You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

11 May 2007

AUTO-Intervista

Faleminderit per detyren e shtepise N.Ago.

Ja dhe pergjigjet e mia:


1. Lumturia e plotë për ju është?

- Cdo cast ne krahet e tij. Ka dicka me frymemarrjen, rrahjen e zemres se tij qe eshte teresisht qetesuese dhe lumturindjellese per mua. Nuk ekziston as bota, as puna as e perditshmja asgje tjeter


2. Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes?

Stacioni i preferuar i radios qe aktivizohet ne vend te ziles, me muzike-lajme-thashetheme etj ne programin RIXMORGON- ZOO.


3. Hera e fundit që u shkritë në të qeshur?

Para pese minutash.


4. Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është?

Toleranca. I pranoj njerzit ashtu sic jane ndaj dhe bej shume leshime.


5. Mangësia juaj kryesore?

Jam teper zemermire edhe me njerez qe nuk e meritojne kete.


6. Në cilat gabime tregoheni më tolerant?

Me gabimet e te tjereve. Errare humanum est.


7. Me cilën figurë historike, je i apasionuar?

Mbreteresha Kristina e Suedise (8.12.1626-19.04.1689), bije mbreti, protestante, mbreteroi, u be katolike, dha doreheqjen nga froni, emigroi ne France, Itali, bashkepunoi me kardinalin Mazarin per te pushtuar Napolin, jetoi ne Palazzo Farnese dhe Palazzo Corsini, shume e interesuar pas arteve te bukura etj etj etj. Shkurt nje figure shumeplaneshe.


8. Cilët janë sot, heronjtë tuaj?

Heronjte jane bere telef.


9. Udhëtimi juaj më i dashur?

Drejt se ardhmes.


10. Shkrimtarët tuaj më të dashur ?

Zola, D.H. Lawerence, Marguerite Duras.


11. Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë?

Mendjemprehtesine.


12. ...dhe tek një grua?

Idem (si me siper)


13. Kompozitori juaj i prefeuar?

Verdi (Aida) dhe Franz List (ky i fundit me teper per jeten dhe idete interesante se muziken nuk ja njoh mire).


14. Këngën që fishkëllen kur je në dush?

"True heaven is a place on earth" - Parajsa e vertete gjendet ne toke.- nga Belinda Carlisle 1988.


15. Libri me mbresëlënës?

Te gjitha librat e gazetarit, debatuesit dhe shkrimtarit Jan Guillou . Qe nga libri qe zbuloi parregullsi ne zyren shteterore te intelligjences IB (Informationsbyrån) tek librat e fantazuara per spiunin Carl Hamilton apo serine me tre libra mbi tempullarin Arn Magnusson.


16. Filmi më mbresëlënës?

Gone with the wind (Via col vento)


17. Piktori juaj me i dashur?

Piktori suedez Carl Larsson. Pikturat e tij kane nje ngrohtesi te cuditshme.


19 Ngjyra juaj e preferuar?

Ciklamin. (Magenta) dhe jeshile (si ketu ne blog).


19 Cilin quani, suksesin më të madh tuajin?

Ate qe nuk kam arritur ende.


20 .Pijet e preferuara ?

Ale " Bishops finger", dry martini, cider dardhe (vere e gazuar me e embel se shampanja). Jam gjithepirese ne fakt :P


22 Për çfarë jeni penduar më shumë?

Per "miqte" qe nuk e paten merituar miqesine time dhe qe e shperdoruan ate.


23 Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë?

Injorantet prepotente qe e quajne veten me te mire se te tjeret dhe kujtojne se dine gjithcka.


24 Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur?

Te bej plane.


25 Frika juaj më e madhe?

Nuk kam frike. Merakosem per te dashurit e zemres kur jane larg po me duket e natyrshme.


26 Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Preferoj te jap sugjerime dmth te them gjysem te verteta "white lies" sepse pavaresisht qe te gjithe duan te dine gjithcka askush nuk deshiron vertet te perballet sy me sy me te verteten. Eshte me e pranueshme t'i zbulosh vete disa gjera.


