You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

11 March 2007

Dikur...rrefeja: Dori dhe Kiti - nentor 94

Muzike. Oh jo. Kjo qe i vinte copera copera ne vesh nuk mund te qe muzike. Me siguri spikerja e radios nje vajze gati sa ai ne moshe kishte filluar te persiaste serish per dyshimet, tradhetite, difektet e personalitetit e sa e sa te tjera si keto. -Kotesira- mendoi shperfillshem.


U ngrit ngadale nga tryeza e bukes dhe vajti ne dhome. Kapi per nje cast reflektimin e trupit te tij ne pasqyren e murit dhe u cudit edhe vete me veshtrimin shkelqimprere te syve. E ndjente qe s'ishte ne forme ate dite por e qetesonte mendimi se ishte nje faj qe ja bente vetvetes meqe mengjesi kishte kohe qe kishte kaluar. Mbi komodine nje foto pre vajze e kendshme i buzeqeshte me ironi.” Budalla i shkrete, vertet jam me e vogel por jam ne gjendje te te dredh.” dhe ” Sa te dua! ”.

Nganjehere i vinte keq per veten dhe kjo i ndodhte me se shpeshti kur ishte vetem apo ne shtepi sepse sapo e shihte ”ate” qetesohej.Ishte nje vajze me se normale nga ato qe kenaqen edhe me pak por qe gjithnje enderrojne shume dhe gjithnje Zoti apo djalli u jep po aq shume. Quhej Kiti (-Sa emer i embel- i thoshte ai. - Eh me kane hedhur shume sheqer- i thosh ajo). Sapo pati mbaruar vitin e katert te gjimnazit. Kishte dashur te mbaronte me te tera dhjeta dhe ndonese s'kishte mesuar shume (sigurisht per fajin tend) ja kishte arritur fale asaj fijes se padukshme fatsjellese te jetes. Here-here ai behej xheloz. Dreqi e mori s'qe me kalama qe te dashurohej aq shpejt me ate vajze dhe per me teper nga larg, pa e njohur. Xhanem tani qe e njihte e ndiente veten akoma me inatcor me veten. Nje marrezi e brendshme e shtynte te mendonte se dhjetera te tjere e dashuronin po ashtu si ai dikur nga larg. Se ata po ashtu si ai mund ta fitonin ose humbisnin. Ideja se ajo ishte krijuar per t'u dhene mundesine te tjereve te luanin i ngrinte nervat. Ajo nuk ishte nje rregullues probabilitetesh qe t'i siguronte botes se askush, askund, askurre te mos mbetej pa shansin e duhur.

Ajo ishte e bukur ne menyren e tij te te menduarit: klasike, jo magjepsese, jo shokuese, po as thjesht fine. Hunde e rregullt me flegra pakez te medha, balle absolutisht i drejte, sy te gjelber jo rrezellues po me nje gaz te brendshem, te pareshtur thua se s'kishin qare kurre e per asgje, thua se s'i trembnin as vrasjet, as tmerret e reportuara regullisht lajmeve.

Faqet e saj me ate ngjyren e kuqerremte konstante as nuk rrudheshin e as nuk skuqeshin. Atij i qe krijuar ideja se ajo ngjyre u shkonte vetem dhomave te mbushura me mobilje te erreta lisi a qershie dhe te zhytura ne gjysemerresire. Kiti kish bere shaka me te disa here duke i kujtuar se ai e pati zgjedhur vete anen serioze te saj dhe prandaj nuk i takonte t'i kerkonte te ndryshonte.

Kishin gjashte muaj qe njiheshin os me sakte qe "frekuentoheshin", qe dilnin bashke, qe e kishin "rregulluar" sic ironizonin perbuzshem gjimnazistet per ato qe vendosnin te kishin nje partner stabil me shpresen e vijimesise pasgjimnaziste.

