You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 June 2007

Cerma (perdhesi) - arthritis urica

Cerma (perdhesi) - arthritis urica

Cfare ndodh ne trup?

Kycet inflamohen. Cerma eshte nje semundje e kyceve qe ne shumicen e rasteve rezulton ne inflamacion te kyceve qe vjen pa ”paranjoftim” dhe jep shume dhimbje. Shpesh ndikohet vetem nje nga kycet. Ne rastet me te zakonshme eshte kyci i gishtit te madh te kembes qe inflamohet ndaj dhe semundja quhet ” gisht i veres port” ose podager (podarius). Emertimi vjen nga qe qe ne kohet e lashta u be e njohur nje lidhje midis problemeve me artritin urik dhe te ngrenit te tepert apo konsumimimit te teperuar te alkolit. Gjithashtu ngjyra kuqeblu e kyceve te infektuara te kujton ngjyren e veres PORT.

Ne kyce krijohen kristale Inflamacioni vjen nga qe ne kyce jane krijuar kristale te acidit urik. Acidi urik eshte nje produkt qe krijohet ne trup kur organizmi shperben nje grup substancash te quajtura purina. Keto substanca jane pjese perberese te te gjitha qelizave te trupit. Ato gjenden edhe ne ushqime.
Nese koncentrimi i acidit urik eshte shume i larte mund te krijohen kristale ne radhe te pare ne kyce. Nje tjeter vend ku kristalet mund te grumbullohen jane veshkat, kristalet fromojne gure ne veshka.
Sasia e acidit urik qe gjendet ne gjak varet nga sasia qe krijohet ne trup si dhe nga sasine e acidit qe nxirret nga trupi nepermjet urines.

Permbajtja e larte e acidit urik nuk shkakton perdhes ne te gjitha rastet. Nga te gjithe personat qe kane sasi te larte acidi urik ne gjak eshte vetem nje numer relativisht i vogel qe vuan nga perdhesi. Perhapja e perdhesit eshte me e larte nder meshkujt dhe te moshuarit. Per burrat mbi 40 vjec perdhesi eshte aresyeja kryesore e semundjes se kyceve, dmth kycet zbuten, dhe enjten. Meshkujt vujane me shpesh se femrat nga kjo semundje.

Rreziku i semundjes rritet me moshen. Sasia e acidit urik rritet sa me i madh ne moshe te jete personi. Femrat kane sasi me te ulet te acidit urik ne gjak deri ne periudhen e menopauzes, pastaj acidi urik i grumbulluar rritet edhe tek ato. Pra perhapja e perdhesit rritet edhe tek grate. Afersisht 10-20 vjete pas hyrjes ne menopauze sasia e acidit urik te grumbulluar eshte e njejte si per meshkujt.

Alkoli si faktor ndikues. Alkoli eshte nje aresye me rendesi qe shkakton nder te tjera rritjen e perqindjes se acidit urik ne gjak. Pijet alkolike, ne rradhe te pare birra por edhe vera, permbajne purina qe shkaktojne krijimin e akoma me shume acidi urik. Alkoli gjithashtu ndikon sepse bllokon boshatisjen e trupit nga acidi urik.

Rritja ne peshe si faktor ndikues Sa me shume te shtoje ne peshe njeriu aq me shume acid urik krijohet ne gjak. Ushqimi qe permban shume purina ndikon ne rritjen e ssise se acidit urik. Sasi e larte purinash gjendet ne mish, te brendshme, bizele, fasule, sardele, harenge etj.

Semundje te tjera si faktor ndikues Mundesia per t'u semurur nga perdhesi eshte me e madhe nese personi ne te njejten kohe vuan nga semundje te tjera si pershembull tension te larte apo nivel te larte te yndyrnave ne gjak. Keto semundje nenkuptojne qe sasia e acidit urik ne trup eshte relativisht e larte dhe mundesia qe acidi kristalizohet ne eshtra e kyce rritet.

Edhe semundje qe shkaktojne transformimin e qelizave te trupit apo rikrijimin e shpeshte te tyre rrisin potencialin e semundjes. Nder keto semundje qe si ndikim anesor sjellin rritjen e acidit urik ne gjak mund te permendet psoriasis si dhe semundje te tipit kancerogjen si pershembull ne gjak.

