You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 February 2008

Melodia dhe teksti i fundjaves

Kenga qe do prezantoj sot mori pjese ne Eurovizion ne vitin 2000 dhe arriti ne vendin e 7. Ka nje muzike te fuqishme dhe nje text e temperament luftarak qe cuditerisht e gjej frymezues. Ndoshta fale marsheve me te cilat jemi rritur.

Po perpiqem te shqiperoj tekstin-direkt nga orgjinali duke u perpjekur te ruaj "kendueshmerine" per ata qe u intereson. (Versioni ne anglisht, qe u pergatit per Eurovizionin, si dhe orgjinali ne suedisht gjenden poshte videos).

Roger Pontare "Kur era peshperit emrin tim"
U rroberova nga erresira
Asnje fije drite
dhe pse zjarri rrotull perpinte gjithcka
Ne shkelqimin e flakes pashe shprese e besim
Te zhduken ne qerthuj si tym...

Oh me jep fuqi
Me jep forcen te mbroj vendin tim
Me jep nje rruge,
ta ndjek
Ja shoh shpaten luft(et)arit qe prin!

Ref.
Doni qe te kthehem pas,
Te luftoj per liri?
Kurre atdheun s'e tradhetoj
Kur era therret emrin tim...

Shiu qe ra
dhimbjen time e fsheh per gjithnje
Shoi etjen qe
me pervelonte ne gji
Ne agim arratine drejt malit e mora
Dhe ne vrap e siper nje ze, degjova
Era cirret
E degjoj te therrase emrin tim
Kam nje udhe,
do ta ndjek
E shoh shpaten ne dor'n e luftetarit,
Me prin!





Orgjinali: Roger Pontare "När vindarna viskar mitt namn"
Jag blev fångad i ett mörker
Jag såg inget ljus fast allt omkring stod i brand
I lågornas sken fanns mitt hopp och min tro
Som virvlade bort och försvann
Så ge mig min styrka
Ge mig kraft att försvara mitt land
Ge mig en väg att gå
Jag ser yxan i krigarens hand

Ref.
Vill ni att jag vänder om
Och slåss för den jag är
Aldrig sviker jag mitt land
När vindarna viskar mitt namn

Regnet som föll det fick dölja min sorg
Och släcka min brinnande törst
Jag flydde till bergen när gryningen kom
Men plötsligt jag hörde en röst
Vindarna viskar
Jag hör dem kallar mitt namn
Jag har en väg att gå
Jag ser yxan i krigarens hand


English lyrics: WHEN THE SPIRITS ARE CALLING MY NAME
I am caught in a trap,
there is no turning back.
I'm finally facing the fear.
The sky is on fire
and up with the flames,
my hope and my dreams disappear.

So bring me the power,
let us live for the land and the seas.
Show me the way to go,
Let me fight with my body and soul....

LET ME BE, THE NATIVE SON,
WITH FREEDOM IN MY HEART.
LIFE WILL NEVER BE THE SAME,
WHEN SPIRITS ARE CALLING MY NAME

Let me out of the darkness,
the shadows of pain,
and I'm keeping my promise to you.
My people, my spirit, the home of my heart,
You're with me wherever I go.

"Zbukuro" te ardhurat

Bukuria eshte e leverdisshme. (Dhe jo, nuk po flas per bukurine shpirterore). Sipas nje studimi te bere ne Universitetin e Texasit (qe paraqitet ne numrin e fundit te The Economist dhe referohet nga shume media boterore) nje nga avantazhet e bukurise eshte rritja e te ardhurave. Sipas studimit ne USA dhe Kanada nje "i shemtuar" kishte te ardhura qe ishin 9% me pak se mesatarja nderkohe qe nje "i bukur" merrte 5% me shume se mesatarja. Edhe femrat ndikoheshin nga "faktori i shemtise" por ndikimi ishte me i ulet sesa tek meshkujt (gje qe i cuditi studiuesit).

Ne Shanghai situata ishte pak e ndryshme. Nje "e shemtuar" merrte 31 % me pak se mesatarja nderkohe qe nje " e bukur" 10% me shume. Raporti per meshkujt ishte -25% dhe +3%.

Ne Britanine e Madhe meshkujt e "shemtuar" marrin me pak se femrat e "shemtuara" (ne perqindje ndaj mesatares). Nderkohe te ardhurat shtese nga "bukuria" ishin ne te njejtitn nivel +1%.

