane ndaj dhe bej shume leshime.


5. Mangësia juaj kryesore?

Jam teper zemermire edhe me njerez qe nuk e meritojne kete.


6. Në cilat gabime tregoheni më tolerant?

Me gabimet e te tjereve. Errare humanum est.


7. Me cilën figurë historike, je i apasionuar?

Mbreteresha Kristina e Suedise (8.12.1626-19.04.1689), bije mbreti, protestante, mbreteroi, u be katolike, dha doreheqjen nga froni, emigroi ne France, Itali, bashkepunoi me kardinalin Mazarin per te pushtuar Napolin, jetoi ne Palazzo Farnese dhe Palazzo Corsini, shume e interesuar pas arteve te bukura etj etj etj. Shkurt nje figure shumeplaneshe.


8. Cilët janë sot, heronjtë tuaj?

Heronjte jane bere telef.


9. Udhëtimi juaj më i dashur?

Drejt se ardhmes.


10. Shkrimtarët tuaj më të dashur ?

Zola, D.H. Lawerence, Marguerite Duras.


11. Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë?

Mendjemprehtesine.


12. ...dhe tek një grua?

Idem (si me siper)


13. Kompozitori juaj i prefeuar?

Verdi (Aida) dhe Franz List (ky i fundit me teper per jeten dhe idete interesante se muziken nuk ja njoh mire).


14. Këngën që fishkëllen kur je në dush?

"True heaven is a place on earth" - Parajsa e vertete gjendet ne toke.- nga Belinda Carlisle 1988.


15. Libri me mbresëlënës?

Te gjitha librat e gazetarit, debatuesit dhe shkrimtarit Jan Guillou . Qe nga libri qe zbuloi parregullsi ne zyren shteterore te intelligjences IB (Informationsbyrån) tek librat e fantazuara per spiunin Carl Hamilton apo serine me tre libra mbi tempullarin Arn Magnusson.


16. Filmi më mbresëlënës?

Gone with the wind (Via col vento)


17. Piktori juaj me i dashur?

Piktori suedez Carl Larsson. Pikturat e tij kane nje ngrohtesi te cuditshme.


19 Ngjyra juaj e preferuar?

Ciklamin. (Magenta) dhe jeshile (si ketu ne blog).


19 Cilin quani, suksesin më të madh tuajin?

Ate qe nuk kam arritur ende.


20 .Pijet e preferuara ?

Ale " Bishops finger", dry martini, cider dardhe (vere e gazuar me e embel se shampanja). Jam gjithepirese ne fakt :P


22 Për çfarë jeni penduar më shumë?

Per "miqte" qe nuk e paten merituar miqesine time dhe qe e shperdoruan ate.


23 Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë?

Injorantet prepotente qe e quajne veten me te mire se te tjeret dhe kujtojne se dine gjithcka.


24 Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur?

Te bej plane.


25 Frika juaj më e madhe?

Nuk kam frike. Merakosem per te dashurit e zemres kur jane larg po me duket e natyrshme.


26 Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Preferoj te jap sugjerime dmth te them gjysem te verteta "white lies" sepse pavaresisht qe te gjithe duan te dine gjithcka askush nuk deshiron vertet te perballet sy me sy me te verteten. Eshte me e pranueshme t'i zbulosh vete disa gjera.


26 Cila është moto-ja juaj?

Pervec "Sapere Aude-guxo te tregosh zgjuarsi" dhe " Audentes fortuna iouvat- fati i buzeqesh guximtarit" u besoj ketyre dy shprehjeve:


All you need in this life is: ignorance and confidence. Then success is guaranteed!- Gjithe c'te duhen ne jete jane injoranca dhe vetebesimi. Atehere suksesi eshte i garantuar!" - Mark Twaine


If people talk behind your back, it only means that you are two steps ahead.- Nese njerezia flasin pas kurrizit, kjo do vetem te thote se ndodhesh dy hapa para tyre.- Jack Reno


27 Si do preferonit të vdisnit?

"Ne koke e ne grope".


28 Nëse ju ndodhte të takonit zotin, çfarë do të donit t’ju thoshte?

- Pse u ktheve kaq shpejt ?!


29 Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe?

Ne paqe.


--Kush te deshiroje mund ta marre flamurin dhe te na tregoje dicka me teper per veten.

07 May 2007

Filma per gra dhe burra

Ja dhe nje cudi tjeter te ciles i eshte gjetur "zgjidhja".
Nese nuk bini dot dakort cilin film te shihni nuk ka problem. Kjo shkaktohet nga qe grate dhe burrat kane shije te ndryshme !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! (sipas BBC)

Nje studim i ri e "verteton" katerciperisht kete. Gra dhe burra (sa ?!?!) u pyeten se cilat filma do te donin te ri-shihnin. Grate zgjodhen filma "romantike" ndersa burrat "te dhunshem".
I vetmi film i perbashket per te dy grupet ishte trilogjia e "Luftes se yjeve(Starwars)".

Me teper se gjysma e te intervistuarve pohuan se e kishin pare filmat me Luke Skywalker me se 20 here (????)

