You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

18 July 2007

Harrese

Sa me moderne behemi aq me pak mbajme mend.  Ky ishte konkluzioni i nje studimi te financuar nga "Puzzler Brain Trainer Magazine".
Faji eshte i celulareve, kompjuterve, PDA-ve dhe ne pergjithesi te gjitha "gadgets" qe shpiken per te na lehtesuar jeten.
Madje as ditelindje dhe numra telefoni nuk rregjistrohen ne kujtese por ne kalendare elektronike. Te mesuarit permendesh e gjerave evitohet me keq se kolera. Jo vetem kaq por te mesuarit permendesh behet ne fillim i panevojeshem e me pas thuajse i pamundur. Perse te mesosh permendesh dicka qe e ke vetem nje "enter" kompjuteri larg nderkohe qe kompjuterin e ke me pak se 50 cm larg. Konstatimi nuk eshte vetem i imi (ndonese e gjej te vertetuar jo vetem tek vetja por edhe tek te njohur te tjere) por raportohet edhe nga agjensia Reuter.
 
Sipas studimit 25% e 3 000 personave qe u testuan nuk mbanin mend me shume se 3 numra telefoni te anetareve te familjes ose miqve. Ata qe kishin mbushur 50 vjec mbanin mend shume numra telefoni me teper sesa ata qe akoma nuk kishin mbushur te 30-tat.
 
Justifikimi i rastit, i dhene nga profesori i psikologjise prane universitetit Trinity College te Irlandes, Ian Robertsson, ishte se: - Njerezit kane me shume gjera qe duhen mbajtur mend sot ndaj shfrytezojne teknologjine me shume sesa memorjen e tyre.
 
PS: Nderkohe me kujtohen mese 8 numra telefoni, nje qerre me data dhe vite ditelindjesh si dhe pervjetoresh te tjere. Te mesuarit permendesh e gjerave te tjera e kam hequr nga defteri. Jo per gje por nuk i besoj kujteses qe kur harroi vazhdimin e plote te vargjeve te " O Meri eja ne dritare, eshte ora jone e preferuar"  te Burnsit dhe " Maria, Maria, lerme maria, rrugeve dot nuk rri...mos hyni me cizme, ne zemrat qe digjen hyhet me ledhatime" te Majakovskit.
 
 

3 comments:

  1. Populli thote "kur ke mashen pse te djegesh doren" keshtu dhe puna me kalendaret elektronike qe mundesojne cdo date/eveniment qe duhet te mbaj mend dikush.

    Personalisht, datat dhe numrat i mbaj mend mire dhe s'me eshte dashur te perdor kompjuterin aq shume.

    ReplyDelete
  2. vura re se ne shkrim thoje se personat mbi moshem 50 vjeç mbanin mend me shume gjera sesa ata nen 30 vjeç .Une do ti shtoja diçka arsyetimeve te staticieneve.Brezi i tanishem ka nje lloj afrmi tjeter me teknologjine dhe ka nje lloj vleresimi tjeter ndaj shume fakteve ne jete.Fakte te cilat vleresohen ndryshe nga brezat me te vjeter.
    Nderkohe kur fatkeqesisht brezi jone dhe ata me poshte nesh (jane ende dhe me beter) i injorojme dhenien rendesi shume gjerave duke i thjeshtuar ato si thysa me ndihme te teknologjise , brezat me te vjeter se ne e shohin ndryshe punen ,ndaj nuk e fusin shume teknologjine ne pune..Ata dine ende te ruajne,emocionohen ,perkujtojne gjerat e rendesishme per to!Mendoj se ky eshte thelbi i ndryshimit te shifrave statistikore..Sa keq per brezin tone!:(

    ReplyDelete
  3. @ belle: Populli ka shume fjale te urta e me shume vlera. Mua sidoqofte me vjen keq qe harrojme dhe e nuk e stervisim memorien me si dikur.

    @ Eni: Teknologjia eshte e mire kur funksionon. Por nuk duhet t'i besojme verberisht asaj sepse mund te na lere ne balte keqas. Besoj se "mesimi permendesh" ka njefare strukture ndihmese qe sjell avantazhe ne shume situata. Do te ishte mire nese do te qe e mundur te ruhej sadopak ky lloj stervitjeje mendore.

    ReplyDelete