You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

17 January 2008

Ne nje dite te tille dimri

Kur nuk eshte me dimer por nje shartim midis endrres se keqe dhe realitetit akoma me idiot. Kur shiu qan mbi boren e kthyer ne akull per hir te temperaturave pozitive ne nje kohe teresisht negative.

Dielli nuk del. As ato 5 ore qe i takojne te duket ne mes te horizontit. Vetem re gri te erreta ose te zeza nga te cilat vijon te rrjedhe shi.


Ne nje dite te tille dimri me duket vetja si Bambi ne akull.
Cdo hap qe marr eshte i pasigurte megjithese i paramenduar. Po sikur te bie ? Ku do te mbahem ?
Rera dhe zhavori i hedhur mbi akullin e tejdukshem ne rruget kryesore nuk i mbulon nevojat e mia ne rrugicat periferike. Kalimi nga zona e banuar ne pyjet me bore ku gjithcka eshte qetesisht e bardhe, gjysem metroshe ku vetem cape kafshesh te uritura kane lene gjurme eshte pothuaj i pamundur.

Vazhdon te bjere shi. I pakuptueshem. Mugetiresjelles.
Vendimi i dites: Pune.E fokusuar (por pa fokus). Ku gjysemterri i kafenese eshte irritues. Ku gjysemterri i deshiruar i nga shumica ne sallonin e ngrenies sjell ftohtesire dhe dyshim. Ku diskutime ndervaresie duhani (pa prani cigaresh por me teperi mentaliteti paragjykues) i lene vendin diskutimeve viralo-gripale parandaluese. Ku pak bore dhe ca temperatura me minus perpara do te sillnin te pakten embrione temash te kendshme pushimesh, skish, endrrash, zhvillimi. Ku pak bore do te sillte drite te pahumbur ne nje xhiro te deshiruar ne mes te dites nen shoqerine e diellit verbues qe te sheh ne sy hap has hapi pa te kerkuar te ngresh koken dhe e ta kerkosh.

Te dielen do te bjere bore. Perseri. Me ne fund. Dhe fjordet e ngrira do te mbushen me njerez qe dalin per piknik. Do te mbushen me drite.

Dhe une do te dal e sigurte pa pare ku i hedh hapat. Drejt pyjesh me bore, jete, ajer.

8 comments:

  1. kur thoshin dikur që në pyjet me borë kish jetë, jo neve...

    më pëlqen mënyra si je këto kohë, nëse paraqitet në mënyrën si shkruan, kuptohet.

    ja shëndet!
    A

    ReplyDelete
  2. "Drejt pyjesh me bore, jete, ajer".

    Te vij dhe une se ketu bora ka harruar te vije dhe te na shoqeroje per kete vit:)

    ReplyDelete
  3. @ akull: ne pyjet me bore ka gjithmone jete, vecse ne qytezat prane pyjeve me bore ka hera-heres vetem vegjetim :)

    Shendet e jete edhe ty la.


    @ belle: eja kur te duash lal (pas te dieles dmth se tani bie ende shi mbi nje shtrese akulli 20 cm teresisht transparente).

    ReplyDelete
  4. fjalia e fundit kishte goxha diell! hugs hon!

    ReplyDelete
  5. Ne dite te tilla dimri,kushdo do te behet serioz.Se Cecua ka bicak dhe dimri te imponon kushtet etij.Bora!Sa kohe kam pa e pare ate bukuroshen qe dhe moshataret i kthen ne femije capkene qe duan te lozin me topa bore;ne pamundesi i gjuajne me topa bore per t'u thene,se jane ende gjalle.E kam harruar dimrin dhe ja ku ma solle perpara,te plote dhe impozant qe,sic do gje qe na mungon,na pelqen.
    Perparim Hysi,18 janar 2008

    ReplyDelete
  6. Mor thuj shyqyr që jeni të rinj dhe ju vlon gjaku... :)
    Si t'ja bëjnë pensionistat që as që ju bëhet të lëvizin nga oxhaku :P

    ReplyDelete
  7. @ Eni: Thanks girl!

    @ Perparim: ke te drejte sa me shume na mungojne ca gjera aq me shume na kujtohen.

    @ Krasta: Rrofsh la!
    @ Edrus: te mbajne oxhakun fooort! P asi te gjejne pensionin ihere se kane dhe nja 10-15 vjete pune sipas hesapeve te mia.

    ReplyDelete