Mjekimet mund te rrisin acidin urik ne gjak. Disa lloje ilacesh mund te rrisin sasine e acidit urik ne gjak. Nder to permendim ilacet qe ulin sasine e fluideve ne trup dhe qe perdoren ne rradhe te pare ne semundjet e tensionit te larte ose kardiake si me te zakonshmet.Megjithate rritja e sasise se acidit urik e lidhur drejtperdrejte me ilacet nuk eshte aq e larte sa te jape probleme te perdhesit.

Acidi acetylsalicilik (aspirina) qe ne doza te vogla ndikon ne rritjen e acidit urik.

Mjekimet cytostatike qe perdoren kunder qelizave kancerogjene rrisin nderkohe ne menyre te ndjeshme sasine e acidit urik ne trup. Per te kundervepruar perdoret nje kombinim me mjekime qe ulin perqindjen e acidit urik ne trup.

Efektet e trashegimise:Trashegimia gjenetike rrit mundesine per t'u semurur nga perdhesi. Kjo per aresyen se menyra sesi acidi urik krijohet dhe perpunohet nga trupi komandohet nga gjenet.

Kombinimi stres dhe alkol Ky kombinim mund te nxisi shfaqje te dukshme te perdhesit. Nder aktivitetet stresuese mund te permenden nje operacion ose nje infeksion i fuqishem. Gjithashtu shfaqja e perdhesit mund te ndodhe edhe kur njeriu ha sasi te madhe ushqimi te pasur me proteina (mish) dhe ne te njejten kohe pi sasi te kosiderueshme alkoli.

Si mund ta parandalojme perdhesin: Nese duam te parandalojme perdhesin mund te perpiqemi te jemi koshiente per disa gjera. Keshillohet te pime sasi te arsyeshme pijesh alkolike kur jemi duke e kombinuar pirjen me ngrenie ushqimesh te pasura me proteina.

Keshillohet gjithashtu te pime sa me shume uje dhe lengje per te lehtesuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet patur parasysh se nese vuajme nga semundjet e zemres duhet te keshillohemi me mjekun per sasine e lengjeve qe konsumojme.

Renia ne peshe eshte e rendesishme per te pakesuar rrezikun e shfaqjes se perdhesit.

Nuk rekomandohet renie drastike ne peshe e as agjerim sepse mund te sjellin shfaqjen te perdhesit.

Sasia e purinave ne ushqim ndikon ne nje fare menyre sasine e acidit urik ne gjak. Por edhe nje diete koncize nuk mund te sjelle uljen e acidit urik ne gjak ne te njejten menyre si mjekimi.

Ilacet qe ekzistojne sot ne treg lejojne mbajtjen nen kontroll te semundjes. Me pare mungonin mjetet efektive qe mund te ulnin sasine e acidit urik ne gjak. Ishte e zakonshme me perseritje te shpeshta te perdhesit qe kalonin ne nje semundje kronike te kyceve qe perhapej ne te gjithe trupin. Me mjekimet qe ekzistojne sot mund te mbahet semundja nen kontroll duke parandaluar shkaterrimin e kyceve. Ka mjekime me efekt parandalues ashtu edhe per rastet akute te shfaqjes se perdhesit.

Perdhesi kronik: Nese konstatohet semundje e perdhesit kronik mund te krijohen kristale te acidit urik ne indet e buta te trupit. Keto behen te dukshme si kokriza te verdha ne te bardhe te ashtuquajtura tofi ne gishterinjte e kembes ose te dores ose ne kercin e veshit. Perdhesi kronik krijon potencial per semundje kronike te eshterave (mundesi qe behet gjithmone e me e ralle fale mjekimeve te pershtatshme).

Veshkat: Perdhesi kronik mund te jape si rezultat edhe krijmin e kristaleve ne veshka dhe uljen e ndjeshme te funksionit te tyre. Megjithate rreziku qe veshkat te demtohen vetem fale perdhesit eshte i ulet. Shpesh behet fjale per demtime qe shkaktohen nga disa kombinime semundjesh si diabet, tension i larte i gjakut etj.


