You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

04 February 2007

Veset qe u tregojne te tjereve se cili je (the telltale stories)

1-Kur je duke lexuar nje liber te merzitshem
Nese vazhdon ta lexosh tregon se je "kokeforte" dhe "luftarak" dhe nuk te pelqen te dorezohesh.
Tregon gjithashtu se c'vlere u ve parave qe ke harxhuar per te blere dicka qe nuk te duhet/nuk te vlen.

Nese e heq menjane dhe e le palexuar tregon ose "mungesen e durimit" qe ke edhe ne fusha te tjera ose qe ke "kurajon" t'u thuash jo projekteve qe te zbrazin shpirterisht.


2-
Si e mban tavolinen e punes
a) tryeza e "dukjes"- e madhe, me pak dekoracione shume hapesira bosh- Sinjalizon kontroll, mireqenie, teperi. Personi me nje tryeze te tille ka ambicie karrieriste dhe nuk e ekspozon veten "private" ne situata profesionale.
b) tryeza e kaosit krijues- te kujton nje tryeze mbi te cilen eshte zbrazur koshi i mbeturinave. Njeriu me nje tryeze te tille eshte krijues dhe i shumeanshem. C'do pjese e interesave te tij ka vend ne tryeze gje qe rezulton edhe ne rremujen e dukshme.
c) Tryeza e "organizuar" -minimaliste,e rregullt. Personi me nje tryeze te tille ka gjithmone nevoje per "konfirmim" dhe ka nje humor te "ndryshueshem". Mund te kete edhe momente "histerie" sidomos kur kujton qe te tjeret e trajtojne padrejetesisht.
d) Tryeza e "kaosit te organizuar" - Tryeza ke nje rregull te cilin e kupton vetem i zoti i saj. Personi ne fjale i sheh gjerat nga shume perspektiva, eshte i shoqerueshem, kompetent por ka tendence drejt punes se teperuar.
e) Tryeza "zgjatim" i personit- Eshte e tejmbushur me kartolina, fotografi dhe gjera te tjera "private". Personi qe mban nje tavoline te tille eshte ne shumicen e rasteve nje femer qe nderhyn shume ne jeten private te kolegeve merret me thashetheme dhe i mungon diskrecioni.

3-Cilen pice zgjedh
Nese merr gjithmone te njejten pice pa i ndryshuar asgje preferon zgjidhjet e gatshme per nje nga tre aresye: sepse eshte me kollaj; sepse ka frike te dali nga e zakonshmja; sepse do te riktheheje nje moment te lezetshem ne kujtese.

4- Si i zgjidh enigmat me foto? (puzzle)
Nese fillon te ndertosh duke u nisur nga motivi pa u menduar se c'vend do te kete motivi ne foto do te thote qe preferon te punosh vetem dhe t'i zgjidhesh vete problemet e tua.
Nese e zgjidh duke filluar nga te kater cepat dhe pastaj gjen pjeset e mesit, je i predispozuar te bashkepunosh me te tjeret dhe sheh avantazhet e nje bashkepunimi te tille.

5- Si i pret ftesat?
Nese e sheh veten si borxhli kur dikush te fton per dreke apo te ndihmon ne ndonje menyre tjeter ke probleme varesie. Nese e pranon ftesen pa problem e sheh veten si pjese e globit ku te gjithe japin apo marrin dicka.

6- Ne cilin vend ulesh ne autobuz/tramvaj
Nese ulesh prane dritares ti e ben kete per te pare jashte ose sepse nuk do te te shqetesojne pasagjeret e tjere. Nese e ben per aresyen e dyte ti ke te njejten sjellje ndaj njerezve edhe ne fusha te tjera te jetes.
Nese ulesh prane daljes mund ta besh kete sepse ke frike dhe do te jesh i siguruar ose sepse do te mos "shqetesosh" fqinjet duke i ngritur nga vendi kur te te vje radha te zbresesh.

7- Teshetima
a) ai qe eshte i "kujdeshem" dhe teshtin me koke te kthyer anash e perpiqet te mos beje zhurme.
Sugjeron nje njeri te qete, te kendshem qe i vlereson marredheniet me njerezit. Mundet gjithashtu te kete frike nga konfliktet.
b) ai qe teshtin gjithmone perpara duke mbajtur doren para hundes. Person "mendimtar" qe ka deshire te kete te drejte dhe nuk deshiron te bashkepunoje.
c) ai qe perpiqet ta mbaje teshtimen sa me gjate. Kur teshtin nje person i tille duket sikur ka kaluar furtuna. Nje person i tille eshte i shpejt, merr vendime me lehtesi dhe ka karakteristika pozitive per nje drejtues.
d) teshetuesi "entuziast" teshtin disa here pas njera-tjeters me ze. Personalitet i shoqerueshem. Eshte gjithmone i hapur per njerez dhe mundesi te reja.