Dori e kish veshtire te pershkruante tipare te tjera te fytyres se saj. Gojen jo e jo sepse sa here e mendonte i dukej se buzet e saj do te ishin aty, do ta puthin rrembyeshem per tu riterhequr po aq rrembyeshem. Ai nuk i zoteronte fjalet e duhura per te pershkruar hutimin, kenaqesine e qindra ndjenja te tjera qe e sulmonin. Ajo ishte paparashikueshmerisht e parashikueshme ne te tilla raste e megjithate nuk mund te kuantifikohej. Ai nuk dinte nese ai gjysem-damari artist i saji (dikur e vogel i kish rastisur te luante ne nje film) kishte te bente me keto perseritje veprimesh qe atij i sillnin gjithmone ndjesi te reja.

Zakonisht vajzat e shkatheta ai me shoket i kishin quajtur te levizura mirepo ajo megjithse e shoqerueshme nuk ishte shume e afruar. Madje madje ne pamje te pare te jepte idene se ishte modele apo manekene sepse askush nuk mund ta mohonte qe dinte te vishej. Cuditerisht i shkonte cdo rrobe, qe nga mizerablja qe e tregonte normale tek me e bukura qe e tregonte hyjnore. Ajo ama vishte gjithmone gjera te thjeshat qe e tregonin pak me te madhe ne moshe gje te cilen ajo e balanconte me buzeqeshjen feminore qe nuk i kundershtonte dot askush. Ishte nje engjell.

Dori e kishte pare rastesisht ne nje mbremje. Ajo qe i beri pershtypje ishte se teksa te tjeret here merziteshin nga muzika apo shoqeria e here ja shkrepin te qeshures me te madhe, here bashkoheshin e here ndaheshin ne grupe ajo ishte gjithmone ne qender te te qeshures si te ishte shpirti i mbremjes. Edhe nese grupi reth saj nderrohej ajo ishte prape epiqendra. Ne nje moment qeraste shoket me teke cigaresh (qe nuk i pinte vete por cuditerisht as nuk i perbuzte tek te tjeret), pak me vone i conte ne vallezim (ndoshta per tu larguar edhe per pak minuta nga momenti i dehjes), aty me pas ndante vec me nje veshtrim zenkat e shoqeve (ziliqare per njera-tjetren pah si jane femrat). Kiti inteligjente dhe gazmore nuk kish merituar asgje me pak se miqesia dhe ciltersia e tij te cilen ajo e mori ashtu sic ju dha, pa pretendime, e etur per pak jete te "vertete".

E donte ? Ai po, edhe ajo po. Pse e donte ai ? Sepse i dukej e paperseriteshme dhe si e tille tipi i duhur per te. Pse e donte ajo ? E lekundshme si shumica e vajzave kishte gjetur pa perpjekje dike qe i kishte propozuar mjetin e duhur per te mpire fluiditetin e jetes se saj. Megjithate dyzimi ekzistonte akoma. Ai vazhdonte te pyeste veten nese ajo e donte. E marrte dreqi kete pune. Brejtjen qe shkaktonte mendimise ajo gjithcka e bente me kast. Merr diten e mbremjes pershembull. Pse sillej ashtu ajo? E bente per Dorin? E bente per te tjeret ? E bente per vete? A ja vlente te vazhdoje kur mendimet, pyetjet s'gjenin pergjigje. Kur ato shtoheshin ?

Ajo vazhdonte te sillej si para njohjes me te. Sidomos me shoqerine. Atij i dukej e papranueshme te terhiqej. te pranonte se s'kishte mundur t'ja ndryshonte rrjedhen e jetes. Nganjehere donte t'i tregonte gjithcka qe kish ndodhur sepse i dukej se pjese te fajit i takonin atij vete.

Duke mos dashur ta jetonte te plote dashurine e tij, duke ju trembur pushtimit te befte e ndoshta te pakontrollueshem qe Kiti i kish bere zemres se tij ai kish ruajtur marredheniet me nje capkene tjeter, bashkemoshatare te Kitit. Cudia ishte qe Kiti s'kish bere asnje koment. As qe e dinte (nuk kishte si te mos e dinte) as qe bezdisej nga ky fakt. Nuk kishte bere as ironira mbi ekzistencen e ndonje ish-te dashure (sic do te qe e natyrshme). Kiti nuk do te ishte asnjehere ajo qe thoshte "Pse dreqin je kaq xheloz, une s'behem xheloze per ty" sikur ne zenkat e tyre te mos ishte futur padashur Eriku. Dori e kishte urryer qe heren e pare. I ishte dukur nje rival i rezikshem, jo i denje per respekt, per me teper i huaj. Ishte me xhentil se Dori, duke qene amerikan dinte anglishten me mire se Dori (qe degjonte ndonjehere muzike tek Zeri i Amerikes e aq), dinte te perdorte kompjuter me mire se Dori (qe kishte pare vetem njehere te tille) e sa e sa "me mire se" te tjera.