Perdhesi (simptoma dhe diagnoza)

Perdhesi shfaqet zakonisht naten pa paralajmerim. Nje kyc, ne rastet me te zakonshme i gishtit te madh te kembes dhemb, eshte i enjtur dhe i skuqur. Dhimbja rritet gjate disa oreve dhe kyci nuk duron asnje prekje madje as nga carcafi. Dhimbja mund te shoqerohet me ethe pak temperature dhe ndjesi e pergjithshme semundjeje. Kur inflamacioni pakesohet, gje qe ndodh pas disa ditesh ose nje jave, lekuar rreth kycit fillon te zhvoshket.

Mjeku e ka te lehte te konstatoje perdhesin kur sheh kycin qe ka shkaktuar dhimbje (zakonisht gishti i madh i kembes). Kyci eshte i enjtur, i inflamuar dhe i skuqur dhe lendohet nga cdo prekje. Cdo 9/10 persona e kane shfaqjen e pare te semundjes tek gishti i madh i kembes. Ne ato raste kur kycet e ndjeshem gjenden ne disa vende njekohesisht eshte me e veshtire te konstatohet perdhesi. Kyci i kembes, gjuri ose kyci i dores jane vende te tjera ku perdhesi shfaqet. Ne me pak raste eshte kyci i thundres, ose ne anen e jashteme te brrylit. Shenja e perbashket per shfaqjen e perdhesit eshte ardhja e papritur e dhe sherimi pas disa ditesh ose nje jave. Analiza e gjakut mund te jete nje nga menyrat plotesuese per te kontrolluar nese behet fjale per perdhesin. Sasia e acidit urik ne gjak kontrollohet nepermjet proves S-urat. Megjithate kjo analize nuk vlen ne te gjitha rastet sepse ne cdo kater persona qe kane pesuar nje atak te perdhesit nuk rezulton nje nivel i larte i acidit urik ne gjak.

Nje analize tjeter qe perdoret per te diagonstikuar perdhesin eshte testimi i lengjeve te kyceve.

Kristalet e krijuara te acidit urik shihen fare qarte ne mikroskop sepse shfaqen si koka gjilperash te vogela Ne raste paqartesie, kjo analize kultivohet dhe kontrollohet per bakterie (zakonisht mungojne) si dhe llogaritet numuri i rruazave te bardha dhe perqindja e sheqerit. Kontrolli ne grafi gjate nje ataku te perdhesit ben te dukshme enjtjen e indeve rrotull kyceve. Pervec kesaj perseritja e perdhesit sjell ndryshime ne kyce qe behen shume te qarta ne grafi dhe qe mund te konsiderohen si ndryshime tipike te shkaktuara nga perdhesi.


Trajtimi i semundjes

Niveli i larte i acidit urik nuk duhet trajtuar me medikamente ne te gjitha rastet. Analizat e gjakut mund te tregojne rritje te acidit urik ne gjak gje qe behet me e zakonshme me kalimin e moshes. Kjo nuk nenkupton qe personi do te vuaje nga perdhesi. Shumica e atyre qe kane rritje te acidit urik ne gjak nuk semuren nga perdhesi. Rekomandohet te diskutohen aresyet e rritjes se acidit urik ne gjak me mjekun qe ka rekomanduar analizen e gjakut. Mjekimi me medikamente eshte i nevojshem vetem pasi ataket e perdhesit jane perseritur dhe eshte konstatuar me siguri se behet fjale per perdhesin. Rekomandohet kontakt me mjekun reumatolog qe eshte specialist per semundjet e inflamimit te kockave.

Ne rastet e atakeve te vecuara te perdhesit rekomandohen mjekime qe ulin inflamacionin dhe lehtesojne dhimbjen, te ashtuquajturat -COX-kontrolluese ose preparatet NSAID.Efekti i ketyre ilaceve eshte i menjehereshem. Pezmatimi i lukthit eshte nje nga efektet anesore te ketyre preparateve. Ne raste me te rralla mund te kemi edhe shqetesime me te renda ne stomak.

Ndjeshmeri e larte dhe astma: Duhet treguar kujdes nese njeriu e toleron mjekimin. Ne rastet e mbindjeshmerise ndaj acidit acetylsalicilik rekomandohet te mos perdoren cox-kontrollues.

Cox-kontrolluesit mundet gjithashtu te shkaktojne grumbullim te fluideve ne trup gje qe eshte e demshme ne rastet kur kombinohet me semundje te zemres apo veshkave. Mund te rezultoje ne perkeqesim te semundjeve te veshkave.