26 Cila është moto-ja juaj?

Pervec "Sapere Aude-guxo te tregosh zgjuarsi" dhe " Audentes fortuna iouvat- fati i buzeqesh guximtarit" u besoj ketyre dy shprehjeve:


All you need in this life is: ignorance and confidence. Then success is guaranteed!- Gjithe c'te duhen ne jete jane injoranca dhe vetebesimi. Atehere suksesi eshte i garantuar!" - Mark Twaine


If people talk behind your back, it only means that you are two steps ahead.- Nese njerezia flasin pas kurrizit, kjo do vetem te thote se ndodhesh dy hapa para tyre.- Jack Reno


27 Si do preferonit të vdisnit?

"Ne koke e ne grope".


28 Nëse ju ndodhte të takonit zotin, çfarë do të donit t’ju thoshte?

- Pse u ktheve kaq shpejt ?!


29 Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe?

Ne paqe.


--Kush te deshiroje mund ta marre flamurin dhe te na tregoje dicka me teper per veten.

19 comments:

  1. E para, faleminderit për gërmat se, koha po kalon dhe, shikimi im, sikur "zemërohet" kur shohin gërma të vogla.
    Së dyti, the, më shumë nga ç'prisja.
    Së treti, je ajo që prisja.
    Së katërti, më vjen mirë që jemi miq, qoftë dhe të patakuar kurrë së afërmi.
    Së pesti, i bëre bisht punës!!!

    ReplyDelete
  2. 1- Te lutem!
    2- Kaq pak prisje ?!
    3- Sigurisht.
    4- Gjithashtu.
    5- Punes se shtetit?
    Jo. I bera nder :D

    ReplyDelete
  3. Qui scribit bis legit!

    Kështu thot një fjalë e urtë latine " Ai që shkruan mëson dy herë".
    Ti bën dy të mira: shkruan dhe mëson dhe vice versa, duke lexuar këto që ti shkruan ne së paku lexojmë por edhe shkruajm e mësojmë!

    Autointervista?
    Gjë e mirë dhe e rrallë. I ndjeri Kosovë-Rexha Bala, një shkrimtar shqiptar nga Göteborg-u, e kishte bërë zakon që në revistën "Qëndresa" në vend të editorialit të botonte Autointervistën.

    Ti pyet veten për gjëra të mëdha, por përgjejgjen e jep të thejshtë. Lumturia? Ç´është kjo? A ekziston në të vërtetë dhe çka mund të kuptojmë me "lumturinë". Ky koncept ka cytë me shekuj të tërë, filozof e shkrimtar dhe si duket ashtu siç mund të jetë relative lumturia edhe definimi i këtij koncepti ka mbetur relativ.
    Po toleranca? Me lëshua pe pa ndonjë arsye, s´mund të jetë tolerancë! As teoria rugoviste për durimin s´ka pasur lidhje me tolerancën.Pastaj vie një sërë pyetjesh tjera...

    Mangësia ime? Oj! Si mundet dikush te gjej mangësi te vetvetja? Pse zemërmirë për jomeritorët?

    Udhëtimi kah e ardhmja? Ky udhëtim vazhdon, deshëm apo s´deshëm.

    Sidoqoftë, autointervista sjell para meje figurën e një personi të lexueshëm e harmonik - Ubi concordia, ibi victoria - Ku mbretëron harmonia, mbretëron triumfi!

    ReplyDelete
  4. Mireseuriktheve Shyqeri!

    Intervista me veten ishte nje stafete qe u percoll nga N.Ago.
    Keshtu, pyetjet ishin te dhena.

    Lumturi per mua eshte te jesh i kenaqur me veten dhe boten, te jesh i qete. Revisten Qendresa nuk e kam lexuar. Por konfirmoj se me bere kurioze.

    Aresyeja e tolerances eshte e thjeshte, e per kete e veteshpjegueshme, njerezit jane te ndryshem. Me takon t'i pranoj sic jane dhe per hir te tipareve qe bartin t'u bej edhe leshime.

    Mangesite njeriu i gjen edhe tek vetja nese kujtohet te shohe here pas here ne pasqyre. Kur harron, disa pesime i behen mesim.:)

    Nje udhetim i dashur do te ndodhet ne te shkuaren ose ne te ardhmen. Nese ndodhet ne te shkuaren eshte i idealizuar nderkohe qe nese ndodhet ne te ardhmen eshte pjese e se ardhmes ndaj i panjohur.

    Udhetimi drejt se ardhmes nese nuk eshte i deshiruar nuk eshte i dashur. Per mua eshte si i deshiruar dhe i dashur dhe i bukur pikerisht se i panjohur.

