You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

21 March 2007

Dikur rrefeja: ...Letra nje miku te fshehte (korrik 94)

І
I shtrenjti miku im.
E di qe emri im s'eshte harruar ende.
Ka vetem pak dite qe e di te vertetn mbi lidhjen tone.
Eshte e lehte te te flas per te, por para se te perpiqem te ringjall gjithe c'kemi ndjere te lutem te kesh durimin te lexosh deri ne fund kete leter.
Po e nis me ditet para takimit tone te pare. Pikerisht para prezantimit tone.

Isha vetem, duke reflektuar ngadale me vete sic me ndodh zakonisht. Te kam dhene idene se kam deshire te kaloj cdo cast me nje dashuri te re, me joshese, me te zgjuar, me te vecante se kurre. Te kam treguar se kisha vendosur te kerkoja nje te tille. Nuk te kam treguar se, (dhe te betohem qe eshte e vertete) dashuria qe do te gjeja ishe ti. Vendosa te dilja dhe si zakonisht kur nje vajze kalon vetem ne rruge dhe nuk ka nje qellim te paracaktuar ajo ecen duke u perpjekur te jete ne qender te vemendjes dhe e fshehur njekohesisht. Absurde doemos.

Fare pak minuta pas daljes takova Anisen, turtullin e pandreqshem qe di gjithcka sado te rendomte qe ndodh ne qytet. Ajo me tregoi per grupin e ri te cunave qe ishte krijuar. Kur permendi emrin tend, timbri i zerit i ndryshoi. Me beri kurioze. E pyeta kush ishe. Me belbezoi dicka neper dhembe per orgjinen tende, per familjen tende qe une duhet ta njihja por qe cuditerisht me ngjante e larget. Tufa e vajzave qe na u mblodh rrotull sa hap e mbyll syte me inatin e zakonshem per cdo grup shoqerie djemsh me perforcoi mendimin se duhej te te njihja patjeter. Leard Hidri- mendova. Emer kurioz.

Ajo qe vijoi me pas me afrimet dhe largimet e befta te grupeve me siguroi qe te kisha rene ne sy. Njohja jone, nga me te natyrshmet, s'te linte te mendoje aspak per te ardhem aq ndryshuese. A te kujtohen castet qe kalonim perballe njeri-tjetrit, larg e larg. Te mrekullueshme.Ngacmoheshim dhe e harronim kuptimin e asaj qe kishim thene sapo i nxirrnim fjalite nga goja. Takimi yne i pare, nje pervecim i mundimshem nga turma. Nje terheqje ordinere qe na la me te cuditur e me kurioze se me pare. U takuam ne nje stol, nen nje hije peme pas se ciles ti ishe fshehur dhe u shkepute pa u vene re. U takuam larg syve kureshtare te llafazaneve te bezdishem gjithnje ne vrojtim. Nuk u trembem aspak nga kalimtaret ironike me veshtrime zhbiruese. Nuk besoj se ty te kujtohet ende dicka nga ato qe thame ato caste. Fundja as mua nuk me kujtohet. Tensioni qe ndienim i tejkalonte fuqite regjistruese te trurit. Sidoqofte ajo bisede pati brenda nje propozim dhe nje pohim ose gjysem mohim. Nuk pati pranim. Terheqja kishte filluar te vepronte por une ende sot nuk arrij ta kuptoj pse ishim aq perbuzes e aq te permbajtur. Si s'na rendej ajo ironia makabre, ai afrim fallco. Folem shume ate dite. Si te perpiqeshim me fjale te fshihnim dicka. Dicka qe na trembte. Aq shume trembeshim sa mosperfilles e shtyme takimin e dyte plot dy jave. Thua se na nevojitej koha per t'u bindur, per te vendosur.

Une rrija me shoqet dhe te shaja ty. Ti rrije me shoket dhe ironizoje per mua. Une merrja vesh c'thoshe ti e behesha xheloze e einatceshe. Ti degjoje c'thosha une e beheshe zemerak. Nisje te kujtoje ate qe ti quaje perbuzjen time ne takim dhe mallkoje veten qe kishe rene ne ate gracke. Pije cigare e me kaloje prane rreshqitazi duke fershellyer neper dhembe. Une qeshja mendueshem dhe ktheja koken menjane. Ishte dicka e re. E paprovuar dhe s'besoja se qe dashuri. Nuk mund te qe dashuri ky limit midis deshires per te qene afer dhe largesise.