Faktore "shtese": Bukuri/demokraci/perfitim/kozmetike!
Dr Daniel Hamermesh (studiuesi prane Universitetit te Texasit) ka konstatuar gjithashtu se avoktatet private jane me te "bukur" sesa ata qe punojne ne sherbim te "shtetit". Gjithashtu se njerezit e "bukur" i gjeneron me shume te ardhura punedhenesit sesa te "shemtuarit".

Si paralel i studimit te publikuar nga Economist eshte bere nje studim ne Suedi nga perfaqesuesi i "RATIO" Niclas Berggren. Ai ka pyetur persona nga Suedia dhe Amerika te shohin fotografite e 2000 personave qe kandiduan ne zgjedhje ne Finlande dhe t'i rendisin sipas "bukurise". Te "bukurit" paten rezultate me te mira gjate zgjedhjeve.

Shitja e kozmetikes ne bote ecen mire (Shume mire do te thonin ca e ca). Ndoshta ngaqe perceptimi i bukurise mund te sjelle rritje ne te ardhura qe ndoshta e mbulojne investimin. Megjithate Daniel Hamermesh arrin ne perfundimin se kozmetika nuk eshte nje investim effektiv. Rritja ne te ardhura mbulonte vetem 15% te shpenzimit per kozmetike per femrat qe perdornin shume kozmetike ne Shanghai.

28 February 2008

Rrofsh Enush qe ma le pyetesorin ne dere!


    1. Pi duhan ? Per festa.
    2. Ke puthur njeri dy javët e fundit ? Posi jo mengjes, dreke, darke.
    3. Kush qe personi i fundit që të erdhi për vizitë? Shoku i familjes Ariu (i shqiperova emrin de).
    4. Të ka marrë malli për njeri? Per ca persona po vecanerisht per Di dhe gocen e halles.
    5. Me kë do të luftosh? Me rrotat.
    6. Të pëlqen njeri? Si s'me pelqejne. Jam e mire jo shaka :P.
    7. Kënga që po dëgjon? Zhurma e lugeve dhe piruneve te rrobve qe hane dreke. Une u riktheva para kompjutrit te "bej" detyrat.
    8. Ç’do bësh nesër? Kismet, dite e re nafake e re.
    9. Ke parë tofu? Me teleskop. Jo me fal po kam parë dhe kam provuar.
    10. Ke ngrënë ndonjëherë? Po sapo mbarova.
    11. Do të kthehesh në shkollë të mesme? Pse o budallaqe jam une?!
    12. E ke parë filmin e Britnit? Pash n'erin ku e gjete kete pyetje?!
    13. Ç’bëre dje?- Punova, mesova, u llafosa, vizitova nje shoqe, dola me bucen, bera ca xhiro me makine bera ca pazar. Do me ?? Se ngeli te te them si lava dhembet pastaj.
    14. Me kë vozite herën e fundit ? - me shoferin e autobuzit :D
    15. Je e lodhur?- Vende vende.
    16. Me kë ishe sot? me shefen.
    17. Ku e ke mëmën? Në pune.
    18. Ç’ngjyrë i ke çorapet? Bojeqielli, te shkurtra prej pambuku. (E di qe pyete per ngjyren po thashe ta them qe nuk jane geta kllounesh)
    19. Ç’ngjyrë e ke bluzën? Te verdhe ne limoni.
    20. Cili është vëndi më i bukur ku ke qenë? Ne SHQIPERI!.
    21. A mendon se Barbi është një model negativ për vajzat e vogla? Nuk mendoj me vijne fjalet vete pa menduar. Oops me duket se jam Barbi:((
    22. Sa kohë të duhet për t’u bërë gati për të dalë? 5-10 minuta.
    23. Ka anije familja jote? Familja e zgjeruar po. E ngushta jo.
    24. E ke puthur ndonjëherë macen tënde?- Jo me mjafton qeni.
    25. Ku ishe më 11/09? Në piceri. U "kthjellova" per situaten nga nje zile celulari qe me tregonte se WTC kishte rene. Kthim direkt ne shtepi dhe ngulje para lajmeve. Rahmet shpirtrat.
    26. Përshkruaj kompjuterin ku je duke punuar. - Larg qofte.
    27. Ke dalë ndonjëherë nga USA? Hyra shul e dola lloz.
    28. SMS-i fundit që more? Mesazhi arriti.
    29. Të ka rënë ndonjëherë në kokë për ndonjë mësues? Jo ne koke jo po ne cacke te kokes edhe mundet.
    30. A thua ndonjë dëshirë në 11:11? Jo se i mbaj sekret..
    31. Lente apo syze? Qyze.
    32. Pushimet e ardhshme? Po i mendoj.
    33. I bie ndonjë vegle? - Defit..
    34. Ke ndonjë vëth gjëkundi? Dy prej verteti dhe gjihe keshillat e gjyshes qe thoshte "ta kesh vath ne vesh".
    35. Personi i fundit që përqafove? Xhuli. Sherim te shpejte zemer.
    36. Ç’bëre 24 orët e fundit? Ehu ti ne nje vrime i bie.
    37. Kush të ka nevrikosur sot? Nje brinje qe kishte ngecur keq dhe nuk me la te flija rehat.
    38. A shkarkon muzikë? Rralle e per mall.
    39. Ka kënduar njeri për ty? Nuk degjoj mire nga ai vesh.
    40. A dashuron njeri? Veten zakonisht.
    41. Ke kërcyer ndonjëherë si kangur? Jo si lope.
    42. Ke pasur ndonjë antfarm? Jo. Punetore jane ato dreq milingonash po s'jane per mua. Te ishin blete edhe hajde.
    43. Të duket se të duan njerëzia? Posi jo vdesin per mua. (Te ka lene gje mendja apo ben vete ?!)
    44. Ku është vendi më i çuditshëm ku ke fjetur? Në autobuz (jo dhe aq i cuditshem por behej fjale per nje udhetim 15 minutesh kur mekapi nje renie tensioni dhe nuk hapja dot syte) Tmerr.

