20160428
Muri
Ka veshë të dëgjojë.
Gojë të flasë,
Tru as sy s'ka.
I tepërt mendimi.
Të shohë të vërtetën
E tepërt.
Ligjërata mban
Në heshtje
S'e di që askush
Nge s'i ka.
Ndaj, kur të duhet vetesh t'i thuash:
"Mirë e ke!"
Mos harro,
Foli murit!
No comments:
Post a Comment