Trishtim dhe boshesi ishin fjalet e vetme te pershtashme per te pershkruar ndjenjat e nenvleftesimit, te zhvoshkjes ndaj vetvetes qe Dori po i ndjente gjithmone e me shpesh. Nderkohe qe ai i largohej gjithnje e me shume idealit te vetes, asaj qe kishte qene pika kostante e rrethrrotullimit per Kitin, kjo e fundit terhiqej butesisht poaqsa vendosmerisht ne krahet e fort te Erikut. Ky i fundit qe mesuar te merrte gjithmone ate qe deshironte. Si nje dhelper qe i binte urdherave te ujkut dhe megjithe dinakerine i nenshtrohet perkohesisht forces, ashtu edhe Kiti e drejte, e cilter i bindej njohurive te Erikut per boten.

Dori mendoi se gjithcka do te kishte qene fare e thjeshte sikur ato dy muaj te mos ishin jetuar. Ato muaj deshtimesh te njepasnjeshme. Ai prill-maj mes gjysemterheqjesh e gjysemafrimesh te njepasnjeshme te Kitit. Ai do te kishte qene i braktisure megjithate i tere. Madje shoqeria do te kish thene se e dashura e pat braktisur per para dhe do ta kishin meshiruar ndoshta. Nderkohe realiteti qe ndryshe. Ai kishte marre fund si ato gotat e kristalit qe s'mund te thyhen ndryshe pervecs duke u therrmuar deri ne fund, ai e kishte pire deri ne fund goten e vet te helmit. Kishte shoqeruar Kitin dhe Erikun ne plazh se bashku, kishte marre pjese edhe ne diskutimet e tyre per besnikerine (c'ironi) kishte qene i pranishem kur kishte ardhur urdheri per transferimin e Erikut, i kishte qendruar prane Kitit duke besuar (shpresuar madje) se ajo do te kthehej prape tek ai. Se ai Dori zemergjere do t'ja falte te teravetem qe te rronte me te. Me pas Eriku qe i kishte kerkuar Kitit te bashkejetonin ate muajin e fundit te paranisjes. Brenga e Kitit te cilen ai qe detyruar ta ndante me te qe te mund t'i rrinte prane. Dhe me ne fund dasma e tyre. Pika e fundit e hidherimit ne kupen e helmeve. Letra qe i shkroi Kitit duke i kerkuar qe te rrinte per hir te tij. Marresia me e pakonceptueshe ne fakt sepse ajo nuk po ikte per faj te tij po per t'u bere brenge per te.

Perqafimi i fundit perpara shkalleve te avionit dhe aeroporti bosh ku zeri i Erikut bente eko " Mos ki merak e dua aq shume sa s'do ta le ta ndjeje mungesen e vendit te saj. Te premtoj Dori!"- Tingujt e cuditshem te shqipes se Erikut dhe veteshpotia e Dorit " Te pakten shqipen e flas me mire se ai". Letrat...te shkurtra e te gjata por gjithmone te pranishme te Kitit me shenimin " mikut tim te vjeter Dori Vrapi".

Merzia pastaj. Ajo merzi qe qe ulur kembekryq mbi fletet e po atij kalendari mbi te cilin per Kitin dhe Erikun qe ulur mireqenia, lumturia.

