You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

23 April 2007

Nese do te shkruaje nje poezi dashurie sot: si do te tingellonte ?

Kur njeriu shkruan dhe lexon ate qe ka shkruar shpesh here nuk i pelqen. Kjo per aresyen e thjeshtezuar se ose kerkon dhe sheh fare qarte ne shkrim pjese te vetes dhe ka frike se edhe lexuesit do te shohin te njejtat gjera, ose e kunderta sepse e di qe ne shkrim nuk ka asgje personale (pervec rimave te shtirura, dhe metaforave te huazuara me diell/zemer/lulezim/vuajtje/perendim etj). Frika me e madhe eshte ajo se lexuesit do te shohin pertej fjaleve e drejt e ne shpirtin e krijuesit dhe jo vetem do te lexojne por do kuptojne ate qe ti vete jo vetem qe nuk e kupton por as nuk e tejcon dot te plote. Frike e panevojshme.

Shkrimi eshte sublimim i shume shtysave qe pasi kalojne ne "shtrydhese" hidhen ne leter, ku teresisht te shnderruara, percjellin dicka qe eshte si larg dhe afer te vertetes.

Personalisht e kam patur gjithmone me te lehte me vargjet. Pavaresisht nga kuptimi ato kane nje rrjedhshmeri tjeter. Ne proze eshte me e veshtire. Prozaizmi im me ben shpesh moralizuese.

Aresyeja qe nuk shkruaj me vargje jane te shumta (te pakten keshtu me genjen mendja). Gjithsesi me e rendesishmja nga aresyet eshte qe une nuk i zoteroj vargjet ne gjuhen qe perdor tanime. Rimat qe mund te krijohen ne tru jane dyvargjeshe, jeteshkurtra dhe shpesh here shqip, kombinuar me nje gjuhe tjeter (anglisht etj).

Per t\u rikthyer tek pyetja. Nuk mund ta krahasoj nje poezi qe do te shkruaja sot me dicka qe kam shkruar me pare. Shtysat nuk jane te njejta ndaj dhe vargjet nuk mund te jene te njejte.

megjithate ...ja nje prove..(per reference)

Vi/Ne

Ti me mungon
-Edhe kur je ne dhomen tjeter
edhe kur flet ne telefon
kur shtrire mbi divan'e vjeter
shtypin e dites rri shfleton

Kur te le vetem shkoj ne pune
kur tok shikojme televizor
kur ne tryezen ku hame buke
secili ndjek c'ndodh ne oborr

Per cdo sekonde qe ndaj me ty
qindra sekonda s'i ndaj dot
Si dige ujembledhesi ne fyt
pamundesia, grric me kot.

Une te mungoj
-Edhe kur flas a shoh a shkruaj
edhe kur pres ne telefon
kur heret nisem per ne pune
ti vetem ndiehesh, me kerkon.

Kur dhembet laj, a bej pazar
ti deshiron te jem me ty
qe cdo sekonde pa e pare
ta perjetoj e ndjej aty.

Mungojme dhe pse
-E dime qe jemi ne nje bote.
Por si dy bote prape veprojme
kur ndajme te njejtat perjetime
qe jemi dy, shpesh e harrojme.

etj etj etj Pa lidhje

10 comments:

  1. Sido qe te jete, mua me pelqejne shkrimet dhe poezite e tua. Shkruan bukur dhe i lexoj me kenaqesi.

    p.s. welcome back!

    ReplyDelete
  2. Duhen stimuj per te te bere qe te shkruash.
    Edhe kotesia nganjehere te ben qe te nisesh si kot, dhe te besh dicka simpatike dhe interesante si ne rastin e mesiperm.
    Pastaj poezia eshte dicka personale, se shumti per personin te cilit i drejtohet(gjithmone nese stimuli ka qene Ai/Ajo).... per te tjeret c'te duhet se si do t'a mendojne??