Filmat qe burrat duan t'i rishikojne
Star Wars
Aliens
The Terminator
Blade Runner
Godfather (Il Padrino)

Filmat qe grate duan t'i rishikojne
Dirty Dancing
Star Wars
Grease
The Sound of Music
Pretty Woman

* info vjen nga Aftonbladet qe citon BBC
** pikepyetjet dhe pikecuditjet jane te miat - se i kuptoj por s'i marr vesh te tilla studime.
*** do preferoja te rishikoja Dodgeball dhe Starship Troopers perhaps even Wild things ;)

06 May 2007

Dikur beja hartime (1)...jo vetem per vete

Deshira per te fluturuar. 5-6maj 1995.

Dorit:
Eshte e pamundur qe ne nje dite pranvere me diellin rezatues dhe zethat e zogjve te mos duash te dalesh nga pak fushave. Lulekuqet buisin kudo dhe petalet e tyre jane po aq te brishta sa krahet e fluturave qe ndodhen mbi to. Te brishta, te lehta, te pakapshme. Si krahet puhates te endrres qe me perpin papritur edhe kur jam zgjuar, edhe kur fle e lodhur apo buzeqeshur. Endra ime me e mahde, me ekstreme, me e paarritshme: Te fluturoj.
Te leshohem ne pikiate si skifteri ne ndjekje te zogjve te tjere. Ne marramandje te papriturash te mund te gjej e te zbuloj vetveten, ate qe jam, ate qe kam qene,a te qe do te behem. Gati si ne film. Por jo nje film me metrazh e shpejtesi normale, nje superfilm ku shpejtesia e rrokullisjes perputhet gati-gati me ate te riardhjes ne vete pas komes. Nje mrekulli sepse ne zgjim rikujtimi perfshin vetem te dikurshmen, para-komen, gjate fluturimit rikujtimi njeheresh ndjesia e re.
Me krahe hapur perpiqem te kap te pakapshmen. Hapesiren e pamate qe zvogelohet e zvogelohet vazhdimisht derisa behet nje pike e njohur, nje fushnaje, nje ndertese, nje peme. Si nje fill elastik qe qe nuk lejon ndarje fluturimi eshte ikerisht ajo qe s'eshte largim dhe mosndarje rikthim pas reflektimi deshireringjalles, nje mrekulli ndiesore e paaritshme.
E megjithate deshira per te fluturuar ndryshon tek cdo njeri, ashtu si ngjyra e flokeve, apo e syve apo deshira per muziken. E ndodhur tek gjithsecili prej nesh deshira per te fluturuar behet pothuaj domosdoshmeri po ta zbulojme tek vetja.

Elones:
Isha shume e lodhur ate dite. Nuk arrij as sot te kujtoj pse ndodhi gjithe kjo por me sa duket kisha bere dicka qe me detyronte te shtrihesha e sigurte se sapo te vija koken mbi jastek do te gjeja prehje. U ula gati pa fryme mbi shtrat dhe ajo qe me priste ishte nje qetesim i pakonceptueshem, i paarsyeshem ne gjendje te zgjuar.
Grupe engjesh rrethonin koken e shtratit dhe me cicerima te embla si te zogjve me detyronin te ngrihesha. U ngrita por kembet nuk me mbanin. S'mund te qendroja. Kembet i kisha te thyeshme, delikate. Engjejt kembengulen se duhej te shkoja me ta ndaj me ofruan nje pale krahe. Kisha frike. Njekohesisht deshiroja, pa shpresuar se do te mundja, te fluturoja. Luhata dy here flatrat e dhena dhe papritmas u gjenda lart ne nje hapesire plot mjegull. Mjegull jo te bezdisshme, nje mjegull te bute, te lehte me sterpikje engjejsh sic do ta quante kushdo qe e perjetoi. Nuk shihja asgje te bukur rrotull ama. Asgje qe te terhiqte vemendjen dhe gati u merzita. Papritur mjegulla u hap dhe pashe grataciela madheshtore mes te cileve duhej te fluturoja si telekomanduar dhe njekohesisht ne nje gare te formula 1. Shmangu majtas, shmangu djathtas, ngrihu ne lartesi, ulu, xhiro, leviz, ngadaleso, pershpejto. Edhe vetetima nuk do te kish krijuar imazh me te bukur se ajo puhatje engjejsh mbi qytet.
-U zgjova e fresket. E cliruar nga lodhja qe kisha ndjere. Kisha ama nje deshire te pakontrollueshme. Deshiren per te fluturuar, pa u ndalur askund, e cliruar nga gjithcka lodhese, te rigjeja vetveten.

04 May 2007

E degjove te fundit...

Thashethemin, cfare tjeter. Vjen nga Londra.

Sipas nje analize te bere (me falni po nuk ma nxe goja ta quaj studim) te gjithe bejne thashetheme por vecanerisht mesuesit. 79 ne cdo 100 mesues pranojne pa doreza se kritikojne koleget kur keta te fundit nuk mund t'i degjojne.
27 perqind i dedikohen thashethemeve te pastra nderkohe qe 54 perqind pohojne se mbajne "sekrete" per t'i dhene vetes avantazhe dhe per t'u pare me sy me te mire
nga shefat.

