You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

20 July 2007

Banese ne Suedi (1)

Te kerkosh dhe gjesh banesen optimale eshte gjithmone e veshtire. Akoma me e veshtire behet nese nuk i njeh rregullat e tregut ku ndodhesh si dhe rutinat e detyrueshme te procesit te blerjes se baneses. Por duke qene ne Suedi mendova te flas pak per tregun ketu. Mundesite per te gjetur nje banese ne Suedi jane te ndryshme. Mund te banosh me qira ne nje apartament te nje qiradhenesi privat ose te ndermarrjes se menaxhimit te banesave komunale, te jesh pjesetar i nje bashkesie (shoqerie ekonomike) qe se bashku menaxhon ndertesen ku banon, te kesh nje vile/shtepi me mur apo rruge te perbashket me fqinjet gje qe ne disa raste nenkupton qe se bashku me ta i perket nje bashkesie qe menaxhon rruget (pastrimin nga bora, asfaltimin) kendet e lojerave, garazhet, oborret etj (ambjentet e perbashketa). Mundesh gjithashtu te blesh shtepizen tende, qe mund te jete idilike si Vila Vilekulla  tek Pipi Corapegjata ose nje shtepi tipike suedeze prej druri, me mure te kuqe e korniza te bardha ne dritare dhe cati ose dicka krejt tjeter.
 
Cilendo menyre te kesh zgjedhur, rruga per te siguruar banesen e duhur eshte e veshtire dhe plot "gropa" e rreziqe. Qe nga pamundesia per te patur nje kontrate qeraje ne dore te pare (kjo pamundesi eshte shume me e pranishme ne qytetet e medha si Stokholmi, Göteborg apo Malme), tek pritja ne rradhe per nje banese komunale. Edhe "gjuetia" per nje vile apo banese teresisht vetjake eshte e lodhshme. Dhe nje nga gjerat qe nuk mund te besh eshte t'ja delegosh apo percjellesh dikujt tjeter kete bela.  Duhet te planifikosh jo vetem nerva te tendosura por edhe shume kohe ne dispozicion.
 
Si fillim duhet te kesh nje premtim financiar nga banka qe do te te japi kredine kur te gjesh banesen e pershtatshme. Gje qe mund te zgjidhet me nje aplikim te thjeshte ne internet apo ne cilendo zyre bankare. Ti jep te dhena per te ardhurat, shpenzimet e familjes shumen qe ke nder mend te huazosh dhe pak a shume llojin e shtepise qe te intereson.  Me premtimin bankar ne xhep je gati te fillosh vezhgimin. Mund ta besh kete duke shfletuar gazetat e dites ku reklamohen shpesh banesat qe jane per shitje si dhe ditet e oraret e vizitave. Nje tjeter alternative eshte te kontrollosh ne internet nje faqe ku publikohen te gjitha objekjet per shitje me fotografi te cdo dhome dhe hapesire qe i perket baneses, planimetri te baneses ( jo gjithmone ne shkallen e duhur te zvogelimit por gjithsesi krijon nje ide per shtrirjen e saj dhe proporcionet e dhomave etj), dhe deklarata per siperfaqe, kushte banesekjane bashkangjitur llogaritje per kostot e jeteses ne ate banese, situaten e huave te tanishme, deponimet qe ekzistojne etj. Ne te njejten faqe ekzistojne linke te bankave me ndihmen e te cilave mund te besh perllogaritje pak a shume ekzakte sesa do te te kushtoje pikerisht ty ta blesh kete banese (ne vartesi te te ardhurave, depozites financiare qe mund te vendosesh ne te si fillim etj). 
 
Te gjithe "sekseret" - keshtu quhen ne shqip ata qe ndermjetesojne shitblerjet nese nuk gaboj -pervecse ne dritaret e dyqaneve te tyre dhe ne faqet e tyre te internetit, afishojne edhe ne kete faqe permbledhese ( te krijuar ne bashkepunim me bankat dhe Dagens Nyheter, njeren nga gazetat ditore me prestigjoze dhe me te medha te Suedise) te gjitha banesat qe kan per shitje, cmimin me te cilin eshte vleresuar shtepia (cmimin e perafert te shitjes), vleren e tatim-takses vjetore, koston e mirembajtjes vjetore, si dhe daten kur mund te vizitohet banesa nga te interesuarit per reth 2 ore.
 
