You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

21 January 2008

Dita me depresionuese e vitit

Ne 2005 ishte 24 janari, ne 2006 ishte 23 janari ne 2007 ishte 22 janari dhe sivjet eshte
SOT me 21 janar.
Po pra sot!
Dita e madhe e trishtimeve dhe depresionit.
E hene, para rrogave, para fundmuajit shpreserisjelles.

Sipas studiuesit dr Cliff Arnall te universitetit te Cardiff ekziston nje formule matematike per llogaritje qe e pervecon pikerisht diten e sotme si dite "bloze". Formula eshte

[W+(D-d)]*TQM*NA

qe e tejthjeshtuar nenkupton: mot i keq, bira te medha ne kulete pas vitit te ri/krishtlindjeve, panik ndaj faturave qe duhen paguar ne fund te muajit, zotime te thyera te vitit te ri, motivacion i ulet per te punuar dhe nje perjetesi deri ne periudhen e ardhshme te pushimeve.

Menyra me e mire per t'e hequr "the blues" nga truri eshte te ndihmojme dike.
Une po ndihmoj veten me nje kafe :)

ps: pata nje dite aspak depresionuese ndaj konkludoj se dr Cliff Arnall duhet te kete ndonje koeficient gabim.

Diell ju deshiroj edhe juve (ose te pakten qiej pa re dhe suferina)

6 comments:

  1. Natyrisht që"miku juaj" ka gabuar.E si qenka ditë e dperesionit data 21 janar,kur kam lindur unë?Mjafton kaq,dhe hipoteza etij,bie.Apo jo?Sidoqoftë,më vjen mirë që dhe dita juaj,sot,ka qenë embarë.Nuk ka se si të ishte ndryshe.
    Përparim Hysi,21 janar 2008

    ReplyDelete
  2. E ka pas shume shume gabim madje :D

    ReplyDelete
  3. @ all: Ate thashe dhe une pra mo :))

    ReplyDelete
  4. elais, ditet e mira pasketaj vine!

    ReplyDelete