You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

04 June 2007

Dado a.k.a. Supernanny

Situata: Dy 15 vjecare (kunati i vogel me nje shok klase) per vizite ne fundjave. Plus nje togu miqsh te tjere ( aventurat e tyre i takojne ndonje posti tjeter ose me sakte nje bisede te zgjatur ne kafene).

Problemi: Duke mos qene prane prinderve por ne nje ambjent me "rinor" qe i kupton kur flasin "internet, lan, world of warcraft, motorcross etj" ata mendojne se u lejohet te bejne si te duan (te pakten kunati duhet ta kishte mesuar tanime qe kjo menyre nuk i ecen megjithate si adoleshent edhe ai teston durimine te rriturve) . Marrin leje per te vajtur ne markaton e lagjes, lene celularet ne shtepi, dhe pasi kane qene ne markato, vazhdojne "aventurat" diku tjeter.

Aresyetimet ne kthim jane fantastike: Ishim me pantallona te shkurtra dhe kishim frike mos humbisnim celularet ndaj i lame me mire ne shtepi.
Ne fakt ne kur thame qe do vemi ne markato nuk e kishim per kete te lagjes po per ate te afer qendres industriale. Nuk vajtem askund tjeter, vetem ne markato, po pastaj pame njady vajza aty afer tek shkolla fillore dhe u fershellyem edhe ja beme pak muhabet.

Pyetja: A e kane shperdoruar besimin e dhene ? A eshte e drejte t'u mohohet realizimi i pakushtezuar i deshirave te tjera qe shprehen pas kthimit ne shtepi?

Pergjigja e pergjithshme: Kufiri eshte i luhatshem.
Pergjigja e vecante: Besimi i humbur duhet rifituar/merituar.
--------------

Personalisht ( Kjo fjala nuk para me pelqen sepse perderisa jam une qe po shkruaj doemos qe mendimet jane personale.) Gjithsesi, mendoj se kufijte duhen sqaruar qe ne fillim (dmth kush e ka te drejten e vetos dhe cfare mund te pritet). Rreziku i tejsqarimit eshte qe fjalet hyjne nga njeri vesh dhe dalin nga tjetri dmth humbet efekti.

Pa sqarim ama kemi mundesi te behemi "si kembet e dhise" dmth te gjitha palet kane potencialin t'u ngrihen nervat. Vizitoreve sepse nuk bejne dot si duan, ne sepse para se t'i bejme gjerat si duhen duhet ti sqarojme, argumentojme, mbrojme, vertetojme, aplikojme.

Sido qe ta rrotullosh muhabetin, dy 15-vjecare nuk e kane moshen per veteadministrim pavaresisht nga lirite e pakufizuara qe u lejohen ne shkolle apo familje, filmat qe kane pare apo fjalorin qe perdorin.

Per t'u rikthyer tek vetoja. Deshirat e vizitoreve mund te plotesohen vetem kur ato perputhen me planet e familjes. Rreziku eshte qe nese nuk u plotesohen deshirat do t'u ngelet qejfi dhe nuk do te duan te vijne perseri per vizite. Megjithate e verteta qendron qe njeriu harron shpejt.

Rreziku i vertete i vetos eshte nese preket "interesi" prinderor. Anje prind nuk do te donte qe dikush tjeter t'i edukonte femijet. Edhe kur i ka nisur keta diku tjeter ne mirebesim. Pavaresisht nga mangesite ne edukimin qe u jepte vete.

-----------

Sipas konstatimeve perfundimtare: Une jam e rrepte dhe shume zemergjere!
Sesi mund te jem te dyja njekohesisht nuk jua shpjegoj dot.
Di ama qe do te rikthehen ...
--------
Po ju c'eksperienca keni me "edukimin" e femijeve te te tjereve? Ku e vini kufirin ?

