You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

21 June 2007

Ne kerkim te motivacionit

Flasim gjithmone per shtysat. Per ato qe krijojne motivacionin e mjaftueshem. Per ato qe na bejne te zgjohemi ne mengjes duke pritur mesditen apo nje ore a minute te vecante te asaj dite.

Sot po mendoja, cfare do te ndodhte sikur te mos kishim shtysat. Sikur te mos na vinte as per te ngrene, as per te fjetur, as per t'u dashur, as per te folur. Sikur te mos na prekej egoja dhe te mos na perkedhelej sedra. Sikur te mos na duheshin parate dhe te mos na i vrisnin syte apo hunden rrobat e grisura apo te palara. Sikur te mos te donim te dukeshim.

A do te ishim po aq aktive sa jemi ?
Nuk e besoj.

Sado monotone dhe pakuptim te na duken disa gjera (lajme idiote, filma pa kuptim etj) ato na japin direkt ose indirekt shtysa te tjera, ide te tjera, qellime te tjera. Na modifikojne dhe na nxisin. Pra, heren tjeter qe ndihesh pa motivacion mendo se ajo qe ke rrotull eshte motiv i mjaftueshem.

C'po m'u pika nje kafe...

9 comments:

  1. Me duket sikur e ke shkruajtur per mua kete shkrimin me lart sepse kehstu ndjehem prej disa ditesh. Nuk e di sepse? Ndoshta e ka fajin vapa qe na ka zaptuar kendej nga NY.

    p.s. Si e pi kafen zotrote??

    ReplyDelete
  2. 60% qumesht 40% kafe (si amerikanja)
    Pa sheqer.

    ReplyDelete
  3. Po kerkoj edhe une motivim per te bere disa gjera po aha. Me vjen vetem frumezim per te bere gjera teresisht te tjera :)

    ReplyDelete
  4. Me ç'motivacion, mund të dembelosem nja...tre muaj?

    ReplyDelete
  5. "Të mos ishte e shkreta e gojës...", ishte një nga fjalët e gjyshes ;)

    Arrin njëkohë që ç'do gjë vazhdon ta bësh për inerci... bile ke harruar dhe se kush kanë qënë 'shtysat' fillestare... apati... përtaci... ndalim... vdekje.
    Ëshë më tepër argument për memometon ky, sepse unë mund të them shumë gjëra pa thënë asgjë.

    ReplyDelete
  6. Po ti thuaji, kush te mban :)
    Shtysen e more, kutjimin e shprehjes se gjyshes, qe do ta huazoj, po qe gjyshja nuk kerkon t'i paguaj per te drejten e autorit :)

    ReplyDelete
  7. kafja ime %70 kafe, %30 qumesht , pa sheqer..mire e ke thene dhe ato filmat iditote apo punet boshe behen shtyse per ne ndonjehere mase dhe pa e vene re..

    ReplyDelete
  8. yep. gjithmone ne stimulim e siper. gjithmone.

    me pelqen shrimi yt! witty and fun.

    ReplyDelete
  9. @ Eni: Ti ma kaloke mua, po te them sic me thone ne pune "Uaa po ti pi qumesht me kafe, jo kafe me qumesht!!!" :)))))

    @ Klodiana: Thanks girl! I do think I have written some more inspired things prior to this one though. Do check the archives if you wish :)

    ReplyDelete