    Po ja le taze Tetenes dhe ndonje tjetri qe e kane harruar paraardhesit.
    Ika tani se ju te beni per kafe :))

23 February 2008

"Genjeshtra"

Rrefimin me poshte ma nisen ca miq me e-mail (jo shqip). Meqe pertoj te zhgarravis ndonje post timin (sepse per momentin do dilte acarues dhe grices), thashe t'a perkthej kete copez "morali" fundjave dhe te perfitoj nga rasti per t'ju uruar nje fundjave clodhese.

Nje dite nje rrobaqepese e (koheve te shkuara) kish ndaluar dhe pop punonte anes lumit. Ne nje moment teksa po maste e priste copat i reshkiti gishteza nga dora dhe i ra ne lume. Ajo vuri kujen me te madhe. Ne moment ju shfaq perpara Zoti dhe e pyeti se pse po qante. Rrobaqepsja ju pergjigj se i kishte rene gishteza ne lume dhe nuk mund te vazhdonte punen. po te mund te mos vazhdonte punen nuk do kishte mundesi te ndihmonte te shoqin te mbante familjen.
Zoti futi doren ne lume dhe nxorri nje gishtez te bere prej ari dhe safiresh.
A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Jo- u pergjigj ajo.

Zoti futi prape doren ne lume dhe nxori kete rradhe nje gishtez te bere prej argjendi dhe topazesh. A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Jo - u pergjigj ajo.

Per te treten here futi zoti doren ne lume dhe nxorri kete rradhe nje gishtez te perdorur prej lekure. A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Po - u pergjigj ajo.
Zoti u gezua kaq shume nga sinqeriteti i rrobaqepeses sa ja lejoi t'i mbante te tria gishtezat.
-----------------------
Disa vite me vone rrobaqepsja kishte dale per te shetitur me te shoqin anes lumit. Papritmas te shoqit i shkau kemba dhe ra ne lume. Rrobaqepsja ja plasi te qares me kuje dhe edhe kete here u faneps perpara saj Zoti. Perse po qan ? - pyeti ai rrobaqepesen. Im shoq ka rene ne lume, - u qarravit ajo.

Zoti zbrit ne va dhe kur u kthye mbante perkrahu George Clooney. A eshte ky burri yt ? - pyeti ai. Po- bertiti gruaja.
Zoti u inatos keqas. Ti genjen- i tha ai rrobaqepeses.

