You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

19 October 2016

Udhëzime

Secili bën atë që do
Dikush atë që mund
Tek era gjethen përkëdhel
E vala varkë përkund.

Secili bën atë që do
Dikush atë që mund
Mbi krahë botën ndoshta ngre
A bota e vë përfund.

Secili bën atë që do
Dikush atë që mund
T'ja masësh hapin tjetrit lehtë
Kur tëndin s'sheh kurrkund.

Secili bën atë që do
Ti bëj atë që mund...

1 comment:

  1. Më kujtove atë shprehjen "Kur u ndanë, këto na rranë" ...shprehur bukur 😇

    ReplyDelete