14 comments:

  1. Po ju c'eksperienca keni me "edukimin" e femijeve te te tjereve?

    Te ngjashme. Une i sqaroj gjerat qe ne fillim.

    ku do shkoni? pse, cfare do beni, kur mendoni se do ktheheni.

    Ne se e gjykoj se vendi ku shkojne eshte ok, them po me bisht, me nje fjale: ne oren kaq te jeni ne shtepi. Zakonisht vijne, +/- 5 minuta vonese. Ose telefonojne dhe fillojne pazarin per orarin. Zakonisht nuk behet pazar!

    Ku e vini kufirin ?
    ;) tek thana!

    Edhe une jam shume e rrepte por e kombinoj me shume dashuri dhe bujari. Dhe kam pershtypje qe ky lloj kombinimi funksionon, te pakten deri tani.

    PS: ne raste ekstreme nuk mungojne gjobat: nje jave pa telefon? Nja jave arrest shtepiak? Por keto nje here ne vit, mbase, ose me rralle.

    ReplyDelete
  2. nuk di ç'te te them ne kete pike.eshte nje nga gjerat qe ndihem me e lekundur dhe e paditur se askund tjeter...puna e mbare dhe sa me pak probleme ishalla..

    ReplyDelete
  3. Une kam perdite nga 48 kalamaj, mosha nga 13-15 vjeç. Kthehen se s'kane nga te vene (shkolla eshte me detyrim:)). Problemi eshte si t'i kenaqesh dhe te kenaqesh dhe vete. Pas dy vjetesh eksperience: Rregulli nr. 1: Veri rregullat qe ne fillim, bashke me sanksionet ne rast thyerje.

    Cheers!:)

    ReplyDelete
  4. Qyqja se m'treme Elais:)

    kujtova se kishe shkruar tjeter shkrim:)
    Po ju c'eksperienca keni me "edukimin" e femijeve te te tjereve?
    1-se kam provuar.
    2-Psikologjikisht kam qene pergatitur ashtu siç thote SMS.
    Tani jane te rritur.
    Ps:problem eshte me femite e tu, sepse ne se eshte relatvisht e lehte t'ua vesh kufirin tek thana femijve te te tjereve, po aq e lehte eshte te ta vene nje dite te tute.


    ptu.. ptu .. ptu... larg qofte:)))

    ReplyDelete
  5. me qe jam ktu, nji pyetje per Akllin
    Aklli e ke kuptuar shkrimin ?
    flitej per kalamaj dhe jo grumbullim kanoçesh :)))

    ReplyDelete
  6. Eshte shume e veshtire qe te japesh receta ne keto lloj rastesh, sepse jane eksperienca qe realizohen vetem nje here, dhe veshtire se mund t'i rikthehesh dhe te korigjosh ate raport nese gabon nje here.
    Une do te preferoja(ose te pakten ashtu tentoj qe te bej) nje raport kompliciteti dhe afrimiteti, per t'ju gjendur prane kur kane nevoje, por edhe per t'i kuptuar kur kane 'gabuar'... do te preferoja qe pas kthimit te me thone te verteten, ashtu sic i rrefehen nje shoku, se sa te nisin dhe te fantastikojne justifikime ose aq me keq te fillojne me genjeshtra.
    Rruga me e mire, eshte diskutimi dhe njohja e problemeve te tyre... megjithse dy djem 15 vjecare, ku do qe t'a kene patur mendjen :)

    ReplyDelete
  7. Pa femije. I pamartuar. Megjithate, besoj ne perqasjen liberale te problemit.

    ReplyDelete
  8. e.T, po ti e kuptove komentin tim? S'behej llaf per mbledhje kanoçesh, po per mbledhje kalamojsh.:D

    ReplyDelete
  9. @ selfi: Hehe kur e nisa postin isha bere gati te shkruaja "kufirin tek thana" po pastaj e ndryshova.