    ReplyDelete
  3. edhe mua me pelqejne poezite por dhe prozat e tua dhe nuk mendoj se behesh moraliueze..por ke te drejte ne proze ka perhere me shume risk per tu bere moralizuese...

    ReplyDelete
  4. perveç hyrjes ( pak e gjate:))
    mua poezia me pelqeu, madje shume.

    ReplyDelete
  5. @Belle: Faleminderit. Kam qene ketu (pervec dje qe isha me sherbim). Gjithsesi pata marre zotim para nje jave qe do ta ulja ritmin e postimeve tek 1-2 ne jave.


    @Edrus: Ndoshta duhen stimuj. Ose i duhet bere "shantazh" vetes mediokre e te vetekenaqur. Kete rradhe "provokimi" me erdhi nga nje shoqe dhe titulli i postit eshte citat i saji.

    Poezia eshte me teper e krahasueshme me nje "ndjesi" them une. Dmth jo vetem e lidhur me dike (edhe ne rastet kur nje person ka dhene shtysen e pare).

    ReplyDelete
  6. @Eni: Pikerisht. Dhe ne poezi ka (ndoshta) me teper mundesi per t'u shprehur bukur.

    @E.T.: Faleminderit. Dhe meqe fole per hyrjen, sic e kuptove/lexove ti ku perfundonte hyrja ?

    ReplyDelete
  7. ne rradhe te pare, me fal qe kam "munguar" (qe s'eshte e njejte me fjalen shqipe "mall") te blog-u jot. jo se nuk me kane interesuar fare ke shkruar, thjesht koha, puna, etj.

    titulli eshte intrigues: sot... ne krahasim me kur? cfare e ben te sotmen me ndryshe?

    ReplyDelete
  8. @shqipo: Mungesat jane gjithmome me aresye sepse RL eshte gjithmon me e rendesishme, ndaj nuk ke nevoje te kerkosh falje.
    Titulli eshte citat nga nje mail. Nje shoqe qe nuk i pati lexuar vargjet e mia kur u shkruan ishte kurioze te dinte si do te shkruaja tani.
    Nese e ke vene re te poezite e meparshme kane patur referencen "dikur zhgaravisja vargje". E sotmja eshte me "e maturuar" e "pjekur" se e djeshmja dhe detyrimisht me pak poetike.

    ReplyDelete
  9. Rastësisht takova këtë faqen tuaj në internet.Përzgjedhja e temave mu duk simpatike ashtu siç janë tërhëqese edhe poezitë tuaja. Konsideroj, siç thoshte me rast Kadare,në mërgim njeriut i mungon kontakti i natyrshëm me gjuhën amtare. Vrej se kjo reflektohet edhe tek ty, ashtu siç vrej edhe tek të gjithë të tjerët larg atdheut. Do të kthehem herë pas herë tek faqja jote...
    shuquri sejdijaj

    ReplyDelete
  10. Shyqeri faleminderit per viziten!

    Sa per shqipen, besoj se gjuha nuk eshte dicka e ngurte dhe e pandryshueshme. Ajo evoluon. Ne rastet kur fjale apo forma te pershtatshme nuk ekzistojne ato huazohen nga gjuhe te tjera. Ne Shqiperi huazohen nga italishtja apo greqishtja, ne Kosove huazohen nga sllavishtja apo gjermanishtja (fale mergimtareve) etj etj. Ka dhe raste kur krijohen fjale e shprehje teresisht te reja.

    Si mergimtar besoj se ti e kupton sugjerimin "man kastar inte sten i glasshus" ;)

    Personalisht perdor dhe do te perdor ate shqipe qe njoh, me ngjyrimet dhe variacionin qe me pershtatet me teper. Mungesa e gjuhes amtare nuk ka te beje me faktin se vargjet qe mendoj jane dygjuhesh. Nderkohe nje varg dygjuhesh kerkon nje lexues qe i zoteron te dy gjuhet, gje qe e ben mundimin e krijimit te vargut te panevojshem.

    Gjithsesi mireardhsh!

    ReplyDelete