You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

02 March 2007

Practical japonese

Language learning is an art ....

ICHI -pershendetje
Ohayö gozaimasu - Miremengjes (fjale per fjale "Je heret")
Ikaga desu ka ? - Si je ?
Genki desu - Jam ne forme
Sore wa kekkö desu.- Kjo eshte gje e mire.
Sayönara- Mireupafshim

6 comments:

  1. Edhe une si shume shqiptare te tjere flas disa gjuhe.

    Nuk e di nese mesimi i gjuheve te huaja per ne shqiptaret eshte talent individual apo kolektiv. Une gjithmone kam patur shume deshire per te mesuar, por jo vetem kaq, kam dashur te mesoj te flas si nje vendali - (Ndodh gjithmone qe me pyesin mos jam nga Argjentina, njehyere "mashtrova" ca italiane se isha Bologjez, kurse ne St. Louis e ("they could tell I was from Boston" ), ndoshta kjo vjen prej shqipes se veshtire qe na stervit me lloj lloj tingujsh dhe intonacionesh...nuk jam i sigurte, por me vjen mire qe e kemi kete dhunti.
    Keta ketej hapin syte, te dish NJE gjihe te huaj eshte "cmenduri" le me pastaj te dish disa.

    Une kam qejf te mesoj edhe me, por nuk di ne do kem me shanc, a kohe, a tru...Do doja te dija Mandarin apo Japonisht, edhe Rusisht dua te mesoj. Boh!

    ReplyDelete
  2. Vertet shqipja na ka "kalitur" sepse na nguliten fjale e shprehje te gjuheve te tjera edhe kur qellimi nuk eshte te mesojme gjuhen.
    Po te shtosh dhe kuriozitetin per te kuptuar gjithcka qe ndodh rrotull nesh, plus kryenecesine per te qene gjithmone te sukseshem dhe i kemi te gjitha premisat per te mesuar gjuhet.

    Mandarin eshte shume e veshtire me sa kam degjuar. Japonishtja eshte pak me e lehte. Rusishtja eshte e komplikuar por disa gjera te perbashketa te gjuheve sllavishte mund t'i dish "automatikisht" sidomos po qe se ke ndjekur psh Twin Peaks nga TV sllav.
    Oops e bera kete komentin si post me vete...U pa puna do te shkruaj dhe here te tjera per gjuhet.

    ReplyDelete
  3. Japonishten, nuk e di në do ta mësoj po, dëshirë kam të mësoj gjuhët e gjitonëve përreth Shqipërisë:(Njoh greqisht dhe disi italisht)sllaven, rumanishten, bullgarishten.
    Të shtunë të këndshme.

    ReplyDelete
  4. Vertet Blendi dhe ketu ne Turqi habiten njerezia kur marrin vesh sa gjuhe dine shqiptaret.Per nje gje me hipin nervat kur thone se italishten e dini se e keni afer Italine.Ne nje rast te tille i them : ju keni afer tere ato shtete por nuk dini asnje nga ato gjuhe:)))
    Po vdes te mesoj mire spanjishten dhe portugalishten.Pse portugalisht do thuash sepse kam shoqeruar dhe shoqeroj turista ndonjehere (si transfermen , dmth qe i merr nga aeroporti e i çoj ne hotel ose e kunderta) dhe perhere me rastisin braziliane , te pakten agjencia ime me ata punon..
    Une per veti :) flas anglisht (qe eshte e rrjedhshme por sigurisht qe nuk eshte aq e pasur sa ajo a tyre qe jane ne Amerike e Angli) , italisht mire, turqisht super sigurisht madje dhe çdo lloj dialekti e kuptoj mund te them.Madje ndonjehere me vjen keq se kam filluar te mendoj dhe turqisht , sadoqe perpiqem ta kontrolloj veten), gjermanisht flas pak , por kuptoj normal le te themi.Kam qene ne nje kurs vere qe e pat organizuar nje organizate fetare te Pedagogjikja 6 jave (me fal per shprehjen "rrumpalle" , jo se ishte kursi i tille , por kam qene 14 vjeç atehere dhe mendjen e kishim me bere gallate:)Me tutje fillova te lexoja vete dhe te mesoja vete nga pak.POr me pelqen shume.
    Sa i perket japonishtes , javen e kaluar kur isha ne fest. e filmit nuk e di sepse por shqiptimi i japonishtes me ngjasoi shume me shqiptimin e fjaleve ne gjuhet skandinave..Shikoje njehere Elais e me thuaj se çfare mendon.
    nejse me kaq e lashe se lashe nam.por mendoj se do shkruaj dhe une diçka per gjuhet se e eshof qe paskam shume per te thene:)

    ReplyDelete
  5. hmmm...i bashkangjitem dhe une grupit te shqiptareve qe kane pasion gjuhet e huaja dhe nuk besoj qe do ndalem ndonjehere per te mesuar gjuhet e nje vendi tjeter.
    Japonishtja me terheq dhe mua. Ketu ne pune kam kolege te cilet mundohen te me mesojne disa fjale, dhe s'me duket e veshtire.
    Greqishtja me duket e veshtire edhe pse realisht kam filluar te kuptoj goxha ngaqe mora nje liber ta mesoj vete, plus muzika me ndihmon, dhe ketu ku jetoj ka plot grek qe i degjon duke folur around.

    ReplyDelete
  6. hm... atehere qekam i vecant qe flas vec shqip... ;)

    ReplyDelete