You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

09 February 2007

Dikur ...zhgaravisja vargje...(7)

Si do te vije demokracia (per 31 marsin 91) -'shkurt '91
Pak yje
pak qiell i pastër
Shume re të errëta
Pak shpresa të bardha.
Vallë, do të fitojë demokracia ?
Si do të vije ajo ??
-E heshtur, duke ecur me hapin e vjetër
Pak më të bukur, pak më të shpejtë (PS)
- E vrullshme për përmbysje
e gatëshme të ecë ne rrugët e botës (PD)
-E qetë, por cuditërisht e fuqishme (PR)
-Erudite por e pakapshme (PE)
-Apo me kazëm e bel në arrat e lashta (PA)

Si, vallë si ?
Si do jesh Shqipëri.
Nesër do të votojnë për ty.
Si ?!

Edhe hëna e zbehtë është sonte
se s'di si do të zbardhë mëngjesi
Por dielli do të lindë patjetër
dhe jeta do të ecë
puna do të fillojë
dhe ti Shqipëri do të gëzohesh me ne.
Për demokracinë që do të fitojë
për jetën e re!
______________________
Sa idealiste (naive) isha si 13 vjecare ...sido qe te vinte puna do fitonte "demokracia" ...
Pshërëtij



5 comments:

  1. Ehh,Sapere!
    ishin dhe 23 vjecaret e asaj kohe qe e mendoni(deshironi/enderronin) qe te ishte ashtu.
    Po sot,a do te shkruaje te njejtat gjera me aq optimizem??

    ReplyDelete
  2. Jo.
    Ndoshta prandaj kam harruar te shkruaj;)

    ReplyDelete
  3. Ke harruar qe te shkruash sepse te mungon optimizmi apo te eshte shtuar pesimizmi(kam fjalen persa i perket argumentit te partive politike ne Shqiperi)??
    Apo edhe ti,nen peshen e 1001 mendimeve te njekoheshme,ne ato therrime te shperndara te perqendrimit,s'arrin dot qe te mbledhesh dot dy rrjeshta qe te te duken te denja per nje qe i ka kaluar te 15 vjetet ;)

    ReplyDelete
  4. Kam harruar se jam bere realiste nga idealiste qe isha te pakten deri ne 20. Demokracia s'vjen as me nje e as me 20 zgjedhje. Megjithate gjynah te prishet ajo qe eshte arritur ne disa rrethe per hir te inateve meskine midis politikaneve.

    1001 mendimet i perkasin zakonisht zones neutrale. Per dashurite e lumtura, sukseset e arritura, mireqenien, etj nuk shkruhet dot se edhe po te duash nuk e ke te njejten ndjenje mungese kur e ke barkun plot. Prandaj edhe nese me kalojne ne mendje vargje qe jane "ok" ato nuk do te mund te frymezonin apo "preknin" dike tjeter, ndaj nuk ja vlen te shkruhen.

    ReplyDelete
  5. o c'me kujtove PE, nga behen ekologjistat?

    ReplyDelete