You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 January 2007

Mobbing...tiranizim



Duke degjuar/lexuar lajmet e perditshme si dhe diskutimet e pafundme per keqtrajtimin/tiranizimin qe i bejne nxenesit njeri-tjetrit(mobbing) reflektova per ate "keqtrajtim" me te cilin mund te perballemi edhe ne. Ne qe jemi mesuar te quajme tiranizim ato veprime qe ka bere shteti ndaj individit dhe jo "machizmin" me te cilin perballemi shpesh here qofte edhe ne diskutimet me njeri-tjetrin.
E verteta eshte qe keqtrajtime te llojeve te ndryshme ekzistojne si ne jeten e perditshme ashtu edhe ne ambientet e punes dhe madje edhe ne internet. Po te perqendrohemi tek ky i fundit mund ta perkufizojme si e-mobbing dmth. ai tiranizim qe mundesohet fale teknikes qofte kjo telefonike (sms, telefonata) apo kompjuterike ( chat, mail, messagger te ndryshem etj).Permbajtja apo me sakte qellimi i tiranizimit eshte i njejte me ate qe behet "sy per sy". Perfitimi apo avantazhi i perdorimit te teknikes eshte se ai qe tiranizon e ka me te lehte te fshehe identitetin. Ndoshta (te perballur me tiranine e shtetit e te pushtetit) ne te rriturve na eshte regjur lekura. Megjithate mendoni ata femije apo adoleshente shqiptare qe perballen me "percmimin" apo "tiranine" kompjuterike. Si mund te ndihen ? A kemi mundesi ti ndihmojme ?

Une per vete nuk jam e sigurt. Jo per gje po nese ne vete jemi jo te pergatitur a mund te pretendojme te pergatisim ata ??

2 comments:

  1. Ketu ne Turqi sado qe jo shume ,prape se prape mund te them se edhe behet diçka per te parandaluar tiranizmin e femijevie ne internet sidomos.Ne disa internet kafe psh, ndalohet hyrja ne disa faqe te caktuara.Ose shteti nderhyn direkt ne disa faqe dhe bllokon krejteisht hyrjen.
    Une desha te flisaja me teper per mobbing ne pune qe ka filluar te shtohet perhere e me shume.,
    Nga disa statistika te bera kohet e fundit ka dale ne dukje se ne Turqi ende nuk njihej mire si fakt.Ma do mendja se ne Shqiperi ky nivel do te jete nen zero:(((shih artikullin tim kur do te behemi ne njerez III.Aty kam folur pak per kete gje.
    Ç'eshte mobbing ne pune?
    Shtypje e perhershme e nje personi te caktuar , lenia e tij perhere ne tension dhe pezull gje qe e ben ate te ndihet keq.Kjo ndodh per arsye te ndryshme si psh : mosdashja e rritjes se rroges etj..
    Kam frike te flas per arsyet e tiranizimit ne Shqiperi:(

    ReplyDelete
  2. Eni ke shume te drejte. Tiranizimi ne pune eshte problem (sidomos kur ndodh midis punemarresve - pa aresye tjeter pervec "une ndihem mire nese bej dike tjeter te ndihet keq" dhe i jep perfitime punedhenesit).

    Sa per Shqiperine une mendoj se "mobbing" atje eshte me teper rregull sesa perjashtim. Kjo sepse atje eshte gjithmone merite te jesh "i forte", " me kontakte" e "te besh si te duash pa pyetur per ligje/rregulla"...

    Megjithate kete rradhe doja te flisja per tiranizimin apo keqtrajtimin "subtil" informatik me te cilin nganjehere i "pervishemi" njeri-tjetrit. Meqe keqtrajtimi informatik i perket zones "gri" ne nuk jemi te sigurte nese eshte i qellimshem apo jo. Si te "rrahur" disi me "tiranizimin" e jetes reale ne mund t'a "katalogizojme" situaten ne "te zeze" apo "te bardhe" dhe te nderrmarrim nje veprim aktiv per ta mosperfillur/evituar ate. E njejta gje nuk mund te thuhet per adoleshentet (mendimi im) ndaj na bie ne per detyre t'u "rrefejme udhen". Gjithmone nese kemi zotesine te identifikojme drejt situaten.

    ReplyDelete