You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

20 March 2007

Confessions of a workaholic...

Me pelqen puna qe bej. Jo gjithmone. Jo cdo dite dhe jo kur jam duke punuar.
Me pelqen shteti. Dinosauri i pazoterueshem por qe evoluon.

Kur jam ne pune irritohem se bie telefoni dhe me le pa shkruar vendimin, se hyjne e dalin njerez ne zyre pa me lene te mbaroj ato qe kam ne duar. Se filloj nje dokument dhe e le ne mes per pune mbledhjesh apo budallalleqesh te tjera jo prioritare. Kur jam ne pune dua kushte me te mira (nese nuk funksionon kompjuteri per disa minuta dhe me vonon nje pagese qe do behet), kur ergonomia e vendit te punes nuk perputhet me deshiren e momentit (tavolina eshte e ngritur kur une dua te punoj ulur apo e kunderta ulur kur dua te punoj ne kembe), kur dikush tjeter eshte ne radhe para makines fotokopjuese, kur mbarohet letra e printimit, kur me duhet te marr zarfa, kur me duhet te pres ne telefon per te folur me nje administratore te gjendjes civile apo te ndonje enti tjeter, kur eshte orari i kafes, kur eshte orari i mbledhjes. Kur jam ne pune shoh ate qe i mungon, ate qe mund te permiresohet.

Po te me pyesnin c'pune do te doja te kisha nuk do te dija t'i jepja pergjigje. Di me siguri ama se nuk do t'i deshiroja vetes punen qe kam. Do te thosha "nuk e di". Pavaresisht nga shkolla qe kam bere dhe mundesite potenciale qe kam pare rrotull.

Do te enderroja te kisha nje pune ku hobi dhe te ardhurat te plotesonin njera-tjetren.
Do te me ndalonte fakti se me mungon nje hobi qe te jete aq interesant sa te mund ta perceptoja edhe si pune te mundshme.

Me pelqen puna qe bej.

Perndryshe nuk do t'i jepja dite pas dite mese 100 perqind. Me pelqen t'u jap pergjigje kolegeve, t'i ndihmoj nga pak me kompjuterin, t'u jap zgjidhje pyetjeve te tyre, te mbeshtes shefen, te zevendesoj kryetaren e sindikates, te bej pagesa te shpejta, te marr vendime, te jem efektive. Te mos mendoj per ate qe vjen neser po per ato qe duhen perfunduar sot. T'i ve qellime vetes dhe t'i arrij. Me pelqen qe jam efektive pasdreke kur shumica e njerezve bien ne letargji.
Me pelqen qe jam e shoqerueshme gjate dites kur shumica perpiqen te jene efektive dhe nuk ja arrijne.

Ndonjehere me duket se puna e tepert tregon nje munges. Nje mangesi.
Pertese per t'u veteperballur me kufizimet.
Ndoshta eshte e vertete. Ndoshta jo.

Preferoj te luaj violinen e dyte.
Te ndihmoj miqte, te njohurit, koleget, klientet ne percaktimin e pergjigjeve per pyetje te shtruara. Eshte shume here me e lehte sesa t'i bej pyetje vetes.
Kushtet jane te dhena...

Genjej veten se e kam gjetur pergjigjen e pyetjes: Pse punojne kaq shume njerezit ?
Ju ?!

18 comments:

  1. Une po shkruaj nje thenie te Leninit si per pergjigje.

    Njeriu ishte majmun, dhe nga puna u shenderua ne njeri. Po te pushoj se punuari nje dite, do te kthehet ne origjine.

    ReplyDelete
  2. Kesaj i bije të thuash që majmuni ishte njeri meqë punonte...unë besoj se Lenini që ishte gjeni në llojin e vet nuk e ka thënë këtë lloj absurditeti...pastaj në logjikën e kësaj meqë njeriu punoka e punoka ka për tu bërë më në fund çfarë...vizion?

    ReplyDelete
  3. un per vete nuk punoja aq shum(per mos te then fare)ne punen e fundit qe kisha,kompania per te cilen punoja bente nje perfitim net prej 3-deri ne 4 Miliard €/vit.
    un mendoj se njerzit punojn shum sepse,sistemi qe undheheqe boten ,per momentin, eshte konkurrenca,dhe,qe ti besh ball konkurrences duhet te punosh sa me shum.perveç faktit dytesore qe puna eshte i vetmi mjet mbijetese.

    ReplyDelete
  4. edhe une si ti jam hiperaktive Elais me pelqen te punoj por jo perhere vrulli im dhe i mendjes time takohet me kushtet e punes ndaj kjo me nervozon shpesh here.
    per te mos folur pastaj per vonesat e kompjuterit qe me shkaterrojne fare.me cmend co lloj humbje kohe , mbase jo sepse jam tere kohes shume shume e zene por sepse vonesa dhe ngadalesia me fusin dhe peshtjellojne dhe mua koken dhe me bejne te mos i zbatoj te tera sa dua..

