You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

26 April 2007

Sindikalizem - info e zgjatur- pjesa 1

Sindikatat apo Fackförening, jane nje bashkesi punemarresish te te njejtit profesion. Detyra kryesore e sindikates eshte te perfaqesoje dhe mbroje interesat e punonjesve ne marredheniet me punedhenesin. .

Disa nga ndihmat qe sjell nje organizate sindikale per anetaret mund te permbildhen si me poshte:

  • Organizatat me te hereta ofronin sigurim ne rast papunesie, ne rast semundjeje, pension kur aftersia per pune ishte perkeqsuar dhe ndihme per varrim. Ne disa shtete nordike (dhe te tjera) nje pjese e kesaj ndihme eshte perfshire ne sigurimet shoqerore. Megjithate sindikatat vazhdojne te japin ndihme per mesimin e disa profesioneve (oxhakfshires psh), sigurojne ndihme juridike gjate konflikteve me punedhenesin etj.
  • Ne Suedi sindikatat kane te drejte te veprojne lirisht dhe ne emer te puonjesve te negociojne per rrogat, oraret e punes, lejet, e ne pergjithesi te gjitha kushtet e punesimit (per keto do te flas me gjeresisht me vone). Nje pjese e negociatave midis sindikates dhe punedhenesit dokumentohen ne te ashtuquajturat marreveshje kolektive.
  • Sindikata mund te organizoje blokade ndaj orareve te zgjatura te punes, ndalim pune, strejk etj per te arritur disa nga qellimet e vene per interesin e anetareve te saj. Megjithate periudha midis rinegocimit te marreveshjeve kolektive (zakonisht 3-vjecare) presupozon qe nuk do te kete blokada apo protesta tjeter dhe te gjitha negociatat per rrogat apo kushte specifike qe mund te ndodhin gjate periudhes se ndermjetme behet ne "paqe".
  • Sindikatat perpiqen te ndikojne opinionin publik nepermjet fushatave informative, lobbying ose duke dhene mbeshtetje ekonomike per parti te ndryshme politike qe mund t'i ndihmojne te arrijne qellimet e tyre.
Punemarresi paguan nje kuote mujore per anetaresine ne sindikate. Sindikata puneson adminsitratore, juriste, negociatore, boton gazeta te fushes se interesit etj.

Shumica e sindikatave kane edhe "kassen" e tyre te papunesise. Kjo eshte nje organizate anetaresia ne te cilen eshte e kushtezuar nga anetaresia ne sindikaten e profesionit perkates dhe qe ka si qellim kryesor te paguaj e ata persona qe per momentin jane te papune.

Sindikatat organizohen ne grupime "cader" te cilat jane>
Tjänstemännens Centralorganisation - TCO= Organizata qendrore e nepunesve
Sveriges Akademikers Centralorganisation - SACO= Organizata qendrore e akademikeve suedeze
Landsorganisationen i Sverige - LO= Organizata e vendit- perfaqeson punonjesit e industrise elektrike, sherbimet e turizmit, mesuesit, industrine e perpunimit te drurit etj etj. LO perfaqeson klasen punetore reale dhe eshte e lidhur fuqimisht me partine socialdemokratike suedeze.
Sveriges arbetares centralorganisation - SAC= Organizata qendrore e punetoreve. Quhet ndryshe sindikalistet. Ka per qellim te arrije socializmin e lire. Anetareson edhe pensioniste, studente idealiste, njerez pa dokumenta etj.

Kaq per pjesn e pare te informacionit mbi sindikalizmin.

3 comments:

  1. Faleminderit Elais qe fillove te na shkruash mbi sindikatat ne Suedi. Kisha nje pyetje ose me sakt nje sqarim. Ne Fr ka nje organizate tjeter qe paguan te papunet dhe qe eshte kombetare, tripartite (shteti, pronaret dhe sindikatat) por qe nse nuk gaboj financohet vetem nga dy te paret. A ekziston edhe ne suedi nje organizem gjysem shteteror ?

    ReplyDelete
  2. Organizem shteteror ketu qe financion nje pjese te papunesh jane sigurimet shoqerore.

    A-kassorna ose kasat e papunesise paguajne kompensim papunesie gjate 300 diteve dhe financohen kryesisht nga kuota te parapaguara nga anetaret e tyre plus nje pjese qe vjen nga taksat ndaj punedhenesve qe vilen e shperndahen nga shteti.

    Do perpiqem te shkruaj vecanerisht per sigurimet e papunesise ndonjehere tjeter.

    ReplyDelete
  3. Ok se nuk errij ta kuptoj ndryshimin mes FR dhe Suedise ne organizimin sindikal

    ReplyDelete