You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

25 April 2007

Frike nga suksesi ?!

Cuditerisht, ne shoqerine e sotme, pavaresisht nga individualizmi dhe fryma egoiste qe supozohet te mbizoteroje, shume njerez kane frike te jene te sukseshem. Marrezi? Ndoshta. Gjithsesi me poshte do te gjeni te shqiperuara disa nga shenjat dalluese te frikes nga suksesi sic i lexova ne shtyp.

  • Sheh qarte avantazhet e te qenit "violina e dyte" , per shembull kur mendon se eshte me mire te mos jesh nen "Driten e skenes" kur kerkohet te mbash nje informacion etj
  • Ndihesh i pazoti/ e pazonje te perfundosh gjerat sepse ke frike te perbalesh me reagimet e miqve ndaj rezultatit te sjelle.
  • E ke te veshtire te pranosh kur ke patur sukses me dicka, dhe thua gjera te tipit "ishte rastesi" ose " do kaloje edhe kjo".
  • Ndihesh i zene ngushte kur te bejne komplimente apo te vleresojne.
  • Sigurohesh duke patur te pakten nje faktor qe flet negativisht per ty, ne menyre qe te kesh nje aresye pas te ciles te fshihesh nese rezultati nuk eshte i deshiruari (pershembull i le pergatitjet per minuten e fundit, ne menyre qe te mund te normalizosh rezultatitn dhe te thuash " duke patur parasysh qe nuk isha pergatitur mire...").
  • Eviton mundesite qe te jepen per te qene i sukseshem per te mos u detyruar te perballesh me veten ne pozicionin e te sukseshmit.

5 comments:

  1. ligji i xhungles i diteve te sotme e verteton manine e njerezve per tu bere sa me te padukshem.kush bie me pak ne sy eshte me pak i ndjekur dhe i bezdisur nga turmat e njerezve.Sigurisht kete e bejne frikacaket dhe ata qe nuk ndihen 100% te sigurt ne vetvete mendoj une.Ose ata qe jane 1000% me kembe ne toke , pra super realiste..duhet te jesh pak guximtar per ta pranuar pa frike/siklet/stres/paranojakeri suksesin...

    ReplyDelete
  2. E drejte. Gjithkush ka nevoje te mbaj kembet ne toke dhe te mos "marroset" pas suksesit. Po dhe te kesh fobi prej suksesit me duket ekstreme.

    Sipas gazetes i binte qe qindra mijera persona "vuanin" nga kjo fobi. Gje qe mua me duket e ekzagjeruar.

    ReplyDelete
  3. Teme per te folur me ore kjo Elais.
    Mendoj se vuajme te gjithe nga kjo fobi. Kush me shum e kush me pak.
    Po te mendojme qe suksesi nenkupton dhe marrjen e pergjegjesive....

    ReplyDelete
  4. E çuditshme!Mgjthse njoh disa te tille, qe shmangen nga dukshmeria nga pergjegjsite. Njeriut i pelqen kur merr nje rezultat pozitiv te punes se tij, e kjo vjen pasi kemi pergjegjsuar veten. Ndyshe do dembeloseshim...Do ndjeheshim gjithe kohen si 80vjeçar qe pret diten...Se kuptoj....

    ReplyDelete