Takimi i dyte me erdhi i papritur (ndonese i paramenduar). Nje shetitje kalimtare per te blere dicka qe nga tensioni i takimit e harrova fare. Ishte pragmbremje. S'e besoja se do me flisje.Ti me ndoqe pas. Me prite dhe teksa nxitoja te kthehesha, te fshihesha, te largohesha ti me fole.
Me fole ne emer. Fole butesisht si te kishe frike se me trembje. Po nuk me trembe nuk me trembe aspak. Nuk e prisja te me flisje ne emer.
Ti peshperite "Nedi! Nedina...Prit!". Dhe une frenova. Pa me levizur as qerpiku. E dritheruar. Kisha pranuar te te kisha prane. Pa frike. Te doja afer.
E di qe s'do te mundem te ta pershkruaj plotesisht ate qe ndjeva. Me pate thirrur ne emer. Mua...

Ktheva koken pas. Nuk kishte njerez. Ti u afrove. Me vure duart mbi supe butesisht dhe peshperite "ti me pelqen". Ate cast te urreva. Vetja m'u duk e marre. Pse s'ikja ? Pse qendroja akoma ? Perse? Ti perkule koken. Une mbylla syte. Kete te pakten e dija. Duhet te mbyllja syte. Isha nje bust pa ndjenja ne ate moment. Pa shpirt. Buzet e tua te zjarrta (a mund te jene te zjarrta buzet ?!- mendova) u hapen lehtesisht dhe kerkuan te miat. Mendimi i pare, i vetem, fluturak i castit ishte se ishe "profesionist". Ndaj pata akoma me pak frike. Ti vazhdove te me puthesh. Une hapa syte dhe hyra ne rol. Fillova te ndiej ne goje shijen e re. Shijen tende ?! Puthjen e pare. S'ishte e zjarrte ishte e perveluar. E perveluar dhe freskuese vetem sa keq. Sa keq qe s'ishte princi i kalter por nje prej donzhuaneve te rinj te qytetit qe ma jepte. Apo ndoshta qe me mire keshtu ?! Duart e mia u ngriten ngadale dhe kapen supet e tua. Te doja prane. Me prane se c'te kisha pasur. Me prane se c'te kisha.

Koha. Armiku i mallkuar, me i ligu per te dashuruarit punonte kunder nesh. (Si zakonisht). Une duhet te ikja. Te te lija aty. Po si ? U shkeputa prej teje me shpresen se kjo shkeputje do te zgjaste fare pak. Dhe mora me vete zjarrin e puthjeve dhe shiun e llogjikes. Ti mund te mbaje suksesin iluzor te fitores se lehte.

Nuk e di si fjete ate nate. Une s'munda. Ajo shije qe me la puthja jote me mbajti zgjuar. E vecante, as e embel, as e hidhu, as e kripur as e thate. E paharrueshme. E papercaktueshme. Vetem te nesermen fillova te mendoja realisht per nje lidhje me ty. Bera mire. Nuk ishe kalama as plak i thinjur me mustaqe. Kishe pesuar patjeter zhgenjimin e pare ne dashuri dhe tanie kishe filluar te ngacmoje rendshem. Megjithate nuk e kishe arritur fazen kur mund te kaloje duarsh dhjetera vajza pa te ngelur ne duar as pluhuri i argjente i fluturave te nates. Ndiqje ende xixellonja.
Nese do te dija te luaja mund te te fitoja. Por, a ja vlente ?

U interesova per vajzen qe kishe ngacmuar heren e pare. Me treguan nje vajze vetem dy vjet me te vogel se ty qe te pati refuzuar. Kjo me mjaftoi. Zakonisht djemte qe i ka "denuar" fati heren e pare sikur dine te zgjedhin me mire. Dine te kapercejne meskinitetin. Ti ishe i tille. Nese ajo vajze, bjonde e lezetshme pak e hequr ne fytyre te te kishte pranuar atehere nuk do te kisha patur asnje shans. Ne rastin me te mire ti do ta kaloje jeten mes dy-tre zjarresh fikse. Asaj -tjetres- se tretes. ....
S'do te mundje dhe as do te doje te shkeputeshe nga asnjera prej tyre. Do t'i doje (ndoshta jo njelloj). Do t'u premtoje te njejtat gjera. Dhe ato do urreheshin. DO urreheshin njelloj per te te fituar ty.

