You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

09 October 2008

Embelsire

Ok En!
Po ta plotesoj deshiren.
Receta e embelsires se djeshme (dhe rifreskimi i blogut njekohesisht) vijne ketu.

Kek i thjeshte me mbushje sipas deshires.
  • 3veze
  • 2 dl sheqer
  • 2 dl miell
  • 2 luge caji sode buke
  • ½ dl qumesht

Ndiz soben ne 250 grade dhe lere te ngrohet. Rrih vezet me sheqerin (sa te zbardhen). Hidh soden e bukes dhe perziej ngadale miellin. Rrihe perzierjen me qumeshtin sa te behet nje mase e njetrajteshme. Hidhe masen e pergatitur ne nje tave me permassa 30*40 cm ku ke vendosur nje leter pjekjeje. Fute ne furre dhe piqe per 5 minuta. (ose 8 minuta ne 200 grade). Kujdes se mos digjet. Ihoprullad rulltårtaHiqe masen nga furra dhe ktheje direkt ne nje leter pjekjeje ku ke hedhur pak sheqer pluhur. Hiq letren e poshtme (qe perdoret per te mos e lejuar kekun te ngjitet ne tave).

Shtro nje shtrese receli ose prevedeje njetrajtesisht mbi kek (reth 2 dl). Mund te shtrosh nje perzierje me fruta pylli dhe djathe philadelphia, kesella me shije frutash ose gjalpe te perzier me kakao dhe sheqer. Mblidhe kekun ne forme ruli. Lere te ftohet para se ta presesh ne feta per servirje.

PS: Fotot vijne ngawww.recepten.se
PPS: Keku im u mbush me djathe te njome me luleshtrydhe dhe lime.

Pse muzike nga Wendy McNeill ne postin paraardhes

Heren e fundit qe shkrova ne blog e kalova lehtshem duke vene linkun e nje videoje. kete e bera sepse nuk e ndieja veten te afte te "raportoja" per koncertin nje oresh qe pashe te premten e shkuar.

Behej fjale per nje iniciative te shtepise se kultures (E quajne vertet shtepia e kultures).
Per nje cmim shume te pranueshem (madje te ulet) mund te shohesh nje koncert nje oresh gjate orarit te drekes ne te njejten kohe qe shijon dreken ne nje nga sallat e shfaqjeve te shtepise se kultures. Salla eshte kompletuar me tryeza ngrenie dhe stola ne vend te karrigeve te auditorit qe zhvendosen automatikisht. Menyja eshte zakonisht ne forme bufeje (ha sa te ngopesh) me disa sallata, patate te pjekura ne furre, oriz, makarona dhe mish ose peshk.Dreka pasohet nga kafe dhe embelsire (of course). Ideja eshte qe gjate drekes te jepet mundesia te njihesh me nje forme te re shprehjeje (muzikore kryesisht) dhe te zgjerosh horizontin duke u prezantuar shkurt me dicka te cilen ne nje rast tjeter nuk do ta kishe shijuar.

Artistet zakonisht japin edhe dy ose me shume koncerte te gjata po ate dite ose javet ne vazhdim dhe perfitojne nga dreka per te promovuar materialin e zotesine e tyre.




Te premten e kaluar ishte radha e Wendy McNeill. Nje kanadeze qe jeton ne Suedi, Wendy ajo percjell nje ndjesi vetmie teatrore me muziken e saj. Si nje rrefimtare perrallash ajo pershkruan kafshe e njerez surreale dhe ngjarje e ndjesi reale. Muzika eshte dramatike dhe melankolike. Perdorimi i fizarmonikes qe ne e shoqerojme me se shumti me festa dhe gezim e ben edhe me dramatike shfaqjen.