Medikamente me efekt te demshem: Acidi acetilsalicilik, qe i perket grupit te medikamenteve NSAID nuk ka asnje efekt te dobishem mbi perdhesin. Sasia e acidit urik ne gjak perkundrazi mund te rritet nga prania e acidit acetilsalicilik (Aspirines) edhe kur ilaci perdoret ne doza te vogla.

Medikamente kastile per perdhesin:

Ne pamundesi per te perdorur cox-kontrollues, rekomandohet kolkicin. Ilac i vjeter dhe efektiv qe lehteson inflamacionin. Nuk ka efekt mbi inflamacione te tjera pervec nje acarimi te kyceve qe quhet perdhesi-fals qe eshte me i ralle se perdhesi dhe shkaktohet nga nje substance tjeter ne lengjet e kyceve qe rezulton ne krijimin e kristaleve. Nese kolkicin lehteson simptomat mund te themi me siguri se kemi te bejme me perdhesin ose perdhesin-fals. Fatkeqesisht, kolkicina jep efekte anesore ne forme te diarrese, te vjellura etj qe veshtiresojne perdorimin.

Nje injeksion me kortizon ndihmon ne menyre efektive. Edhe tabletat e kortizonit jane nje ndihme e mire por kerkojne doza te medha dhe efekti nuk eshte i menjehershme si ne rastin e injeksionit.

Ne disa raste mjekimi nuk eshte fare i nevojshem. Nje atak i perdhesit mund te kaloje vetvetiu. Ka raste kur brenda nje ose dy javesh te gjitha efektet e perdhesit jane zhdukur. Ne raste te tjera duhet mese nje muaj qe te gjitha shenjat e semundjes te zhduken.

Trajtim parandalues: Kur ekziston reziku i demtimit permanent te kyceve nga perseritja e perdhesit rekomandohen medikamente qe ulin sasine e acidit urik ne gjak. Keto medikamente duhen perdorur kur kemi konstatuar me siguri se behet fjale per perdhesin. Veprimi i tyre eshte parandalues dhe nuk duhen marre kur problemi eshte akut.

Mjekimi me i perdorur per uljen e sasise se acidit urik ne gjak eshte allopurinol. Ulja ndodh duke parandaluar krijimin e nje albumine qe nevojitet ne trup per te krijuar acidin urik. Gjithashtu allopurinoli eshte i pershtatshem kur ne trup jane krijuar gure ne veshka nga acidi urik.

Perdorimi i allopurionilit nuk duhet filluar gjate sulmit akut te perdhesit sepse simptomat mund te perkeqesohen. Nder reaksionet negative jane ato te lekures si dhe perzierje e te vjella. Sa me i moshuar te jete personi aq me shume mundesi ka per efekte anesore.

Probenecid eshte nje mjekim qe mund te zevendesoje allopurinolin dhe ben te mundur qe te trupi te nxjerre acidin urik nepermjet urines. Probenecid ka nje ane negative, rrit rrezikun per krijimin e gureve ne veshka. Nder efektet anesore permendet te perzierat.


Per te lehtesuar problemet me perdhesin mund te veprojme edhe vete. Nje nga keshillat eshte renia ne peshe, ulja e konsumit te alkolit, evitimi i ushqimit te pasur ne proteina (sidomos ne kombinim me alkol). Rekomandohet edhe pirja e lengjeve dhe ujit (ne raste kur jane konstatuar semundje te zemres apo tensionit duhet kontaktuar mjeku).


Rreziku i perseritjes se perdhesit eshte relativisht i vogel. 1/10 persona qe pesojne nje atak perdhesi nuk kalojne ne perdhes kronik. Gjithashtu me mjekim parandalues mund te evitohet perseritja.