Organizata Leaders ne Londer ka intervistuar me se 2 000 vete dhe ja konkluzioni i nxjerre:
– sa me shume te varet suksesi i nje projekti dhe avancimi ne karriere, nga perpjekja individuale, aq me shume thashetheme do te bejne njerezit duke perdorur njeri-tjetrin si mjet per te siguruar perfitime vetjake.


Thashethemexhinjte me te thekur:
Mesuesit- 79%

Bankieret dhe llogaritaret 78%
Kamarieret e guzhinieret 71%
Mjeket dhe infermieret 70%

Guidat dhe punonjesit e agjensive turistike 70%
Policet 66%

Gazetaret dhe media 65%
Punonjesit e telekomit 60%

Farmacistet 35%
Ndihma e shpejte 33%

* si gjithmone nga Aftonbladet

03 May 2007

I suspect ...

...that I am sick.

The disease is "Social networking fatigue" -i.e. burned out of networking (the freshest of buzzwords). I can feel the stress of having a gazillion accounts on as many forums and websites (Myspace, Frappr, Blogger, Gmail, Yahoo, MSN, Skype and so on and so forth) all of which are being negleted to some degree.

But than again. I am gripping at straws. I'd better aim at another buzzword if I want to be "hip".
I chose "the proper work-life-blend". Balance is overrated. Chaos is the thing to aim for. With an appropriate work-life-blend. It might become a problem if work almost equals life. But that shouldn't be a problem for me. Life is only a shade and so is work.

02 May 2007

Modesty Blaise


Okej. Nuk do i quani libra dhe as letersi. Per mua jane si libra ashtu edhe letersi. Madje jane dicka me teper. Jane nje mundesi per te mesuar nje gjuhe te huaj sa me shpejt.

Comic Strip me tekst te Peter O'Donnell dhe vizatime te Jim Holdaway dhe me vone te Enric Badia Romero. Historite e Modesty apo "princeshes" jane filmatizuar ne 1962,1966 (me Monica Vitti ne rolin e Modesty), 1982 dhe 2003. Gjithashtu jane permbledhur ne nje seri prej 13-novelash dhe tregimesh te shkurtra. Modesty eshte pak a shume James Bond femer.

Modesty eshte nje jetime e rritur ne nje kamp emigrantesh diku ne Greqi. Pas aventurash ne mesdheun e pasluftes se dyte boterore, ne Egjipt dhe boten arabe, ajo krijon nje grup kriminel shume te sukseshem me baze ne Tanger. Pasi pasurohet se bashku me mikun platonik , te vetmin qe e therret "princeshe" dhe qe funksionon si dora e djathte e saj, Willie Garvin transferohet per ne Angli.
Ketu i pergjigjen kerkeses per ndihme te sherbimeve sekrete britanike te perfaqesuara nga sir Gerald Tarrant. Willie eshte nje donzhuan me vete nderkohe qe marrdhenia midis te dyve eshte vetem platonike.

Modesty eshte edukuar nga nje xhentelmen dhe nderkohe di te luftoje fare mire me thike, pisqolle etj etj.
Operacionet ne bashkepunim me sherbimet sekrete britanike jane thelbi i tregimeve per Modesty. E kaluara e saj perdoret me teper si mjet lidhje nga njera aventure ne tjetren.

Pa fjale: si qeni dhe macja!


Fotot, pavaresisht se me kujtojne shprehjen "it is raining cats and dogs" dhe gjyshin, u sollen ketu thjesht per zbavitje.

01 May 2007

Sigurime shoqerore apo private

Note to self: People are amazing. They take for granted things that arent' there and do not understand any of the advantages they currently posses.

Si shpjegohet qe ne nje shoqeri si kjo ketu (apo dhe e shume vendeve te europes perendimore) te rinjte, pavaresisht nga informacioni i teperuar qe u jepet neper shkolla, as qe e dine kuptimin e sigurimit shoqeror apo dallimin midis sigurimeve shoqerore nga ato private. Madje ka dhe me keq, nga ata qe nuk dine te bejne dallimin midis sigurimeve shoqerore nga nje libreze kursimesh ne banke?! Frymemarrje e thelle e shoqeruar me renditjen e "fakteve", qe nga shkollimi pa pagese e deri tek pensionet e pasvdekjes, pagesat per lejen e barres, leja e orarit te shkurtuar te punes gjate kohes qe femija eshte me pak se 12 vjec, vizitat mjekesore me takse standarte etj etj etj financohen nga taksat dhe tatimet dhe jane pjese e sigurimeve shoqerore. Dhe prape nuk e kuptojne. Nderkohe mund te instalojne, programojne dhe perdorin 1001 programe kompjuterike, krijojne proteina dhe ilace ne laboratoret e kimise organike etj.

Doja t'u sugjeroja nje dush te ftohte dhe nje udhetim ne afrike. Nuk ma lejoi "kultura".
*pout