You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 June 2008

Nje e shtune intensive

Dje kalova nje dite shume te kendshme. "Programi" filloi me piknik ne natyre.

Pikniku ishte paksa dramatik ngaqe ca nga "lulet e asfaltit", qe morren pjese ne aktivitetet e dites, jane shume te ndjeshme e sensible. Sensibiliteti i tyre acarohej rendshem kur ketra e pellumba te paturpshem (te mesuar me prinder femijesh te vegjel, te cileve ketrat e pellumbat u duken te lezetshem, ndaj detyrojne prinderit t'u hedhin therrime buke) i afroheshin aq shume tavolines sone te improvizuar ne bar, sa shoqeve u vinte anicire. Te themi te verteten edhe une lule qyteti jam, po qytetet tona (si ato te rrahura me ere e suferine, si ato me pula e lope nen ballkon, si ato me Skenderbe ne shesh) me kane bere me pak te ndjeshme. Pa u mburrur shume duhet te zevendesoj me pak te ndjeshme me sypatrembur se, te rrime shtrember e te flasim drejt, pervec ndonje qeni te rralle gjuetie (cope 2 ne 18 vjet), ndonje miu ose hardhuce te ngordhur gjate ekskursioneve me klasen (minj 2 hardhuce 1), nuk para jam rritur me shume kafshe. Kafshe te llojit njerez kam takuar sa te duash. Do thosha si te Karnavalet e Korces "kam pare e kam ngrene" po kam frike se me mirekuptoni keq. Me kafshe njerez jam perballur pra, te te gjitha markave, kombesive dhe sojeve. Te pire dhe esell. Mbi toke dhe underground. Te armatosur dhe te pa-armatosur (une me bicak se ndonjehere do pritej dhe ndonje molle a do hapej dhe ndonje kuti, ata me kallash se nganjehere do tregohej kush kishte shenjester me te miree ishte me cub apo meritonte me shume p erqafime).

Dhe normalisht kur s'trembem nga njerezit per ketrat dhe pellumbat s'ma ben syri terr (jo se kisha pare aq pellumba e ketra ne mes te qytetit sac kam pare ketu keto vite po gjithsesi). Per fat te keq pervec masakrimit (qe s'e lejon ligji) e vetmja gje qe u beri efekt ketrave ishte e ndjekura. As e mjaullitura, as e lehura, as bertitura, as e kercenuara, as hedhja e gjerave (berthama qershish dhe shalqiu e "implement"-uar nga shoqet) nuk beri derman.

Dita vazhdoi me "Laser tag" ne nje shpelle te lagesht e te ftohte qe dikur perdorej per ruajtje municionesh por qe tani i eshte shitur nje privati. Ky e ka shnderruar ne labirint me tym dhe mure ku duke u fshehur do te perpiqesh te identifikosh dhe godasesh me laser anetaret e skuadres tjeter. Te gjithe lojtaret kane jeleke me drita(shenjestra). Dritat formojne nje V ne shpine dhe nje ne kraharor. Du shenjestra shtese dritash jane qepur ne te te dy supet. Dritat aktivizohen automatikisht kur fillon loja si dhe 4 sekonda pasi goditesh. Cdo jeleku i perket nje arme, laseri i te ciles aktivizohet kur arma (loder plastike) kapet ne tre pika kontakti, dy pika ne tyte dhe nje ne kembez (zevendesuar me nje pllake metalike). Avantazhi me i mire strategjik para se te filloje loja eshte te mos kesh rroba te bardha dhe te mbash gojen mbyllur (eshte erresire por drita e vetme qe duket eshte drite fosforeshente si ne disko ku gjerat e bardha ndrisin dhe dhembet shkelqejne si prozhektore). Skuadra ime humbi (jo per fajin tim- cerek genjeshtre kjo) se nuk dinim te dalloja te mite nga kundershtaret. Lasergame sic emertohet ketu "Laser tag" eshte me efektiv se nje ore trainimi ne palester. Efekti mireberes shkaktohet nga "the thrill of the hunt" apo "ethet e gjuetise", perpjekja per te evituar pengesat, per te mos u perplasur me muret dhe kthesat e labirintit, per t'u fshehur, per te goditur sa me shume dhe sa me shpesh kundershtarin.

Po me. Po ja, ishim qe ishim te nxehura pas "luftes". Ta hidhnim dem gjithe ate nxemje ?! Asnjehere. Keni pare ndonjehere ndonje garumbull vajzash qe nuk duan te vallezojne? Nuk e besoj. Edhe ne nuk beme perjashtim. Ja futem nje kursi te shpejte Linedance ne te cilin mesuam tre koreografi, nje me 32 levizje qe quhet Ice Breaker, nje me 18 levizje qe quhet Electric Eel dhe nje te trete qe nuk me kujtohet sesi quhet. Linedance nuk e kisha provuar dhe te them te drejten kisha shume paragjykime. Kisha krijuar idene se ishte pak si Riverdance per pensionista. E kisha shume gabim. Pas dy oresh me linedance na priste sauna dhe fillimi i mbremjes qe do te vazhdonte me te njejten melodi si dita- plot aktivitet.

Ne videon me poshte mund te shihni levizjet e koreografise se pare "Ice breaker". Grupi ne film nuk jemi ne, eshte thjeshte trademark Youtube.


Ej se mos thoni qe mburrem ee!!

PS: Vetem njecike, sa per vete.

4 comments:

  1. http://www.linedancers.com/danser/IceBreaker.pdf hapat e koreografise IceBreaker

    ReplyDelete
  2. yllo me vjen mire qe ja paske kalu kaq bukur.duhen dite te tilla ndryshe nuk shtyhet.une i mbarova pushimet e mia neser nis punen:)

    ReplyDelete
  3. Linedance dhe Electric Eel në kohën time kishin emra më të bukur ("lapdance" dhe "elektrik blu" :P )

    ReplyDelete
  4. Po at'here kapte vetem italianin dhe sllavin :) Tani kap ca kanale me shume dhe kalohet radha dhe pa lapdance ;)

    ReplyDelete