Eh, me fal- tha rrobaqepsja- po ky eshte vetem nje keqkuptim. Sepse nese do te isha pergjigjur jo, Ti do te zbrisje prape ne va dhe do me kishe sjelle Brad Pitt. Po t'i thosha jo edhe atij do te ishe kthyer ne lume per te me sjelle tim shoq. Dhe po te kisha thene po atehere do m'i kishe dhuruar qe te tre. I madhi zot. Une nuk jam ne gjendje te kujdesem per te tre keta zoterinj. Ndaj te thashe PO kur me pyete nese George Clooney eshte im shoq.

Dhe zoti e la rrobaqepesen te jetonte me George Cloooney-n.
-----------
Morali i historise:
Nese nje grua genjen ajo e ben kete per nje aresye miresie dhe llogjike per te miren e te gjitheve. Te pakten ky eshte morali qe ne grate predikojme dhe e mbajme si te vertete te pakundershtueshme ;)

Nenshkruar
Bashkesia e grave kudo qe ndodhen

14 February 2008

Librat e javes se shkuar

Adresa "Flashmarket Close" nga Ian Rankin-
Roman kriminalistik ku intrigat nderthuren natyrshem. Trupi i nje emigranti te panjohur gjendet ne nje apartament bosh. Ne kerkimin e pashprese per nje vrases shkokolepset nje lemsh i papare racizmi, korrupsioni, burokracie. Njekohesisht ne nje pub te ri ne ndertim e siper zbulohen skeletet e nje nene me te birin. Ne fakt skeletet jane njeri plastik dhe tjetri nje skelet i perdorur per mesimdhenie ne mjekesi dhe i zhdukur disa vite me pare.

Memoirs of a Geisha nga Arthur Golden-
Libri shpaloset si kujtimet e ritreguara nga nje geisha e njohur per dike qe do t'i dokumentonte ato per ardhmerine. Shnderrimi nga nje femije i vogel, naiv me prind te semure per vdekje qe shitet ne skllaveri deri ne nje geisha fine, delikate te stervitur ne artin e konversimit dhe zbavitjes ne teater dhe manipulim. Impakti i luftes se 2 boterore ne jeten e perditshme dhe korrupsioni qe vazhdonte te lejonte deri vone jeten e pandryshuar te klasave te pasura. Perpjekjet per te gjetur nje menyre drejt dashurise se enderruar qe femije dhe realizimi madje tejkalimi i deshirave.

Confessions of a shopaholic nga Sophie Kinsella-
Chiklit i lezetshem me humor tipik anglez. Lehtesia me te cilen nje karte krediti Visa apo nje Mastercard lejon kalimin nga shpenzimet e zakonshme e te perballueshme me nje rroge te mire ne hyrjen ne borxhe qe vetem rriten e rriten eshte e padiskutueshme. Per te hequr mendjen nga shpenzimet e vetmja menyre eshte te blesh akoma me teper ose po te perpiqesh te jesh e llogjikshme te harxhosh me pak ose te fitosh akoma me shume. Becky (Rebecca Blomwood) e fut veten ne situata kaq depresionuese sa po te mos ishte humori i autores dhe zgjidhjet "deux ex machina" te problemeve libri mund te kishte qene fare mire nje tragjedi per konsumerizmin ne te cilin jetojme.

Shopaholic and Baby nga Sophie Kinsella-
Libri me i fundit i serise mbi Becky(Rebecca) Brandon nee Blomwood (disa nga librat e tjere qe nuk i kam lexuar por qe shtrihen ne kohe midis Confessions of a Shopaholic dhe Shopaholic and Baby titullohen Shopaholic and Sister, A shopaholic ties the knot, Shopaholic abroad).
Ne pritje te femijes dhe ne kerkim te shtepise se endrrave me dhoma gjumi per djale dhe vajze, me nje dhome te vecante per kepucet, ne nje zone te paracaktuar te Londres. Gafat dhe situatat tragjikomike ndjekin njera-tjetren si psh kur mjekja gjinekolloge e yjeve te Holliwoodit tek e cila Becki mezi e ka rregulluar te pranohet eshte ish e dashura e te shoqit nga koha e kolegjit dhe qe nuk e ka harruar ate. Apo kur mania e blerjs se rrobave per bebin arrin deri aty sa blihet nje karroce qe stermbushur me rroba krijon incidentin e nje bebeje qe eshte rrembyer.
Chiklit e lehte dhe plotesisht e pershtatshme per fluturime te gjata kur pagjumesia te ben grindavec dhe nje liber i tille te sjell ne humor.

