Ok. Frymëzimi nuk vjen. Normale. Më vjen mua te gjej një vrimë e të fshihem jo frymëzimit që dhe aq është nazeli.
Po unë s'kam ndërmend ta lus.
Po deshi derën e ka hapur. Po s'deshi varja. Po deshi të vijë po s'ja mban të rrijë dera prapë hapur. Me zor as leshtë e kokës (as mendjen nuk mbaj). Ja kështu.
Pikë.
Krye radhë.
Frymëzimi të bëjë si të doje. Blogu ka detyra për të përmbushur.
Pikë së pari. Të gjithë shkrimtarët e shkrimtarucët që kanë botuar ndonjëherë ndonjë rresht on-/ose offline thonë që oreksi vjen duke ngrënë dhe shkrimi vjen duke shkruar. Budallallëqe ose jo. Çdo rresht ï shkruar është një hap më afër dy rreshtave të shkruar. (Krahasime cilësore nuk bëjmë se ngec muhabeti pastaj).
Pikë së dyti. Kaq.
No comments:
Post a Comment