You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

13 March 2007

Kokrra optimizmi

Lexoje kete postim, lere te veproje brenda teje dhe bej nje nga dy zgjedhje.
Misheli eshte lloji i njeriut qe ti deshiron ta urresh. Eshte gjithmone ne humor e ka gjithmone dicka pozitive per te thene.

Kur dikush e pyet si po ja kalon ai pergjigjet:
"Po te ndihesha me mire do isha dy njerez."

Ai eshte nje frymezues i vertete.

Nese ndonje koleg kalonte nje dite te keqe Misheli ishte gjithmone aty per t'i thene sesi mund te shihte gjerat ne anen pozitive.

Kuriozet e pyeten nje dite " Cili eshte sekreti?"
Misheli u pergjigj:
Zgjohem cdo mengjes dhe i them vetes qe kam dy zgjedhje
- Mund te zgjedh te ndihem mire ose te ndihem keq. Bej zgjedhjen te jem me humor te mire.
Sa here qe me ndodh dicka e keqe, mund te zgjedh ta shoh veten si viktime apo te nxjerr mesime nga gabimi. Zgjedh te nxjerr mesime nga pesimi.
Sa here qe dikush ankohet tek une, mund te zgjedh te pranoj negativizmin e tyre ose te shoh anet pozitive te jetes. Zgjedh te shoh anet pozitive te jetes.
" Nuk mund te jete kaq e lehte" protestuan.

Sigurisht qe eshte e lehte- u pergjigj Misheli.
Jeta eshte mundesi te zgjedhesh. Po te shohesh rrotull dhe te heqesh gjithcka anesore do te shohesh qe ne cdo situate ka dy zgjedhje. Je ti qe zgjedh reagimin tend ndaj situates.
Je ti qe zgjedh se si do te te ndikojne njerezit.
Je ti qe zgjedh nese do te jesh i gezuar apo grindavec.
Ne fund te fundit menyra sesi do ta jetosh jeten varet vetem nga ty.

Vite me pas Mishelit i ndodhi nje aksident. Ra nga nga 20 metra lartesi. Pas 18 oresh ne operacion dhe shume ditesh nen vrojtim intensiv ai u rikthye prane familjes me nje shtylle kurrizore metalike.

Ata qe e takuan Mishelin pas aksidentit e pyeten si ndihej.
Misheli u pergjigj"Po te ndihesha me mire do isha binjak"

E pyeten c'po mendonte kur i ndodhi aksidenti dhe ai u pergjigj
"Gjeja e pare qe po mendoja ishte vajza ime qe nuk kishte lindur ende. Dhe kur u gjenda shtrire pertoke u kujtova qe kisha dy zgjidhje. Mund te zgjidhja te jetoja ose te vdisja. Zgjodha jeten"

" Po nuk pate frike? Nuk te ra te fiket ?" e pyeten.
Misheli vazhdoi: Personeli i ambulances u tregua fantastik. Thane gjithmone qe gjerat do te shkonin mire. Po kur po me fusnin ne sallen e operacionit dhe pashe fytyrat e mjekeve dhe te infermiereve u tremba. Ne syte e tyre qe shkruar -Ai po vdes-. E dija qe kishte ardhur koha te beja dicka."

" Po cfare do beje?", e pyeten.

" Njera nga infermieret po me bente pyetje. Me pyeti nese kisha ndonje alergji. U pergjigja po. Mjeket dhe infermieret ndaluan te prisnin pergjigjen time. Jam alergjik ndaj peshes gravitacionale u thashe. Te qeshurat e tyre u degjuan qarte. U thashe te me operonin si njeri qe do jetonte dhe jo qe do vdiste."
Misheli mbijetoi fale mjekeve te zote por edhe kendveshtrimit te tij ndaj jetes.

Mesova se cdo dite mund te zgjedhim ta shijojme deri ne fund. Menyra si e shohim jeten eshte ne fund te fundit gjithcka qe ka rendesi.

" Mos u shqeteso per te nesermen. Ajo do te pergjigjet vete per shqetesimet e saj. Secila dite eshte plot me shqetesimet e veta."

Po ta mendosh pakez, e sotmja eshte ajo e neserme per te cilen u shqetesove dje.

Tani ke dy mundesi zgjedhje:
1. Te konstatosh qe ky post ishte kot fare.
2. Te buzeqeshesh dhe te kujtosh dicka te bukur nga jeta. Shpresoj se do te zgjedhesh te dyten. Te pakten per te me bere qejfin.

Buzeqesh pra!

8 comments:

  1. kur e lexon njeru kete thote : sa idiotesi eshte te jesh pesimist!

    ReplyDelete
  2. konsideroje te bere qejfin tendl LOL
    faleminderit per mesazhin e optimizmit.

    ReplyDelete
  3. Votoj dhe une si shoket(edhe si shoqet ;) )

    Io penso positivo
    perche son vivo
    perche son vivo

    jane vargjet e nje raperi famoz italian (Xhovanoti)qe dhe ai fton qe te shikojme gjithmone gjysem plot goten e jetes.

    ReplyDelete
  4. te them te drejten, si pesimizmi ekstrem, ashtu edhe optimizmi ekstrem (si ne ket hartimin e fantazuar qe vertitet me email ne gjuhe te ndryshme) per mua jane... ekstreme.

    ReplyDelete
  5. :) Faleminderit qe ma bete qejfin.

    Shqipo ke te drejte. I vetmi ndryshim nga mailet ne kete post ishte the twist in the end ;)

    ReplyDelete
  6. i smiled big because i choose to live and be happy no matter what:))

    ReplyDelete