You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

04 April 2007

Me kripe dhe piper: APARTAMENTI ME QERA

Falenderoj Nevin per buzeqeshjet qe percolli me kete mail.
Eni nuk kam mundesi ta postoj tek Mamadhia (vazhdon te me beje vickela kompjuteri) ndaj je e lutur ta postosh atje nese te pelqen.

*Nje biznesmen i martuar takohet me nje vajze te bukur, dhe pasi u ngjit muhabeti, pranon qe te kaloje naten me te per 500 dollare. Te nesermen ne mengjes, biznesme i thote vajzes qe nuk ka mjaftueshem para me vete, por e siguron qe do ti nise nje cek, duke e konsideruar pagesen si "Qera per apartamentin"
* *
*Kur shkon ne zyre, biznesmeni pendohet, duke menduar se gjithe eksperienca qe kish kaluar nuk ja vlente per 500 dollare, i nis vajzes nje cek prej 250 dollaresh, me shpjegimin e meposhtem:
" E nderuar Zonje: Gjeni bashkelidhur nje cek prej 250 dollaresh per
qerane e apartementit. Nuk po ju nis shumen per te cilen rame dakort,
sepse kur e mora apartementin tuaj me qera, une kisha idene se:
1) Apartamenti nuk ishte perdorur me perpara
2) Apartementi kishte mjaftueshem nxehtesi
3) Apartamenti ishte i vogel dhe do me bente te ndihesha rehat.
Sidoqofte, pashe se apartamenti ishte perdorur shume ne te shkuaren, nuk kishte thuajse fare nxehtesi, dhe ishte shume, po shume i madh. "
* *
Me te marre shenimin, vajza i ktheu cekun 250 dollaresh, me shenimin perkates:
" I nderuar Zoteri, Se pari, nuk arrij te kuptoj se si prisni qe nje apartament kaq i bukur
e me kaq cilesi te rrije bosh per nje periudhe kaq te gjate kohe.
Sa i perket nxehtesise, ka nxehtesi sa te duash, por duhet te dish se si ta ndezesh. Ne lidhje me hapsiren, apartamenti eshte ne fakt me permasa normale, por nese ju s'kemi mobilje te mjaftueshme per ta mbushur, ky nuk eshte
faji im.
Ju lutem nisni qerane per te cilen rame dakort, ose une do te detyrohem te kontaktoj pronaren e shtepise ku ju rrini per momentin.
* *
Ceku 500 dollaresh erdhi te nesermen!

12 comments:

  1. Kjo barcaletaqë qarkullon si rufe më është berë si Andon Ledhi. Deri tani me ka ardhur 17 herë në email, në tre ditë, hera e fundit ishte para 10 minutash.
    Dhe ja ku me del para sërish... hmmm

    ReplyDelete
  2. a ha Andon Ledhi e kisha harruar fare:)

    ReplyDelete
  3. E dashur Elais, po ta postoj tek mamadhia..me pelqeu:)

    ReplyDelete
  4. @Redbonsai- Keto na u ndodhen keto sollem ;)
    Andon Ledhin pothuaj e kisha harruar. Rrofsh qe ma kujtove.

    @Eni- Sikur ta dija. :)

    ReplyDelete
  5. -Zonjushe,sa do të më duhej të të paguaj,që shoqëria ime të gjejë 'ngushëllim' me ty ??

    -Me 50$ mund të bëni c'të doni me trupin tim.

    Djali duke thërritur:
    - Ej çuna,hajdeni se e rregullova pazarin..... dhe mos thoni se s'mendoj për shoqërinë.

    ReplyDelete
  6. E se nuk e tashe per te keq... po ça ti bej A.Ledhit?
    Ja po bej kthese ...

    Nje çun i vogël pyet babin:
    O ba o ba si kam lindur unë?
    I thotë babi :
    Ty të keqen babi të ka gjetur mami në një trëndafil.
    O babi o babi po ti si ke lindur?
    Mua te keqen baja me ka gjetur gjyshja jote dmth nëna ime në një borzilok.
    Po mirë po gjyshi si ka lindur?
    Gjyshin e ka gjetur e jëma e tij në një karafil.
    Dhe cuni i deshperuar ja kthen te jatit:
    PO mire o babi asnje nga fisi jone nuk ben sex!?

    ReplyDelete
  7. 1. ajo fjalia e fundit e asaj vajzes me duket se eshte me e rendesishmja.

    nje gje s'kuptoj (nga mungesa e eksperiences m'a do menja): qekur duhet me t'u ngjit muhabeti me prostitutat?!

    2. ajo barcaleta e redbonsait ishte e forte!

    ReplyDelete
  8. Red: Shume e lezetshme barcaleta la.
    Dhe nuk ta mora aspak per keq A.Ledhin perkundrazi me kujtoi dicka te harruar :))
    Fundjave te kendshme.

    Shqipo: Pyetje me vend. Duhet te shpallim nje kerkese per krijuesin e barcaletes qe te na sqaroje ;)

    ReplyDelete
  9. dhe une qe e ruaja tek maili per ta vene tek mamadhia, eshte bere shume reaktiv komuniteti virtual keto kohet e fundit.

    ReplyDelete
  10. Ta them dhe një që ma thanë sot dhe e qepa. Ma ka treguar një bjonde kështu që nuk ka vend diskutimi për paragjykim ndaj bjondeve.

    Një bjonde shkon te parukierja me një palë kufje në kokë dhe i kërkon kësaj të fundit ti presë flokët pa i hequr kufjet. Parukierja bën gjithçka është e mundur por arrin në një pikë ku nuk mund të punojë më pa i hequr kufjet. Duke nënveftësuar kërkesën e bjondes ia heq ato. Bjondja pas disa momentesh vdes.

    Kureshtare parukierja i vendos kufjet në vesh për të kuptuar rëndësinë që ato kishin për jetën e bjondes dhe dëgjon të përsëritet:
    - Merr frymë, nxirr frymë, merr frymë, nxirr frymë...

    ReplyDelete
  11. @ Tena: Keshtu eshte kur i presim barcoletat nga Shqiperia. I mbajme si ujet e paket.

    @ Redbonsai: Mos e qep fare e dashur. Vetem mundesisht na sill ndonje puro shqiptare meqe ndodhesh ne memedhe. :)

    ReplyDelete