You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

15 August 2014

Edhe njëckë

ADOLESHENCË MENDORE

Thith-
Cigare imagjinare.
Në stola parku të verdhë
Që vetëm për t'u çlodhur s'janë bërë.

Nxjerr-
Psherëtima reale.
Që i trembin zogjtë e tulatur
Që orën e gjumit harruan e rrinë të soditin.

Sheh-
Marramëndje resh.
Që era i shtyn, e i merr, e i ngre
Për t'i ulur prapë.

Harron
Kohën vendin tënden imagjinatë
Mugun që dhelprën e zgjon
që të mbijetojë dhe një natë.

Prek
Ujëvara flokësh të lidhur.
Që s'e duan karficën që i mban peng
Kur supev'e gushave duan të derdhen e të shesin mend.

No comments:

Post a Comment