You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

17 July 2007

Vidh vidh se dicka do te mbetet

Kjo shprehja me "erdhi" ne dreke teksa degjoja nje shkrimtare (romanesh kriminalistike) qe fliste ne radio tek u sugjeronte lexuesve te saj qe jane te interesuar te shkruajne apo te botojne libra qe te merrnin pene, te ulnin "menderen" dhe te shkruanin.

Ndihma e saj arriti deri ne piken ku ajo sugjeroi nje fillim per "shkrimin" i cili ishte pak a shume:
Sa me shume i lante duart nga gjaku aq me te pergjakura i ngjanin...

Pa lidhje...e di.
Ne sekondat e leximit te atyre rreshtave nga shkrimtarja truri im mendoi shume raste vjedhjesh te tjera, huazimesh, modifikimesh, perdorimesh, mosmirnjohjeje etj. Truri eshte gje e madhe.

Ps: Ndoshta edhe une (ose truri im) e ka vjedhur, pervecse modifikuar, shprehjen vidh vidh se dicka do te mbetet.

6 comments:

  1. patjeter qe do te marrim diçka nga te tjeret se edhe truri sado prodhues te jete vjen koha qe ndryshket.I bukur proverbi....

    ReplyDelete
  2. Me kujtove hartimet e gjimnazit. Fjalia e pare eshte vendimtare, thosshte profi im i letersise. Dhe une e kisha fiksuar kete ne koken time. Une kisha nje liber, nuk e mbaj mend te kujt, me reportazhe dhe ese. Fjaline e pare, hyrese, te hartimit e kisha gjithmone te vjedhur nga ky liber. Prof. im i letersise, qe lexonte me pak se une, nuk e dinte, dhe me vinte gjithmone 10. Pastaj me vinte para klase ta lexoja hartimin me ze te larte. Nuk me vinte turp, me thene te drejten, se e dija qe askush nuk lexonte dhe nuk do ma nxirrnin bojen. GJithmone kam pyetur veten, se perse e beja nje gje te tille, sepse mua nuk mbarojne ndonjehere fjalet dhe nuk eshte se e kam problem te shkruarin. Besoj se e beja per te fituar kohe, sepse laj thaj 45 minuta ishin ato te shkreta. Besoj, se arsye me madhore nuk po me bie ndermend dhe frojdi ka vdekur ;)

    ReplyDelete
  3. @ Eni: Po, marrim per te huazuar nga vlerat e huaja, per te ngritur veten, per te thjeshtuar pune, sepse gjejme mjetin e pershtatshem te shprehjes, citatin e duhur ose per nje sere aresyesh te tjera.

    Kufiri midis te vetekrijuares dhe te "vjedhures" apo "huazuares" eshte jo gjithmone i qarte.

    Mua reshtat e shkrimtares me kujtuan lady Macbeth, pastaj humorin e shkodres pastaj ...

    Ca gjera i citojme me vetedije. Te tjera instiktivisht. Gjithsesi dicka mbetet, tek ne qe ndikohemi, tek te tjeret qe i ndikojme (pavaresisht nese jane te ndergjegjshem per huazimin apo ndikimin) e keshtu me rradhe.

    @ Selfi: kjo shkrimtarja mesa duket e njef profin tend te letersise se edhe ajo tha te njejten gje. Nga ta kene vjedhur valle :D

    ps: E beje sepse kishe dhe arren dhe gurin them une.

    ReplyDelete
  4. Batuta "orgjinale" me sa me kujtohet eshte "shpif , shpif se dicka do te mbetet".

    ReplyDelete
  5. Ne mos gaboj shprehja vjen nga Goebbels (shef i propagandes i gjermanise hitleriane)

    ReplyDelete
  6. Nuk gabon jo. Edhe une Te Gëbelsit e di si shprehje.

    ReplyDelete