You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

10 April 2007

Hyra shul e dola lloz...

Ose ndryshe: Ika pa frymezim dhe erdha edhe me pa frymezim.

Eshte bela me rehatin.
Po te gjeti anen te ben dembel.(Dembele ne rastin tim po varja).
Plani a ishte:
x dite minus pune= yyy ca qejfi. (Imagjino mungese mbledhjesh e kokecarjesh doemos).

Per te tjerat plani plotesues (B-medemek, megjithese jo pesevjecar) ishte i detajuar.
Arritjet do ishin te shumta.
Rileximet, leximet, "shoppingjet", fjalekryqet, etj etj etj do pasonin njera tjetren.

Naaaaaaa pika mendjes thuaj.
Nje verre ne uje.
*nje gjysem verre ne fakt.

Lexim u be fare fare fare fare fare pak.
Shopping u be pak (nuk ju ndje nevoja fare ne fakt po dola njehere sa per te bere adetin se helbete vajze hesapi).
Ketu kuptohet nuk llogariten blerjet e karameleve me kile (do thosha ton po e sigurt qe do me duhej te sqaroja sa kile nga ato tonet hengra vete po e le kile).

Fjalekryqe cope dy diten e pare (pas gjysemdites se punes qe peruroi pashkefestimin).

Tere kohen tjeter beme llogje. Pame diellin dhe na pa *surratin e kam bojekaf tani me hunde pakez te rrjepur, nderkohe qe si duart dhe qafen i kam akull te bardha si leter.

Ja keshtu qe thoni ju (qe s'thate gje se kushedi me se po merreni.)

Qoshka ketu do rifreskohet me ritem mesatarisht 2 poste ne jave tani e tutje.
Kjo per qellimin madhor qe te na kurseje si mua ashtu edhe juve shkrimin dhe leximin e teperuar te mufkave. Nuk jap garanci qe nuk do vazhdoj te shkarravis mufka dhe te citoj statistika inkoherente, vetem se do e bej me karar ;)

6 comments:

  1. E mirë de mirë!
    Mjafton që do shkruash pa, gjella me kripë dhe kripa me karar, thotë një proverb yni!
    Mirëseerdhe!

    ReplyDelete
  2. miresena erdhe :))) good to have you back!
    keshtu jane pushimet , ta punojne ngahera.Une e kam kuptuar tashme se koha qe jam me aktive dhe sociale eshte koha qe punoj dhe jam shume e zene.Kur jam pushim , qofte dhe fundjave zgerlaqem:)
    "Mufkat" e tua i dua , ashtu si dhe çdo shkrim tjeter , ndaj mos na fut shume ne peris biri.

    ReplyDelete
  3. Hello Elais,
    Miresenaerdhe e jave te mbare, mgjs java po mbaron.
    Te kuptoj shume mire kur flet per plane qejfi dhe engledisjeje per pushime. Dhe te kuptoj edhe kur nuk arrin ta heqesh tikun si nona te ''take a shower'' ose "read a book". Gjithsesi, rendesi ka deshira e mire. Une gjate fundjaves tre ditore kam realizuar, madje tejkaluar planin e te ngrenave, nuk kam qene dhe aq mire me shoppingun (kam mbetur pa leke se po paguaj pensionin), dhe po ashtu anullova nje vajtje ne kinema se nuk kisha nerva te duroja dy ore Eddie Murphy-n duke bere karagjozlliqe me mamane/motren/koleget/grate e lagjes. Ketej ben kohe me diell por fytyra ime nuk eshte rrjepur (akoma). Alarmi per rreziqet nga uji, toka, ajri, telefonat, caji jeshil, caji i zi, qumeshti, veza, embelsirat dhe basically cdo gje e mire qe njeriu ka qejf t'i fuse gojes, na ka shqetesuar shume familjarisht. Dhe une investova ne nje krem sunblock me shpresen qe rrjepja e fytyres eshte me e keqja qe mund te me gjeje(:P)
    Ok. Llapa shume po e ndjeva te nevojshme te kerceja njehere te qoshka jote sot. Rishikoje njehere ate ceshtjen e dy-here-ne-jave...

    Mirup
    Kozi

    ReplyDelete
  4. mireserdhe elais! mos u merzit per mos realizimin e planeve sepse kjo ndodh per gjithsecilin prej nesh:)

    Have a great evening!

    ReplyDelete
  5. @N.Ago: Miresejugjeta!

    @Eni: :)) Ju dua te miren mi Eni ndaj do u servir minimalisht 2 poste ne jave ne vend te dy ne dite. Nuk do ju le pa gje gjithsesi ;)

    @ Kozi: Me kenaqe me "planin e te ngrenave". Ne ate fushe jo plan po une kam arritur deri ne "vizion" e dashur ;)
    Hugs

    @ Kastadiva: Faleminderit!

    @ Belle: Mbremje te perkryer te uroj edhe ty :) Sa per planet...ato jane bere per t'u rishikuar. Ose me nje perifrazim shqiptar "mos e bej sot ate qe fare mire mund ta lesh per neser" :))

    ReplyDelete