You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

28 January 2007

Emigrim...


Jam duke lexuar nje liber shume interesant per emigrimin.
Titullohet " Att bryta upp och byta land" - shqiperuar "Te largohesh dhe te nderrosh vend" dhe eshte botuar ne vitin 2001. Tema kryesore e librit eshte te analizoje efektet e emigrimit tek emigrantet. Shkrimtarja (Elsie C. Franzen) pati shkruar ne vitin 1980 nje liber te titulluar "Psikologjia e Emigrantit" dhe libri i dyte eshte nje thellim dhe zgjerim i ideve te librit te pare.

Eshte e pamundur te ritregoj gjithe permbajtjen e librit megjithate po perpiqem ta permbledh. Te largohesh nga vendi yt dhe te emigrosh eshte nje eksperience kaq specifike sa askush qe e perjeton nuk mund ta fshije nga kujtesa. Libri trajton proceset psikologjike qe njeriu perjeton ne emigrim. Perspektiva eshte njerezore ne kuptimin qe shkrimtarja e trajton temen ashtu sic do ta ndjente cilido emigrant. Ne kapituj te vecante trajtohen problemet si dhe efektet e tyre, nder te tjera: kriza e emigrimit, strukturat familjare dhe efektet ne to, humbja e pjeseve te identitetit, veshtiresite gjuhesore, alienimi, kujtimet e "torturave apo vuajteve","armiqesia" apo negativizmi ndaj te huajve ne vendin e ri, racizmi, si dhe punesimi (apo mungesa e punesimit). Libri permban edhe disa intervista me persona qe kane emigruar ne Suedi (nder te tjere dy motra finlandeze qe emigruan gjate luftes se dyte boterore- mardhenia e te cilave me "rrenjet" finlandeze eshte diametralisht e kundert). Megjithe referencat psikologjike libri eshte shkruar thjesht pa "elitizmin" akademik qe karakterizon shume studime te ketij lloji.

8 comments:

  1. Përgëzime për përmbledhjen.
    Një libër të cilin, mund ta kishe shkruar ti, unë apo kushdo tjetër që është larg atdheut, e ka shkruar në greqisht gazetari dhe shkrimtari Gazmend Kapllani, miqësinë e të cilit kam kënaqësinë ta shijoj.
    Libri titullohet "Μικρό Ημερολόγιο Συνόρων" (Ditar i vogël kufijsh). Nga kritika vendase, ka marrë vlerësimet më pozitive dhe pa frikë mund të them, përbën një ngjarje më vete për letërsinë shqipe, edhe pse shkruhet në gjuhë të huaj. Së shpejti, kam bindjen se do të botohet dhe në shqip dhe atëherë, të jap fjalën se do të ta nis dhuratë. Kushdo jeton në Greqi dhe është mik i letërsisë, mirë do bënte ta shfletonte.

    ReplyDelete
  2. o E.t. rrofsh e qofsh o xhan!

    ReplyDelete
  3. Liber interesant. Nuk e di nese eshte perkthyer. Pyetja ime eshte nese ben dallimin mes atyre qe kane emigruar te forcuar apo me deshire. (shembull, ka plot francez (te shkolluar) qe emigrojne sot se mundesite jasht Francez jane me te mira).
    n.ago. edhe une edhe une dua nje kopje te librit te shkrimtarit shqiptar. Jam vertet shume e interesuar mbi emigrimin shqiptar ne greqi.

    ReplyDelete
  4. Elais: ideja qe eshte shkruar ne menyre te thjeshte eshte pozitive sepse do te arrije me shume mes çdo lloj shtrese shoqerore.edhe une te pergezoj per permbledhjen.
    n.ago: me bere dhe mua kurioze per kete liber.

    ReplyDelete
  5. N.Ago: kam lexuar nje koment te hershem tendin per "ditarin" e G. Kapllanit dhe me ka zgjuar kureshtje. Te shpresojme qe do te perkthehet se shpejti ne shqip.

    e.t: E vertete. Madje qenka i tille per te gjithe jo vetem per ne shqiptaret.

    d.x.: Pershendetjet e.t. mund t'ja besh ne blogun e tij. Po ke ndonje koment per mua bujrum...

    Tetena: Po ben dallim midis aresyeve. Nder intervistat ka si nga ata qe kane emigruar per hir te nje pune "mireqenie" me te mire ashtu edhe nga ata qe emigrojne per t'ju larguar lufterave apo krizave te tjera.

    Eni: Permbledhja ishe megjithate shume e varfer. Do te perpiqem te perkthej ndonje kapitull interesant te librit me vone (po me premtoi koha)

    ReplyDelete
  6. Me siguri, nëse e përkthen dhe në shqip, gjë për të cilën dikur më tha Gazi se ka për ta bërë, jap fjalën se, brenda mundësive, do ta nis tek të interesuarit.

    p.s.: Emri im është N.Ago dhe jo n.ago siç paraqitet në komente, pasi i zvogëlon blogu gërmat! Ndoshta, ka dëgjuar dhe ky i uruar që jam person i parëndësishëm.

    ReplyDelete
  7. This comment has been removed by a blog administrator.

    ReplyDelete