You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

12 April 2007

Zhgaravina dhe pikepyetje (ose te mbytesh ne nje pike uje)

Ne perendim, lindja.
Ne lindje, perendimi.
Atje midis pritja
ku lind dyshimi.

Ne veri ankth jugu
ne jug, ankth vet'dija.
Ne mes prape pritja
memecja klithma.

Dje m'u krijuan ca pikepyetje te cuditeshme.

Po flisja me disa te njohur qe po perpiqen te mesojne italishten.
(Kini parasysh qe nuk i zoteroj rregullat gramatikore te italishtes e as te suedishtes ne menyren "formale". I kam te ngulitura fale perseritjeve, ushtrimeve gramatikore dhe "veshit" pra ne ne menyre informale).

Gjithsesi, te njohurit vune ne dukje qe kane veshtiresi te medha per te kuptuar parafjalen "di" si dhe peremrat pronore.
Il padre di Kurt. Il fratello di Maria.

Ne suedisht ashtu si ne anglisht "pronesia" shkruhet me s ne fund.
Kurts bok. Marias bror.

Ajo qe me erdhi ndermend (me shume si mjet ndihmese per te lehtesuar kuptimin per ta) ishte qe ne italisht (dhe ne shqip per ate pune) subjekti dhe objekti jane te se njejtes rendesi dhe parafjala "di" eshte lidhesja midis tyre.
Nderkohe ne suedisht dhe anglisht me krijohet ideja se "pronari" eshte me i rendesishem.

Nje tjeter gje qe ishte e veshtire ne italisht ishte forma Mia madre, Mio padre qe ndryshon nga trajta e shquar psh e il mio libro, il mio quaderno, la mia penna. M'u krijua ideja qe unicitetit i nenes, babait e krijon automatikisht formen e shquar pa patur nevoje per il/la te trajtes se shquar. Nderkohe qe nje liber (fletore, stilolapes) behet unik vetem kur dikush e "zoteron" ate.

Nje tjeter problem qe hasnin me italishten ishin format "avere"
ho fame, ho sete, ho ventinove anni, ho caldo, ho freddo.

Ne suedisht (si dhe ne anglisht) thuhet jag är hungrig, jag är törstig, jag är tjugonio, jag är varm, jag är kall.

Pra thuhet jam i ngrire ne vend te kam ftohte .
M'u krjua ideja se ne italisht perdorimi i "avere" vjen ngaqe ndodhia shihet si rezultat i nje veprimi te jashtem. Koha kalon ndaj ti ke aq apo kaq vjec. Eshte ftohte jashte ndaj ti ke ftohte.
Dmth ti peson dicka. Nderkohe qe ne suedisht eshte sikur ti (pa nderhyrje te jashteme) gjendesh ne nje pozicion te caktuar ( i uritur, i etur etj).

Nuk me punohet.
Nuk me pihet as kafe.
Po kerkoj oreksin e humbur per te bere dicka te "vlefshme".

U pa puna... po shkoj te pi pak kafe dhe te planifikoj ca dite pushimi moskokcares sa me pare qe te jete e mundur.

4 comments:

  1. as mua nuk me punohet.veçse me shkruhet e lexohet.plus dhe me shifet film.keto dite eshte festivali nderkombetar i filmit ketu dhe me vjen te plas qe nuk kam me shume kohe te lire:(

    ReplyDelete
  2. Jemi bere te gjith dembel me duket, dhe une u mesova si i pa pune dhe tani sesi ndihem !!!!!!

    ReplyDelete
  3. Hej, po italishtja dhe shqipja kane strukture sintaksore identike dhe shume e shume ngjashmeri ne gramtike po ashtu, kjo eshte arsyeja pse shqiptaret mesojne shume kollaj italisht dhe gjuhet e tjera latine. Suedishtja ben pjese ne grupin gjerman te gjuheve sic dhe anglishtja, struktura sintaksore sic kushdo mund ta vere re eshte konsiderueshem e ndryshme, prandaj dhe veshtiresite per ti mesuar keto gjuhe qe shqiptaret hasin dhe gabimet qe ata vazhdimisht bejne edhe pasi qe kane kohe qe e flasin.
    "di" eshte ne fakt nyje shquese, sic eshte shqip, thjesht perkthe shembujt italisht qe ke dhene.
    Une nuk e di ne fakt sepse ky ndryshim, po mendohem te shoh ne te.

    ReplyDelete
  4. @Eni> Shyqyr qe erdh fundjava per mua.

    @Amour_Monde: Per hajer puna e re pa do mesohesh :)

    @d: Te njohurit me te cilet po flisja jane suedeze. Ata kane vizituar Italine shume here dhe kane deshire te mesojne italisht. Po bejne ne fakt nje kurs gjuhe po po ecin shume ngadale. Kur i pyeta ku hasnin me teper veshtiresi me thane si fillimn peremrat pronore. Nuk dinin te dallonin kur perdorej Mio apo Mia apo I miei. U perpoqa t'i ndihmoj duke u folur per trajtat e pashquara dhe te shquara, njejesin dhe shumesin etj. Jo me shume gramatike (se as keta nuk para i njohin mire regullat e gramatikes madje as te gjuhes se tyre) por me shembuj. Pastaj i hyme diskutimit te "pronesise" ku u dukej jo llogjike shtesa e nyjes "di". Me tej vazhduam te flasim per gjera te tjera qe kishin te veshtira te kuptonin dhe une u perpoqa t'i ndihmoja. Problemi eshte qe kur disa gjera i di mbare (sipas mendimit te tyre psh eshte me e drejte te thuash jam x vjec sesa kam x vjet) menyra e kundert te duket mbrapsht dhe e pakapercyeshme. Po te kesh nje ndihme te jashteme apo nje fare "aksiome" llogjike (pavaresisht nese kjo ka kuptim) te lehtesohet puna. Ndaj sugjerova te shihnin foljen e perdorur si rezultat i nje ndikimi te jashtem ..etj.

    ReplyDelete