You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

07 May 2007

Filma per gra dhe burra

Ja dhe nje cudi tjeter te ciles i eshte gjetur "zgjidhja".
Nese nuk bini dot dakort cilin film te shihni nuk ka problem. Kjo shkaktohet nga qe grate dhe burrat kane shije te ndryshme !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! (sipas BBC)

Nje studim i ri e "verteton" katerciperisht kete. Gra dhe burra (sa ?!?!) u pyeten se cilat filma do te donin te ri-shihnin. Grate zgjodhen filma "romantike" ndersa burrat "te dhunshem".
I vetmi film i perbashket per te dy grupet ishte trilogjia e "Luftes se yjeve(Starwars)".

Me teper se gjysma e te intervistuarve pohuan se e kishin pare filmat me Luke Skywalker me se 20 here (????)

Filmat qe burrat duan t'i rishikojne
Star Wars
Aliens
The Terminator
Blade Runner
Godfather (Il Padrino)

Filmat qe grate duan t'i rishikojne
Dirty Dancing
Star Wars
Grease
The Sound of Music
Pretty Woman

* info vjen nga Aftonbladet qe citon BBC
** pikepyetjet dhe pikecuditjet jane te miat - se i kuptoj por s'i marr vesh te tilla studime.
*** do preferoja te rishikoja Dodgeball dhe Starship Troopers perhaps even Wild things ;)

11 comments:

  1. Amerikanatat e zakonshme :P
    Sepse megjithese e kam pare 'grease' e 'dirty dancing' me shume se sa 'Kapedanin', perseri do ti rishikoja sa here qe te ritransmetoheshin :), dhe s'besoj se vuaj nga ndonje forme latente femrore :))))

    ReplyDelete
  2. @edrus, mos ndryshofsh kurre:))

    Sound of Music & Pretty woman, i kam pare dhe serish do i shikoja me kenaqesi.

    ReplyDelete
  3. Edrus :)))
    Dirty Dancing me pelqen nga kenget dhe kercimet shume.sidomos ka nje kenge aty te te madhit Solomon Burke "Cry to me" , e kam vene dhe tek radio ime.vdes per te...

    ReplyDelete
  4. mua Alien me pelqen mgjth i pari me duket me i frikshmi dhe nuk guxoj ta shoh dhe the sound of music nuk e njoh. Ne fakt mendoj qe keto studimet per shijen nuk jane shume te sakta. E para nuk mund te themi me thike e bardhe dhe e zeze, ne pergjithesi eshte diapazoni i ngjurave mes te bardhes dhe te zezes, dhe e dyta ne shoqeri jemi pak te kondicionuar se edukimi nuk eshte i njejte mes femrave dhe meshkujve. Ndaj mendoj qe çdio statistike e tille nuk duhet marre shume seriozisht dhe shpesh ushqen ate qe quhet lufta mes sekseve

    ReplyDelete
  5. Nuk kam dëshirë të rishoh, asnjë nga këta filmat. Eshtë keq?
    Eja dhe ti të lutem pak andej nga unë.Ke një "punë" të bësh.

    ReplyDelete
  6. me pelqen titulli i shkrimit.
    me kujton stacionin e metrose ne Tirane, dikur.:)

    ReplyDelete
  7. Stacioni i metrose ne Tirane ishte ndertuar ne kohen e zogut prane bashkise. me vone komitet exekutiv ne qender te sheshit Skenderbej. U prish kur u be muzeu kombetar.
    Ishte i nendheshem.
    Pasi zbrisje rreth 16 shkalle degezohej. krahu i majte per Burra dhe i djathti per gra.

    ReplyDelete
  8. Nuk e di nese ka patur metro ne Tirane.Di ama qe te huajt ankohen/cuditen qe ne Tirane nuk ka nje stacion qendror autobuzash/treni/metroje sic ka ne kryqeytetet e botes.

    ReplyDelete
  9. ishin WC(burra-gra)nen toke:)

    ReplyDelete