You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

10 February 2007

Multitasking dhe mungese perqendrimi

Po bej shume gjera dhe asgje njekohesisht.
Lexoj Glamour (jo numrin e shtatorit qe duket ne foto por ate te shkurtit) nderkohe qe po ndjek ne TV naten e dyte(nga kater te fazes se pare) te festivalit te kenges "Melodifestivalen" ku konkurrojne 8 kenge qe 2 prej tyre te mund te fitojne te drejten e shansit te dyte kurse 2 te tjera te shkojne direkt ne finale.
Njekohesisht lexoj disi e shperqendruar nje roman kriminalistik te autorit Stig Larsson "Män som hatar kvinnor" qe aktualisht eshte nje nga 10 librat me te shitur ketu. Shoh ne internet rifreksimet e dites se blogjeve qe ndjek, shoh ne youtube copeza humori dhe lexoj grimca lajmesh telegrafike nderkohe qe flas ne telefon (kur nuk gricem nese eshte apo jo radha ime per te mbushur filxhanet e zbrazur te kafese).

Me kalojne ne mendje 1001 mendime (idiote dhe jo te tilla) qe nuk ja vlen ti coj deri ne fund (se pertoj ose s'ja vlen), te cilat duke kaluar marrin me vete si kohe ashtu dhe ato therrime perqendrim qe me kane ngelur. Diku dikur, lexova se grate kane aftesine te mendojne disa gjera paralelisht, nderkohe qe burrat i bejne gjerat "nje nga nje". Ishte shkruar ne nje menyre pozitive, si tip komplimenti apo pergezimesh nuk di.
Megjithate sa here me kujtohet si koment, irritohem. Me irriton kushtezimi gjinor prej se cilit edhe po te doja te mendoja vetem nje "mendim" te vetem deri ne fund nuk do ta beja dot.
Sepse njekohesisht me ate mendim do te isha duke menduar listen e ushqimeve per te blere, oraret e mbledhjeve, lajmet e degjuara, vizitat e planifikuara, muziken e deshiruar etj etj etj.

2 comments:

  1. mos u merzit e dashur Elais..mua me pelqen kjo gje e jona.Sepse psh. eshte e merzitshme te jesh duke lexuar vetem nje libger , nderkohe qe mund ta kombinosh dhe me nje liber tjeter njekohesiht.apo dhe ideja e mendimit te shume gjerave paralelisht mbase nuk eshte dhe aq e keqe te pakten ne i japim nje lloj ngjyre tjeter jetes sone kesisoj , nuk jemi si meshkujt te fiksuar dhe perqendruar 100% vetem pas diçkaje.Mbase mund te duket si siperfaqesor ky fenomeni i trurit tone por e preferoj ne krahasim me trurin e stakuar nje nje vend te meshkujve.Eshte me interesant si version:)

    ReplyDelete
  2. Elais, edhe une nuk jam shume dakord me ndarjen çuna goca. Ne te vertete , hisotikisht, kondicionimi ndaj nje aktiviteti na ka bere te kemi nje sjellje te ndryshme, por sot gjerat po ndryshojne dhe jemi me te lire. p.sh, shiko per celularin iPhone dhe e rendesishme eshte te gjejme pjesen tjeter qe duam dhe ndjehemi mire.

    ReplyDelete