    Veshtiresia me e madhe mendoj se eshte kur jane femijet e te tjereve dmth te dish se sa "te thana" presin prinderit e tyre qe t'u a vesh kufirin pa u cekur egon "prinderore".

    Kur jane vizite per tre dite nuk u ve dot gjoba :( Po do e kem parasysh sugjerimin.

    @ Eni: Edhe une u ndjeva e lekundur ndaj thashe te merrja ndonje mendje.:)

    @ Akullnaja: E kam provuar qenien ne shkolle sepse punova ca kohe si zevendesuese. Them qe problemi nuk eshte i njejti. Ne shkolle i sjell prindi dhe pret qe te "mesojne" dicka dhe t'i binden autoritetit te mesuesit. Nderkohe kur i ke per t'i "ksehasur" eshte pak me veshtire.

    ReplyDelete
  10. @ E.t.: Shyqyr qe e lexove shkrimin dhe nuk e bere lidhjen nga Kina me ndonje ide tjeter qe kishe ne mendje ;)

    Femijte e mi..ketej thone qe njeriu ka femijet qe meriton. Duke njohur veten them shyqyr qe nuk i kam hyre asaj valleje akoma se kur te vije dita do ma vene kufirin jo tek thana po ne shtetin fqinje :P

    @ Edrus: Mendoj se me thane te verteten dmth sic ndodhi (normal qe dy 15-vjecare nuk mendohen shume per pasojat kur lene telefonin ne shtepi apo kur shohin moshatare dhe nisin u fershellejne). Mirepo paralelisht me tregimin e se vertetes u perpoqen te mbrojne e justifikojne veten (duke kuptuar njekohesisht se kishin gabuar).

    @ Strangeman: Ditto ne katror.
    Sa liberale? Han pa porte ;)

    ReplyDelete
  11. Dialog, dialog, dialog. Jo imponim.

    Disclaimer:
    S'kam eksperience. Merre me rezerve. :)

    ReplyDelete
  12. SM,

    dialogu pa rregulla nuk funksionon, se ta pijne lengun. Po fole shume teensat e stakojne aparatin e degjimit. Ne shume rregulla i vendosim bashkarisht, por pjesa tjeter e rregullave na perket ne, sepse nje femije eshte nje femije dhe j'u takon te rriturve t'ua tregojne se ku eshte gardhi. Shume rregulla e cojne gardhin m'u tek dera dhe nuk ka fare hapesire per te luajtur, pa rregulla, nuk ka gardh fare dhe femijeve j'u bie qe ta gjejne vete rrugen, me te gjitha konsekeuncat. veshtiresia qendron pikerisht tek percaktimi i distances se gardhit nga dera. Ne diskutojme shume me femijet, por ne nuk jemi shoket e tyre. Pepriqemi te mos jemi as police dhe te ndertojme maredhenie te sinqerta. Parimi kryesor eshte: nuk ka te drejta pa pergjegjesira! Megjithate, vertete qe per kete pune nuk ka receta, sepse a) cdo femije eshte unik, b) ka shume rruge qe te cojne ne Rome. E rendesishme eshte qe prinderit te ndihem mire me formen e edukimit qe zgjedhin, sepse keshtu kane te pakten paqe me veteveten:)

    ReplyDelete
  13. Eksperiencat janë mplakur tashti. Dikur thoshin,me një gisht i ngrit me dhjetë s´mun i ulë! Tani kohërat janë ndryshuar. Gjenerata ime ka përjetuar edukimin " e flakareshës", e tmerrshme kur më kujtohet!

    Megjithatë, mendoj se rregullat liberale janë më produktive dhe duke qenë poashtu i rrebtë në jetësimin e rregullave të tilla.

    Mamaja ime thoshte, sa janë të vegjël ta han kafshatën e gojës, kur të rriten ti hanë mushkëritë!
    Ua!

    ReplyDelete
  14. Shume shprehje e bukur ajo qe solle Shyqyri, faleminderit!

    ReplyDelete