Perdhesi shkaktohet nga grumbullimi i kristaleve te acidit urik ne gjymtyre (kryesisht ne kyce) Acidi urik eshte nje substance jo shume e tretshme te cilen trupi e nxjerr jashte nepermjet veshkave. Acidi urik krijohet kur trupi absorbon nje grup lendesh te quajtura purina. Rreziku qe kristalet e acidit urik do te ngelen ne kyce dhe do te shkaktojne inflamacion rritet me rritjen e nivelit te acidit urik ne gjak si dhe gjatesine e kohes gjate te ciles ky nivel i rritur i acidit vazhdon te qendroje ne trup. Kristalet mund te krahasohen me gjilpera te vogela te mprehta qe krijojne acarime ne ate kyc ku grumbullohen. Acarimi shkakton dhembje te papritur dhe te forte, enjtje skuqje, dhe dhimbje kycesh. Megjithate nivele te larta te acidit urik ne gjak nuk do te thone detyrimisht qe njeriu do te semuret nga perdhesi. Shume njerez kane nivele te rritura te acidit urik ne gjak me rritjen ne moshe por nuk semuren nga perdhesi. Acidi urik shperbehet ne urine. Megjithate ka raste kur krijohen kristale ne urine qe rezultojne deri ne gure ne veshka.


Mjekimi: Ne rastet e vecanta (te pa perseritura) te perdhesit perdoren kryesisht COX-kontrollues te ashtuqyajtuar edhe NSAID. Shembuj te CoX-kontrolluesve jane ibuprofen ose diklofenak. Nje tjeter lloj ilaci qe perdoret ne rastet e paparashikuara te perdhesit eshte kolkicin. Perdoret sidomos kur per hir te problemeve me stomakun ose alergjive nuk mund te perdoren COX-kontrollues Inflamacioni mund te kurohet edhe me injeksione kortizoni ne kycin e infektuar.

Per rastet e perseritjes se atakeve te perdhesit ekzistojne edhe preparate parandaluese. Tre substanca kryesore hyjne ne to. Behet fjale per allopurinol, kolkicin, probenecid.

Cox-kontrolluesit: Lehtesojne dhimbje dhe ulin enjtje e inflamacion. Kane te perbashket ndalimin krijimit te nje enzime te quajtur shkurt cox. Perdoren per te lehtesuar simptomat e perdhesit.

Allopurinol: Ul sasine e acidit urik ne gjak dhe ne urine duke ulur aktivitetin e enzimes qe nevojitet ne trup per te krijuar acidin urik. Ne kete menyre ndalon perhapjen e acidit urik dhe rrjedhimisht edhe krijimin e kristaleve ne kyce dhe inde. Gjithashtu parandalon krijimin e gureve ne veshka. Perdoret ne menyre parandaluese dhe eshte nga preparatet qe perdoret me shpesh per te luftuar perdhesin. Kolkicin: Lehteson inflamacionin e kyceve. Nuk njihet plotesisht menyra e veprimit. Perdoret edhe ne raste akute dhe si mjekim parandalues ndaj perdhesit kronik.

Probenecid:

Pershpejton shperberjen e acidit urik nepermjet urines. Duke ulur sasine e acidit urik ne gjak ulet edhe potenciali per perseritje te perdhesit. Perdoret kryesisht ne rastet kur eshte konstatuar ndjeshmeri e larte ndaj Allopurinolit. Perdoret si parandalues.


Mjekim per perdhesin/COX-kontrolluesit

COX-kontrolluesit quhen ndryshe NSAID. Ato kontrollojne nje enzime qe quhet cyklooxygenas, dhe shkurtohet cox. Enzima siguron krijimin e prostaglandinave ne trup. Keto jane substanca qe ndikojne ne inflamacione dhe simptoma si dhibje, enjtje, skuqje. Dhimbja mund te lehtesohet relativisht shpejt nderkohe qe enjtja apo skuqja do 2-3 jave para se te zhduket. COX-kontrolluesit lehtesojne vetem simptomat. Llojshmeria e COX-kontrolluesve eshte e madhe. Ata funksionojne ne menyre te ngjashme por kane efekte te ndryshme, nivele te ndryshme rrezikshmerie dhe efektesh anesore, si dhe doza dhe perseritje perdorimi te ndryshme. I njejti preparat mund te japi rezultate te ndryshme tek persona te ndryshem. Prandaj rekomandohet te nderrohet preparati i perdorur nese rezultati nuk eshte i kenaqshem ose shfaqen efekte anesore.

