You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

27 October 2007

Kufizime per poste anonime

per aresye te reklamave te ilaceve dhe hapeve qe gjeten rrugen edhe per tek ky blog.
Shpresoj te mos u prishi shume pune ky kufizim.

24 October 2007

Kupa nga A ne H (anglisht me figura :P)

AND, just a thought for all the women out there........

MENtal illness, MENstrual cramps, MENtal breakdown,
MENopause............

Ever notice how all of women's problems start with men?.........And

When we have real trouble it's HISterectomy!!!!

Send this to all women to have a laugh AND, don't forget to have a mammogram!!!!!!

A Friend Is Like A Good Bra...

Supportive
Comfortable
Always Lifts You Up
Never Lets You Down or Leaves You Hanging
And Is Always Close To Your Heart!!!
But Hard to Find .................
______________________________________________________________________________
Disclaimer: ...nuk e solla une po e e gjeta ne mes tuaj... ose sade nuk e bera vete po e huazova nga nje e-mail (pa te drejta autori). Si "mesazh" eshte me i pershtatshem per babacjapin se per mamadhine po si vizitore pa "celesa" qe jam e solla me mire ketu e po ju le ta mirrni vete po u pelqeu.


23 October 2007

Pyetesori nr n


  1. Ngjyra e syve? – Te gjelber/Kafe (te shkruar).
  2. Makina e preferuar? -Volvo S40 (volvo= latin une rrotullohem/rrokullisem). Edhe ndonje Porsche nuk do qe keq. 
  3. Me të mëngjrën a me të djathtën? - Me të djathtë.
  4. Këpucët që veshe sot? - "Bussiness" (dmth te zeza, lekure, taka katrore lartesi 6 cm)
  5. Frika? - Nuk para kam frike se sic thoshte nje i njohur "ka lala bicak" 
  6. Qëllimi që do donit të arrinit këtë vit? - Me shume gjera per te bere po me pak stress :P (ne fakt- do te doja te merresha me shume me stervitje por vitit po i vjen fundi e palestra s'me ka pare mire akoma). 
  7. Mendimi i parë në mëngjes? - "Sa idiote eshte Titti(spikere)", ose "sa debila jane njerezit" (zgjohem zakonisht ne mes te ndonje diskutimi te tre spikerave te programit te mengjesit ose nga ndonje njoftim idiot ne lajme mbi vjedhje/vendime/ vrasje komplet te pakuptimta/te pajustifikueshme)..
  8. Koha e gjumit? - Pas ores 12.
  9. Pepsi apo Koka? – PEPSI...
  10. E dalë në grup apo dyshe? - varet nga plani. 
  11. Çokollatë apo vanilje? - Cokollate e bardhe (sa me pelqejne yndyrnat mu)
  12. Tymos? – Vetem per festa.
  13. Këndon? - Me iso ;) Oj te kenduar thote.
  14. Ke rënë në dashuri? - Si jo.
  15. Do të martohesh një ditë? - Nuk eshte enderra e jetes sime po do e bej nje sakrifice edhe une e do martohem qe te kete sebep fisi e shoqeria te beje "respektet" e radhes.
  16. A shkon mirë me prindërit? – Qe pas doleshences mire e me mire.
  17. I bie ndonjë vegle muzikore? – I kam pas ra qypit (harpes, pianos) tani i bie vetem tastieres se kompjuterit. 
  18. A ke tymosur muajt e fundit? – Po
  19. Karemele/cokollata e preferuar? – Basset's "Sour winegumms"
