You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

26 July 2007

Librat e rastit

Po ja lexoj edhe une. Me cikle ne fakt. ka periudha kur interneti dhe dokumentat e punes jane te vetmet gjera qe shfletoj. Ka te tjera ku pa mbaruar nje liber filloj nje tjeter ose lexoj dy-tre paralelisht (nje ne shtepi, nje ne autobuz, nje ne divan dhe nje "atje ku lexojme te gjithe")

Nuk e mbaj mend kur me filloi "sezoni" gjithelexues i radhes por di qe ka zgjatur te pakten dy muaj dhe po vazhdon me te njejtin intensitet. Me poshte gjeni nje renditje pothuaj kronologjike te librave te lexuar se fundmi.

  1. Zogu ogurzi (Olycksfågeln)- Camilla Läckberg, roman kriminalistik
  2. Femija i gjermanit (Tyskungen)- Camilla Läckberg
  3. Zoteria Ndoshta (Mr Maybe) - Jane Green, chicklit
  4. Blloku (orig Blocket)- Karin Wahlberg, roman kriminalistik
  5. Luanesha e bardhe (Den vita lejoninnan)- Henning Mankell, kriminalistike Afrike e jugut pas clirimit te Mandeles, Suedi dhe Rusi.
  6. Marie Antoinette - Antonia Fraiser , biografi.
  7. Loje me zjarrin (En lek med Eld)- Peter Robinsson, kriminalistike britanike
  8. Linda si ne vrasjen e Lindes (Linda-som i Lindamordet)- Leif GW Persson, kriminalistike
  9. Turp (Skam)- Karin Alvtegen thriller psikologjik
  10. Nje vere jashtezakonisht e thate (En ovanligt torr sommar)- Peter Robinsson, kriminalistike britanike
  11. Engjell i zhveshur (Naken Ängel)- Ann Christin Hensher, historia e vjedhjes se nje diamanti, thriller psikologjik me pak kriminalistike.
  12. Nje ceshtje e cuditshme (En märklig affär)- Peter Robinsson, kriminalistike britanike.
  13. Keshtjella e eres qe shpertheu (Luftslottet som sprängdes) - Stieg Larsson, sigurim, intrige GBU etj
  14. Dashuri@takimin. epare (Kärlek@första.träffen)- Jane Moore, chicklit, ironi, romantizem, moskokecarje dhe pak veteflijim.
  15. A ka ndonje aty perjashta ? (Anybody out there)- Marianne Keyes
  16. Kutia 21 (Box 21 )- Roslund & Hellström, kriminalistike
  17. Bisha (Odjuret)- Roslund & Hellström, roman psikosocial
  18. Harry Potter dhe relikat e vdekjes (Harry Potter and the deathly hallows)- J.K. Rowling
  19. Klubi filozofik i te dielave (Filosofiska söndagsklubben)- Alexander McCall Smith
  20. The Hawk eternal- David Gemell

6 comments:

  1. qeke shkep ne kriminalistike lal:)) sa qefte paska vlejt pushimi per diçka pse nuk thua..une kam kome qe nuk lexoj dot kaq vendçe.. dhe me bezdis aq fort ky fakt sa qe sdi si ta shpjegoj:( shpresoj ta rikuperojme sa me shpejt:)

    ReplyDelete
  2. Ama, librat kriminalistike nuk i paske qejf fare. :)

    Edhe une lexoj nga 4 libra paralelisht. Megjithate do te doja te kisha dyfishin e kohes qe te lexoja 3fishin e librave qe lexoj. Rrofte DROGA!

    ReplyDelete
  3. @ Eni: Kriminalistika e mire ka pak "gjeagjeze" a "fjalekryq" brenda. Me zbavit.

    Leximi eshte me "peridha" do thoshte Tena. Ti tani po kalon nje "peridhe" mosleximi. ;)

    ps: Tena te citoj se te kam qejf (dmth mos ma merr per keq)

    @ Strangeman: Hic!
    Hmm ajo me kohen nuk do qe keq.
    Mbase po t'u bejme nje lutje atyre lart ndoshta na japin me shume kohe dhe akoma me shume mendje e deshire ;)

    ReplyDelete
  4. Goxha mire lista:))...vertet shume libra kriminalistike paske lexuar, kaq shume te terheqin?

    ReplyDelete
  5. Elais, dhe ajo qe ke cituar ti eshte nje gabim ortografik, me vjen per te qeshur se harxhoj kohe per te me korrigjuar dhe nuk ja arrij asnjehere.
    Eni, une ne atdhe, kam pasur nje peridhe te gjate te gjate mosleximi dhe tashti kur jam ne shtepi mundohem te mos lexoj.
    Elais, edhe une lexoj libra kriminalistik veç mundohem te mos lexoj me shumice se me krijojne nje gjendje jo sh te mire. Zakonisht lexoj afersisht nje liber ne jave dhe vertet lista jote eshte impresionante. Njoh Mankell dhe te them te drejten nuk me pelqen shume.

    ReplyDelete
  6. @ Belle: Varet nga autori(autorja). Zakonisht lexoj disa libra rjesht nga i njejti shkrimtar.

    @ Tena: Edhe mua me ndodh e njejta gje. Megjithate, pervec te qenit shqiptar jashte atdheut, keto shakarat e vogla na lidhin pak me teper si grup.

    Nganjehere kam te njejten ndjenje si ty. Librat e Roslund& Hellström pershembull ishin shume "reale/te mundshme" ndaj nuk besoj se do lexoj gjera te tjera prej tyre. Po ashtu nga Karin Alvtegen.

    Mankell nuk hyn tek te preferuarit megjithese i lexueshem, librin luanesha e bardhe ma paten bere dhurate ndaj e lexova me qejf.

    ReplyDelete