Kujdes: Kombinimi i COX-kontrolluesve me ilace te tjera duhet bere vetem pas keshillimit me mjekun. Disa mjekime jane te ngjashme dhe kombinimi mund te sjelle rritjen e dozes pertej kufirit te lejuar gje qe eshte e rrezikshme dhe shton mundesine per efekte te demshme anesore.

Nese jane konstatuar semundje te zemres, frymemarrjes, veshkave ose alergji duhet te ushtrohet shume kujdes me ilacet e tipit COX-kontrolluese. Ato ndikojne ne prodhimin e prostaglandinave qe jane te rendesishme per funksionimin e rregullt te organeve te tretjes, veshkave, melcise dhe zemres. COX-kontrollues nuk duhen perdorur ne raste e konstatuara te ulcers apo kur ka probleme me organet e tretjes. Ne disa raste mjekimi duhet kombinuar me ilace qe mbrojne stomakun e ulin aciditetin ne te.

Veprimi i COX-kontrolluesve eshte ulja e aftesise se rruazave te gjakut per t'u ngjitur me njera tjetren. Kjo rrit rrezikun per gjakrrjedhje dhe mos koagulim gjithashtu rekomandohet te mos merren COX-kontrolluesa njekohesisht me mjekim per te holluar gjakun (nje e till eshte psh warfarin.)

Barra: Shfaqje e perdhesit gjate barres jane te rralla. COX-kontrolluesit mund te kene efekte te demshme gjate barres apo mekimit. Rekomandohet konsultimi me mjekun.

Efekte anesore: Te gjitha mjekimet mund te japin efekte te padeshiruara. Ne rast se efektet e padeshiruara nuk zhduken rekomandohet kontakt me mjekun per te nderruar mjekimin apo analizuar rezultatet. Nje numer personash qe perdor ilace COX-kontrolluese mund te kete probleme me tretjen e ushqimit dhe dhimbje barku. Mund te shoqerohet me te perziera, te vjella, irritim dhe ne rastet ekstreme te zhvillohet deri ne ulcer. Aresyeja eshte se ilacet ulin prodhimin e prostaglandine qe mbron pelhuren e stomakut nga permbajtjet acide dhe gryerrese. Kombinimi me ilace qe ulin aciditetin ne stomak eshte nje nga rekomandimet per zgjidhjen e ketij problemi.

Ilacet COX-kontrolluese ndikojne veshkat dhe mund te cojne ne grumbullimin e fluideve ne trup dhe ngritjen e tensionit te gjakut. Ne nje trup te shendetshem kjo nuk rezulton ne dem por nese ekzistojne semundje te tensionit te gjakut apo te zemres mund te krijohen situata te rrezikshme. Ilaet COX-kontrolluese duhen evituar nese personi vuan nga semundje te zemres ose veshkave.

Njihen edhe raste te shtimit te dhimbjes se kokes si efekt anesor i Ilaceve COX-kontrolluese. Ne keto raste rekomandohet te ndryshohet mjekimi.

Njihet gjithashtu perkeqesimi i astmes. Disa atmatike jane shume te ndjeshem ndaj acidit acetylsalicilik (aspirines) qe gjithashtu i perket grupit te ilaceve COX-kontrolluese. Gje qe mund te sjelle rrezikshmeri dhe komplikime edhe gjate perdorimit te ilaceve te tjera te grupi COX-kontrolluese.

Ne disa raste ilacet mund te ndikojne ne melci. Kjo shihet ne analizat e gjakut qe tregojne nje numer territur te enzimave ne melci. Rritja e numrit te enzimave nuk perben rrezik zakonisht.

Fushat e perdorimit: Ilacet Cox-kontrolluese/frenuese kane shume perdorime. Ato perdoren per uljen e temperatures, per semundje te tjera reumatizmale, dhe ne dhimbje te ndryshme te kyceve, kercinjve apo muskujve. Mund te perdoren ne dhimbje menstruale, migrene, gure ne veshka dhe ne dhimbjet pas nje operacioni.

Shembuj te ilaceve qe i perkasin grupit te frenuesve-COX dhe qe mund te perdoren per perdhesin jane: Diklofenak, Diklofenak Sandoz, Pronaxen, Ibumetin, Ipren, Naprosyn, Naprosyn EnteroNaproxen, Orudis, RetardVoltaren dhe Voltaren T

Mjekim me substancen Allopurinol

Allopurinol ul sasine e acidit urik ne gjak dhe ne urine duke frenuar prodhmin e enzimes qe eshte e nevojshme per te krijuar acidin urik ne trup. Ne kete menyre parandalohet krijimi i kristaleve ne kyce dhe inde te buta. Gjithashtu parandalon krijimin e gurve ne rruget e urines. Allopurinol perdoret ne menyre parandaluese.