  20. Ke dalë me ndonjë çun muajt e fundit? – Posi jo, cdo mengjes per ne pune (secili per ne pune te vet kuptohet).
  21. Kur ishe e vogël...? – Gervishja gelqere nga muri i ballkonit dhe pergatisja "mbushje" dhembesh per kukullat. Recitoja. Lexoja "shtepia e shpirterave" te Allendes qe mami e mbante brenda sirtarit me celes qe te mos ta gjeja une. Ndihmoja dajen te nderronte tranzistoret e tv dhe hypja ne tarace per te rregulluar antenen.
  22. Të kanë thënë ndonjëherë " bishtpërdredhur"? – Pas kurrizit se perpara syve s'u a mban "culo"...
  23. Ke vjedhë ndonjëherë në dyqan? – Ndonje kokerr rrushi per te provuar a ja vlen ta blej. 
  24. C'do bëhesh kur të rritesh? – Denglamadhe (oo me fal qenkam rritur "already").
  25. Tatuazhe? –  Ncuq...
  26. Njeriu i famshëm i preferuar? – I preferuar per cfare ? .
  27. Skuadra e zemrës? – S'kam. "sport is not my cup of tea".
  28. I dashuri ideal? – Ai.
  29. Shokët më të mirë? – Ata qe japin pa pritur dicka ne kembim dhe qe jane gjithmone te gatshem te ndihmojne, te degjojne...
  30. Beson në dashurinë me shikimin e parë? – Jo.  
  31. Marka e preferuar e veshjeve? – marka s'ka rendesi cilesia po.
  32. Pushimet e ëndrrave ? – Në parajse :P
  33. Kafshë shtëpiake? – Po. Kam qen(ushe). 33a: pet peeve = gjeja qe te irriton me shume ?njerezit qe nuk tolerojne te tjeret.
  34. Këngëtari i preferuar? – Paul Anka.
  35. Filmi i preferuar? – Ka shume.
  36. E ke shkrepur ndonjëherë pushkën? – Po. automatike, gjysem automatike, sportive, gjahu, pistolete. Po te merresha me ndonje sport do te merresha patjeter me qitje.
  37. Të pëlqejnë këto pyetjet? – Hic fare po c'ti bej shoqes Akullnaje qe mi dha detyre.
  38. Të pëlqen vetja? – Varet nga pasqyra.
  39. Jam e varur prej? – Atij, internetit, shoqerise, librave, jetes.
  40. Pija e preferuar? – Martini Bianco.
  41. Të ka vajtë mëndja skiç për njeri? – Normal.
  42. Guxhulitesh? – Jo gjithmone.
  43. Akullorja e preferuar? – Me arra dhe shurup panje (walnuts and maple syrup).
  44. A beson në Zot? – Zoti ka besim tek une.
  45. Përshkruaje veten me 3 fjalë. – E dashur, e kujdeshme, praktike (e squt :D).
  46. Dita e preferuar e javës? – E merkura (quajtur ndryshe e shtuna e vogel)
  47. Çfarë revistash lexon? – C'te me bjere ne dore (Readers digest, glamour, cosmopolitan, it-world, pshychology today...) 
  48. E ëmbël apo e thartë? – E tharte.
  49. Marka e preferuar e çimçakizit? – Big Red (me kanelle).
  50. Ngjyra e flokëve? – Gështenjë.
  51. Bishtin apo kokën? (e gjelit???) – koken. 51a: heads or tails= koke a pil? Une zgjedh gjithmone koken 
  52. Soji? – "caucasian".Evropiane.
  53. Gjatësia? – 5 kembe.
  54. Dobësia? – Nuk them dot jo kur me kerkojne ndihme/mendim 
  55. Pica e preferuar? – "Kebab".
  56. Fjalia më e shpeshtë në një sms? – "hej"
  57. Tipari më i mirë fizik? – "syrat" 'ne "xhemla"
