You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

11 March 2007

Armatim human ?!

Flota amerikane po merret me zhvillimin e nje "rrezeje vjelljeprurese". Arma do te perdoret nga marinsat amerikane sipas te dhenave te The Register.

Arma qe emerohet EPIC (Electromagnetic Personnel Interdiction Control), godet med rezatim elektromagnetik me frekuence te ulet (valet e radios) gje qe e lejon "sulmin" te depertoje permes mureve. Ata qe goditen corientohen menjehere sepse humbasin ekuilibrin dhe koordinimin. Demtimi shkaktohet ne veshin e brendshem -Vestibulocochlearis ku zakonisht ndodh nderrimi i sinjaleve mekanike ne impulse nervore gje qe i percon trurit ndjesine e ekuilibrit ose mungeses se ekuilibrit. Nga efektet anesore te armes: viktima mund te humbase ndjenjat ne te njejten kohe qe humbet ekuilibrin. Qellimi i armes eshte qe ta carmatosi dhe neutralizoje kundershtarin pa i shkaktuar deme jetesore. Sipas The Register nje prototip i armes eshte tanime gati. Informacion mbi fondet e investimit te armes mund ti gjeni ketu Navy SBIR Award.


Nga armet e tjera ne "zhvillim e siper" mund te permenden aeroplani i automatizuar qe verbon boten me dritat stroboskopike i frymezuar nga epoka e diskove dhe Rave. Dritat stroboskopike mund te shkaktojne epilepsi por kane edhe efekte pozitive psh ne lehtesimin e migrenes.

Nje tjeter arme qe planifikohet eshte ajo me mikrovale rrezet e se ciles penetrojne rreth 4 milimetra nen lekure. Topi qe i leshon keto vale ka nje rreze veprimi mese 250 metra.
Valet shkaktojne nje ndjesi djegese ne lekure por sipas te dhenave ky eshte nje demtim momentan.

Kesaj per mua i thone te hedhesh parate ne det dhe ne vend qe te parandalosh lufterat te rafinosh menyrat e luftes.

9 comments:

  1. Ke harruar te shtosh uniformat qe bejne te 'padukshem' ushtaret ;)

    Me gjithe se 'makina e luftes' amerikane ben 'perparime' ne fushen e kerkimit dhe te realizimit te armeve te reja.......perseri perbejne nje rrezik kur perdoren prej tyre,shiko 'bombat inteligjente' sa pak inteligjente jane kur perdoren prej jo inteligjentesh :(

    Ai 'topi' me mikroonde ,megjithese dukej si nje tank(per permasat akoma te medha qe kishte aparati) per mua ishte shume meme pa deme se ujehedhesat e zjarrfikeseve per te shperndare demostruesit.

    ReplyDelete
  2. Uh, nuk po me duket informacion i ri ky, mbasi ka dale qysh vite me pare. Madje jane dhene dhe demostrime ne CNN apo ne BBC.

    ReplyDelete
  3. Armet jane prape arme Edrus si uji dhe mikrovalet. Besoj se ndonje-dite do te shkruaj per armen "dialog" qe ndoshta eshte me e fuqishme dhe me e dobishme ;)

    Leonard edhe ??? Nuk di te kem thene se jam agjensi lajmesh.

    ReplyDelete
  4. Elais & Edrus :
    Dhe të gjitha këto, miqtë tanë amerikanë, i bëjnë për ti ardhur në ndihmë demokracisë dhe popjuve.
    Sa demokraci eksporton kjo mikja e Shqipërisë(ajo në fakt, dyhoj se e di një gjë të tillë)?!

    ReplyDelete
  5. 'dialogun' mund ta perdoresh(dhe s'eshte nevoja t'a perdoresh si arme),nese ke perballe persona qe e PRANOJNE dialogun(dhe s'po shkoj dhe me gjate per te thene qe te jene ne gjendje qe dhe t'a kuptojne ate c'ka themi )

    @N.AGO......pa fjale.......

    ReplyDelete
  6. v.o. Popujve dhe jo... popjuve!

    ReplyDelete
  7. Edrus: E drejte.

    N.Ago: dyshon dhe jo dyhon ;)
    U pa puna po te korrigjoj une mgjse per sa kohe qe mendimet vijne DREJT ska problem nese shkronjat rrine SHTREMBER.

    ReplyDelete
  8. kur do shpikin ndo1 arme keta amerikanett,qe ta bej te gjith njerzimin te mendoj si amerikane?

    ReplyDelete
  9. ke te drejte, hedhje parash ne det. une them me mire te vazhdojme me ato qe kishin: plumba prej verteti ne demonstrata dhe kembe karrikeje (si ato qe hengra une e te tjeret ne '90 - '91).

    nuk di si mund te gjesh mjete te zhdukesh dhunen nga sistemi i njerzve. dhune ka kudo, jo vec ne luftrat qe hap amerika. shif demonstratat qe bejne adoleshentet ne zvicer apo ne suedi. a thua me mire t'ja fusesh me plumb e t'i vrasesh apo te perdoresh metoda te tjera per t'i shperndare?

    ReplyDelete