You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

27 July 2007

Dita e 7-gjumasheve

Sot eshte 27 korrik, njohur ndryshe si dita e 7-gjumasheve. 7-gjumash (sjusovare) eshte edhe shprehja qe perdoret per ata qe flene shume. Sipas disa te dhenave festa eshte festuar ne disa raste edhe ne 15 korrik. Deri ne 1900 ishte dite feste kombetare ne Suedi. Te shtate gjumashet ishin ne fakt 7 martire qe u murosen brenda nje shpelle ne vitin 250. Kur shpella u hap reth 200 vjet me vone ata u zgjuan. Perkujtimorja e zgjimit te tyre festohej si nga kisha ashtu edhe ne ambjente jo kishetare. Ne kete dite sipas tradites lejohej gjumi i zgjatur edhe per njerezit e zakonshem. Megjithate personi qe zgjohej i fundit nga gjumi ne familje ishte i detyruar te bente ndonje nga punet me pak te pelqyera si ndeshkim. Femijeve u lejohej te flaknin lule me gjemba ose rrodhe qe t'i ngjiteshin ne rroba personit qe zgjohej i fundit. Ne disa raste grumbuj njerezish kalonin si procesion i zhurmshem rrugeve te qytetit per te zgjuar ata qe akoma flinin.

Dita perkujtohet me shume ne forme karnavalesh ne Hange dhe Nodendal (qyteza ne Finlande). dikush zgjidhet si 7-gjumashi i qytetit dhe ose hidhet ne det si "ndeshkim" ose i hidhet persiper nje kove me uje. Ne Hange bartet 7-gjumashi me gjithe krevat neper qytet dhe pjesemarresit ne procesion e shoqerojne te veshur me pizhama.

Sipas kalendarit te vjeter agrar (per te cilin do te flas here tjeter) dita e 7-gjumashit vendos se cfare kohe do te beje ne 7 javet ne vijim. Nese bie shi ne kete dite, shiu do te vazhdoje per 7-jave. Thuhet gjithashtu se personi qe fle pas ores 7 te mengjesit ne kete dite do te jete i pergjumur gjate gjithe diteve te vitit.

Kuptohet sot ben diell pervelues (jo me masen e pervelimit ne Shqiperi por gjithsesi vape) dhe une fjeta edhe pas ores 7.

10 comments:

  1. amin per shiun..ishalla bie se na percelloi dielli:(

    ReplyDelete
  2. Hello Elais,
    Shume interesante! Nuk kisha degjuar ndonjehere per kete gje. Nga komenti per parashikimin e motit m'u kujtua filmi ''Groundhog Day''. Nuk ka shume lidhje pervec faktit qe ne ate qytezen ne Amerike perdornin nje iriq per te parashikuar motin per sezonin e ardhshem. Atehere m'u duk pak e stisur si gjetje, po tani po mendoj qe burimi duhet te kete qene dicka e tille. Gje qe na con tek shprehja jone e dashur "there's nothing new under the sun".
    Te uroj nje fundjave te bukuuuuuuuuur!!!

    Kozi

    ReplyDelete
  3. @ Eni: Ne ketej duam diell po jo percellim. Juve ne fakt ju deshiroj temperatura te tolerueshme (nen 30 grade) me ose pa shi :))

    @ Kozi: Po he mi se me bere merak.
    Groundhog Day e mbaj mend. Ajo ideja e dites qe perseritet ne pafundesi me tremb ama.

    Te uroj fundjave te mrekullueshme me plane pushimesh.
    H... hugs!

    ReplyDelete
  4. hmm... me te vertete shume interesante. sot ne mengjes nuk cohesha dot dhe mbasi e qellova alarming nja dhjete here u cova nga krevati me qaf dhe kurriz te ngrire.

    fun!

    ReplyDelete
  5. Prandaj qenkam zgjuar pas ores 7-te sot sepse qenka dita e gjumasheve:)) Epo mire, nje here ne vit falet dhe gjumesia e madhe:)

    ReplyDelete
  6. si tia bej une qe u cova qe ne 5.30 sot. pse keshtu do te me veje edhe nje vit mua. aaahhhhh cme the aude

    ReplyDelete
  7. "dhe une fejta edhe pas ores 7...."
    Ndoshta ke ndjekur zakonin e 7 gjumashëve, por ja ke 'fejt' si në 3 të natës tek rrjeshti i fundit :P

    ReplyDelete
  8. Blerta mos e vri mendjen. Sipas kalendarit agrar sot duhet te kishte bere diell ketu, ne fakt ra shi me gjyma gjithe diten.

    Edrus, po prisja se kush do ta vinte re i pari. Vete e vura re gafen sapo kisha nisur e-mailin me postin. Megjithate nuk e kam vrare mendjen ta rregulloj akoma. Do ta ndryshoj8lexo korrektoj) kur te bej postin e ardhshem si dhe t'i jap kategorine perkatese ketij posti.

    ReplyDelete
  9. Prap ja ke 'fejt' (fut: sipas ne katnarëve të zonës së Laçit :P ) kot... ke shtypur tastin e hapjes së këllapave pa shtypur njëkohësisht edhe 'Shift'-in :PPP

    P.s: Simbas teje, robt që rrinë e shikojnë dhe tek reflektimet e pasqyrës së makinës... do t'ju shpëtonte një 'gabim' i tillë :P

    ReplyDelete