    ReplyDelete
  5. mua me pelqen puna dhe nuk e di si do te beja pa pune te rrija ne shtepi pa bere gje. Ne fakt e kam provuar dhe kur je dy edhe rri dhe gjen aktivitete. Ne kete moment a kam punen koti dhe me deprimon ndaj duhet ta ndrroj veç nderrimi me streson komlet dhe si perfundim nuk bej gje. Ideali im e nje dite pune do te ishte qe te mos kisha as kohe te shkoja ne hale. Nejse Elais jam shume kurioze te di si funksionojne sindikatat ne suedi se ketu, ne france, ne pergjithesi per mua frenojne shoqerine, jane gjithmone kundra dhe nuk marrin pjese ne zgjidhjen e problemeve.

    ReplyDelete
  6. p.s. Lenini e ka thene kete thenie, per me tepr thenia e tij eshte e vertet ,vetem puna e ka zhvilluar njeriun :) p.sh ne Afrik njerzit i afrohen sh majmunit per faktin se ata nuk punojn :P

    ReplyDelete
  7. Te vjetrit thone qe "puna eshte nder" nuk e di nese eshte aq nder ne shoqerite kapitaliste qe jetojme dhe punojme sepse hasemi me yckla nga me te ndryshmet dhe duhet t'i perballojme vete pa ndihmen e kompanise qe punojme. Mgjth, edhe mua me pelqen te punoj sepse jam tip shume aktiv dhe nuk mund te rri pa bere asgje gjithe diten. Mund te them qe puna qe bej nuk eshte puna ime ideale mgjth njeriu mundohet "to make the most and the best out of it" edhe kur s'punon kompjuteri, edhe kur ke te besh me kolege qe te acarojne nervat sepse s'dine aq gjerat me minimale te nje pune, etc.

    ReplyDelete
  8. Te vjetrit thone qe "puna eshte nder" nuk e di nese eshte aq nder ne shoqerite kapitaliste qe jetojme dhe punojme sepse hasemi me yckla nga me te ndryshmet dhe duhet t'i perballojme vete pa ndihmen e kompanise qe punojme. Mgjth, edhe mua me pelqen te punoj sepse jam tip shume aktiv dhe nuk mund te rri pa bere asgje gjithe diten. Mund te them qe puna qe bej nuk eshte puna ime ideale mgjth njeriu mundohet "to make the most and the best out of it" edhe kur s'punon kompjuteri, edhe kur ke te besh me kolege qe te acarojne nervat sepse s'dine aq gjerat me minimale te nje pune, etc.

    ReplyDelete
  9. Po citoj nga ato qe thote mma:

    mma said...
    Kesaj i bije të thuash që majmuni ishte njeri meqë punonte...unë besoj se Lenini që ishte gjeni në llojin e vet nuk e ka thënë këtë lloj absurditeti...pastaj në logjikën e kësaj meqë njeriu punoka e punoka ka për tu bërë më në fund çfarë...vizion?

    March 21, 2007 7:29 AM

    Po te lexosh vargun tuaj te pare, kupton se ne ate ç'fare thua je shprehur gabim po ta krahasosh me thenien e Leninit.Po te sqaroj, "Majmuni ishte kafshe meqe s'punonte, dhe u shenderua ne njeri ngaqe filloi punen."
    Megjithate, kuptimi i thenies nuk qendron tek "majmuni" si kafshe, por tek ajo se " njeriu" do ti ngjante kafshes po te mos punonte.
    Pra, po te mos punonte, do te flinte ne pyll, i pa veshur, i pa streh, pra pa pallate apo gradaçela, e deri tek "lluksi" makinat apo tek aeroplanet apo tek ku ta di une se ç'fare mund te jete shpikur sote, pra tek shpikja me e re, ajo e sotmja fare.

    Pra mua qe e kuptoj keshtu kete thenie te Leninit, nuk me duket absurde aspak. Megjithate, ç'do njeri guston e vete.

    Dhe se fundmi, nese e ka thene apo jo diçka te tille Lenini, nuk po ju lutem te me besoni, por qe te jesh pak me e qarte me veten tende, bej nje kerkim per Leninin ne internet dhe mundohu te gjesh ndonje dokumentar nga fjalimet e tije, dhe do ta gjesh dhe kete shprehje qe une shkrova ketu.

    Personalisht e kam degjuar tek nje dokumentar te kanalit RAI 2

    Respekte.

    ReplyDelete
  10. Elais, me siguri , nuk të kam thënë dhe herë tjetër se, bëhem xheloz deri vdekje, për shtetin ku punon dhe për administratën që ka?!