Kujdes: Mjekimi perdoret per te parandaluar perseritje te perdhesit. Perdorimi nuk duhet filluar gjate shfaqjes se perdhesit sepse mund te perkeqesoje situaten. Nderkohe nese perdhesi shfaqet gjate perdorimit te allopurinolit duhet te vashdoje perdorimi i rregullt i mjekimit.

Mjekimi duhet marre rregullisht per te parandaluar perseritje te semundjes se perdhesit dhe shfaqjen e gureve ne veshka.

Allopurinol nuk lehteson dhimbjet ndaj duhet perdorur ne kombinim me qetesues te tjere. Kombinimi me preparate te tjera duhet bere sipas keshilles se mjekut qe keto preparate te mos ulin efektivitetin e allopurinolit. .Nese keni shfaqje pucrrash apo alergjie gjate perdorimit kontaktoni mjekun.

Efekte anesore: Ne disa raste mund te shfaqen te perziera dhe te vjella nga perdorimi i ilaceve qe permbajne allopurinol. Njihen edhe raste kur perdorimi jep shfaqje pucrrash alergjike ne lekure. Rekomandohet kontak me mjekun nese efektet anesore nuk zhduken pas disa ditesh perdorimi te rregullt

Allopurinol ka edhe fusha te tjera perdorimi si ne semundje te veshkave ne raste te gureve ne rruget e urines qe jane shkaktuar nga kriperat e acidit urik. Perdoret edhe per te parandaluar sasine e larte te acidit urik gjate trajtimit te disa llojeve te tumoreve.

Ilace qe pembajne allopurinol: Allopurinol Nordic, Allopurinol Nycomed, Zyloric

Mjekim me substancen: Kolkicin

Perdorimi: Kolkicin ul inflamacionin e kyceve. Efekti i vertete nuk njihet plotesisht por kolkicin ndikon ne prodhimin e rruazave te bardha te gjakut. Mund te perdoret si ne rastet akute te shfaqjes se perdhesit ashtu edhe per parandalim te perseritjes. Koha e perdorimit mund te ndryshoje.

Kujdes: Kolkicin nuk duhet perdorur ne kombinim me disa semundje te gjakut, disa semundje te sistemit tretes ne rastet e semundjeve te zemres si dhe ne semundje te veshkave.

Efekte anesore: Disa persona mund te ndjejne te perziera, te vjella, dhimbje barku dhe diarre. Rekomandohet kontak me mjekun nese efektet anesore nuk zhduken.

Nder mjekimet qe permban kolkicin: Kapsula Kolkicine

Mjekim me substancen: Probenecid

Funksioni: Rrit kapacitetin e veshkave per te shperbere acidin urik. Ul rrezikun per perseritje te shenjave te perdhesit.

Perdorimi: Efekt parandalues

Kujdes: Nuk duhet perdorur nga persona me demtime ne veshka.

Duhet marre rregullisht dhe te mos ndalohet trajtimi pa konsultim me mjekun. Nuk duhet ndaluar perdorimi edhe nese shfaqet e perdhesit nuk parandalohen plotesisht.

Nuk ndihmon per uljen e dhimbjeve ndaj duhet kombinuar me qetesues te tjere. Kombinimi me preparate te tjera duhet bere sipas keshilles se mjekut qe keto preparate te mos ulin efektivitetin e probenecidit.

Eshte me rendesi te pihet uje dhe lengje gjate perdorimit te probenecidit. Gjithashtu per te evituar krijimin e gureve ne veshka duhet kombinuar me tableta natriumbikarbonati (sode buke)

Nuk duhet perdorur njekohesisht me metotrexat (mjekim cytostatik qe gjendet pershembull ne tabletat Methotrexate, Emthexat)

Efekte anesore: Disa persona mund t'u krijohen te perziera nga ilaci. Rekomandohet kontakt me mjekun nese efektet anesore nuk zhduken pas disa ditesh perdorimi te rregullt..