13 February 2008

Premtime

U pergjerove per henen,per yjet
per ajrin, per plepat e gjate
Premtove te sillje me vete agime
larushe plot diell pa nate

Te besuan te medhenj e te vegjel gazmore e idhnake
dhe harruan nje tjeter si ty qe u pat premtuar jo pak
dhe harruan dhe vuan dhe jeta i la te pagjake

Te tjera premtime shpresash e enderrash ju vijne
nga tjeter fytyre, tjeter ngjyre, tjeter "bime"
dhe prape i besojne e i ndjekin pa fund pa fillim.

Si kaktus i shpon e verteta
por dhimbjen s'e dine.
Dhe vuajne konserva te thata pa bote verdalle.

12 February 2008

More history on vacation

Sic u tregova ne postin paraardhes isha nje vizite ne Minnesota. Ajo qe dija me pare per Minnesoten mund te permblidhej me keto fjali:
Minnesota eshte afer Kanadase. Minneapolis eshte nje nga qytetet e njohura te Minnesotes (jo kryeqytet) ne te cilin vjet u shemb nje ure. Lumi i Missisipi fillon ne Minnesota. Ne shtetin e Minnesotes ka shume njerez me orgjine suedeze. Minneapolis dhe StPaul jane bashkangjitur aq shume sa quhen qytete binjake (twin-cities)

Ajo qe di tani eshte dicka me teper (kuptohet). Pershembull Minnesota njihet per liqejte qe jane mese 10 000. Per veren e kendshme dhe te lagesht dhe dimrat e ftohte dhe me ere te mprehte brisk qe e rrit proporcionalisht ndjesine e te ftohtit. Gjate vizites ne Minnesota zbulova gjithashtu qe dija plot gjera te tjera qe kishin te benin pikerisht me kete shtet por qe une nuk i kisha "lidhur" me njera-tjetren. Per shembull fakti qe nje nga autoret e mi te preferuar vjen nga St. Paul Minnesota (po flas per F.Scott Fitzgerald).

Apo fakti qe nje nga musicals me te njohur te kompozuar nga Benny Andersson dhe Björn Ulveus (Benny dhe Björn te njohur si dy B-te e ABBA) titullohet "Kristina nga Dufvemåla" dhe merr spunto nga nje seri prej kater librash qe mund te quhen liber "themeltar"apo madje madje "bibel" mbi emigracionin.

Seria e perbere nga Mergimtaret (org. Utvandrarna. eng The Emigrants), Drejt tokes se premtuar (org. Invandrarna. eng Unto a good land), Kolonia e re (org. Nybyggarna. eng The Settlers) dhe Letra e fundit familjes (org. Sista brevet till Sverige. eng The Last Letter Home) eshte shkruar nga Wilhelm Moberg dhe rrefen epopene e emigranteve suedeze qe moren rrugen per ne Ameriken e "mundesive"ne fillimin dhe mesin e shekullit te nentembedhjete. Mese nje milion vete emigruan (krahaso me faktin qe popullsia aktuale e Suedise eshte rreth tete milione) dhe here lane kockat, here shpresat dhe nganjehere paten fatin te arrijne ate qe deshiruan ne po te njejten Amerike.

Aktualisht vetem 1,4 perqind e popullsise (shifra vjen nga census bureau) ne Minnesota ka prejardhje suedeze pra shume gjera kane ndryshuar.

Nder gjerat tipike suedeze ne Minnesota eshte qyteza Lindstrom qe e ka marre emrin nga emigranti Daniel Lindtröm me prejardhje nga Hassela (qytet me te cilin qyteza e Lindstrom eshte e binjakezuar dhe ka shkembime jo vetem turistike por dhe ekonomike e kulturore). Ne Lindstrom mund te soditet statuja Karl-Oskar dhe Kristines- dy personazhet kryesore te epopese se emigranteve. Ne afersi te Lindstrom eshte edhe varreza "Glader" ku glader ishte nje emertin i perdorur per ushtaret ne Suedi ne fillimin e shekullit te nentembedhjete si dhe emri i personit qe zoteronte tokat ku eshte ngritur varreza, perkatesisht Anders Peter Nilsson Glad lindur 1853 ne Furuby te Suedise. Vete shkrimtari Vilhelm Moberg jetoi per pak kohe ne nje nga pronat e ndodhura prane varrezave Glader teksa bente kerkime per vepren qe do te shkruante me pas. Pamje nga varreza paraqiten edhe ne filmin "Toka e Re" qe bazohet ne librin e dyte te serise. (Foto e bashkengjitur tregon statujen e Moberg me bicikleten e tij teksa ndiqte gjurmet e emigranteve dhe studionte ne biblotekat kishtare rrotul Lindstrom. Marre ashtu si dhe fotot e tjera te keti posti nga http://www.christers.se/).