Ne ate date sekseri eshte "mikepritesi" i pajisur me flete te tera informative per banesen dhe shpesh here i shoqeruar nga nje perfaqesues i bankes (per ato raste kur dikush nga vizitoret nuk ka kontrolluar mundesite e tij per te marre hua por eshte i interesuar ta bleje objektin). Pronaret e shtepise nuk jane te pranishem dhe bleresit e mundshem mund te vizitojne banesen pa e vrare mendjen duke pare muret, tavanet, dyshemete apo hapur qe nga frigoriferi, dollapet, dyert, dritaret, ngrohjen etj. Cdo pyetje qe ke mund t'ja besh sekserit (mund te pyesesh per vitin kur eshte nderruar soba dhe daten kur eshte bere me pllaka banja apo eshte ciflosur lavamani) dhe ai eshte i detyruar te pergjigjet sa me saktesisht pa fshehur asgje (kuptohet ato gjera qe nuk i di apo qe nuk ja kane treguar nuk mund t'i shpjegoje).  Vizita per te pare shtepine e mundshme eshte pa asnje obligim.  Je i lire te terhiqesh per te menduar nese do besh oferte per blerje apo jo por nese te ka pelqeyer mund te lesh numrin e telefonit dhe te dhenat e tjera te kontaktimit, dhe nje oferte cmimi nese do.
 
Pra, nese banesa nuk te pelqeu nuk ke asnje detyrim, je i lire te vazhdosh kerkimet dhe vizitat diku tjeter. Nese ta mbushi syrin i ben nje oferte por mos shpreso se me kaq e ke te zgjidhur punen. Te gjithe te interesuarit informohen te nesermen per ofertat e njeri-tjetrit nga sekseri dhe mund te bejne nje kunder oferte (pa e ditur emrin apo te dhenat e njeri-tjetrit vetem vleren e ofertes) dhe ai qe ben oferten me te larte, nese kjo oferte pranohet nga shitesit, mund ta bleje shtepine. Fillimisht mund te jene 15-20 veta qe jane te interesuar per blerje derisa gradualisht ngelet vetem nje. Procesi i oferimit mund te vazhdoje per disa jave sepse ata 2-3 veta qe diskutojne deri ne minuten e fundit mund te kene nevoje te konsultojne banken apo te mendohen e te diskutojne avantazhet dhe disavantazhet e mundura. Gjate kesaj kohe sekseri (qe fiton perqindje te shumes se shitur- e cila i paguhet nga shitesi) perpiqet te mbaje gjalle kunderofertat ne menyre qe cmimi te behet sa me i favorshem. Disa seksere mundesojne ndjekjen e oferimit me sms ku sa here qe vjen nje kunderoferte te gjithe te interesuarve u niset mesazh me vleren e fundit qe eshte ofruar per blerjen e baneses.
 
Procesi nuk mbaron ketu sidoqofte. Edhe pasi ke fituar konkurrimin ndaj familjeve te tjera qe ishin te interesuara per te njejtin objekt, shtepia nuk eshte e jotja. Te takon ta kontrollosh ne detaj (per njolla lageshtie, per plasaritje muresh, bazamenti, prani insektesh apo difekt tjeter), ta inspektosh ne cdo centimeter (qe te plotesosh kushtet ligjore te kontrollit para blerjes). Ne kete pike nese zbulon difekte mund te kerkosh ulje cmimi ose te terhiqesh teresisht nga blerja. Pervec kesaj duhet te biesh dakort per daten e hyrjes ne banese,  te konfirmosh kontraten dhe huane bankare, te depozitosh fondin fillestar prej minimalisht 10% per efekt sigurie, (siguri per bleresin e per sekserin ne radhe te pare por edhe per ty sepse nese ke bere depozitimin dhe shitesi terhiqet, atehere ai te detyrohet demshperblim) e shume detaje te tjera qe nuk me vijne ne mend tani.
 
Blerja e nje shtepie eshte proces interesant por edhe depresionues. Mund te jesh ne kerkim gjate me shume se 2 vjetesh per shtepine qe ploteson kushtet qe ti deshiron, pa mundur te blesh dicka. Ose eshte dikush qe eshte i gatshem te paguaje me shume ose ti terhiqesh sepse zbulon gjera te papelqyera ne kontrollin e detajuar.  Kuptohet ekziston gjithmone mundesia per te blere nje cope toke dhe te ndertosh shtepine tende ashtu sic te pelqen. Gje qe mund te kushtoje me pak ose me shume sesa nje shtepi e ndertuar  nga dikush tjeter (ne vartesi te zones ku ke blere token).  Nga gjetja e objektit qe te intereson deri ne hyrjen ne per te banuar ne te mund te kalojne 5 muaj pa problem ashtu sic mund te zgjidhet e perfundohet gjithcka brenda muajit.
 
