You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

31 March 2008

Analfabete...flirtesh




U be dite qe vras mendjen per nje postim te ri ne blog dhe nuk gjej asnje informacion qe ja "vlen" te ripercillet. Deri para pak minutash dmth. kur zbulova nje artikull "shkencor" mbi flirtimin tek Aftonbladet.

Artikulli fillonte me nje ngushellim per femrat: Nese e ke veshtire te zesh gje kur je duke flirtuar mos u merzit. Nuk eshte faji yt. Meshkujt e kane te veshtire ta kuptojne kur dikush po flirton me ta.

Kuptohet pas nje fjalie te tille hyrese une nuk munda t'i rezistoja dot artikullit dhe aq me pak t'i rezistoja permbledhjes dhe "riprodhimit" te tij ketu.

Behet fjale per nje grup studiuesish nga universiteti i Indianes ne USA qe ka studiuar aftesite e 280 studenteve per te kuptuar sinjale shoqerore.

Studente te te dyja gjinive, pasi pane fotografi femrash, ju pergjigjen pyetjeve nese mendonin se pozat e fotografuara tregonin dike qe ishte "miqesor", "flirtonte", ndihej "e merzitur" apo "refuzonte".

Studentet meshkuj u treguan shume me te paafte te kuptonin shenjat e dhena ne fotografi sesa studentet femra. Ata paten veshtiresi sidomos me dallimin midis gjesteve flirtuese dhe atyre miqesore. Studimi prezantohet nder te tjera edhe ne versionin per internet te gazetes Daily mail.

Kur meshkujt pane foto te femrave qe flirtonin ata i keqkuptuan keto si poza miqesore. Ne te njejten kohe ata konstatuan "flirtime" ne pozat miqesore.

Sipas studiuesve ndodhi gjithashtu qe femrat te mbivleresonin aftesite e meshkujve per te kuptuar sinjale me konotacione seksuale. Sias tyre, femrat mendonin se meshkujt e kishin kuptuar qe behej fjale per flirtim por qe ata nuk ishin te interesuar. Nderkohe femrat ishin te ndergjegjshme se sinjalet shoqerore fare lehte mund te keqkuptoheshin si flirtim.

Se desh lashe pa permendur "celesat" per nje flirtim te sukseshem qe prezantonte artikulli dhe lashe si ata qe duan t'i kuptojne femrat dhe ato qe duan te kuptohen nga meshkujt ne "erresire".


Veprimet e garantuara te mos keqkuptohen (sipas ekspertes se marrdhenieve ne cift Eva Rusz):


Veshtrimi

Kqyre personin thelle ne sy, buzeqesh, dhe mos e shkeput veshtrimin.

Mbahet si nje nga shenjat "klasike" te flirtimit.

Fjala

Thuaj dicka qe nuk mund te keqkuptohet si psh: " Do te doja te te njihja me nga afer"

Perpiqu te sqarosh qe nuk ke ndermend nje dreke pune.

Veprimi

Te prekesh dike ndersa po bisedon me personin quhet te hedhesh "spirancen"( grepin dreqi e mori se s'po kap Titanikun po ngjalen e rradhes) dhe mbahet si nje nga truket e sukseshme te flirtimit.

Nese asnje nga keto te treja nuk funksionon: Perdori te treja njekohesisht. (Fuqia e treshit papapapa)

Mos bej: Mos e perdor flirtimin me teperice si psh mos ngjesh gjoksin me silikon ne fytyren e personit me te cilin po flirton- thote ekspertja Eva Rusz- nese behet fjale per nje mashkull te ndrojtur veprimi do te kete efekt te kunderte me ate qe deshiron.

-------------------------

Keshtu pra shoke dhe shoqe, nje "perle" artikulli si ky mesiper nuk e lija dot pa e sjelle ketu. Jo per gje po ndoshta i duhet ndonjerit apo ndonjeres. Eshte shkence flirtimi ore babam, jo shaka!

16 March 2008

...
































Per te vdekurit,
per te humburit,
per te zhdukurit pa nishan
per te plagosurit,
per te pastrehet,
per shpresat e thyera
per...

Nje homazh!

11 March 2008

No news...

Deviza "no news is good news" (pak a shume kur s'ka lajme eshte gjithcka ne rregull) eshte relativisht e vertete. Ndoshta sepse bazohet ne aksiomen tjeter me "lajme" qe thote "lajmet e mira perhapen me shpejtesine e eres" ose "bad news travel fast".

Mungesa e lajmeve apo te rejave shkaktohet zakonisht nga nje ose disa faktore si keto me poshte a) lajmet konsiderohen te parendesishme dhe ndaj te pavlefshme te ndahen apo t'u tregohen te tjereve
b) lajmsjellesi nuk e ndjen veten ne forme per te "lajmdhene"
c) indiference
d) pertim
e) mungese kohe
f) mungese disponimi (shendetesor, mendor etj)
g) jeta ka gjera me te rendesishme sesa lajmet

Kjo e fundit mund te kategorizohet si blasfemi per dike qe merret me thashetheme ose ndokend qe e jeton jeten duke vegjetuar vete dhe ripertypur lajmet mbi jeten e te tjereve.

