- Zari u hodh, tha kuzhinjeri per buljonin.
- Pa te shohim, i tha qorri shurdhit kur kembaci do i hypte bicikletes.
- Te te duash ty eshte si te hash supe me pirun - i tha djalka vajzes.- Nuk ngopesh kurre.
- Si thua- tha bujku. Thoj thoj- tha thiu.
- T'ja rras- tha grenza- dhe ja rrasi vrapit.
- Numrat e rrumbullaket jane te bukur- tha matematikani - dhe zhvendosi presjen dhjetore.
- M'vikan duresh- tha hajduti kur i vune prangat.
- Kush rron pi caj- tha kinezi.
- Ca tha harxhi i Sallates kur hape deren e frigoriferit? "Close the door. I'm dressing".
- Vrasesi qe po elektrifikohej. Mos, po me ngrihet tensioni!
17 June 2008
Batuta
Etiketter:
humor
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Batuta e trete qe shume e forte!
ReplyDeleteMe te tjera,ne kuzhinen e batutave
Perparim Hysi,17 qershor 2008
Elais, batuta e dytë më kujtoi një përrallë shqiptare ose jo (nuk e di burimin, por ka qënë në një libër me përralla të botuar në shqip) ku një personi i kërkohet të tregojë një histori vetëm me gënjeshtra. Ndoshta ai ishte vëllai i tretë (ose qerosi), që zakonisht ishte më i zgjuari i tre vëllezërve. Sidoqoftë historia që tregon ka plot momente të tilla si: gjeta tre shtëpi, dy ishin të rrënuara, të tretës i kishte rënë çatia brenda. Hyra tek kjo e treta. Aty gjeta tre plaka, dy qorre dhe një pa sy. Pyeta këtë të fundit ku mund të gjeja një tigan. Ajo më tregoi ku ndodheshin tre tiganë, dy të prishur e një pa fund. Etj, etj. Vetëm nuk më kujtohet nëse përralla ka qënë pjesë e "Tregimeve të moçme shqiptare" të Kutelit, apo në ndonjë libër tjetër. Ka qënë përrallë shumë e bukur.
ReplyDeleteA i kujtohet kujt?
@ Papi: Pershendetje! Keto ishin perpjekje per shqiperim te ca batutave tipike suedeze. Ca dolen ok, ca jo dhe aq. me kismet me mire heres tjeter :)
ReplyDelete@ E paditur: Me ngjan me shume me 1001 net po u be vite qe e kam lexuar ndaj nuk te them dot.
nderkohe qe liber me peralla shqiptare qe me kujtohet (jo te Kutelit) kishte kapak bojeqielli te hapur dhe pervec perallave kishte dhe gjeagjeza, e fjale te urta (me duket se ne fakt memoria sikur me ka lene ca).
Ndoshta ndonje tjeter nga vizitoret e blogut e kujton me mire perallen qe permende ti.
Elais me ke mbyt fare me te tera..po ajo me pirunin qe ulerime :))rrofsh
ReplyDeletehahahha shume te bukura. Do te vinte keq sikur ti dergoja ate me pirun nje shokut tim?
ReplyDeleteps: sa per perrallen qe behej fjale e kam degjuar dhe une se ma ka pas perserit xhaxhi dikur nate per nate.
Aspak :)
ReplyDeletePerdore si te te doje e bardha zemer.