You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

07 February 2007

Kaos...

Doja te shkruaja per plot gjera sot, por me duket sikur nuk shkruaj dot per asnjeren tamam.
Po i rendis shkurt.

a) Nje shoqja ime u transferua ne nje qytet tjeter. La apartamentin, shiti biznesin (e te shoqit), mori femijet dhe iku. Iku me gjithe te shoqin ne fakt por duke qene qe ajo eshte shoqja ime dhe jo ai nuk i takon te harxhoj rreshta. Per me teper ajo do te udhetonte vetem ngaqe ai eshte transferuar para 2 javesh dhe po merret me "instalimin" ne qytetin e ri. Nuk me besohet. Jo se kemi qene aq te lidhura sa te hynim e te dilnim c'do dite por gjithsesi ishte ketu, afer, gjithmone. Po te me "duhej" apo t'i "duhesha" nuk ishim me teper se 30 minuta nga njera-tjetra.
Dje kur u takuam si here e fundit para nisjes nuk me besohej. Nuk me besohet akoma....


b) Doja e shkruaja per "varesine" ndaj blogjeve dhe blogimit.
Lexova sot (gjate drekes kur doja te hiqja mendjen nga puna) nje artikull interesant ne revisten "shkencore" (e kuptoni shpresoj qe jam ironike) GLAMOUR. Gjithsesi artikulli i jepte drite fenomenit qe na ka pushtuar te tereve ne (po, edhe TY perderisa je duke lexuar kete blog).
Nevoja qe ndiejme per te qene te mireinformuar me jeten e njeri-tjetrit, me mendimet e njeri-tjetrit si dhe per te rifreskuar faqet e internetit cdo 30 sekonda se mos ka dale ndonje postim/koment i ri. Kishte edhe disa keshilla per te evituar "varesine totale" ndaj blogjeve por duke qene se une kam frike se po t'i postoj ketu ju do filloni ti ndiqni po e evitoj problemin :P

c) Gafat qe na bejme te qeshim
Pata nje diskutim (prape ne pune ..atje ku behet pjesa me e madhe e thashethemeve/diskutimeve te dites) per incidentet me te cilat qeshim.
Dikush tregoi sesi gabimisht kishte mbyllur veten jashte ne ballkon te nje apartamenti ne katin e trete. Kishte qene e premte mbrema dhe ata qe kalonin poshte pallatit ishin ne gjendje "festive" ndaj askush nuk ju pergjigj thirrjeve te saj. Pas disa oresh nje komshi cigarepires kishte dale ne ballkonin e tij dhe si perfundim pas nje diskutimi ishte thirrur nje specialist i cili pasi kishte "shqepur" drynin e deres se jashteme kishte hapur edhe deren e ballkonit dhe e njohura ime ishte rikthyer ne "baze". Ne qeshem kur u tregua gafa dhe dikush sugjeroi qe "specialisti" ndoshta akoma e tregon si histori "budallalleku" nga profesioni i tij.

Ky koment mua nuk ma mbushi mendjen. Jo per gje po mendoj se disa here njeriu e harron se pse qeshi. Mban mend qe u ndie mire, qe u be nje ambjent gallate por jo "ndodhine apo gafen" qe shkaktoi te qeshuren. Te gjithe ata qe moren pjese ne bisede e kundershtuan "vrejtjen" time.
Si thoni ju ? Vertet nuk ka harrese per gjerat e lezetshme ?

d) Kriminalistika
Ose me sakte romanet policore. Ku e gjejne frymezimin njerezit per te shkruar te tille.
Pyetja me lindi sepse jam duke lexuar nje seri librash te tille keto jave.
C'u mungon ne jete nje juristeje, nje ekonomiste, nje gazetare, nje mjeke (pervec parave qe fitojne nga librat) qe i detyron ato te krijojne "vrasje" dhe intriga. Apo jane krijime te tilla te vetmet krijime qe shiten?

5 comments:

  1. Me vikerka keq per shoqen qe te eshte larguar,me vikerka mire qe e mendon ashtu per blogjet,me vjen mire qe gjen forcen per te qeshur me budallalliqet(me perjashtim te atyre te mijave :P)...
    meqe jam ketu te te trgoj nje gafe te dikujt para ca ditesh:po shikoja blogun e memo metos,dhe dikush qe po me shikonte se c'po shikoja me thote :he mer,c'eshte kjo ME MUA?? ndonje shoqe (!)???

    Isha gati qe ti jepja material ndonje juristi,doktori,gazetari,qe te shkruante ndonje roman tjeter per te kenaqur dhe perversionin tend ndaj krimit :)

    ReplyDelete
  2. Altin
    se mos "krimi" est i vetmi pervertion per ty ;)

    ReplyDelete
  3. e dashur Elais. te shkruaj me pika dhe une:)
    a) me vika keq per shoqen tende.edhe mua do me largohet shoqja me e ngushte ne nje qytete tjeter brenda ketij muaji besoj dhe me merzit shume ky fakt.Sidomos kur je larg dhe nuk para ke shume kontakte te aferta me te gjithe.
    b)shpresoj te mos i aplikosh çfare ke lexuar ne reviste ne vartesine mbi blogjet.
    c)gafat mbahen mend perhere.jane perhere objekt argetimi.
    d)i urrej librat policeske.as nuk me shkon mendja ti lexoj:)

    ReplyDelete
  4. Altin ?!? (PS: edhe shakaja e ka nje mase dhe midis te "saponjohurve virtuale" toleranca eshte mikroskopike.)

    Eni: Do ta kesh pak te veshtire pastaj do mesohesh besoj. Gjeja e mire me shoqet e mira eshte qe kurdo qe takohesh je sikur sapo te ishe ndare.

    Per zotin do me duhet ti aplikoj se shpejti. E di qe krijohen 75000 blogje ne dite ?!? Aq kohe s'kam une ne dispozicion qe te ngelem e azhornuar ne aq shume blogje.

    Rrofshin gafat dhegjynaf per mua qe edhe i harroj nganjehere :(

    Sa per librat, ato i pelqej une. Ajo qe s'kam kuptuar akoma eshte cfare i shtyn personat qe i shkruajne librat te imagjinojne krime.

    ReplyDelete