Dori u ngrit serish nga krevati dhe hapi sirtarin e komodines e flaku ne te fotografine qe buzeqeshte me qesendi. Mendoi ne menyre krejt racionale " eshte nje faj qe vazhdoj t'i bej vetes- por te pakten eshte faji im i fundit". Rrembeu shishen me valerian dhe kaperdiu gjithe grushtin me kokrra. "Gjynah qe s'pata durim te gjeja pak ilac te hajrit" - mendoi dhe doli ne rruge. Donte te vdiste mes njerezve. Askush nuk duhet te quhej fajtor. Ishte nje krim qe ja bente vetem vetes. I ulur ne trotuar per ore te tera shkaktoi cudi tek kalimtaret. Derisa e kuptuan qe kish vdekur.

**************

Nje dite qershori, madje nje te diel perveluese qershori ne sktorin e pare te varrezave te Kombinatit nje vajze grua e re dhe jashtezakonisht e bukur qante e pangushelluar ne krahet e te shoqit. Mbi gur ishte shkruar 20 qershor 1969- 26 qershor 1993. si dhe vargjet " te rrembeu vdekja s'te la te jetoje, o engjell i bardhe qe vec drite rrezatoje." Pakez me tutje nje plake jo shume e mocme me rroba te zeza mbante ne duar nje foshnje te vogel dhe belbezonte: " Kaq do ta kishe djalin dhe ti o bir kaq".

Eriku mori ne krahe vogelushin dhe ju drejtua plakes me te vetmet fjale qetesuese qe ju kujtuan: " keshtu e ka jeta". Ne vend te pohimit te heshtur te plakes mori nje skermitje nga nje vajze me minifund xhins, nje bluze verore boje roze, floke te gjate e te verdhe. Skermitja u pasua nga " Sir Please take away you wife and go back to your America. You have no place here. Be careful of your wife because there is a chance she might kill you too like she did my boyfriend". Eriku vrenjti vetullat kurioz dhe i cuditur njekohesisht. Ju rikthye shqipes qe dinte dhe tha " Dori ishte miku jone. Ime shoqe s'ka faj".

"Ishit larg. E pra ju fitoni serisht!" tha vajza pastaj shtoi- " Ai i beri faj vetem vetes". dhe nen ze " dhe mua".

Ulerima e Kitit " O zot, pushoni" zgjoi nderkohe foshnjen e pafajshme qe mund te kishte qene i Dorit, apo i vajzes bjonde apo ...nese askush nuk do t'i kish hyre ne pjese vetes dhe te tjereve.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ja pra sic e lexoni me siper kam shkruar edhe une nga keto "tregimet". Me shume mosperputhje, mangesi, gabime. Qe e marrin spunton nga tipare njerezish dhe perfundojne ne ndodhi te pajetuara dhe te keqfantazuara (apo te pafantazuara deri ne detaj). Meqe jam duke i hedhur nga fletoret e letres ne keto faqe interneti do ja u lodh koken me to here pas here.

6 comments:

  1. moj ti thengjill i mbuluar.......... te urrej,sepse i urrej fundet e trishtueshem(dhe aq me teper te flijohesh per nje dashuri)
    :)

    Komplimenti.Edi

    ReplyDelete
  2. ke shkruar shume bukur edhe pse me nje fund te hidhur si ky i ketij tregimi. shpresoj qe tregimet qe do vijojne te jene me cheering:))

    Fundjave te mbare!

    ReplyDelete
  3. he pra çfare thengjilli i mbuluar se..ç'paske fsheuyr ti keshtu qe s'e dinim ne..
    shakate menjane, me pelqeu menyra jote e te treguarit si dhe çiltesia qe bartin shkrimet e tua...

    ReplyDelete
  4. edrus, duhet te vesh ndonje hudher virtuale ketu....do te ta marrin me sysh bllogun :D

    ReplyDelete
  5. sa kendshem e ke shkruar Elais...bravo

    ReplyDelete
  6. Edrus, Belle-Fleur, Eni, Kastadiva faleminderit. E pra dhe une nga ajo frika se do me urreni nuk rrefenj me nashi :P

    Merjo, qe thua ti kjo "o kasolle ku na mblodhe" qe gjete ketu eshte e imja. Edrusi i ka odate ne tjeter vend. Faleminderit gjithsesi per viziten :)

    ReplyDelete