Nisa te te dua. Nese mund te quhet dashuri ajo ndjenje e tmerrshme zoterimi ndaj teje. te kerkoja me sy kudo, kurdohere. Te posedoja me shpirt. Ishe imi si nje liber as nje send cfaredo qe me perkiste. Nuk mund t'ja falja askujt. Prona. Tmerri i cdo pronari kur mungon garancia e pronesise. Garancia e mallit.
Kus do te ma jepte mua nje garanci per ty?
Ti interesoheshe ne shoqerine time per te ditur nese e kisha seriozisht duke u perpjekur te thoshe se per ty kjo qe nje lidhje qe s'vlente, qe s'kishte kuptim sepse (kulmi i mashtrimit) te isha qepur une. Une fusja fitila tek shoket e tu dhe konkludoja qe ishe i marre, qe te kishte rene ne koke aq keq per mua sa...Dhe sigurisht thoja qe s'me interesonte interesimi yt. Se me linte indiferente por nuk mund t'i rezistoja admirimit.

C'marrezi qe beme.
Edhe ato pak caste qe kaluam duke u pare nga larg i shnderruam ne aventura. I beme filma. Qielli e toka ishin puqur e yjet kishin shtruar rrugen qe te mos vrisnim kembet teksa i benim lojra njeri-tjetrit. Filluam keshtu, dale ngadale te largonim prej vetes ndjenjen e vertete. E mbytem ate aq ngadale sa na vidq ne duar, anemike, e perplasur muresh te akullta heshtjesh pa kthim.

Une te urreja kur mesoja qe ti perktheje cdo levizje timen si nje sinjal. Ti me urreje kur une tregoja per fershellimat e tua qe "me ngrinin nervat". Dhjetera caste te lumtura vetmie kur secili pat ngritur nje pjedestal per tjetrin ne dhomat e erresuara me kast per t'u dhene dritehijeve mundesine te na sillnin pernjimendjen e tjetrit shkaterroheshin nga qindra caste fallsiteti ne shoqeri. Beteja qe na linin gjithnje me te plagosur, me te lenduar. Me te pashprese.

Erdhi vera. Me vapen perveluese qe cliron trupat por mjegullon akoma me teper mendjet. Ne donim t'i benim nje prove ndjenjes sone duke u larguar nga njeri-tjetri. Te frikesuar ne palce se mos shoqeria kuptonte qe duheshim. Iluzionet duheshin ruajtur.
Une vendosa te iki. Ti gjithashtu. Por rastesia fatndjellese na coi te dyve ne te njejtin vend. Nje qytet ku njihnim pak vete. Atje do te mund te benim c'te donim. Pa u shtire. Mund te duheshim, te putheshim, te dilnim buze detit. Frika (nuk di nga na erdhi kjo frike zhgenjimi) na mbajti larg. Dhe ndenjem me koke menjane si dy te huaj.

Qyteti qe i madh. Aq i madh sa ti s'kishte djem capkene e me te rrahur me vaje e uthull se vetja qe t'u trembeshe. As vajza naive qe une te behesha xheloze. Rritja e qytetit e kishte zhdukur ndryshimin e moshave tek ciftet. Njerezit mendonin cuditerisht per vete. Gje qe do te thoshte se shoqerite ishin te kufizuara ne te njejtin mjedis. Vajzat ishin te lirshme ne te folur, te parezervuara. Djemte kishin gjetur shoqet e duhura dhe s'u nevojitej ndihma e te rriturve. Capkenlleqet ngeleshin brenda shoqerise dhe s'kishte asnjehere probleme te impozuara. Une dhe ti mbetem vetem. I pyeta moshataret c'te beja me ty. Nuk dinin te me jepnin zgjidhje. U kerkova ndihme shokeve te tyre - me pane te cuditur. Keshilla e vetme ishte te isha spontane dhe te vija vete te te kerkoja. E pamundur.

C'te beja ? Te doja. Isha rritur ne ndjenja. Isha bere me e drejte, me e mire, ndoshta me e bukur (te pakten ne shpirt). I harrova oret plot trillime qe kaluam. E harrova teatrin qe kisha te perbashket me ty. E harrova pse kisha ikur, dhimbjet e veteshkaktuara, fyerjet e perceptuara. Vendosa te te flas. Te kerkoj pergjigje.

Por ah sa vone. Ti s'ishe me aty. Kishe ikur. Ishe helmuar nga vetmia ne qytetin e madh. Nga perbuzja ime ca me keq.Nuk me beri pershtypje qe ngela vetem ne fakt. Ishe bere pjese e qenies sime. Pjese e pandare e mendimeve te mia. E ndieja mundimin qe do te te duhej te provoje per te me harruar. Dhe pavaresisht nga dhimbja vendosa te te ndihmoja. Te mos kthehesha me ne qytetin tone. Ne ate qytet ku njerezit kishin qene aq te mire, aq joshes, aq te dashur...nga larg. Ti je i vetmi qe e kupton pse them nga larg. Sepse e ke provuar. Sepse e di qe nga afer edhe djalli do te kishte pamje me te bukur, do ishte me i mire se ata njerez.