Nje nder mjekimet qe permban probenecid quhet: Probecid

----------------------------------------------

Informacioni vjen nga Sjukvårdsrådgivning

Sipas fjalorit semundja ne shqip emertohet perdhes ose Cerme. Nuk jam shume e sigurte per kete emertim.

Informacioni eshte perkthyer, shkurtuar dhe pershtatur nga une sipas dijeve te mija ne mjekesi dhe farmaci (cunge dhe inekzistente thjesht te krijuara nga pasja e mjekeve apo infermiereve ne farefis). Gabimet ne shkrim i detyrohen nxitimit.

12 comments:

  1. Nuk jam i sigurte per emrin e semundjes. kam degjuar psh:pulave u bie perdhesi (diçka qe ka te beje me trurin?)
    Por jam i sigurte qe ke bere nji pune te bukur.
    Te lumte!

    ReplyDelete
  2. Wooww... me admirim dhe respekt kjo. Kjo do kohe dhe qetesi per tu lexuar, por po dua te te jap satisfaksionin qe ka njerez qe vleresojne punen qe keni bere.

    Urime dhe FLM, yllke!

    ReplyDelete
  3. @ e.t: tani qe e thua ti edhe mua me kujtohet perdhesi i pulave. Por fjalori nuk kishte fjale te tjera pervec perdhesit dhe cermes. Nderkohe qe mjeket ne Shqiperi dhane emertimin "Podarius".

    @ Emigrant: Basking in the glory of the compliments here ;)

    Ps: Shpresoj qe te mos te te bjere ne pjese perballja me semundjen. Une diskutova me nje te aferm dhe duke patur mundesi, kohe, si dhe informacionin ne dispozicion nga Sjukvårdsrådgivning e perktheva dhe pershtata. Jo ndonje gje e madhe ne fund te fundit.

    ReplyDelete
  4. Podarius???
    hahahahahaha
    Kembesor dmth ne greqisht.
    Podhi=kembe
    Podarios ose me ta podharia= kembesor.

    ReplyDelete
  5. Semundja njihet qe ne kohen e romakeve. Ndoshta podarius vjen nga latinishtja.
    Ti i di gje emer me te sakte ???

    ReplyDelete
  6. Elais moj cupe c'pune te perkryer qe ke bere me gjithe kete informacion mbi perdhesin, kete semundje se kisha degjuar me pare.

    Kam lexuar pjesen me te madhe te shkrimit, por sot s'kam kohe ta mbaroj te gjithin, por do i rikthehem paragrafeve te fundit shume shpejt.

    ReplyDelete
  7. elais, a mund ta hazoj shkrimin per tek mjeksia.net? Keshtu qe ta kene mundesine ta lexojne dhe te tjere. Urime per perkthimin; s'e kam lexuar te gjithe ne fakt.

    ReplyDelete
  8. Pse jo!
    Une ne fakt ndaj e vura ketu sepse mendova se edhe ndokush tjeter mund te kishte nevoje per informacionin.

    ReplyDelete
  9. Shume flm, po e marr qe tani!

    ReplyDelete
  10. Te falemnderit shume per informaten e dhene per cermen ose perdhesin! Kam marr informata shume te rendesishme, sepse une vet vuaj nga cerma ka disa vite dhe deri me tani me terapite e dhena nga mjeket me eshte ndalur dhimbja plotesisht, por ka pasur raste kur prape eshte kthyer me intensitet te njejte ose te shpeshtuar! Deri sa nuk e kam kuptuar se per cfare semundje behet fjale nuk dija as se cfare te merrja si ilac, por edhe as si te kerkoja ne internet! Fale gjuhes Angleze qe e njoh shume mire, kam ardhur deri te perkthimi adekuat i fjales angleze "gout" qe eshte cerma ose perdhesi dhe me erdhi rasti qe permes kerkimit kesisoj ta lexoj kete artikull te juajin ku gjeta me shume se qe kam pritur informata shume te rendesishme!
    Te falemnderit shume nga zemra!
    Bleta Dermaku
    Gjilan Kosovë

    ReplyDelete
  11. S'ka perse Blete :)
    Gezohem qe te ka ndihmuar sadopak.
    Pershendetje!

    ReplyDelete