Besoj se do t'ju flas serish per banimin ne Suedi por si fillim le te mjaftohemi me kaq.

8 comments:

  1. Përgatitje martese po më mban erë mua!:)

    ReplyDelete
  2. Hahaha :)
    Je me grip i dashur mik,e me hunde te zena :P :D

    Duke diskutuar me dike qe po blen apartament ne TR mendova se nuk do te qe ide e keqe te shpjegoja procesin e gjetjes se baneses ketu.

    Fundjave te gezueshme :)

    ReplyDelete
  3. Duket që s'i ke ndjekur shkrimet e Teas tek peshku :P..... kishte shumë më tepër informacione :)

    ReplyDelete
  4. Edhe ty fundjavë të gëzueshme po, thashë dhe unë...!:)

    ReplyDelete
  5. yllke, do e lexoj me vone te plote... po e kam parasysh rrugen e gjate drejt baneses. Ketu ne US eshte shume me e thjeshte. Vec qe shtepite, mgjse jane te stermedha (imja eshte trekateshe psh), i kane muret si prej kartoni (e kam fjalen jo me tulla, "nuk ngul dot nje gozhde...)

    Happy weekend to you!

    ReplyDelete
  6. @ Edrus: Tea e kishte letrar shkrimin jo informativ ;)

    @ N.Ago: Ti e di qe me te pyetur gjen Stambollin, nuk ke pse imagjinon :) :)

    @ Emigrant: Keshtu tregojne edhe tek ne per shtepite tuaja, karton fare, izolim i keq etj etj. Me kujton ato rimat "frynte era qe perjashta" vetem se me shkundje shtepie jo perdesh te mendafsheta :)

    Funjava iku e vate. Jave te mbare te gjitheve me sa me shume produktivitet dhe sa me pak pune ;)

    ReplyDelete
  7. Nje gje yllka: une kam jetuar edhe ne Austri (dimer alpin atje). Po te mos kishte izolim te mire, nqse dyert dhe dritaret nuk ishin OK, kishe marre fund. Vazhdonte me dite te tera -17 grade celsius... nje curril ajri nga dritarja te bente hatane...

    Kurse ketu ku jetoj tani (Goergia, USA) nuk ka dimer pothaujse fare, dhe izolimi nuk eshte problem (krahasimisht).

    Nje shok imi ndertoi shtepine nga e para (me porosi - 800 metra katrore miku); eshte nga Georgia (redneck hesapi, po me shkolle). I them po e ben qe e ben pas qejfit, beje me tulla te shkreten.

    Me tha qe askush nuk ta ben me tulla ketu ne Georgia. Nuk e njohin ate lloj ndertimi....

    Nderkaq ndetesat publike, ndermarrjet, parkinget etj, behen me beton qe c'ke me ate pune.... Ka dicka qe nuk shkon ne kete mes, dhe une besoj qe kompanite e ndertimit me personat private e kane kollaj dhe perdorin derrasen, qe ka kohe te shkurter ndertimi dhe fitim maksimal.

    Kjo sjell dy te keqia te medha:
    1) rrezikun nga termitet (milingona qe hane dru - s'e kam degjuar ne Evrope kete problem ndomnjehere);
    2) ka shtepira (te varfra, OK?) qe i merr hurricane sikur te jene shtepi kukullash.....

    ReplyDelete
  8. Ketu ndertohet shume rralle me tulla per banesa private. Komplete apartamentesh me me shume se tre kate mund te ndertohen me tulla.

    Vilat behen pothuaj gjithmone me dru pishe dhe ne pak raste me tulla mexitegel sic i quajne (me duket se ne shqip u themi silikate). E kane bazamentin e fuqishem ama (shpesh here beton, ne disa raste vetem plinta betoni) dhe izolimin kompakt qe te duroje temperaturat -30 e kusur qe mund te arrijne ne dimer (vende vende).

    Per termite as une nuk kam degjuar ne Evrope.

    ReplyDelete