Ndenja larg dy vjet. E pata te veshtire te te harroj. Ndaj edhe u ktheva. Dhe loja rifilloi. U perpoqa t'i shpjegoj shoqerise se tanime isha rritur. Se s'doja te dija.
Sa bindese isha...Ditet e para pas kthimit u perpoqa ta kufizoj ne minimum daljen. Te mos perplasem me ty. Njerezit qe vinin te me takonin si lume m'a lehtesuan detyren. Keshtu per fatin tone te keq s'mundem te shiheshim pervecse pas nje jave dhe edhe atehere nga larg. Kisha frike se me kishe harruar vertet. E ri-trembur nga ajo qe mund te ndodhte po te te kisha prane ndryshova teresisht. Qe te mund te te harroja edhe une fillova te behem osperfillese. S'me bente pershtypje ambjenti per sa kohe qe isha ne qender te vemendjes. Per sa kohe qe nuk mendoja per ty dhe nuk me mungoje. Per sa kohe qe isha larg syve te tu. Nuk e kuptoja sa te lendoja. Nuk e kuptoja se te vriste braktisja ime. Isha bere e respektuar. Isha e ndershme, e pjekur ne mendime (ah sikur ta dinin sa e papjekur isha ne dashuri). Kisha nisur te shnderrohesha. Besova per nje cast se vetem nje dashuri e re mund te me sillte e mbante ne forme. Vrapova cdo cast pas terheqjeve kalimtare te pavlera.

Me treguan se edhe ti ishe bere nje donzhuan i vertete. Nuk mund te besoja se me doje akoma e jam e sigurte qe ti asqe e dije sesa te doja. Gjithcka me shtyu te kuptoj ndodhi kur une vendosa (sigurisht pas kerkesave kembengulese dhe te perseritura te fisit) te martohem. Nuk kisha gjetur dashurine por ne fund te fundit do te gjeja bashkeshortin. Shoku yt me i mire (dhe te lutem te mos ta marresh per fyerje kur te them qe ke ditur t'i zgjedhesh miqte) m'u afrua.

E di qe do ta grisesh kete leter por te pakten me jep edhe pak sekonda lexim. Vazhdo edhe fare pak. Te lutem.
Pra Denisi me propozoi te martohemi. Ishte njeriu me i pershtatshem qe mund te gjeja. Kuptohet per rolin e burrit te shtrenjte e babazhan por kurrsesi jo te dashurise se barabarte te shokut te jetes. Nuk kisha ndoshta dashuri per te dhene. Ato therrime qe me ndodheshin doja t'i ruaja per lirine time. Per te mbytur kujtimin tend.
Sapo te treguan per Denisin ti gjete shtysen per t'u zene me Denisin. Sic me thote nuk i ke folur asnje gjysem fjale qe ate dite. Nuk e di c'te shtyu, nese e bere me qellim apo krejt pa vetedije por une kuptova se ti me doje. Ende. E kam vendosur tanime. Dua te flas te pakten nje here me ty. Edhe nese ti s'me degjon. Edhe nese ti nuk me do. Une do te te pres. Deri ne fund. Kurdoqofte fundi.
E di qe muret qe kemi ngritur s'mund te shemben me nje te tundur qerpikesh, as me kete leter. Por une s'kam mjet tjeter ndaj provoj edhe keshtu.
TE DUA! Te desha qe castin e pare kur degjova emrin tend. Qe heren e pare kur te pashe. Por isha teper e marre per te folur, teper e trembur per ta pranuar. Sot besoj se e kam forcen qe me duhet. Te lutem falme. S'dua t'ja di me per asgje. Per askend. Kam patur frike nga deshirat e pakontrolluara te zemres por tani s'dua tj'a di.
Eja te lutem I DASHUR. Lejome te perdor ate fjale qe kam dashur te perdor gjithnje. Ate fjale qe nuk ma nxinte goja.
EJA. Te pres e lodhur nga jeta mirazh, nga genjeshtrat, nga enderrat gjysem te vdekura te dritehijeve. Vetem shpresa per ty rron akoma. Besimi se TI je jeta ime.
/Nedina
*************
ІІ
I dashur te faleminderit!
Engjelli im i shtrenjte.
Te prisja (te shpresoja) por supriza jote i kaloi kufijte e imagjinates.
Ishte me teper se c'meritoja.
As nese qielli e toka te ishin puqur e yjet te kishin zbritur te me perqafonin s'do ndihesha me e lumtur se kaq.
Duhemi dhe shpresoj se ndrydhja e ketyre viteve nuk na ndalon, nuk na ka lene shenje.
Nuk e di si e more guximin te me flisje. Ku e gjete fuqine te perplasesh grushtin ne dere dhe te me thuash.
" PO! Te dua edhe une!"
As lumenj as liqene s'krahasohen me lotet e gezimit qe na rrodhen faqeve. Te rrembyeshem sikur zbrisnin nga maja Himalajes.
Te betohem i dashur edhe sikur bota te permbyset nuk do te dua t'ja di. Te kam ty.
Ty - shokun e jetes.
Te puth!
Te puth f o r t ! (Sic do te te puth neser dhe gjithe jeten qe na pret).
/Jotja N
--------------------------------------------------------
Ja pra dhe nje tregim tjeter qe i shpetoi palexueshmerise se shkaktuar nga shperberja e bojes se stilolapsit mbi flete fletoresh te zverdhura nga koha.
Ideja e tregimit ne forme letrash eshte e njohur besoj per ata qe pelqejne letersine. ;)
Nese gjeni gabime te pafalshme drejteshkrimi keto shkaktohen ngaqe edhe kete radhe perfitoj nga nje mbledhje pabukse per te nisur nje postim me e-mail.

