You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

05 April 2007

Gezuar pashket dhe mireupjekshim!

Keto dite do te jete pushim ne kete blog.
Nuk do te kete as fletore te vjetra, as mendime gjysem te vjetra, as humor te sterlexuar, as fjale te urta, as meditime inkoherente, as statistika te cuditshme, as enderrime me sy hapur dhe as bela kompjuterike me cerekzgjidhjesh.
Shkurt dhe qarte do te jete bosh.
Perfitoni nga rasti te lexoni zhgaravinat e vjetra, t'i kritikoni, t'i shani, t'e mos pajtoheni me statistikat, me fjalet e urta, me mendimet gjysmake.
Rast si ky nuk vjen shpesh ;)
Une per vete do perfitoj nga ditet e zgjatura pervec per t'u kenaqur edhe per te rilexuar ca gjera per te cilat me ka marre malli si dhe gjera qe me duhen.
Do zgjidh fjalekryqe, do shullehem ne diell, do eci ose do ngas mace bore nga njeri ishull ne tjetrin mbi detin akoma te ngrire (edhe per pak kohe) do bej thashetheme, shopping, etj etj etj etj etj.
Do t'i marr lehte ditet (ose me sakte do t'i marr si te me vijne minus pune).
Ne listen per rilexim: Slavoj Zizek me " Enjoy your nation as yourself!" nga "Tarrying with the negative" si dhe pjese nga libri tjeter i tij "The metastases of enjoyment".
Qe te mos harroj. Sot eshte e enjtja para pashkeve (dite simbolike per te krishteret). Gjithashtu sipas besimeve pagane eshte dita kur shtrigat dhe magjistaret shtegtojne (mbi fshesa) per ne BLÅKULLA (Blocksberg per gjermaniket) ku ka bazen Satani -shejtani :D.
Interesantja me kete te fundit eshte se ekziston nje ishull i vogel i quajtur Virgjeresha blu (Blå Jungfrun) ne veri te Öland (nje ishull relativisht i madh me histori te lashte tregetare ne jug te Suedise). Virgjeresha Blu mendohet se eshte e njejte me Blå Kulla (Kulla ka ne disa dialekte te suedishtes kuptimin vajze). Madje arkeologet kane zbuluar se ne kohet parahistorike ne ishullin Virgjeresha Blu detaret kane bere flijime te ndryshme.

9 comments:

  1. do te na mungosh vajze:)
    ato librat ma bene me sy e me veshe ndaj po nuk pertove kur te kthehesh na flit ca per to.
    ja kalofsh sa me mire.

    ReplyDelete
  2. Gezuar Pashket!

    Uroj qe keto dite te gjate pushimi ti kalosh sic ke planifikuar dhe sic ke shkruar ne blog.

    Fundjave te bukur!

    ReplyDelete
  3. shullehu motra shullehu,nen diellin e ngrohte, (dy grade celsius:))
    ps :pastaj mos na kerko te te çojme ne llixha.:)
    Gezuar Pashket !

    ReplyDelete
  4. interesante cfare ndikimi kane virgjereshat te robt...

    ReplyDelete
  5. e.t: 2 grade celcius :)))
    shqipo: vertet shume interesante.ka dhe budallenj qe e kthejne ne nje mit ende...

    ReplyDelete
  6. -1 grad celsius.
    Eni:)))
    http://www.astro.uu.se/history/Celsius_eng.html

    ReplyDelete
  7. Eni sic duken bathet nuk me ngeli kohe per lexim fare :(

    Belle Gezuar edhe ty e dashur :)

    E.T.: Gezuar :)
    Sa per shullehjen -2 grade ne mes te detit te ngrire, bora qe reflekton diellin shumefish, nje zjarr te vogel per te pjekur pak mish dhe nje birre te ftohte ne dore.
    "After ski" - pak kenge dhe Gezuar pashket merr kuptim te mirefillte ;)

    Shqipo: Indeed.

    ReplyDelete
  8. Gëzuar Pashkët dhe nga unë!

    ReplyDelete
  9. gezofsh e ardhsh me me shume frymezim.

    ReplyDelete