You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

30 May 2007

Dikur beja hartime (2)...

Homazh: Perpara nje skene terrori (1994)

Ishte pragmbremje. Ne nje dite te zakonshme vere te shohesh nje diell tek perendon i perflakur nuk eshte e jashtezakonshme, por ai reflektim i pjesshem i diellit tek copezat e guackave mbi parmakun e dritares qe i tille. Ai shkelqim kristalor u jepte nje njgashmeri tmerruese me copera jete te thyera ne mes. Angushtia e dites ishte e madhe.

Ai, doktori i mesuar me fatkeqesine ishte tronditur deri ne palce.
Vajza te asfiksuara nga helmi. Pleq me fytyra te zbardhura, me floke te thinjura e te shpupurisura si nga nje ere shekullore. Gishta te ngerthyer a thua se ishin duke shkruar germen e fundit te mallkimit mbi epitaf. Dhe ne krah te tyre studentë e studente ne lule te jetes qe u ishte hequr e dretja e vazhdimit te saj. Bukuri te verteta. Floke Helenash te vdekur pergjithnje, buze te hapura qe kerkonin sqarime per te ligen qe u behej.

Ai ishte llahtarisur. Ai, sjellesi i jetes, doktori, Prometeu i sotem, s'kishte mundur te bente asgje. Hakmarrja pa shkak e pushtetmbajtesve serbe kishte bere nje tjeter krim te paprecedent. Me kot shkrimtaret perpiqeshin te flisnin per lincimin e njeriut. Ai ishte deshmitar i vertete i terrorit. Terror kudo. Ne shkolla, ne rruge, ne lokale, gjithekund. E megjithate ky terror s'do te mund te hynte kurre ne zemra.

Se dhimbja i ra gurit dhe e cau, i ra drurit dhe e thau, i ra njeriut e ai e duroi. I vetem ndoshta me dhimbjen e tij. Por asnjehere i vetem ne mendim. Gjithnje me shoke plot, pa friken e luanit te zene ne gracke, pa friken e terroristeve.

1 comment: