You are exactly where you need to be, You are not missing out, falling behind, doing it wrong, not trying hard enough. Whatever opinions you may have about it, however imperfect. THIS IS YOURS WHERE YOU ARE RIGHT NOW IS P E R F E C T !

29 February 2008

"Zbukuro" te ardhurat

Bukuria eshte e leverdisshme. (Dhe jo, nuk po flas per bukurine shpirterore). Sipas nje studimi te bere ne Universitetin e Texasit (qe paraqitet ne numrin e fundit te The Economist dhe referohet nga shume media boterore) nje nga avantazhet e bukurise eshte rritja e te ardhurave. Sipas studimit ne USA dhe Kanada nje "i shemtuar" kishte te ardhura qe ishin 9% me pak se mesatarja nderkohe qe nje "i bukur" merrte 5% me shume se mesatarja. Edhe femrat ndikoheshin nga "faktori i shemtise" por ndikimi ishte me i ulet sesa tek meshkujt (gje qe i cuditi studiuesit).

Ne Shanghai situata ishte pak e ndryshme. Nje "e shemtuar" merrte 31 % me pak se mesatarja nderkohe qe nje " e bukur" 10% me shume. Raporti per meshkujt ishte -25% dhe +3%.

Ne Britanine e Madhe meshkujt e "shemtuar" marrin me pak se femrat e "shemtuara" (ne perqindje ndaj mesatares). Nderkohe te ardhurat shtese nga "bukuria" ishin ne te njejtitn nivel +1%.

Faktore "shtese": Bukuri/demokraci/perfitim/kozmetike!
Dr Daniel Hamermesh (studiuesi prane Universitetit te Texasit) ka konstatuar gjithashtu se avoktatet private jane me te "bukur" sesa ata qe punojne ne sherbim te "shtetit". Gjithashtu se njerezit e "bukur" i gjeneron me shume te ardhura punedhenesit sesa te "shemtuarit".

Si paralel i studimit te publikuar nga Economist eshte bere nje studim ne Suedi nga perfaqesuesi i "RATIO" Niclas Berggren. Ai ka pyetur persona nga Suedia dhe Amerika te shohin fotografite e 2000 personave qe kandiduan ne zgjedhje ne Finlande dhe t'i rendisin sipas "bukurise". Te "bukurit" paten rezultate me te mira gjate zgjedhjeve.

Shitja e kozmetikes ne bote ecen mire (Shume mire do te thonin ca e ca). Ndoshta ngaqe perceptimi i bukurise mund te sjelle rritje ne te ardhura qe ndoshta e mbulojne investimin. Megjithate Daniel Hamermesh arrin ne perfundimin se kozmetika nuk eshte nje investim effektiv. Rritja ne te ardhura mbulonte vetem 15% te shpenzimit per kozmetike per femrat qe perdornin shume kozmetike ne Shanghai.

6 comments:

  1. Do bërë ky studimi në mëmëdhe. Dhe jam e sigurt se për meshkujt do japë rezultatin e kundërt, më të shëmtuarit nxjerrin pare më shumë. Shpjegimet vijojnë. :D

    ReplyDelete
  2. Dakord me komentin e akvll-najes, nese do behej ne Shqiperi, ai studim do arrinte ne perfundimin se te shemtuarit kane pare te madhe...

    ReplyDelete
  3. ku është vëndi që paguhen më mirë të bukrit?
    Më intereson, se po shkoj dëm :P

    ReplyDelete
  4. @Akvll: Prandaj nuk na kane marre ne ne studim keta "shkencoret" se u prishim "statistiken" :P

    @ Tropoja: Jo vetem pare po dhe pushtet te pakufizuar. Po dhe ne amerike xhanem... ;)

    @ Edrus: He pra pizivengat e studiuesve nuk na e thane. :P

    ReplyDelete
  5. Hahahahah... Elais lajmet qe nxjerr ti ne drite jane me te miret... Une vete konfirmoj me deshire ate qe thote akullnaja apo nuk jma i shemtut une :D

    ReplyDelete
  6. Krasta he pra mo. Kam "brume" per gazetare dhe une :P

    Fundjave te mbare!

    ReplyDelete