Vizita ne gjurmet e Moberg dhe emigranteve suedeze me coi edhe ne Taylor Falls si dhe ne Chisago. Chisago ishte fillimisht nje fshath me vetem gjashte banesa kur kolonizatoret e pare suedeze mberriten ne fillim te 1850. Ne 1854 u ndertua kisha e Chisago Lake Church ne varrezat e te ciles pothuaj te gjithe guret bartin emra me orgjine suedeze.

Pak me tej ne Scandia gjendet edhe Muzeumi i Gammelgarden (fshati i vjeter) qe perbehet nga gjashte ndertesa druri te periudhes 1850-1860, nder te tjera njesine e pare mjekesore, banesen e priftit si dhe disa banesa emigrantesh. Njera nga ndertesat perdoret tanime si muze shkollor sepse ne te mesonin shkrim dhe katekeze femijet e emigranteve.


Nga gjerat me imponuese qe pashe gjate vizites ishte ndertesa qe shikoni ne foto dhe qe ndodhet ne Minneapolis. Per nje moment me beri te deshiroja qe shqiptaret te kishin te njejtin dedikim ndaj ruajtjes se historise se tyre sa kemi dedikim dhe nerv te merremi me politike apo te diskutojme njerin apo tjetrin politikan sharlatan e kokegdhe.

Ndertesa eshte per momentin qendra e Institutit Suedezo Amerikan dhe eshte dhuruar nga nje djale qe emigroi ne Amerike si femije i varfer 8 vjecar, korri sukses pas suksesi si gazetar dhe njeri i shtypit dhe ndertoi nje banese historike qe nder te tjera permban 11 vatra te dekoruara me pllaka porcelani ( si ne foto), piktura, gdhendje druri, tavane te varura viktoriane e detaje pa fund si dhe nje dyqan me ornamente, libra, kostume kombetare etj. etj.

Ne te njejten ndertese mund te soditej mozaiku i meposhtem i bere prej qelqi te ngjyrosur qe paraqet renien e Gotland orgjinali i se ciles ndodhet ne Visby.















Po ashtu ne ambjentet e institutit mbahen shpesh shfaqje, ekspoze, kokteje si dhe festohen tradicionalisht festa suedeze si Midsommar, krishtlindjet, Lucia etj. Keto dite ne muze ekzpozohen nder te tjera edhe skicat e piktorit te njohur suedez Anders Zorn ne nje ekspozite te titulluar "Nga fshataret deri ne presidentet" sepse Zorn gjate jetes se tij ka pikturuar pervec shume njerezve te zakonshem edhe tre nga persidentet amerikane.

Fola gjate per udhetimin ne gjurmen e emigranteve suedeze. Por mund te kisha folur edhe me gjate sepse ishte vertet interesante te ndiqje gjurmet e njerezve qe e kane dokumentuar udhetimin e tyre, qe krenohen me ate qe kane arritur si ne vendin nga vijne ashtu dhe aty ku ndodhen tani. Qe jo vetem nuk e harrojne prejardhjen por bejne gjithcka per ta kujtuar dhe mbajtur gjalle ate qe i ben te ndryshem nga te tjeret qe nga emertimi i vendeve si Mora apo Lindstom deri tek librat e shkruara ne anglisht per te percjelle tek brezat e lindur ne amerike festat tradicionale suedeze si Midsommar apo Lucia.

05 February 2008

A bit of history on vacation

Yes you read correctly. I'm on vacation. Just for the fun of it. Shopping and walking about some Swedish immigrants related sites in Minnessota. And I brought the sun with me as well. No more subzero F temperatures this week (I've been told it was quite freezing the previous 2 weeks).

Sunday for instance was perfect. Brunch at the Dock Kafe in Stillwater. Historic cruising and picture taking (sorry the pics are private and won't be published).

All followed up by a Superbowl watching barbecue party to die for. Yeah and I did put some money on the losing team (wanted to play it safe and all).

Keep it cool boys and girls and I'll be back online soon enough.
Cheerioo!