- Pi duhan ? – Per festa.
- Ke puthur njeri dy javët e fundit ? – Posi jo mengjes, dreke, darke.
- Kush qe personi i fundit që të erdhi për vizitë? – Shoku i familjes Ariu (i shqiperova emrin de).
- Të ka marrë malli për njeri? – Per ca persona po vecanerisht per Di dhe gocen e halles.
- Me kë do të luftosh? – Me rrotat.
- Të pëlqen njeri? – Si s'me pelqejne. Jam e mire jo shaka :P.
- Kënga që po dëgjon? – Zhurma e lugeve dhe piruneve te rrobve qe hane dreke. Une u riktheva para kompjutrit te "bej" detyrat.
- Ç’do bësh nesër? – Kismet, dite e re nafake e re.
- Ke parë tofu? – Me teleskop. Jo me fal po kam parë dhe kam provuar.
- Ke ngrënë ndonjëherë? – Po sapo mbarova.
- Do të kthehesh në shkollë të mesme? – Pse o budallaqe jam une?!
- E ke parë filmin e Britnit? – Pash n'erin ku e gjete kete pyetje?!
- Ç’bëre dje?- Punova, mesova, u llafosa, vizitova nje shoqe, dola me bucen, bera ca xhiro me makine bera ca pazar. Do me ?? Se ngeli te te them si lava dhembet pastaj.
- Me kë vozite herën e fundit ? - me shoferin e autobuzit :D
- Je e lodhur?- Vende vende.
- Me kë ishe sot? – me shefen.
- Ku e ke mëmën? – Në pune.
- Ç’ngjyrë i ke çorapet? – Bojeqielli, te shkurtra prej pambuku. (E di qe pyete per ngjyren po thashe ta them qe nuk jane geta kllounesh)
- Ç’ngjyrë e ke bluzën? – Te verdhe ne limoni.
- Cili është vëndi më i bukur ku ke qenë? – Ne SHQIPERI!.
- A mendon se Barbi është një model negativ për vajzat e vogla? – Nuk mendoj me vijne fjalet vete pa menduar. Oops me duket se jam Barbi:((
- Sa kohë të duhet për t’u bërë gati për të dalë? – 5-10 minuta.
- Ka anije familja jote? – Familja e zgjeruar po. E ngushta jo.
- E ke puthur ndonjëherë macen tënde?- Jo me mjafton qeni.
- Ku ishe më 11/09? – Në piceri. U "kthjellova" per situaten nga nje zile celulari qe me tregonte se WTC kishte rene. Kthim direkt ne shtepi dhe ngulje para lajmeve. Rahmet shpirtrat.
- Përshkruaj kompjuterin ku je duke punuar. - Larg qofte.
- Ke dalë ndonjëherë nga USA? – Hyra shul e dola lloz.
- SMS-i fundit që more? – Mesazhi arriti.
- Të ka rënë ndonjëherë në kokë për ndonjë mësues? – Jo ne koke jo po ne cacke te kokes edhe mundet.
- A thua ndonjë dëshirë në 11:11? – Jo se i mbaj sekret..
- Lente apo syze? – Qyze.
- Pushimet e ardhshme? – Po i mendoj.
- I bie ndonjë vegle? - Defit..
- Ke ndonjë vëth gjëkundi? – Dy prej verteti dhe gjihe keshillat e gjyshes qe thoshte "ta kesh vath ne vesh".
- Personi i fundit që përqafove? – Xhuli. Sherim te shpejte zemer.
- Ç’bëre 24 orët e fundit? – Ehu ti ne nje vrime i bie.
- Kush të ka nevrikosur sot? – Nje brinje qe kishte ngecur keq dhe nuk me la te flija rehat.
- A shkarkon muzikë? – Rralle e per mall.
- Ka kënduar njeri për ty? – Nuk degjoj mire nga ai vesh.
- A dashuron njeri? – Veten zakonisht.
- Ke kërcyer ndonjëherë si kangur? – Jo si lope.
- Ke pasur ndonjë antfarm? – Jo. Punetore jane ato dreq milingonash po s'jane per mua. Te ishin blete edhe hajde.
- Të duket se të duan njerëzia? – Posi jo vdesin per mua. (Te ka lene gje mendja apo ben vete ?!)
- Ku është vendi më i çuditshëm ku ke fjetur? – Në autobuz (jo dhe aq i cuditshem por behej fjale per nje udhetim 15 minutesh kur mekapi nje renie tensioni dhe nuk hapja dot syte) Tmerr.
Po ja le taze Tetenes dhe ndonje tjetri qe e kane harruar paraardhesit.
Ika tani se ju te beni per kafe :))
si shpirt je:)me shkrive me ate ju te beni per kafe.me verte:))
ReplyDeleteme mbarove me 34 shume e zgjuar ajo me vethen ne vesh:)
36-ulerime!sa e madhe je mi goc!
39-e madhe fare!
thanx hon!
Hahaha me e bukura me origjinalja qe kam lexuar nga te gjitha. You're the best girl:)
ReplyDeletePrit ti rreshtoj ca se me shkrive fare, 7, 12, 13, 29, 27, 34, amon amon ku t'kishe shku mendja:)
Perqafime se na knoqe!
O shembull patriotizmi, vegjetarianizmi, dëgjueshmërie ndaj gjyshes dhe etj., etj.!... :)
ReplyDeleteMe gjashtën më kujtove time motër. Në gjimnaz, motra, jepte e merrte me një çun klase, po nuk po thuheshin dot si ishte puna, dhe ai më në fund, merr guximin duke ngrënë byrekë te kangjellat e shkollës dhe e pyet:
- O D, t'pëlqej unë ty?
Dhe kjo (shoqja jote, me siguri) i thotë:
- Po ku di gjo unë, ti e di a më pëlqen apo jo.
Tani, s'e mbaj mënd si vate ajo punë, po imagjinojeni si të doni.
Rrnoftë gjuha shqipe!
Dhe ti shoqe, rrofsh që na kënaqe!
:)
Rrofshi ju goca:)
ReplyDeleteFrymezofshim njera-tjetren pra dhe ne te ardhmen.
ps: aklli foragjeret une i haj se kom ca shoqe qe s'hane mish. Kur jom me shoket haj mish ose i bej peshk ata me llogje katundi ;)
Ti më kënaq mua, gjithnjë!
ReplyDeleteBujrum :)
ReplyDelete(desha te them e kam per detyre)
Rrofsh Yllo!
ReplyDeleteKujtova se isha i vetmi gjoz që do i përgjigjej ktyne gocave të reja :)
Siç duket, të gjithë kemi nevojë për të rrëfyer diçka :), dhe shyqyr që gjejmë kohë dhe të qeshim.
Per karagjoze shoqe veten kam -dhe ty ngandonjehere ;)
ReplyDeletepershendetje "Elais"
ReplyDeleteme punen e vethve te vertete dhe ato te gjyshes,m'zune rob...jo se te tjerat nuk m'pelqyne jo,por gjithesesi...
t'pershnes donna.
Saluti Kapitano!
ReplyDelete