    Edhe njehere faleminderit per viziten e mireardhsh!

    ReplyDelete
  5. interviste mahnitese! me pelqen vertet te lexoj shkrimet e tua sepse kam dicka per te mesuar perhere. Komplimente!

    ReplyDelete
  6. Prandaj te kam xhan tyja :)

    ReplyDelete
  7. "gjithepirese" - s'e kisha degju najhere, por eshte interesante.

    dmth ti ja dike me soj e sorollop Franz List po vec muzike s'i njifke? ah Elais Elais... :)

    ReplyDelete
  8. @ Belle: Faleminderit !
    @ Edrus: :)
    @ Shqipo: Gjithepirese= nuk kam shume naze per pijen.

    Per F. Liszt lexova dikur nje jeteshkrim, u bera kurioze dhe lexova dhe me teper. Kam degjuar dhe muzike te tijen por kjo nuk do te thote se ja njoh mire muziken (gjithesesi jo aq mire sa njoh muziken e Verdit psh).

    ReplyDelete
  9. E dashur kur shikoj kete intervisten tende mu vertetua dhe nje here idea se ti je nje lemsh zgjuarsie, energjie pozitive , ambicje pozitive, thjeshtesie te hatashme ..sa mire te te kemi shoqe qofte dhe per se largu dhe virtualisht:)

    ReplyDelete
  10. Faleminderit Eni!

    Ke vecanerisht te drejte ne konstatimin qe jam "lemsh" :)))

    ReplyDelete
  11. e dashur lemsh e thashe per te treguar diçka homogjene dhe jo te ngaterruar:))

    ReplyDelete
  12. Percaktimi ishte i sakte sidoqofte :)

    ReplyDelete
  13. dhe mua qe me kishte shpetuar kjo intervista.
    te uroj dashuri te perhershme se mendoj qe eshte e bukur dhe e rendesishme dhe po shikoj me thelle ate shkrimtarin per te cilin ke folur dhe kur te duash per nje gote (ha ha)

    ReplyDelete
  14. Me mire vone se kurre Tena :)
    Pastaj ka patur plot intervista interesante ne qarkullim keto dite :))

    Nga Guillou ne frengjisht eshte perkthyer te pakten nje liber
    http://www.amazon.com/gp/product/customer-reviews/2910846741/sr=8-32/qid=1179239965/ref=cm_cr_dp_pt/002-6891748-5966403?ie=UTF8&n=283155&s=books&qid=1179239965&sr=8-32
    "E keqja" flet per konviktet elitare te djemve dhe mobbing qe krijohet kur nxenesit lejohen te "edukojne" njeri-tjetrin. Eshte bere edhe film.

    ReplyDelete
  15. Duke lexuar blogun tënd me bëtë që ta krijoj edhe unë një blog timin, megjithëse fare i papërvojë në këtë fushë. Adresa e blogut tim:

    http://albanskarinjet.blogspot.com

    Mirë ardhshi!

    ReplyDelete
  16. Shume mire e ke bere Shyqyri!

    ReplyDelete
  17. AUTO-Intervista

    1. Lumturia e plotë për ju është?

    E paperkufizueshme. Por jo e paprovuar.

    2. Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes?

    Zilja e celularit qe me duket sikur vjen nga nje bote tjeter. E bej snooze rreth 5 here me intervale 9 minuteshe.

    3. Hera e fundit që u shkritë në të qeshur?

    S'e mbaj mend. Dje kam qeshur ne zyre po nuk e di nese klasifikohet si "e shkrire".

    4. Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është?

    Kam 5 minuta qe mendohem dhe nuk e gjej dot. Ndoshta duhet ta thote ndonje tjeter. Si eshte fjala per ata qe duan te ndihmojne te tjeret? Elais, me duket se kete kishe vene? This must be it.

    5. Mangësia juaj kresore?

    Si me lart. Mundohem shume te ndihmoj te tjeret dhe shpesh zhgenjehem nga mossuksesi ose mosmirenjohja.

    6. Në cilat gabime tregoheni më tolerant?

    Kam pershtypjen qe nuk toleroj. Edhe ne rastet kur me duket se kam toleruar ne nje drejtim, zbuloj qe kam shtrenguar ne nje tjeter. Nese quhet tolerance, toleroj atehere kur e di qe tjetri nuk e ka bere me qellim, ose nuk ka qene i ndergjegjshem per pasojat e veprimeve te veta.