8- Kur i ben gati valizhet para nje udhetimi
Nese dy ore para nisjes fillon te mbledhesh ato gjera qe mendon se do te te duhen je njeri spontan qe i zgjidh problemet kur perballesh me to.
Nese ke bere lista te detajuara per te gjitha gjerat qe mund te te duhen, je njeri metodik qe preferon te jesh i pergatitur ne cdo situate. Mund te kete rezikun qe nuk beson ne vete.

______________________________________________

Nje liber te merzitshem e le pa lexuar (normalisht as qe e blej keshtu qe s'me rendon kuleta).
Kaos i organizuar - hmm I guess I'm flattering myself as usual.
Picen e nderroj nese nderroj restorant- ne te njejtin restoran marr gjithmone te njejten pice, ate me pikanten.
Enigma varet sesa e madhe eshte dhe sa i dukeshm eshte motivi. Ne Enigma me 1500 copa filloj nga kendet.
Plus qe nuk kam durim t'i mbaroj vetem.
Ftesat- what goes around comes around keshtu qe nuk para e vras mendjen. Vetem kur me ftojne njerez qe e "vrasin" mendjen per vete perpiqem t'ja u bej borxh.
Ulem prane dritare- se jam optimiste dhe shpresoj qe vendi ngjitur do te ngelet bosh
Teshtij nga a-c ne varesi te ambientit.
Valixhet i bej naten e fundit.Planin per to e kam bere 2 muaj para. Beso dhe kontrollo me nje fjale :)

7 comments:

  1. e di qe gjithmone e mbaj tavolinen rremuje dhe le deren e banjes hapur (nuk e di ne eshte tregues ky).
    nese nje liber nuk me terheq e le ne mes, me perjashtim te rasteve kur autori eshte "mik i vjeter" qe me ka dhuruar plot caste te lumtura me librat e meparshme.
    valixhet i bej gati ne momentin e fundit por gjithashtu planet e udhetimit i bej dy muaj me pare.
    enigmat nuk me shqetesojne dhe i nis andej nga gjej "fijen" e pare. i mbaroj deri ne fund.
    teshtij me oshetima.

    ReplyDelete
  2. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  3. 1-Nuk para me ka ndodhur shpesh te le nje liber ne mes , mbase ngaqe perhere i marr duke u siguruar qe eshte shkrimtar dhe tema qe me terheq.e mgjth kjo gje me kujtoi nje te forte.isha ne kinema nje dite me ne miken time.ishte festivali i filmave te lindjes se larget , kinemane te te cilit e kam shume qejf.Por ate dite si per dreq filmi ishte aq i rendomte dhe i sterzgjatur sa qe desh na ndaloi qarkullimi gjakut (kete e thote nje njeri qe ka pare pa i bere syri terr 4 ore filma te Tarkovskit:) dmth mos me keqkuptoni kur them se vendosem te dalim.e forta qe se ngaqe dritat qene fikur , na duhej pakez drite per te dale.une kisha nje drite te vogel tek mbajtesja e çelsit por qe ndriçon shume.i thashe shoqes sime : degjo do te hap driten por mos qesh te keqen se na morre ne qafe.
    mire -thote.
    por nuk e mbajti fjalen se ajo dreq drite beri nje fare ndriçimi te tille qe njerezia ktheu koken .
    Mu duk vetja si patrulle fashiste ,plus shoqja ime qe ja shpalli me te qeshura se nuk u permbajt dot me....ishte e forte ajo dite..nejse pa ju merzit po vazhdoj me piken tjeter:)
    2-tavolina : edhe une si ty Elais: kaos i organizuar.perpiqem ta mbaj ne rregull ne fakt po 3 ore pasi e kam rregulluar e gjej te ngaterruar ne nje menyre te tille qe vetem une mund ta ç'kodoj:)
    3-pica- ngaqe s'para e kam qejf mishin : mund te them ajo vegjetariane.ne Tirane ju rekomandoj : restorant Glorian dhe piceri Eren per keto pica.
    4-puzzlet jam shume pertace ti zgjedh.por nese do isha e detyruar do filloja nga motivi.
    5-ftesat-nuk para shquhem per socialitet te tepruar ndaj them se iki me qejf vetem ne vendet qe dua apo tek njerezit qe dua.por me shkriu shpjegimi jot Elais.
    6-ne autobuz ulem nga ana e dritares,mundesisht dritarja duhet t'me perkoje me krahun e djathe.e kam ters kur kam diçka tjeter ne krahun e djathte, madje dhe kur ec krahun e djathe dua ta kem bosh..e jam ca me fiksime e di..po ç'ti bej kur ne krahun e djathte kam dike e kam bezdi.
    7-teshtij mire s'me pelqen ta mbaj ,por nese vjen papritur i ve duart shpejt perpara.
    8-urrej te pergatis valixhe ndaj si çdo gje tjeter e urryer e bej ne momentin e fundit.por sigurisht petullat e udhetimit i gatuaj 3 muaj perpara ne tru:)
    p.s: blete me shkrive...

