You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

23 February 2008

"Genjeshtra"

Rrefimin me poshte ma nisen ca miq me e-mail (jo shqip). Meqe pertoj te zhgarravis ndonje post timin (sepse per momentin do dilte acarues dhe grices), thashe t'a perkthej kete copez "morali" fundjave dhe te perfitoj nga rasti per t'ju uruar nje fundjave clodhese.

Nje dite nje rrobaqepese e (koheve te shkuara) kish ndaluar dhe pop punonte anes lumit. Ne nje moment teksa po maste e priste copat i reshkiti gishteza nga dora dhe i ra ne lume. Ajo vuri kujen me te madhe. Ne moment ju shfaq perpara Zoti dhe e pyeti se pse po qante. Rrobaqepsja ju pergjigj se i kishte rene gishteza ne lume dhe nuk mund te vazhdonte punen. po te mund te mos vazhdonte punen nuk do kishte mundesi te ndihmonte te shoqin te mbante familjen.
Zoti futi doren ne lume dhe nxorri nje gishtez te bere prej ari dhe safiresh.
A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Jo- u pergjigj ajo.

Zoti futi prape doren ne lume dhe nxori kete rradhe nje gishtez te bere prej argjendi dhe topazesh. A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Jo - u pergjigj ajo.

Per te treten here futi zoti doren ne lume dhe nxorri kete rradhe nje gishtez te perdorur prej lekure. A eshte kjo gishteza jote ? - pyeti ai rrobaqepesen. Po - u pergjigj ajo.
Zoti u gezua kaq shume nga sinqeriteti i rrobaqepeses sa ja lejoi t'i mbante te tria gishtezat.
-----------------------
Disa vite me vone rrobaqepsja kishte dale per te shetitur me te shoqin anes lumit. Papritmas te shoqit i shkau kemba dhe ra ne lume. Rrobaqepsja ja plasi te qares me kuje dhe edhe kete here u faneps perpara saj Zoti. Perse po qan ? - pyeti ai rrobaqepesen. Im shoq ka rene ne lume, - u qarravit ajo.

Zoti zbrit ne va dhe kur u kthye mbante perkrahu George Clooney. A eshte ky burri yt ? - pyeti ai. Po- bertiti gruaja.
Zoti u inatos keqas. Ti genjen- i tha ai rrobaqepeses.

Eh, me fal- tha rrobaqepsja- po ky eshte vetem nje keqkuptim. Sepse nese do te isha pergjigjur jo, Ti do te zbrisje prape ne va dhe do me kishe sjelle Brad Pitt. Po t'i thosha jo edhe atij do te ishe kthyer ne lume per te me sjelle tim shoq. Dhe po te kisha thene po atehere do m'i kishe dhuruar qe te tre. I madhi zot. Une nuk jam ne gjendje te kujdesem per te tre keta zoterinj. Ndaj te thashe PO kur me pyete nese George Clooney eshte im shoq.

Dhe zoti e la rrobaqepesen te jetonte me George Cloooney-n.
-----------
Morali i historise:
Nese nje grua genjen ajo e ben kete per nje aresye miresie dhe llogjike per te miren e te gjitheve. Te pakten ky eshte morali qe ne grate predikojme dhe e mbajme si te vertete te pakundershtueshme ;)

Nenshkruar
Bashkesia e grave kudo qe ndodhen

9 comments:

  1. Pse m'u kujtua ajo barceleta gazmore e Gezim Krujes qe paradizonte firmen"Xhaferri",firme qe per nje te jepte tre,dhe Gezimi si Gezimi:-Pse s"futem nje grue,me marr tri?!"...
    Perparim Hysi,23 shkurt 2008

    ReplyDelete
  2. :))))))))
    fundjavë të bukur e të qetë!

    ReplyDelete
  3. Kjo është e keqja... "copat e brinjës" janë të ndershme tek gjërat e vockëla, por kur bëhet fjalë tek gjërat e mëdhaaaaaaaaaa... ahaaaa nuk i rezistojnë tundimit për të qënë egoiste :P.
    Poshtë falsifikanorët!

    ReplyDelete
  4. Floriri kurrë nuk të ngatëron, burri edhe mundet.
    Të djelë të mbarë!

    ReplyDelete
  5. @ Papi: Pershendetje. Kete parodine e Gezimit nuk e paskam pare. It makes sense though :)

    @ Akull_naja: Gjithashtu e dashur :)

    @ Edrus: Per t'miren tuj pra mo :P

    @ N.Ago: Si gjithmone i sakte ;)
    Te diele te kendshme!

    ReplyDelete
  6. Shi shi gjithandej perhapen keto lloj emailesh, propagande e gjalle:)) Kam qeshur kur e lexova:)))

    Fundjave te bukur!

    ReplyDelete
  7. @ Belle: Ne e urrejme propaganden -por jo kur eshte e jona ;P

    @ Eni: Thanks hon. Gjithashtu :)

    ReplyDelete
  8. Shumë bukur por nuk mund të rri rehat pa të shkruar këtë që dëgjova sot:

    - Si njeh serbin që sapo ka marrë pjesë në një demonstratë?
    - Nga atletet e reja.

    Se ç´na qeshnin kur ne qanim...

    ReplyDelete