Une per vete po zgjedh aresyet d dhe e per te sqaruar postimet e pakta dhe te vonuara te ketij viti. Aresyes d edhe mund t'i gjendet ilaci. Aresyes e per fat te keq nuk i shihet ndonje shprese zgjidhjeje para qershorit. Megjithate sic e thote dhe nje fjale e urte tjeter " I duruari i fituari" (fitimi eshte teorik dhe jo real ne kete rast).

Si per kompensim ja njady nga zhgarravinat e vjetra:

Dicka ('1995)
Ka ngelur dicka ne kujtime
me i forte se mendimi, se jeta
nje cast dashurie intime
pa fjale, pa maskime si rrjeta

Ka ngelur ne sy nje hije
e zbehte e murrme, nishan
Dita kur te lodhur me boten
per veten mbi boten qame.

Porta ('1994)
Ne porten e vjeter te vyrtytit
askush me nuk hyn
Drejt portes se strelashte te mekatit
capisim pa bere krim...

Aresyetim ('1996)
Te dashuroj sepse s'mund te te kem.
Te enderroj sepse s'mund te te kap.
Kur doren shtrij qe te te prek,
imazhi shkrihet n'ajer prape.

Nese nje cast serish ti ndalesh.
A rri me pret prape, si dikur.
Do t'iki une qe dashuria te mund te rroje.
Ndaj, mos eja kurre.

07 March 2008

Tagged by Eni: Open book


Sentences 6,7,8,9, off page 123 of the book I'm currently reading.
From "Set in darkness- an inspector Rebus novel" by Ian Rankin ISBN:0-312-97789-1
"Do you mean how did I get along with her, or how did she get along with Roddy?" Light glinting from the circular chrome frames of his spectacles.

"Both, I suppose."
"Fine"
.
 

04 March 2008

Suedia njeh me ne fund zyrtarisht KOSOVEN!

Ja dhe nje lajm i vonuar por gjithesesi pozitiv.
Sipas agjensise se lajmeve TT se ciles i referohet dhe gazeta Aftonbladet, Suedia njohu sot pavaresine e Kosoves.
-----------------------------------------------------------------
Ja dhe lajmi ne shqip:
Kryeministri i Suedise Fredrik Reinfeldt njoftoi shtypin pas nje mbledhjeje te bordit drejtues ne ministrine e jashtme suedeze se Suedia njeh zyrtarisht pavaresine e Kosoves.

Sipas kryeministrit Reinfeldt dhe ministrit te puneve te jashtme Bildt, vendimi i marre nga qeveria suedeze nuk ka qene pa probleme. Ata e konsiderojne ceshtjen e pavaresise se Kosoves si nje ceshtje qe juridikisht i takon zones "gri" pra te padefinuar te te drejtave per vetevendosje kombetare.

Nje aresye qe nenvizohet nga kryeministri Reinfeldt si shtyse per mbeshtetjen qe jep Suedia per pavaresine e Kosoves, eshte fakti se qe nga fillimet e viteve 1990 Kosova ka qene nen protektoratin e Kombeve te Bashkuara dhe jo pjese me te drejta veteadministrimi nen qeverisjen e shtetit serb.

– Megjithate- thote kryeministri Reinfeldt- ne jemi te ndergjegjshem qe ceshtja e pavaresise se Kosoves ndan ne grupe pro dhe kundra anetaret e Kombeve te Bashkuara dhe te komunitetit Europian .

Serbia refuzon njohjen

Kosova shpalli pavaresine ne 17 shkurt te ketij viti. Serbia e sheh Kosoven si pjese te veten territoriale dhe refuzon pa asnje kompromis veteshpalljen e pavaresise se Kosoves. Aleati kryesor i Serbise eshte Rusia.

Mese 90 perqind e popullsise prej 2,2 miljonesh te Kosoves eshte me orgjine shqiptare. Pjesa tjeter, rreth 120 000 jane me orgjine serbe te shperndara ne enklava te vogla kryesisht ne veri te vendit.

Kontrolli nga Kombet e bashkuara

Qe pas nderhyrjes dhe bombardimit nga NATO ne 1999 qe i detyroi forcat serbe te terhiqen nga Kosova, provinca ka qene nen protektoratin e Kombeve te bashkuara. Nje mision i Komunitetit europian eshte duke u pergatitur aktualisht te marri persiper pergjegjesine per Kosoven nga Kombet e Bashkuara.

Shume shtete kane deklaruar se e pranojne pavaresine e Kosoves. Nder to SHBA, Britania e madhe, Gjermania, Franca, Danimarka, Norvegjia. Disa nga shtetet e komunitetit Europian e kane refuzuar pranimin si pershembull Spanja qe i trembet aktivizimit te separatisteve baske qe mund te marrin si shembull vetevendosjeje Kosoven.

Serbia ka terhequr ambasadoret nga te gjitha shtetet qe kane pranuar pavaresine e Kosoves.

Vendim i vonuar

Zedhenesi per ceshtjet e politikes se jashtme te partise Socialdemokrate Suedeze Urban Ahlin, thote per agjensine e lajmeve TT se ai mendon se eshte gje mjaft e mire qe Suedia me ne fund pranon pavaresine e Kosoves. Megjithate ai kritikon procesin "jo flexibel" te pranimit dhe shpreh keqardhjen qe vendimi u detyrua te zvarritej deri ne 4 mars.

– Suedia eshte nder te fundit shtete ne grupin e shteteve te EU qe e pranon pavaresine e Kosoves. C'kemi fituar nga kjo vonese ?- pyet Urban Ahlin.