    ReplyDelete
  4. un kur teshtij dukem si fortun,tavolina ime eshte gjithmon rremuj,bileten e avionit e pres 5 ore para se te nisem (online ofcourse) vaj halli me per valixhet me mbeten 4 ore,librat me te shumtit i le ne mes,sepse mendoj"po un nuk jam aq budalla ,un kam principet e mija ne jet ,çme duhen se ça shkruajn te tjeret
    I love ur blog
    Altin

    ReplyDelete
  5. :)
    Sic duket te gjithe kemi "kaos te organizuar" si brenda edhe jashte vetes.

    Altin faleminderit :)

    ReplyDelete
  6. Elais,

    Sapo e pashe kete shkrimin. Po bej dhe une pergjigjet e mia. I forwarda dhe ne zyre. Them se pika e tavolines i ka vene te gjithe ne mendime. Ok...
    1.Librin e merzitshem deri ne njefare moshe e mbaroja me inat. Tani s'ka diskutim qe e le pergjysem. Madje kjo me ndodh edhe me librat jo te merzitshem kur nuk kam kohe ose kur del ndonje gje me interesante/urgjente/shqetesuese perpara.
    2. Tavolina-pa dyshim kaos i organizuar. Ka edhe elemente krijuese neper te.
    3. Pica. Ne pergjithesi synoj te bej gjithmone porosi te ndryshme po kur nuk kam nerva per te qene krijuese, marr ate vegjetariane ose pikante (dmth te njejten po jo te zakonshme.Asnjehere 4 djathrat ose proshute-kerpudhe qe me duket porosia e zakonshme e atyre qe pertojne te lodhin koken-my bf nder keta).
    4. Puzzlet- sé kam shume parasysh pyetjen. Kam idene qe vlejne te dyja. Gjithsesi, me terheqin dhe sa me te ngaterruara dhe te medha (me copa te vogla) aq me mire...Zakonisht zgjedh pjesen e veshtire.
    5. Ftesat: iki ne te gjitha pervec rasteve kur jam e sigurt qe mund te shpetoj pa u vene re. Mendoj se do ishte mire te shkoja vetem aty ku ma ka qejfi. Dhe kjo te vlente edhe per te tjeret. Ardhja e te tjereve nga detyrimi nuk me jep asnje ngushellim.
    6. Ne autobuz nuk para kam fat te mund te ulem, por kur kam zgjedhje preferoj anen e dritares mundesisht nga ana ime e djathte. Ulja ne anen e korridorit me bezdis, aq sa preferoj te qendroj ne kembe.
    7. Teshtij keq, madje ne shumicen e rasteve e bllokoj teshtimen. Qekur kam lexuar qe bllokimi i teshtimes mund te shkaktoje carjen e eneve te gjakut ne tru, kam filluar te stervitem per teshtima te shendetshme. Ne semundjen e fundit arrita pak sukses, por kam akoma per te bere.
    8. Per udhetimet cdo gje e bej ne momentin e fundit. Bileten, valixhet, pergatitjen shpirterore. Dhe nuk kam ndermend te ndryshoj. Me duket menyra me e mire per te perballuar dicka qe me jep stres.

    Tani po kthehem tek kaosi i organizuar i tavolines dhe i mendimeve te mia.
    Elais, gezuar Shen Valentinin

    Kozi. (s'po me vjen ne mend ndonje emer tjeter i lezetshem):P

    ReplyDelete