11 comments:

  1. Po shkruaj vetem emrin ketu, se fjale ne te vertete nuk kam persa i perket shkrimit, pra jam pa fjale.

    P.S: Mundohu ti mbledhesh shkrimet dhe, pse jo, qofte dhe nje liber te vogel si per "Muze" ne pleqeri, nga rinia jote. Do t'ju falesh kenaqesi dhe te tjereve mendoj.

    ReplyDelete
  2. Leonard: Shpresoj te mos kesh ngelur vertet pa fjale. ;)

    N.Ago: Eshte kohe nostalgjish tani. Pranvere :)

    Belle_fleur: Faleminderit per superlativin :)

    ReplyDelete
  3. ti doje që dikush ta merrte seriozisht fiksionin tuaj dhe të fliste në akord me këtë?

    ReplyDelete
  4. Zorr te mos gjesh vetveten ne histori te tilla. Sa te bukura ato kohe kur njeriu kishte icik me shume turp ... ne pergjithesi (dhe nuk jam kundra seksit :-))...

    ReplyDelete
  5. Po Mma.
    Tregimi u shkrua dikur kur romantizmi ishte frymezuesi i vetem. Qe te perpiqem ta rishkruaj apo te frymezohem te shkruaj dicka te re tani, do te me nevojitej te pakten qe dikush tjeter (pervec meje qe e shoh me sy shume kritik si kete ashtu edhe copezat e tjera te krijimtarise qe kam sjelle ketu) t'i shohi ato me sy kritik.

    Irida :)

    ReplyDelete
  6. Sapere, me erdhi zeri me duket :))

    Kur te tjeret lexojne ato ç'shkruaj une,dhe i vleresojne, une serish them se nuk jane gje, serish jam i pakenaqur me ato ç'kam shkruar.

    Por te gjithe kemi nevoje per pak "shtyse", per pak ndihme, qe te ecim me para.

    Keshtu qe "ato fjalet qe me kishin humbur dje" ishin nje lloj kurajo per ty qe te vazhdosh te shkruash.

    Lexova pak per "kritikun" qe po e kerkoje me poshte.
    Kritikun e gjen kudo Sapere, madje s'eshte e nevojeshme ta kerkosh, por qe ta gjesh kritikun duhet te shkruash, apo jo :))

    Ja po te kritikoj une diçka :))

    Ben gabim qe nuk vazhdon te shkruash :))

    Ciao

    ReplyDelete
  7. Nëse unë do doja të bëja ndonjë koment ju do preferonit ta lija këtu apo tu dërgoja e-mail? Unë besoj se ju e dini kush flet. Kjo, jo për ti dhënë rëndësi personazhit i cili, nuk ngre asnjë pretendim se ka (ndofarë rëndësie) por thjesht dhe vetëm për tu ditur.

    ReplyDelete
  8. E-mail me duket mjet me i pershtatshem per komente me me teper se tre fjali ;)

    ReplyDelete