    7. Me cilën figurë historike, je i apasionuar?

    Hmmmmm, nuk me vjen ne mend asnje. As a side comment, nje shoqe me dhuroi dikur nje liber biografik te Albright. S'e di pse mendoi qe une duhej ta kisha...Preferoj te besoj qe te qenit femer, nuk eshte e vetmja pike e perbashket.

    8. Cilët janë sot, heronjtë tuaj?

    Nuk kam dhe nuk kam pasur kurre heronj. Po nje njeri i zakonshem per te cilin mendoj ne keto terma, eshte ime me.

    9. Udhëtimi juaj më i dashur?

    Qe kam bere apo qe dua te bej?
    I pari-ka shume. Cdo here qe kam qene me pushime.
    I dyti- kam shume qejf te shkoj ne Azi-Kine, Japoni, Tailande, etj. Ose Afrike.

    10. Shkrimtarët tuaj më të dashur?

    Nuk kam rryme, autor, liber te preferuar. Nje lloj libri te cilit nuk i them kurre 'jo' eshte Sherlock Holmes dhe cdo gje nga Agatha Christie. Per te tjeret ne varesi te humorit lexoj qe nga romanca, tregime te shkurtra humoristike (Elais-te rekomandoj Karel Cepek-cek), novela qe te kepusin shpirtin te Maupassant, thriller, short stories pa shume kuptim, mitologji, psikologji, revista, me nje fjale cdo gje. Pervec poezive te cilat nuk mund t'i bej dot te miat. Sorry:-(

    11. Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë?

    Ndershmerine, zgjuarsine, te qenit joparagjykues. (nuk i ndaja dot)

    12. ...dhe tek një grua?

    Si me siper.

    13. Kompozitori juaj i prefeuar?

    Nuk kam blere ndonjehere CD me muzike klasike. Nese me duhet te vecoj nje: Bethoveni.

    14. Këngën që fishkëllen kur je në dush?

    Ate qe kam degjuar me shume ose me se fundmi ate dite. Mgjt nuk para kendoj ne dush.

    15. Libri me mbresëlënës?

    Ka shume.

    16. Filmi më mbresëlënës?

    Requiem for a dream, Sophie's choice.

    17. Piktori juaj i dashur?

    Nje nder: Klimt, Frida Kahlo, Dali, Gauguin.

    19 Ngjyra juaj e preferuar?

    Nuk ka. Me terheqin te gjitha ngjyrat. Ne veshje i perdor sipas temperatures/stines dhe humorit. Koheve te fundit vishem deshperimisht bardhe e zi. Me ndonje detaj te kuq.

    19 Cilin quani, suksesin më të madh tuajin?

    Punen.

    20 .Pija juaj e preferuar?

    Caj ne mengjes, kafe ne dreke, alkool ne darke. Birre. Ose vere. Jo cdo dite.

    22 Për çfarë jeni penduar më shumë?

    Per sjelljen ndaj nje anetari te familjes. Ne te tashmen.

    23 Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë?

    Gje? Nuk urrej asgje. Por ka shume gjera/sjellje qe me inatosin ne maksimum.

    24 Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur?

    Te shikoj televizor. Koheve te fundit kam filluar te mendoj per stilim veshjesh. Akoma ne faze endrre.

    25 Frika juaj më e madhe?

    Aksidenti.

    26 Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra?

    Ne asnje rast. E di qe nuk genjej dot. Ne keto raste, nese arrij ta permbaj veten, nuk flas fare.

    26 Cila është moto-ja juaj?

    Jeto sikur do te vdesesh neser. Por nuk arrij ta ve ne jete.

    27 Si do preferonit të vdisnit?

    Pa (shume) dhimbje dhe pa e ditur me pare.

    28 Nëse ju ndodhte të takonit zotin, çfarë do të donit t’ju thoshte?

    E shikon qe ekzistoj?

    29 Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe?

    Konfuze. Me shume mire se keq.

    ReplyDelete
  18. Thanks for answering.
    Have a nice weekend.
    Huge hugs as usual from me :)
    Don't be a stranger.

    /Elais- qe perton te log in

    ReplyDelete