You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

06 May 2007

Dikur beja hartime (1)...jo vetem per vete

Deshira per te fluturuar. 5-6maj 1995.

Dorit:
Eshte e pamundur qe ne nje dite pranvere me diellin rezatues dhe zethat e zogjve te mos duash te dalesh nga pak fushave. Lulekuqet buisin kudo dhe petalet e tyre jane po aq te brishta sa krahet e fluturave qe ndodhen mbi to. Te brishta, te lehta, te pakapshme. Si krahet puhates te endrres qe me perpin papritur edhe kur jam zgjuar, edhe kur fle e lodhur apo buzeqeshur. Endra ime me e mahde, me ekstreme, me e paarritshme: Te fluturoj.
Te leshohem ne pikiate si skifteri ne ndjekje te zogjve te tjere. Ne marramandje te papriturash te mund te gjej e te zbuloj vetveten, ate qe jam, ate qe kam qene,a te qe do te behem. Gati si ne film. Por jo nje film me metrazh e shpejtesi normale, nje superfilm ku shpejtesia e rrokullisjes perputhet gati-gati me ate te riardhjes ne vete pas komes. Nje mrekulli sepse ne zgjim rikujtimi perfshin vetem te dikurshmen, para-komen, gjate fluturimit rikujtimi njeheresh ndjesia e re.
Me krahe hapur perpiqem te kap te pakapshmen. Hapesiren e pamate qe zvogelohet e zvogelohet vazhdimisht derisa behet nje pike e njohur, nje fushnaje, nje ndertese, nje peme. Si nje fill elastik qe qe nuk lejon ndarje fluturimi eshte ikerisht ajo qe s'eshte largim dhe mosndarje rikthim pas reflektimi deshireringjalles, nje mrekulli ndiesore e paaritshme.
E megjithate deshira per te fluturuar ndryshon tek cdo njeri, ashtu si ngjyra e flokeve, apo e syve apo deshira per muziken. E ndodhur tek gjithsecili prej nesh deshira per te fluturuar behet pothuaj domosdoshmeri po ta zbulojme tek vetja.

Elones:
Isha shume e lodhur ate dite. Nuk arrij as sot te kujtoj pse ndodhi gjithe kjo por me sa duket kisha bere dicka qe me detyronte te shtrihesha e sigurte se sapo te vija koken mbi jastek do te gjeja prehje. U ula gati pa fryme mbi shtrat dhe ajo qe me priste ishte nje qetesim i pakonceptueshem, i paarsyeshem ne gjendje te zgjuar.
Grupe engjesh rrethonin koken e shtratit dhe me cicerima te embla si te zogjve me detyronin te ngrihesha. U ngrita por kembet nuk me mbanin. S'mund te qendroja. Kembet i kisha te thyeshme, delikate. Engjejt kembengulen se duhej te shkoja me ta ndaj me ofruan nje pale krahe. Kisha frike. Njekohesisht deshiroja, pa shpresuar se do te mundja, te fluturoja. Luhata dy here flatrat e dhena dhe papritmas u gjenda lart ne nje hapesire plot mjegull. Mjegull jo te bezdisshme, nje mjegull te bute, te lehte me sterpikje engjejsh sic do ta quante kushdo qe e perjetoi. Nuk shihja asgje te bukur rrotull ama. Asgje qe te terhiqte vemendjen dhe gati u merzita. Papritur mjegulla u hap dhe pashe grataciela madheshtore mes te cileve duhej te fluturoja si telekomanduar dhe njekohesisht ne nje gare te formula 1. Shmangu majtas, shmangu djathtas, ngrihu ne lartesi, ulu, xhiro, leviz, ngadaleso, pershpejto. Edhe vetetima nuk do te kish krijuar imazh me te bukur se ajo puhatje engjejsh mbi qytet.
-U zgjova e fresket. E cliruar nga lodhja qe kisha ndjere. Kisha ama nje deshire te pakontrollueshme. Deshiren per te fluturuar, pa u ndalur askund, e cliruar nga gjithcka lodhese, te rigjeja vetveten.

5 comments:

  1. wow, fantastike, ashtu sic mund te jene vetem enderrat ne fund te fundit.
    E kush s'ka enderruar qe te fluturoje???

    ReplyDelete
  2. nuk ma merrte mendja se mund te shpreheshin kaq rrjedhshem deshirat.bravo...

    ReplyDelete
  3. Edrus & Eni: Faleminderit :)

    ReplyDelete
  4. Eshte bukur kur endrat realizohen.
    Ps:Te uroj fluturim te kendshem perhere Elais:)

    ReplyDelete