You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

16 January 2008

Dita e tulipanit


Eshte viti i 12-te ne te cilin 15 janari festohet si dita e tulipaneve ketu ne Suedi. Ne fakt nuk eshte cudi sepse tulipanet hyjne tek lulet me te dashura dhe me popullore. Nga 1 janari deri ne pashke shiten mese 1 miljone tulipane ne dite. Pelqimi i tulipaneve eshte madje me i madh se ne vete Hollande. Serat e luleve te mese 250 floristeve prodhojne mese 130 miljone tulipane gjate periudhes janar-mars. Suksesi i ketyre luleve ne fakt eshte fare i natyrshem po te mendosh zymtesine e dimerit dhe koloritin gazmor qe sjellin nderkohe tulipanet.

Llojet ashtu si dhe ngjyrat e tulipaneve te shitur variojne, "qepujkat" e tulipaneve qe kultivohen sillen nga Hollanda. Te gjitha llojet e reja te "shartimeve" te tulipaneve i kalojne nje rregjistrimi rigoroz nga Organizata Mbreterore e kultivuesve te tulipaneve po ne Hollande. Nder llojet e "reja" me tipare dhe emra suedeze jane Princesha Victoria- nje tulipan i bardhe e i kuq qe huazon emrin nga mbreteresha e ardhshme e Suedise, Ingemar Stenmark- nje tulipan boje roze ne te kuqe qe huazon emrin e nje skiatori te famshem, ABBA (fotoja e bashkengjitur) - nje tulipan i kuq flakerues me petale te dyfishta shpjegimi i prejardhjes se emrit te se cilit eshte i panevojshem.

Tulipanet jane te ngrenshem (si gjethet ashtu edhe petalet) ndaj munden fare mire te perdoren per dekorim ne servirje gjellesh apo ne sallata. "Qepa" e tulipaneve permban nje substance qe quhet tulipin dhe qe mund te kete efekte irrituese per disa persona. Megjithate kjo substance nuk eshte helmuese.

Dhe po! Meqe ishte dita e tulipaneve dhe meqe tufa paraardhese kishte gjetur rrugen per ne koshin e plehrave organike une bleva nje tufe te re tulipanesh.

ps: per shkrime te tjera reth tulipaneve etj mund t'i referoheni Enit tek shkrimi:"Back again with tulips:)"dhe "Istanbul the city of 3 million tulips"

4 comments:

  1. Gezuar festen e tulipaneve:) Vertet, jane lule te mrekullueshme!

    ReplyDelete
  2. se dija qe qenkeshin kaq populoore dhe atje.flm per infon lal!hugs!

    ReplyDelete
  3. @ Belle: faleminderit. Jane vertet te kendshme.

    @ Selfmaderadio: Muajt e tjere ishin te zene ;)

    @ Eni: jane jashtezakonisht shume popullore. hugs dhe ty lal dhe be sa me shume poza.

    ReplyDelete