You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

04 May 2007

E degjove te fundit...

Thashethemin, cfare tjeter. Vjen nga Londra.

Sipas nje analize te bere (me falni po nuk ma nxe goja ta quaj studim) te gjithe bejne thashetheme por vecanerisht mesuesit. 79 ne cdo 100 mesues pranojne pa doreza se kritikojne koleget kur keta te fundit nuk mund t'i degjojne.
27 perqind i dedikohen thashethemeve te pastra nderkohe qe 54 perqind pohojne se mbajne "sekrete" per t'i dhene vetes avantazhe dhe per t'u pare me sy me te mire
nga shefat.

Organizata Leaders ne Londer ka intervistuar me se 2 000 vete dhe ja konkluzioni i nxjerre:
– sa me shume te varet suksesi i nje projekti dhe avancimi ne karriere, nga perpjekja individuale, aq me shume thashetheme do te bejne njerezit duke perdorur njeri-tjetrin si mjet per te siguruar perfitime vetjake.


Thashethemexhinjte me te thekur:
Mesuesit- 79%

Bankieret dhe llogaritaret 78%
Kamarieret e guzhinieret 71%
Mjeket dhe infermieret 70%

Guidat dhe punonjesit e agjensive turistike 70%
Policet 66%

Gazetaret dhe media 65%
Punonjesit e telekomit 60%

Farmacistet 35%
Ndihma e shpejte 33%

* si gjithmone nga Aftonbladet

10 comments:

  1. dhe une qe mendoja qe ishin berberet. Nejse si mesdhetare qe jam edhe une i kam nje çik qejf thashethemet sidomos ato rreth nje kafe ne nje lokal per njerzit qe kalojne perpara

    ReplyDelete
  2. nuk besoj te mos kete njerez qe s'merren me thashatheme. eshte ves i keq por njerzve u sjell kenaqesi te marrin ne goje njerez te tjere qe i kane rivale apo thjesht dhe per sport.

    ReplyDelete
  3. thashethemet jane te pashmangshme, e rendesishme eshte te mos kene qellime intriguese/keqberje brenda. vertet mesuesit i bien detit me kale. mbaj mend kur time me (mesuese) dhe koleget e saja mblidheshin tek dhoma e mesuesve ne shkolle, nuk linin drejtor/drejtoresh pa e kthy para mbrapa.

    ReplyDelete
  4. Na moj gra, e dini te fundit??
    Eni,... Eni moj, s'e njihni??
    Po moj po, ajo goca e bukur nga Turqia, e dini se c'ka bere??
    Nejse, ja u them neser :)

    ReplyDelete
  5. une thashe, ti thua, ai/ajo tha

    ReplyDelete
  6. Edrus :) ça paskam bere se u bera kurioze:))))me shkrive me ate : na moj gra:))

    Elais me habiti ideja qe dhe punonjesit e ndihmes se shpejte merreshkan me thashetheme.Si i del koha xhanem?:)

    Bizele : kete drejte kur thua se nuk ka problem nese nuk ka qellim te keq ne thashethem.madje duhet pak ne bisede mendoj une , sa per ti dhene lezet jo gje tjeter:)

    meqe ra fjala thashethemit ne turqisht i thone dedikodu qe afersisht dmth : u tha u vendos:)

    ReplyDelete
  7. Perqindja e atyre qe nuk thashethemojne, me duket teper e larte.Nuk mund te imagjinoj dike qe nuk thashethemon.G.Bushi ndonje thashethem me Lizen edhe mund ta beje,megjithe hallet e medha qe kane.
    Te pakten Billi bente me Moniken .
    Edhe Bini i maleve,atje ne Afganistan, si mund ta shtyje diten pa ndonji thashethem kur s'ka as radio, as televizor.
    Ajatollahet e sheiket qe duken me namuz ne televizor me nga 30 gra s'bejne thashetheme?
    .........
    e jo me pastaj vdektaret e thjeshte...
    Ps:ndshta kane ngaterruar fjalen thashethem me shpifje !?

    ReplyDelete
  8. @ Tena: te gjithe i duam thashethemet. Por qe te behen thashetheme studimore per thashethemet eshte rast i ralle :)

    @ Belle_fleur: shpesh nuk e mendojme se po bejme thashetheme. E mendojme se po "perhapim informacion"

    @ Bizele: Pajtohem me ty.

    @ Edrus: Spageti kishte bere Eni mo. Apo kishe thashethem tjeter ti ;)

    @ N.Ago: The me thashe :P

    @ Shqipo: :D

    @ Eni: Une ne shtepi kam nje rregull "Everything I make up is true by definition". Si te duket ;)

    @ E.T.: Ndoshta kane ngaterruar kuptimin s'e di. Ose kane harruar qe jo te tere thone te verteten ne nje testim :)

    ReplyDelete
  9. ha ha bukur e the Elais:)) spageti:)

    ReplyDelete