  58. Të zë makina, treni, avioni? – Ralle, jo (dikur me ka zene treni ne rrugen tirane-durres se po lexoja), me raste.
  59. Mc'Do apo Burger King? – KFC :D Ne fakt nuk kam asnje kundershtim per menyte e Mc'D sidomos sallatat.
  60. Lipton Ice Tea or Nestea?- Lipton. .
  61. Kafe apo kapuçino? – Kapucino.
  62. A shan ndonjëherë? – A quhet"e marrte dreqi" cdo dy minuta ndonjehere ??.
  63. Do të shkosh në Universitet? – "Been there done that" keshtu qe jo. Ndoshta per pune.
  64. Të duket vetja tërheqëse? – Marshallah.
  65. A ke pirë alkool muajin fundit? – Sigurisht. 
  66. A ke marrë drogë muajin e fundit? – Jo. As te parafundit.
  67. Filmi vizatimor i preferuar kur ishe kalama? – Djaloshi i cuditshem  (apo e kishte djaloshi magjik).
  68. A ke hipur në skenë muajin e fundit? – Po. 
  69. Sporti i preferuar? – qitja pra... hajt mo dhe skite me pelqejne po jo me shume si sport sesa si zbavitje. 
  70. Të kanë rrahur ndonjëherë? – Me raste, me se tepermi kane mbajtur ligjerata. 
  71. Si do të vdesësh? – Ne koke e ne grope. 
  72. Piercing? – dy, ne veshe, vethet.
  73. Ngjyra e preferuar? – Gurkali e erret (petrol).
  74. Pjata e preferuar? – Byrek me mish pule. 
  75. Prindërit e tu janë...? – Ultra! ...
  76. Ke kalamaj?- Ncuq.
  77. Ke kafshë shtëpiake?- POooo.
  78. Aroma e preferuar? – Per momentin "After 5" e Elisabeth Arden.
  79. Njëherë u deha dhe...? – Shhh.
  80. Muzika e preferuar? – Sipas rastit labce, rrok, hard rock, metal, tango.
  81. Pa çfarë s'mund të jetosh? – Pa ajer.
  82. Stina e preferuar? – Vjeshta.
  83. Flori apo argjend? – AR.
  84. Kush është personi i fundit që ju mori në telefon? – Nje rrote pa lidhje, gabimisht.
  85. Si i jep makinës?- Ralle e per mall. Preferoj te kem "shofer".
  86. Më mirë e pasur apo e famshme? – E pasur.
  87. Kur je mërzitur shumë....? – Nez i dahon. Ne fakt kam harruar se u be ca kohe qe nuk kam qene fare e merzitur. Pak me nerva po ato nxirren me nje te gerthitur te mire :P:D
  88. Si e ke zilen e celit këto kohë? – "Show me your love" kenga Ukraines e eurovizionit 2006.
  89. Sa e ke çuar pa gjumë? – 48 ore (po u bene ca vite qe nuk e aplikoj pagjumesine e zgjatur).
  90. Ç'do bëje me 1 milion dollarë? – Nje verre ne uje.
  91. Ç'ju bën për të qeshur? – Ai.
  92. Libri i preferuar? – E veshtire te zgjedh
  93. Çasti më i sikletshëm? – Nuk duhet te kete qene shume i sikletshem perderisa nuk me kujtohet.
  94. Gjëja e preferuar që ke? – Familja 
  95. Ke lëvizur shtëpi ndonjëherë? – Sa here te duash.
  96. Puthje apo përqafime?- pathje pathje.
  97. A jeni njeri emotiv? – Po.
Akullnaja faleminderit!
E mban mend ate skecin e shkodres me banakierin qe e bente kafen uje fare.? Kur i erdhi klienti ta shikonte si e bente kafen, banakieri pasi mati kafen dhe sheqerin e pyeti "po ujin ku ta fus tani? ". Keshtu dhe puna ime. Po planin ditor kur ta bej tani ?! :D Gjithsesi rrofsh se ky pyetesori ishte me i kendshem se kokecarjet e dites.
 
N.Ago te pasoj detyren.

20 October 2007

U plake mike u plake...


bran i heq ato carape... (u plake o mik dhe tine) etj etj.

Sipas thashethemeve me filloi mesojeta e hershme(dje ky muhabet qe te mos corientoheni).
Tanime s'jam me as adoleshente as aguridhe. Iku vapa me gushtin.

"Early middle aged" ishte definicioni (eee e di percaktimi i thomi ne ne shqip- dhe "don't get your knickers in a bind for a lousy word" do i thoshte nanjoni nga Britania e modhe) qe me beri nje e njohur.

Ama sipas kandarit tim, middelaged nuk behem pa kaluar edhe 20 vjet
(hajde numerim me kandar hajde - do thoni ju.
E po mire o - do them u..- Une jam shenje e ziqit keshtu qe te gjitha gjerat o do i ve ne kandar o do i mas me kandar. Ju matini me kut po u pelqeu. Bile bile matini me kembe ne keni mendje te keqe).

Ku e lame se harrova (qyqa rrobo jam bo senile m'duket, e ka fajin dita e djeshme per at'zot).
Kshu pra po thosha per middlen e ages. Sipas ca thashethemeve njeriu "piqet" ne 40 vjec. Sipas te tjerave "jeta fillon ne 50 vjec". Hajde merre vesh.
Une u bera 30. Me zero me xhufka (lule ne fakt qe i kishin pikturuar shoqeria)

15 October 2007

Be good...


...sleep tight, don't let the bedbugs bite...

08 October 2007

E di...bej mungesa

...po s'kam c'i bej.
a) kam shume pune
b) kam shuu uu uu uu me pune
c) kam shume gjera ne koke qe nuk i bej dot sepse kam shume pune
d) kam kaq shume gjera ne koke sa nuk bej dot asnje pune
e) kam kaq shume gjera ne koke dhe neper duar sa nuk bej dot asnje gje me pak e asnje gje me shume sec' arrij te bej
e) pamundesine e mbush me plane
f) pra, kam bere plane (mund ta lexosh me ll PLLANE nese te ndihet me e afert si fjale)

te gjata, te gjera, te perzgjedhura, te vecanta, te pergjithshme.
Me dhe ne leter. Ne teori dhe ne gjysem praktike.
Megjithate koha nuk mjafton.
Planet po. 1 ditore dhe 5 vjecare.

Po te pyesni ku jam do them
duke bere ne vend numero.
Mire qe di te numeroj te pakten...

Ah di dhe nje gje tjeter
di te perseris zgjithsegjuhe (tonguetwisters) si
  • kupa me kapak kupa pa kapak
  • e shes thesin s'e shes thesin
  • pese sepata plaka presin pese plepa pleq, plepi me plak ka palce me pak.
  • dhe dhe dhe dhe more, dhe more se dhe dhe. (asnje dhe nuk eshte i/e tepert)

05 October 2007

Stervitje-Kliko mbi figure per te pare ushtrimin e plote

Mos rri ulur aty prapa ekranit. Cohu vendit dhe bej ushtrimet e meposhtme

nr. 1

nr. 2


nr. 3


nr. 4

nr. 5

nr. 6



... ja dhe nje ushtrim per me te zotet:

Fundjave te mbare !!!!!!!

02 October 2007

Vjeshte

Sezonet e punes jane cuditerisht ne kundershtim me stinet e vitit.

Vjeshta (te pakten ne Suedi) eshte periudha kur kryhen te gjitha studimet, mbledhjet, iniciativat, reformat, ndryshimet, planet, bisedat vjetore, negociatat e rrogave, rinegociatat e marreveshjeve.
Ne vend qe te "mbillen" idete ne pranvere per t'u "korrur" ne vjeshte, behet gjithcka ne vjeshte, me mbjellje me korrje me analiza me plane me aktivitete "jashtepunesore", me afterworke dhe koncerte.

Fundi i vitit ka qyfyret e veta (qe ndoshta do te rrefehen kur t'i vije koha) nderkohe qe ne sezonet e pushimeve behet fjale vetem per "mbijetese" te atij "cerekut" te punonjesve qe pret pushimet ose qe sapo eshte kthyer nga pushimet ne favor dhe mungese te trecerekut tjeter te punonjesve (qe sipas rregullave marrin 5 jave te njepasnjeshme pushimi nga te cilat te pakten dy duhet te jene ne korrik).