    ReplyDelete
  11. Shiko tashi Leonard, shprehja juaj e shkruar është e tillë "Njeriu ishte majmun, dhe nga puna u shenderua ne njeri"...u shndërrua nga puna, domethënë ishte majmun që punonte dhe puno e puno, hopa u bë njeri. Nuk ka kurrëfarë keqkuptimi këtu. Ishte majmun pikë. Si i tillë filloi të punonte, pikë. Meqë ne jemi njerëz dhe vazhdojmë të punojmë natë e ditë( unë mbasditeve) dhe meqë evolucioni nuk ka përse të ketë mbaruar puna me siguri, për rrjedhojë logjike, duhet të na shpjerë në një stad tjetër. Meqënëse ne nuk njohim ndonjë lloj tjetër ekzistence më të lartë se veten, mbetet në sferën e imagjinatës më të egër e ardhmja jonë si specie, në këtë rast, pse të mos kthehemi në mirazhe?
    Nëse fraza kishte ndonjë kuptim metaforik - dhe me sa duket kish - nuk ka pse t'iu shtyjë në rradhe të parë të mendoni se retorika ime e thjeshtë ishte poezi dhe fjalitë e saj vargje, megjithqë unë e perceptoj ironinë (këtë po e them që të mos i ndiheni i pakuptuar), ajo që është më kryesore në fakt është se ligjërimi dukej i drejtë, dhe në filozofi meqë saktësia gjuhësore është jetike, unë mëngova të marr me mend se Lenini pas revolucionit u bë me romantik, arsye kjo që shkaktoi elektrifikimin e plotë të Rusisë
    Dija televizive më vjen keq, me gjithë respektin, nuk është referenciale. Leximet e mia në politikë kanë nisur për fat të mirë apo të keq me Marksin, Leninin, Antonio Gramshin, Trockin dhe Labriolën.Kuptimi i gjërave nuk varet asfare nga gustot dhe këtë po e lë si aksiomë se është e vetkuptueshme. Të thuash se qiellgërvishtësit dhe pallatet janë të mira pë njerzmin, kjo po mund të varet nga gustot, tek të cilat të them të drejtën nuk besoj fare se ekzistojnë, por po i pranoj për hir mirëkuptimit dhe bisedës.

    ReplyDelete
  12. Dorezohem para juve mma

    " Ishte majmun pikë. Si i tillë filloi të punonte, pikë"

    Une letersine e kam marre me veze, madje dy prej tyre "kllufe" si "shejtan i vogel qe isha dikur", ndaj mos ma ver re nese nuk kam vene "pika" si po i kerkoni ju.

    ReplyDelete
  13. Leonard, Mma, Amour_monde, Eni, Tetena, Belle_fleur, N.Ago faleminderit per pjesemarrjen.

    Une e shtrova pyetjen nese e kemi siguruar mbijetesen pse vazhdojme te punojme. Cfare "marrim" kur punojme 100 ore qe nuk e kemi "marre" kur punuam 40 ore. Une e bej sepse me pelqen qe ne kohen shtese te bej "detyren" nderkohe ne kohen "standarte" te ndihem mire qe ndihmoj.

    @Tena: Do perpiqem te shkruaj me me hollesi per sindikatat se shpejti.

    @amour: ndaj nuk je me tek ajo pune ti se dridhnit zinxhirin gjithe diten ;)

    ReplyDelete
  14. Elais-po kur e shef qe kompania per te cilen punon ben çdo vit nje perfitim neto 3 deri 4 miliard € pse duhet te punosh si i çmendur?perndryshe po te ishte biznesi im do te punoja dhe me kenqesi

    p.s mos me thuaj qe ke qen lider me sindikatat? un kam pasur sh mardhenje te mira me sindikaten se sa me bosin

    ReplyDelete
  15. Amour sigurisht qe ke aptur marredhenie me te mire me sindikaten. Se ata jane perfaqesuesit e tu. Nderkohe qe pronari...eshte pronar.

    ReplyDelete
  16. ... punohet (ose shpenzohet kohe) kaq shume pasi per fat te keq ideja e te punuarit shume ka arritur te kthehet ne "lifestyle". Padashje dhe pa te drejte simbolizon shume ne vetvete (pa hyre ne detaje ketu)... dhe i kreditohet (procesit) me shume se c'meriton po nga ne, nga shoqeria.
    I love doing what i do... but I fcking hate the idea !

    ;)

    ReplyDelete
  17. eshte e vertet qe pronari eshte pronar(atje ku punoja un nuk kishte pronar)
    por me sindikatat un kisha mardhenje te shkeqlyera sepse isha i vetmi Shqiptar(vend socialits)dhe i vetmi qe kishte shpirt socilalist dhe sindikalist.sa her vinin delegatet e sindikates me gjenin mua dhe me thoshin :Altin,rroft socializmi. :)

    ReplyDelete